Çfarë e tremb realisht Genc Rulin?

21 Shtator 2011, 22:50Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kam parë ditët e fundit Genc Rulin shumë nervoz përse opozita i ka kërkuar drejtësisë ta marrë të pandehur. Një herë mendova se nervozizmi i tij është legjitim po të krahasohet me standardin që është vendosur në këtë vend për atë që duhet të dënohet. Për shkak të dështimit të suksesshëm të disa proceseve gjyqësore me background të fortë, siç është për shembull vrasja e 26 vetëve në Gërdec dhe mos dënimi i asnjë politikani dhe mos thirrja as në prokurori e të birit të kryeministrit që i rrinte në kokë këtij biznesi, shpërdorimi i mbi 200 milionë eurove në një segment 60 km dhe mos shkuarja para drejtësisë e Ministrit, pastrim i qartë paresh nga klientë të vajzës së kryeministrit dhe mos shkuarja e saj para drejtësisë, vrasja e katër qytetarëve protestues nga policia, nën komandën e kryeministrit Berisha dhe Ministrit Basha dhe mos shkuarja e tyre para drejtësisë, dhe së fundmi shkuarja drejt mbylljes e skandalit të ish zëvendëskryeministrit Ilir Meta, i kapur me zë dhe figurë duke numëruar milionat e paligjshme, pra për shkak të këtyre dështimeve të drejtësisë, tani çdo ministër që akuzohet humbet qetësinë, pasi në të vërtetë akuzat ndaj tyre janë më të buta se këto. Në këtë plan dhe nervozizmi i Rulit ngjan legjitim. I duket sikur nuk ka bërë gjë. I duket se meqë të tjerët kanë vjedhur qindra milionë euro dhe kanë vrarë dhjetëra vetë, ai s’ka përse të dënohet për një firmë që ka hedhur për t’i shtyrë koncesionin një kompanie kromi, duke i marrë kompetencat qeverisë dhe Kuvendit. I duket padrejtësi e madhe kur mendon se kolegë të tij mund të kenë futur miliona euro në xhep për një firmë, ndërsa ai të shkojë para drejtësisë për ndonjë dhuratë të vogël.

Por duhet të ketë diçka tjetër që Rulit i prish qetësinë. Ndoshta i kujtohet jo vetëm ky Berishë që ka rritur shumë stekën ku të kap dënimi për vjedhje dhe vrasje. Genc Ruli duhet ta kujtojë mirë përse është dënuar Fatos Nano, pasi ka votuar në Kuvend për dënimin e tij. Fatos Nano është dënuar në thelb se ka favorizuar një kompani në prokurimin e shpërndarjes së disa ndihmave në Shqipëri. Kaq. As ka akuzë që ka vjedhur vetë, as ka akuzë që ka shpërdoruar ndihmat vetë. Është dënuar se ka favorizuar një kompani, e cila ka abuzuar më pas me detyrën që ka marrë. Genc Ruli e ka më të rëndë se kaq situatën. Ai ka shkelur Kushtetutën e vendit dhe ligjet kryesore të prokurimit publik për të favorizuar një kompani që po rrjep pasurinë tonë kombëtare dhe po zhyt në mjerim dhe mungesë perspektive një qytet, i cili duhet të ishte qyteti me mirëqenie më të lartë në Shqipëri. Për shumë më pak se kaq shkohet në burg në çdo vend normal të botës. Bile vetë Genc Ruli ka qenë duke shkuar në burg në vitin 1995 së bashku me Artan Hoxhën, për një akuzë shumë më pak të dobët se kjo. Vetë pati fat se u mbrojt me imunitet si Fatmir Mediu sot, ndërsa kolegu i tij Artan Hoxha u detyrua të ikë jashtë Shqipërisë për t’i shpëtuar burgut. Me këtë dua të them se nervozizmi i tij ka një bazë reale, pasi e njeh Berishën dhe si tolerantin më të madh të korrupsionit dhe si shpikësin më të madh të korrupsionit. E njeh dhe e di mirë se mekanizmi që ai përdor nuk ka lidhje me fajin, por me raportin që ti ke me të. Nëse je besnik i tij, nëse je pjesë e pushtetit të tij, nëse i ke hapur rrugë pa e kompromentuar atë për bizneset e Familjes, nuk dënohesh edhe nëse del me zë e figurë si Ilir Meta duke ndarë miliona, dhe nëse filmohen live vrasjet e tua siç ishte rasti i 21 Janarit, edhe nëse zhduk mbi 200 milionë euro në një rrugë 60 km, ku me aq euro bëhej e gjitha. Nga ana tjetër Genc Ruli e di nga përvoja e tij, e Fatos Nanos dhe Artan Hoxhës, se nëse nuk i ke punët mirë me Berishën, mund të hysh në burg jo vetëm për gjëra të vogla, por dhe për një favorizim të një të treti, nga i cili mund të mos kesh marrë asgjë. Për këtë arsye nervozizmi i tij nga akuzat e opozitës më bën të dyshoj më shumë për pasigurinë që ka tek Berisha se sa tek frika që ka nga drejtësia.

Duke qenë një politikë kulisash dhe një debat politik pa funksion publik, në Shqipëri jo çdo gjë që thuhet për keq merret për keq. Fjala vjen nëse një ministër sulmohet nga gazeta Tema gradohet nga Berisha, nëse një hajdut denoncohet nga media kritike me qeverinë, mbrohet nga Berisha, nëse një vrasës filmohet duke vrarë protestues dhe shfaqet siç ndodhi me gazetarin Artan Hoxha (Jo kolegu i Rulit), ai gardist nuk arrestohet, apo nëse sulmohesh nga opozita, nuk do të thotë se të prishet karriera. Mjafton të shikosh se si e menaxhoi Berisha sulmin e një gazete afër tij kundër një ministri të tij për ta kuptuar se askush nuk është i rrezikuar nga denoncimi apo media. Të gjithë ministrat janë të rrezikuar vetëm nga një gjë, nga raportet e tyre me Sali Berishën. Genc Ruli ngjan shumë nervoz me akuza e opozitës dhe po ulëret kundër saj me shpresë që t’i kujtojë Berishës se ai është nja nga të egërit kundër Edi Ramës. Por kam frikë se nuk e gënjen dot. Nëse ai i ka hequr vështrimin, faji i tij ka për tu bërë mal para kufomave të Lulit, Shkëlzenit dhe vetë Berishës.

 

34 komente në “Çfarë e tremb realisht Genc Rulin?”

  1. arsen says:

    Rreziku ne keto raste eshte i madh sepse ka te ngjare ( nuk i dihet se kur dhe me ke ) qe dikur Berisha te vendose te beje kurban ndonje … qe “nuk i prish pune”. Te jete Ruli ?

  2. Tteta says:

    Eshte dhelper e vjeter Ruli i ka mbijetuar te gjitha koherave.Do bej si do bej edhe kesaj rradhe , mbase do ti fale nja dy bisnese per te mos e pare deren e “lemes’
    Ka ngrene buke dhe ka qene nderuar ashtu sic nuk e ka mertituar ne te gjitha qeverite e pas 90 edhe pse mua nuk me eshte dukur kurre mendjendritur sac e benin.Por mbase kesaj rradhe zagari e ndjen rrezikun qe ka derrin e eger mbas shpine.Tani qe po shkruaj mu kujtua nje liber qe pati bere ish e shoqja e Artan Hoxhes per momentet e ftohjes me Saliun.Te shpresoj qe kesaj rradhe keto momente te jene per rulin.

    1. indriti says:

      dhelper do ishte po te bente dhe mos ja dinte njeri po thuaj eshte njeri pa pike respekti per veten po don vec parane dhe ja u mbush mire xhepat shefave te tij. shiheni rulin kur mos te jet monister se sa dhelper do te jete ….

  3. Ne says:

    Surratit e ketij Rulit ta kisha pare mbas hekurave,se eshte i padurueshem.Perderisa nuk po i gjen gje pushtet e pushtetit,henkshin kokat e njeri tjetrit

  4. Fatmir says:

    Berluskoni shkon me 8 – 10 – 15 femra gjatë një nate, e nuk e ka mendjen tek problemet e vendit. Opozita i ka kërkuar sot, të japi dorëheqje sa është gjallë, ose do të iki i vdekur. Në Shqipëri, vjedhin me qindra milionë euro, vrasin, merren me kontrabandë të ç’do lloji, e ja ku i kemi në krye! Shumë e çuditshme!

  5. saljozi says:

    Mero, analizat tuaja plote kompetence na hapin shume horizont neve simpatizanteve te gazetes me te mire qe kam arritur te shfletoje ne shtypin shqipetar. Qe te ndermarresh nje aksion shume patriotik sic ndermer ti dhe artikullshkruesit e tjere te gazetes suaj, kjo eshte nje nxitje teje madheshtore per masat e gjera te njerezeve qe gedhihen dhe ngrysen pa asnje shprese. Sa per kete superhajdut, jam dakort me mbylljen qe i beni shkrimit. Mund te kete ndonje dridherim te fort te ketij palacoje, pasi Sala shquhet per ndonje ekstremitet ne raste te tilla. Kjo mund te ndodh edhe ne kuadrin e llafeve qe kemi degjuar se Sala do ti hap vend ne qeveri aleatit dhe kryehajdutit te popullit shqipetar, Ilir Metes. Pra, ne kuader te ndryshimeve qe mund te beje, koka e turkut mund te Ruli hajduti.

  6. +10 says:

    Ky eshte nje nga cunat e bllokut…qe shume shpejt do i beje ndonje nder FAMILJES dhe do rifitoje imunitetin ndaj drejtesise. Shtet tipik mafiozo-komunist.

  7. Gjergji says:

    nuk ka fytyre me te ndyre se Genc Ruli

    1. XHEP-MEDANI says:

      RULI THOTE: JAM BESNIK I PARTISE, KQPPSH, SHOKUT RAMIZ, KURVES PLAKE NEXHMIJE DHE MEKEMBESIT TE TYRE SALI RAM-PALL BERISHA.

  8. shigjeta74 says:

    Kopili i Kobres me mire te jape shpjegime se perse ka dale duke qare nga zyra e SB!

    1. asso says:

      harrojeni se Berisha harron gje ne kete jete e ne kete bote,bile as ne boten e pertejme.Ja ka vath ne vesh drurin e arres, tradhetite e ketij personi( te sjell siklet ne gurmaz emri i tij) me Nanon, programin anti Berishe qe i hartoi Nanos ky njeri.Dhe ka me ja lujt truallin Berisha, se eshte burre dhe jo si ky qe hiqet si burre por eshte vec qull!

  9. albaniac says:

    cfare ministrie ka Ruli tani…..?

  10. savo Dukati. says:

    Gjithçka i fëlliqur. Eikuvalent i pushtetit më të zi në historin tonë.

  11. Sandri says:

    Ruli kur ndihet keq, ka edhe nje shprehje te tijen qe dikur i ka rezultuar e sukseseshme: “une nuk e ve kollaj koken ne tepsine e argjente.” S’besoj se Berisha e ka haruar kete. Ne ate posaqi ku Ruli eshte zhytur, me gjithe sherbimet e medha qe i ka bere Frangajt dhe rrethit te Berishes, ndjen se mund te sakrifikohet si shembulli ” i luftes se korupsionit ne nivele te larta.” Ai ndjen se ndryshe nga Meta, Mediu apo ndonje tjeter, ndeshkimi i tij nuk prish asnje ekuiliber dhe se Berishes aktualisht i nevoiten te tille shembuj per propaganden e ” ndershmerise ” se tij.

  12. ALBAN DEGA says:

    ESHTE KOHA TE GJENI AVOKATE SHUME TE MIRE !

    – Vjedhja e votave dhe kusaria ndaj shqiptareve jane krim jo fitore !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Ne nje deklarate sot ish Ministri i Ekonomise, sot minister i Bujqesise se Shqiperise, Genc Ruli, i akuzuar nga lideri i opoztes Edi Rama edhe për aferën skandaloze me minierën në Bulqizë, ka reaguar pas kërkesës së kreut të opozitës ndaj prokurorisë, që ta marrë Rulin si të pandehur. Ruli ka thënë se kërkesa e Ramës bëhet për shkak të mllefit që ka ky i fundit, pasi sipas Rulit, ky i shkaktoi humbjen në njësinë Nr.5 ne Zgjdhjet lokal ete 8 Majit 2011.
    Genc Korrupsion Ruli orvatet te beje keshtu heroin e hajnise. Ai eshte nje dhe vetem nje … E ka emrin Sali Kadaf Berisha…. Jo vetem ai por krejt klani i tij eshte i korruptuar nga sholla e kepuces e deri tek qimja e flokut
    Vjedhja e votave dhe kusaria ndaj shqiptareve jane krim jo fitore ore miniheroi i hajnise Genc Ruli !
    Por korrupsioni, hajnia e djerses e mundit te taksapaguesve shqiptare, kusaria e votave dhe pasurive te fakirave shqiptare eshte bere fytyra reale e qeverise suaj te sterkorruptuar, eshte bere arti dhe mjeshteria juaj e vetme me Padrinon Berisha ne krye… Faqja e zeze e ju faqezinjve dhe horave te Shqiperise qe ia nxite fytyren dhe e bete hore vendin tone te bukur ne syte e Botes…
    Rezutati!!!???
    Shih viziten e Padrinos Berisha ne OKB… Shih veprimtarite e tij ne Nju Jork,,, Deshtim total. U be gazi i Botes… Takimi vetem i rendesishem deri tash eshte ai me Presidentin e Butanit dhe ate te Sllovenise, qe eshte vetem nje ore larg Tiranes, pa qene nevoja te shpenzohen mijera dollare vetem per udhetimin e klanit te tij familjar ne Nju Jork…
    Ndofta do te beje edhe nje fotografi kortezie me Presidentin Obama…
    Edhe Kadafi pat bere vjet nje te tille… Sivjet ka dale kacak dhe po orvatet te shpetoje koken e tij neper shkretetirat e Libise!
    Pse!? Asnje personalitet i shquar amerikan apo boteror nuk mund te njollose duart e tij me ato te nje hajni votash, te nje dhunuesi demokracie, te nje ekzekutori protestuesish te pafajshem paqesore si kater viktimat e 21 janarit 2011
    Cdo gje e ben mbrapsht.. Cdo urdher qe jep eshte mbrapsht!? Pyet per kete kunatin tend Gramoz Pashkon dhe nipin tend, ndjese pacin !
    Uroj te mos e pesosh si kunati jot Gramozi, te cilin dashuria dhe kujdesi ateror i Sales e coi ne fund te detit me urdherat e tij te cmendur per te fluturar naten nje helikopter qe mezi fluituronte diten.
    Per te shpetuar nje te vdekur Berisha vrau edhe pese te gjalle… Humanizem, dashuri, miqesi ala Berisha… Mos bej gabim te fluturosh naten or Genc Korrupsioni.
    Edhe nje keshille falas jo vetem per ju , por per krejt klanin mafioz qe qeverise Shqiperine! Jo vetem ministrat e Klanit te Vicidolit, por krejt banda e kusareve dhe vrastareve te Shqiperise me kryeministrin Berisha ne krye eshte mire te shikoni e gjeni avokate shume te mire per tu mbrojtur nga drejtesia dhe ligji per korrupsionin, per kusarine tuaj masive… Aq masive sa nuk e lan as uji i oqeaneve!
    Drejtesia vonon por nuk harron!
    Nuk ka avokat ne Bote qe mund tu shpetoje. Behet fjale vetem per tu lehtesuar sadopak barren e krimit te qeverise me te korruptuar ne historine e Shqiperise, te kesaj “Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit “

  13. indriti says:

    nje njeri qe e ka mire me te gjitha qeverite ka vec nje gje= legen

  14. Nje qytetar says:

    Analize perfekte.

  15. nastradini says:

    Dhenderi i Eleni Pashkos, Genc Ruli i ka mesuar keto FINTE nga nena e gruas se tij. Kur tradhetoi burrin e vet Josif Pashko te Enver Hoxha perderisa e futi ne varr. Para se t’ja hiqte koken diktatori komunist. Sepse motoja: “Bindju me perkushtim BOSIT!” eshte motoja ne vite e familjes Pashko. Qe vazhdon traditen me Genc Rulin dhe Rajmonda Bulkun.

    1. tg usa says:

      mos ndoshta gramoz pashko ka patur per grua motren e rylit

      1. nastradini says:

        Ke te drejte tg usa, gabimi eshte i nastradinit qe kalimi i viteve po fashit edhe kujtesen per vitet e errta te komunizmit. Megjithe gabimin familja Pashko do te mbetet ne histori si nje familje pa moral, servile per pushtetin totalitar, spiune, sigurimse dhe hajnie dhe sidomos Eleni Pashko me pabesite e saj dhe orgjite qe organizonte me djemte e rinj me bekimin e Enver Hoxhes. Per te zbuluar ARMIKUN E BRENDESHEM. Te vjen peshtire kur e shikon kete familje prape ne pushtet ne radhet e PD-se se shpifur te Saliut.

    2. veziri says:

      motra e genc rulit eshte nuse e familjes pashko. e josisfit qe edhe pse ka sh vite qe ka vdek kujtohet si nje njeri i poshter.ky ruli jo, ky nuk eshte dhender aty po qe ka perfituar kjo nuk diskutohet.

  16. hasan says:

    Po dy.Dy editoriale ne dite te shkruash o Mero.

  17. flamurtari says:

    po mire more po gjynah ruli per kaq pak gje.kurse te tjeret vrane vodhen 100fishin e rulit dhe si gjeti gje

  18. Tony says:

    Mero, pse nuk lajmeroni human right ne amerike. Kjo lajmeron Fbi per krimet qe ka bere Saliu. Fbi e arreston menjehere. Duhet ta dine qe ish kryeministri ISRAELIT Sharon kurre nuk shkoi ne Londer per krimet qe kish bere,nga frika se mos e arrestonin. Human right e kishte paditur

  19. bebi says:

    ndiej vetem neveri.po çfar te besh.keta burra kan vetem emrin .

  20. qytetari says:

    I NDERUAR MERO,PO QE SE PD-ja DO TE KISHTE NJE DRITERO,DO TA QUANTE KOHEN QE JETOJME: “SHKELZENATOKRACI”

  21. çami says:

    Mero ti e di mire se nga rrjedh , i biri dhe krushk i kujt eshte , keta plehera kane qe 44 e ketej qe tallin bythen me shqipetaret , une jam versnik me kete çiten qe se njeh vuajtjen , une kapa lopaten pas 8 vjeçares , punoja dhe studioja , nuk ma nxorren te larten se do vente ky majmun e sorollopi i tij , shkollat e larta ishin per bijte baballareve e jo per femijet e popullit te thjeshte .

    1. Latif Dreqi says:

      Cami po bjeri ne koke muhabetit o burre..pse i bie anash..Une e di cilin ka krushk..por se i biri kujt eshte se di me thene drejten..na informo please!!

  22. kosovari says:

    kush pjerth ketu per te denuar , ai ka ber aq para sa ta bleje ter gjykaten e larte , ku jeton ti … qe do te dale para drejtesise…. ketu sa me shume te vjedhesh , sa me shume te vrasesh aq me ermer e me larte bene . . .

  23. vucidoli says:

    genci,mos u bej dhjaks,nuk te fut njeri ne burg,jo.maximumi do te te shkarkoje sala nga minister e do te te emeroje kryetar te dhomes se tregtise,si puna e atij boles,zv ministri transportit,beri ca muaj burg e tani eshte kryetari i dhomes tregtise.vec nese nuk din asgje nga sekretet e f.berisha,mund ta hash pak me thelle.aman genc,vec na u zzhduk nga syte,se ua shpife njerezve.duhet te kete pase ngele thate fare ajo guxholli,pa ka perfunduar tek ty..

  24. Drini says:

    Nuk kam nerva por genc rulu do te perfundoje si kunati gramos pashko. zoti do ta ndeshkoje

  25. enera says:

    SHKELZENATOKRACI-ha,ha e bukur kjo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje