Rama: Berisha po refuzon paktin, debatin publik dhe propozimet tona për reformën zgjedhore

3 Tetor 2011, 12:50Politika TEMA

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka falënderuar deputetin Erion Braçe në nisje të mbledhjes së grupit parlamentar, për interpelancën me Berishën.

“Dua të përgëzoj Erion Braçen për interpelancën ku me fakte e prova konkrete bëri një ekspoze të grabitjes dhe shkatërrimit të pronës kombëtare. Berisha, në vend që tu përgjigjej pyetjeve, u ngut të zaptojë foltoren dhe të mbajë një fjalim pa lidhje, me përralla e marrëzira,” tha Rama.

Kreu i PS tha se PS kërkon një përgjigje të qartë për paktin e propozuar nga opozita.

“Ndërkohë nuk kemi asnjë përgjigje serioze nga pala tjetër për ofertën tonë prej dhjetë pikash për një pakt për Shqipërinë evropiane.

Kemi marrë mbrapsht faza pa lidhje, që nuk kanë të bëjnë më çështjet që kemi shtuar. Kemi marrë deri fyerje personale, por asgjë tjetër.

Këmbëngulim të kemi një qëndrim zyrtar për ofertën tonë. E do apo nuk e do kjo qeveri që të adresojë bashkë me opozitën në parlament të gjithë kritikat e BE. Të na thonë qartë pse nuk e duan këtë pakt. Të na thonë se çfarë duan të ndryshojnë apo shtojnë diçka në këtë pakt,” tha Rama.

Ai shtoi se Berisha duhet të dalë në një debat publik me të, për t’i thënë gjërat sy më sy përpara shqiptarëve.

“Qytetarët e këtij vendi e meritojnë të dinë si do dalim nga ky udhëkryq. Meritojnë të dinë se çfarë kemi për t’i thënë njëri- tjetrit në sy. Meritojnë të dinë se çfarë synojmë ne, opozita, me këtë ofertë, dhe si do e bëjë Saliu Shqipërinë si e gjithë Europa pa këtë pakt me opozitën. Nëse Saliu ka një kundërofertë për të mbushur gropat e thella në rrugën drejt integrimit, është i ftuar ta paraqesë. Një gjë është i sigurt: integrimi nuk është si valle e shpatave që mund të hidhet dhe i vetëm duke bërtitur, por është një simfoni,” tha Rama.

Kreu i PS theksoi se Berisha nuk e do integrimin.

“Unë kam bindjen se Saliu nuk e do statusin e kandidatit të BE. Afrimi ynë me BE bie ndesh me projektin e tij, pa rend ligjor, pa media, pa gjykata, pa parlament funksional, pa institucione, pa shërbim civil, shkurt, pa shtet demokratik dhe pa pengesa për pasurimin e oborrit të tij. Kundërshtarin nuk e zgjedhim dot, ndaj në respekt të qytetarëve që e votojnë, jemi të detyruar të bashkëjetojmë. Ne do të këmbëngulim në rrugën tonë drejt Europës.”

Rama tha se ndryshe nga sa ka deklaruar, Berisha po refuzon propozimet e bëra nga opozita për reformën zgjedhore.

“Saliu refuzon të pranojë marrëveshjen e ofruar nga negociatorët tanë. E ka dëgjuar çdo shqiptar që ai do pranojë propozimet tona, nëse marrim miratimin e ndërkombëtarëve. Sot ka ndërruar mendim. Dmth ka gënjyer dy vjet rresht shqiptarët, sepse ka menduar se opozita do jetë në bojkot gjithë jetën. Nuk jemi ne, Saliu po ngurron. Nuk po them po bllokon se nuk dua të them fjalën e fundit të parën.”

Kreu i PS ka shpjeguar edhe në pikë të paktit, atë që flet për hetimet e prokurorisë për kabllogramet.

“Është i kapur si i mbyturi pas fijes së barit. Ka shpërfillur të gjithë llumin e dalë nga kabllogramet. Thotë se me këtë opozita po kërcënon Amerikën. Kërkesa jonë nuk ka lidhje me Amerikën e me miqtë e çmuar amerikanë. Kërkesa jonë ka lidhje me domosdoshmërinë që publiku të dijë të vërtetën për ato tmerre. Berisha ato i quan thashetheme duke ngatërruar diplomacinë më të madhe në botë me atë të Shqipërisë, të mbushur me dhëndurë, nipëra e mbesa.

Nëse prokuroria gjen arsye, jo mbi tekstet e kabllogrameve, por për fakte e prova e të lidhura me to, si për shembull shembja e tunelit të Kalimashit, të nisë hetimin.”

39 komente në “Rama: Berisha po refuzon paktin, debatin publik dhe propozimet tona për reformën zgjedhore”

  1. anticensurë says:

    sende syfyri o edi rama!
    nqs ti ke zgjedhur të jesh gandist,është e drejta tënde!
    por tua imponosh tërë shqiptarëve nuk është e drejta tënde!
    është thjesht TRADHËTI!

    1. lola says:

      o anticensure me mire se ty se ka kuptuar asnje deri me sot po rri ore urte se na nxorri bojen ai cakkalli i vicidolit apo fshati digjet dhe kurva krihet eshte dhe puna jote

      1. tg usa says:

        Lerini more lodrat e lafeve dhe shikoni cfar ndodh me juve pse nuk shikoni qe biri i ish antarite komitetit qendror dhe nipi i spiro kolekes po tall bythen me ju duke u mare mendjen juve me “debate”e me budallalliqe te tjera qe te mos japi doreheqje.Dhe ju antaret e partis socialiste ne vend qe ti kerkoni doreheqje djalit kristaqit dhe me kete rast ikin nga ps gramoz ruc skender gjinush e kompani dhe po ashtu te gjithe ish bijet e atyre qe vrane kete popull dhe keshtu pastrohet partia socialiste dhe pastaj themi qe kemi opozit dhe shqiperia do eci perpara.
        Kete shikoni he florinjt

        1. sorge says:

          Edi Ramen e ka zgjedhur elektorati socialist dhe pergjigjet vetem para tyre!!!Sali Berisha SUNDON ne Shqiperi me VOTA TE VJEDHURA,prandaj vec popullit(te majte e te djathte) duhet te jape llogari edhe para DREJTESISE!!!Me qe drejtesine e ka nenshtruar nen kembe,atehere mos na thoni se jemi ne DEMOKRACI POR NE FASHIZEM!!!Se kush iken e vjen ne PS nuk e caktoni ju KELYSHET E SERBIT ,si ky tg.usa!!!Edi Rama do t’i haje KOKEN Sali Berishes serbit,ketij ARMIKU ME TE RREZIKSHEM TE GJITHE SHQIPTASREVE DHE AGJENT I UDB-se!!!

        2. Nuk do ishte koq per nji t ru – g omare usa si ty ,qe ne vend te asaj koke qe ke te vendosesh nji koke hajvani ,sepse do justifikonte komentet qe dalin nga ajo kafke .E besoj se aty ne usa kjo eshte e mundeshme . Te jeni te siogurt do dukeni me simpatik nga kryegomaeri Shqiperise sali kryekriminel berisha .

        3. Shefqet Cela says:

          TE SHQETESOKA BIRI APO NIPI I FILANIT DHE NUK TE SHQETESON VETE
          SEKRETAR SHEJTANI NGA I CILI PREJ NJEZET VITESH VUAN VATANI.
          Ti je i njohur per shtremberim te se vertetes sepse per kete paguhesh. A mos ke degjuar dhe pare sekretar Saliun tend ne barke bashke me familjen e Enverit andej nga Pogradeci? A mos ke lexuar Shoshorin per deshmine e saliut ne gjyqin komunist? Gjyqi e denoi me burgim, per hiçgje, deshmitar Saliu bertiste NE LITAR-NE LITAR.
          Zoti te dhente ymer!

        4. shigjeta74 says:

          Mire qe opoziten e “pastrove”. Po si t’ia bejme qe e le akoma te ndotur poziten, ore trim amerike?

    2. LUANI says:

      o anticensure! ti nuk di kuptimin e kesaj fjale prandaj mos e perdor.Saliu eshte nje qenie prehistorike qe i ngjan me shume kucedrave
      te perrallave.Saliu po shkon per shel prandaj ki durim deri sa ta fusim
      ne burgim te perjetshem luani

    3. Berisha largohu says:

      Ore anticensure, ja ke futur kot me komentin qe ke bere. C’fare eshte kjo tende tende tende? Mund te thuash edhe e juaj, por jo tende tende. Berisha ka injoranta si mbeshtetesa.

      1. Latif Dreqi says:

        “Anticensura” nuk eshte mbeshtetes i Berishes..e ke gabim nqs e mendon kete gje..Eshte komentues i vjeter edhe tek Shekulli.

      2. anticensurë says:

        ka dy mënyra për të përdorur shumsin kur i drejtohesh dikujt!
        I-kur do ti bësh një vlersim të lartë!
        II-kur do ta mbash larg!
        gjithashtu dy kur përdoret njëjësi!
        I-kur është shoku tënd!
        II-rama nuk është shoku tim!
        luan mund të më japësh ti kuptimin që unë nuk kam kuptuar?do ta di për nder,thjesht për të dalë nga injoranca në të cilën më ka futur berisha i larguar!
        kurse për lola-ën do të kisha një pyetje të thjeshtë!
        lola,a e ke lexuar se çfarë kam shkruar?lexoje dhe njëherë shpresoj që të kuptosh!nëse jo,vazhdo deri në 9 herë!po nuk e kuptove,lëre fare dhe shkruaj çtë duash!unë do të jem dakord me ty!

    4. arber says:

      keni te drejte ne fakt me shume se gandizem eshte pseudogandizem…sepse nje dite do protesta pastaj ben kompromise me djallin. dhe per cka? per nje karrige ose per tju servilosur ambasadorve te radhes?? po pse duhet te ndjekim gjithmone beteja, qe nuk jane te vlefshme me shume se 1 muaj?
      sali berisha eshte krimineli i shekullit, nuk duhet ba kompsomis me djallin se po e paguan populli! boll me retorika

    5. beso says:

      anticensure,mendoj qe je i nxehur.Edi nuk pengon asnje qe te dale,po i ka duart te lidhura.Duket!Ben muuuuuuu,qe i ka duart te lidhura.Ka vetem nje gje,qe do te mesoje politiken(dhe po meson,ç’eshte e drejta)me chat,apo me sende qyfyri,siç thua ti.Erdhi shpejt ne krye(pa bere gaveten partiake)dhe do ti qe nuk i iket.Kete lloj paqjeje nuk po ia imponon ai shqiptareve;ate ia kane imponuar atij per vete,kiete impresion kam une.

      1. anticensurë says:

        jemi në të njëjtin mendim!
        kur i ke duart e lidhura e nuk bën dot ate që dëshiron!
        kur nuk ke mundësinë për ta bërë sepse nuk di ta bësh,thjesht duhet të mësosh!
        atëherë lëre atë vënd drejtimi dhe vazhdo punën tënde nga një nivel më i ulët!rifilloje punën nga ai nivel që je i zoti të përballosh dhe të japësh maksimumin!
        kur njeriu vozit me një makinë në malore,sipas pjerrësisë ndërron dhe marrshin!nuk mund të vozisësh me të pestin në një pjerrësi 15%!thjesht nuk shkon!
        rama po bën të njëjtën gjë!do të vozisë me të pestën në një rrugë të pa njohur për të!të bllokuar me gurë!
        ai nuk ka zotësinë eksperiencën dhe guximin për një post të tillë!
        për të fituar ndaj sali berishës është gjëja më e thjeshtë!
        do të fitojë ai që nuk do të bëjë llogari kulisash dhe llogari depuleshësh!do të fitojë ai që do të ngrerë popullin në këmbë!është e vetmja mndësi për të fituar kundër berishës!shqipëria jo vetëm që nuk është demokraci por ajo është pothuajse në gjëndje lufte!në këtë gjëndje nuk mund të fitohet me “politikë”nuk mund të fitohet me numra dhe me debate!kushdo që ka mendim tjetër është thjeshtë duke parë ËNDËRRA me sy hapur!
        PSja si parti,pjesa udhëheqëse e saj në qëndër dhe bazë është tërësisht e kalbur dhe e korruptuar!është e bleshme!qëndron në këmbë vetëm për shkak të berishës!vetëm si kundër rreaksion dhe inat!PSja do të shpërbëhet shumë shpejt dhe për mua shkaktari do të jetë EDI RAMA!për pazotësinë e tij,për kokfortësinë e tij ose është kal troje në këtë parti,nuk mund ta përcaktoj!
        pas kësaj shpërbërje do të kemi një parti të re,ndoshta i njëjti emër,por me njerëz të rinj në drejtim!ndryshe nga e “ashtuquajtura e majtë europiane”që ka braktisur socialdemokracinë e vërtetë dhe është shëndruar në “hashishokraci”,në “asistencializëm”!është shëndruar në “asisthashodemokrate”!është këthyer nga e majtë në qëndër dhe ka po të njëjtat programe si dhe të djathtët!pontori,klasën arfër i ka harruar fare!në shqipëri po shohim maksimimin e degradimit të kësaj të majte!asnjëherë nuk ka bërë diçka për puntorët!

    6. tourkofagos says:

      Sumecensure,myfti efendi ti thuash nje kristiani[E.Rames] tradhetar,eshte njelloj sikur ti thuash nje korraku; shqiptar…!!!!ok!
      Historia eshte e shkruar dhe e pamohueshme,cilet ishin tradhetaret nder shekuj……

      1. anticensurë says:

        si fillim përshëndetjen time të përherëshme për ty:
        “RRESHTIN E FUNDIT”!
        historia është me të vërtetë jo vetëm e shkruar por dhe po shkruhet!kush ishin tradhëtarët i dimë gjithashtu dhe kush janë tradhëtarët po e shohim!ti bën pjesë në të sotmit!gjëja më e mundëshme është që të bësh pjesë në të njëjtën pjesë të historisë dhe si trashëgimtar i saj!paraardhësit e tu me garanci që janë të shkruar në pjesën e zezë të saj!
        për paraardhësit e tu dhe ty janë shkruar dhe dy vargjet e hymnit kombëtar:”NGA LUFTA VEÇ AI LARGOHET/QË ËSHTË LINDUR TRADHËTAR”!
        ti mos u mërzit,nuk është faji tënd!ke lindur tradhëtar!
        i vetmi faj tëndi është se ti e ke pranuar me dëshirë trashëgiminë familiare!

  2. Fatmir Lamaj i burgosur politik nga Fieri says:

    Lexojeni dhe do kuptoni si venë dhe si do venë punët në shqipëri.

    http://bit.ly/jAL5ep

  3. Lani says:

    Shko dhe Ti ne Parlament, z.Rama. Atje behet beteja institucionale e opozites me poziten. Ne kete menyre si vepron jashte Parlamentit, si mund te vazhdosh te jesh lider i opozites.

    1. fule says:

      Po mire o Dydym, cfare fjalimi politik e institucional na mban Sala kur del e flet ne Parlament. Qe eshte turp dhe neveri ta degjosh. Pra qe ky flet horrlliqe dhe mashtrime ne Parlament le te vazhdoje te na qeverise (shkaperdheje me mire). Vetem ky Rama eshte shume i keq se i thote gjerat mire po jo ne Parlament. Llogjike e denje shpellaresh

      Pjerdh Sali per beteje institucionale. O njeri, u deshen 15 ushtri te huaja qe bindej Saliu te jepte dorheqjen me 97.

    2. patrioti says:

      o trapi nuk eshte deputet rama qe te shkoj ne parlament..ne parlament i ke te gjithe deputetet e ps-se..o gje e trashe , o kungull..parlamenti eshte kthyer ne kotec zoqesh qe i ka shpellari yt..

    3. xhoni says:

      Me qe ky Lani,zorraxhi,na jep nje keshille ,ta degjojme!!Cdo fshat te pakten e ka nje BUDALLA,qe te merret i tere fshati me BEMAT E TIJ!!!Keshtu edhe Berisha:Me bemat e tij KRIMINALE ka furnizuar tere MEDIAN DHE HUMORISTET ME MATERIAL,qe do ja kete zili edhe OSMAN GAZEPI NE VARR!!!Me siguri,do dale ndonje shkrimtar,qe i “mallengjyer” nga BEMAT e Sali Berishes,DO TE KRIJOJNE VEPRA SATIRO-HUMORISTIKE,qe do jakalojne edhe DON KISHOTIT DHE SHVEJKUT!!!Dhe te mos thone se Shqiperia nuk ka “HERONJ”boterore!!!

    4. dua says:

      nese parlamenti eshte me deputet qe kane fituar duke vjedhur votat, ateher ky parlament eshte jo legjitim, prandaj opozita nuk duhet te futet ne parlament. nese opozita futet ne parlament behet njesoj fajtore si ata qe kane vjedhur votat. nese rama dhe ps, jane te bindur qe pd kane vjedhur votat, atehere ata sduhet te diskutojene per asgje me salen. qe ti ta kuptosh pak me mir po te jap nje sjembull. nese ne komunizem krimi me i madh ishte te shaje partine, ne demokraci krimi me i madh eshte te vjedhesh ose te manipulosh voten. perpara votes se vjedhur cdo problem tjeter eshte dytesor.

  4. Latif Dreqi says:

    Ah more Edi sa naiv qe je…Po cili eshte ai idiot qe te pranoje debat me ty sot? Ore po me duket mua apo ju e nenvleresoni Berishen? Po behesh qesharak te lutem…po behesh gaz i botes! I kerkon debat Berishes?? me vjen te qesh..sa keq qe ske kuptuar hic gje nga politika..qenke krejt amator!!

    1. Spartan says:

      O te pifte dreqi ne barke.Ketu i mbushet mendja katunareve qe e quajne burre qe ai sqeka burre. Ulje bisede ne dysheme per tu pershtatur me kundershtarin. gjetje interesante

      1. Latif Dreqi says:

        Babuc ca ke shkruajt se nuk e kapa dot fillin ku do te dalesh..kthjelloju edhe shkruaj!!

  5. raimondi says:

    Sala nuk e pranon mareveshjen me 10 pika te PS-se ,sepseendjen veten te forte dhe e ka kuptuar qe ato 10 pikat tregojne se PS-ja eshte ne pozita shume te dobeta , dhe nuk ka se ca ti beje PS-se,–NdajSala nuk i merr parasysh fare

    -Saliu njef vetem gjuhen e forces ,dhe kete ai e ka faktuar me kohe , dhe eshte gomarrllek me brire ti ofrosh Sales mareveshje ne leter kur Sala njef vetemgjuhen e protestave te fuqishme …..

    Skender Gjinushi ka plotesisht te drejte kur thote se ndaj nje pushteti te eger nuk duhet tu pergjigjesh me butesi –por me force , –se ndryshe ke azgjesuar vete veten

    -Por Edi nuk i ka qejf shume protestat dhe benlojen e modernistit per te genjyer elektoratin e tij

  6. dd says:

    Po afrohet zgjedhja e Presidentit dhe Saliu pret ti fuse te gjithe ne vorbullen e zgjedhjes se tij. Me kete rast shtyn ditet ne pushtet dhe ben sikur eshte dhe i angazhuar per konsensus.

    E pershendes kete qendrim te qate politik te Z. Rama.
    Opozita duhet te thelloje betejen edhe per politikat ekomomike, por ne nje gjuhe te kuptushme edhe per publikun e provincave

  7. analist says:

    Ed Rama duhet ti lutet me fjale me pergjeruese Berishes dhe sidomos Arvizuse,perndryshe… Duhet qare,duhet te ngasherehesh,duhet ne fund dhe.. te heqesh breket!
    Ik mor tutkun. Drejtoju popullit te drobitur dhe te gatshem per opozite dhe jo “partnereve”. Pika ty e politikes tende.

    1. xhoni says:

      Me qe si rruge zgjidhje paske gjetur HEQJEN E BREKEVE,PROVOJE TI I PARI TE HEQESH BREKET DHE DO SHOHESH,qe do votoje me LAPS TE KUQ TERE ELBASANI E KAVAJA!!!Me siguri do fitosh per DEPUTET,me LAPS NE BYTHE!!!

  8. Eshte vertet e cuditeshme qe sot akoma ne ket Shekull te 21 ,shqiptaret mendojne te zgjidhin problemet e shtetit vetem nepermjet nji personi (si interpretohet sot) konkretisht nga Rama ,si te jetonim ne kohet e Cesarit apo Skenderbeut .
    Kush eshte aq patriot dhe e ndjen se duhet bere dicka per ket komb ,ate nuk e ka lidhur Rama ne zixhir ,mundet ta beje nqs e do ket shqiperi me zemer e jo me fjale interrnetit .
    Beje mor trim …dicka dhe ti qe fajeson Ramen ,ne menyren tende ,thjesht ashtu cfar je ne gjendje te besh ,mjafton ti sherbesh Atdheut ,ashtu si Rama ne menyren e tij ka bere e vazhdon te beje per kte vend . Nuk jam socialist e sme intereson asnji parti ,por kjo menyre kerkimi te zgjidhjeve tona te Shpetimit te Shqiperise nuk tgjidhet duke ja len topin tjetrit sepse vet …presim qe zhvillimi e mirqenja te na bjer nga lart dhurate prej Zoti .jooooooooooooooooooo.

  9. Xha Sulo says:

    Mire ia ben. Keshtu shte kur PS ka hequr dore nga pika kryesore: Ose transparence te zgjedhjeve sipas rezolutes se se KE ose ky parlament nuk eshte i ligjshem te zgjedhe presidentin.

  10. spiro janaqi says:

    z.edi ka bere detyren e tij qytetare.na takon ne te tjereve te bejme detyren tone kudo ku jemi.

  11. Teodor Nushi says:

    I nderuar zoti Edi Rama!
    Kur lexoj keto qe thoni Ju, para grupit parlamentar, me kujtohet thenia e Jovan Bregut tek komedia e famshme “Pallati…”, “E the ore e the, po kujt ja the, kujt ja the?”.
    Ai nuk ka as veshe te degjoje, as sy te shikoje, as mendje te mendoje.

  12. sherifi says:

    Z Edi une edhe para disa ditesh ne nje koment ju kame shkruar qe me sali kusarin nuk ka pakt,nuk behet kompromis ai nuk e do shqiperin ne europe se pastaj do te kete te tjera legjislacione dhe nuk vret dot me ,nuk vjedh dot me. prandaj meqe jeni ne krye te opozites dili ne ball ketij populli te sfilitur dhe udhehiqe deri sa sala te shporret dhe te vihet ne banken e te akuzuareve.

  13. timo says:

    Berisha është kundër çdo gjëje që propozohet nga të tjerët. Ai kërkon të jetë gjthnjë vetëm ai inisiator i gjithëçkaje. Duhet të bëhet çdo gjë sipas ideve të tija dhe jo të tjetërkujt. Prandaj ai është në konflikt me të gjithë dhe për çdo gjë. Ai është në akord vetëm me veten dhe me ata që i binden.

  14. Dymi says:

    Nuk kam pasur fare iluzionin se Sal-iu do ti pergjigjej pozitivisht dores se PS per Shqiperine Europiane dhe kete e kam shprehur edhe ne nje koment te para disa diteve. Duket qe kete mendim ka pasur edhe Edi Rama kur thote:“Unë kam bindjen se Saliu nuk e do statusin e kandidatit të BE. Afrimi ynë me BE bie ndesh me projektin e tij, pa rend ligjor, pa media, pa gjykata, pa parlament funksional, pa institucione, pa shërbim civil, shkurt, pa shtet demokratik dhe pa pengesa për pasurimin e oborrit të tij. Kundërshtarin nuk e zgjedhim dot, ndaj në respekt të qytetarëve që e votojnë, jemi të detyruar të bashkëjetojmë. Ne do të këmbëngulim në rrugën tonë drejt Europës.”dhe kjo eshte me se e vertete. Perpara nuk kemi nje demokrat qe mendon si i tille, por komunist tipik stalinian dishepull i mesuesit te tij tre madh, Enverit.Asnje iluzion: Sal-iu vetem luftohet, me te nuk mund te dialogohet.

  15. eni ;leka says:

    ZOTI KRYETAR I PARTISE SOCIALISTE JU LUTEMI SHUME NE RAST SE SALI KAFSHA NUK PRANON ASGJE DHE TI NGUL KEMBE NE ATO 10 PIKAT SE PO NUK DESHI AI DON POPULLI TE DIJ SE ME CFARE MERRET AI NJERI,FORCO PARTINE DHE CDO GJE SQARO ME POLITIKANET TU MOS BJERE VIKTIME AS E SALES AS E AMBASADOREVE SE TE GJITHE I KE ME HILE ,I PE SHUME MIRE ME 8 MAJ FYTYRAT E TYRE PREJ HAJDUTESH QE FLASIN NE EMER TE DEMOKRACISE’SALI BERISHA PSE I DJEG FLETE VOTIMET 2 HERE RADHAZI SE ESHTE PO DESHIREN E POPULLIT DHE POPULLI E DIN MIRE SALIUN ,FATOSIN METEN LULIN TOPALLIN E SHUME TE TJERE.FORCA NE LUFTE PER TE DREJTAT E QYTETARVE TE BESH CDO GJE TE MIRE PER POPULLIN DHE AI DO TE RESPEKTOJE TERE JETEN.

  16. Ramy says:

    Po si mendon ky anti shqiptari qe te behet edhe kryeminister pa i fituar votat duke ven kushte , nuk do iken larg me kete logjike gomari

  17. Ardian says:

    Rama te shikoje punet ne parti se debat me salen nuk ben dot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje