Mesditën e 22 shtatorit mazhoranca miratoi vetëm me votat e saj projektligjin për “Menaxhimin e integruar të mbetjeve”, pavarësisht kundërshtimit të fuqimishëm nga opozita.
Thelbi i këtij ligji është lejimi i importimit të mbetjeve për qëllime riciklimi. Pak ditë më vonë, Parlamenti miratoi sërish me debate dhe kundërshtimin e opozitës, një akt normativ të qeverisë, lidhur me mbylljen, deri në datën 7 tetor, të biznesve të ashtuquajtura varrezat e makinave, që ushtrojne aktivitet pranë rrugëve nacionale.
Qeveria e motivoi vendimin për arsye të ndotjes mjedisore që ato shkaktojnë. Opozita sërish kundërshtoi duke thënë se nuk ka pse ky akt të miratohet me urgjencë.
Qeveria vendosi që nëse deri në datën 7 tetor, pronarët nuk i kanë larguar makinat e vjetra 1 kilometër larg rruges, atëherë ato do të sekuestrohen dhe ushtria do të vijë në ndihmë për këtë operacion. Nga nje vezhgim i Top Channel rezulton se pak varreza makinash kane nisur te levizin, qe do te thote se pas tre ditesh kamionet e ushtrise do te ngarkohen me hekurishtet e tyre. Po ku do të shkojnë ato, kush do t’i shesë, kush do t’i bleje, ku do të përfundojnë e për llogari të kujt?
Zyrtarisht nuk ka ende asnje informacion mbi këtë, derisa afati zyrtar ende nuk ka skaduar. Por një investigim i Top Channel ka zbuluar se paralelisht me punën për hartimin dhe miratimin e këtij ligji, për importin e mbeturinave dhe aktin normativ për sekuestrimin e makinave të vjetra, në terren është vijuar me ndërtimin e impianteve, ku do të përpunohen mbetje.
Vetëm disa dhjetera metra larg nga mbikalimi i Xhafëzotajt, në të djathtë të rrugës Tiranë-Durrës është ndërtuar së fundi një impiant, ku ka filluar të bëhet perpunimi i dhe përfitimi i skrapit nga makinat e vjetra.Rojet që patrullojnë objektin pohuan, se impianti është ndërtuar nga kompania Scholz. Nga një kërkim në Qendrën e Kombëtare të regjistrimit të bizneseve, rezulton se kompania Scholz është regjistruar që në 25 prill 2008 me qendër në Shkodër dhe pronarë, Branisllav Pejovic dhe Rado Brajoviq.
Po nga QKR-ja, mësohet se objekti i aktivitetit të këtij subjekti është “grumbullimi, përpunimi, riciklimi, tranzitimi, transporti, eksporti mbetjeve të ngurta dhe të vëllimshme me përmbajtje metalore”.Licensa per kete aktivitet eshte marre nga kompania gjermane Scholz AG me qender ne Essingen, Baden-Wurttemberg në Gjermani, ndërsa filiali qe ka ndertuar ne Shqiperi quhet Scholz LTD Albania.
Sipas përllogaritjeve, sot në Shqipëri ndodhen rreth 100,000 ton mbetje skrap nga varrezat e makinave apo makinat e vjetra, për të cilat u miratua edhe një akt normativ për sekuestrimin e tyre, nese nuk largohen deri ne daten 7 tetor. Një impiant si Scholz parashikohet të ketë një fuqi përpunuese deri në 10 mijë ton në muaj, që do të thotë se për përpunimin e 100,000 mijë ton skrap nga makinat në territorin e vendit tonë, kjo kompani ka lëndë të parë vetëm për 10 muaj.
Por si do të sigurohet lënda e parë për këtë kompani apo të tjera të ngjashme të ndërtuar në mënyrë legjitime për këtë aktivitet? Përgjigja mund të gjendet tek neni 49 i ligjit të miratuar pak ditë më parë ku thuhet:
“Lejohet të importohen në vend mbeturina urbane të parrezikshme, të cilat mund të përdoren si lëndë e parë për industrinë perpunuese në vend, kur ajo nuk plotësohet me nevojat e mbeturinave qe prodhohen ne vend”.
Scholz AG kompania mëmë e Scholz LTD Albania është partnere e kompanisë C.I.O.S GROUP e cila merret me grumbullimin e skrapeve dhe te mbeturinave urbane. Ajo ka qendrat e saj ne Serbi, Bosnje-Hercegovine, Kroaci dhe Shqiperi.
Banorët lokale tregojnë edhe për ndërtimin e një tjeter fabrike disa metra me larg asaj të Scholz, e cila do të merret me shkrirjen e baterive te makinave, plumbit dhe metaleve me ngjyrë qe do te dalin nga perpunimi i makinave te vjetra dhe do t’i shkrije ne kallepe zinku e plumbi, një proces teknologjik tejet helmues.
Besohet se fuqia e instaluar ne impiant te do te jete sa trefishi i te gjithe akumulatoreve e baterive qe ka vendi yne te reja e te vjetra. Levizja e qeverise per te hartuar kuadrin ligjor per importin e mbeturinave dhe sekuestrimin e makinave te vjetra, ka qene paralele me punen për ndërtimin e bizneseve, puna e të cileve varet nga ky ligj.
Nuk ka asnjë informacion nese makinat që do të sekuestrohen do te perfundojne ne kete fabrike, apo se edhe mes mbeturinave që do të importohen do të ketë edhe makina të vjetra nga vende te tjera. Por ajo qe ofrojne dokumentat zyrtare është fakti se bizneset për riciklimin e mbeturinave dhe vecanerisht importin dhe eksportin e tyre, janë regjistruar në QKR në kohën, kur ende nuk ishte hartuar dhe miratuar ligji, qe lejon importin e tyre./Top Channel/
Vazhdo Sali te ruafshim topet shite e talle bythen me gjakun e shqiptareve———–dhe ju bolet vazhdoni merruni me financat e Greqise,,,,,,,ne po behemi te skllever ne shpine tone,,,,,
No Comment nga allvanezet ketu .. e kam thene dhe sterthene, i eksiton pa mase, iu cmend Point G, sapo degjojne c’ndodh ne vilen luksoze qe kane ngjitur me emrin Vila Greke ? Edhe pse kasollja e tyre eshte katandisur nje grope m..ti pesticidesh e mos me keq … edhe ato pak kallamishte & balte qe mbanin kasollen po ua merr era etc.etc.
Eh o allvaneze
Merru me keta qe flasin ti,,,,,une sdua te kete krize Greqia as Italia qe jane paresore per Shqiperine dhe ekonomine e saj———-nga keto shtete varen 1.3 milion shqiptare——-dhe mijera firma tregtare shqiptare,,,,,ketu en vend qe te vene gishtin kokes,,,,kalojne ne ekstaze duke u masturbuar me krizen ekonomike,,,,,,,,,,,,,,,,
apo do na shpetoje importi i biskotave ulker dhe kadaifit qe marrin ne Turqi.
E ke gabim vella minoritar : Ne kasollen Po e bejme shtepi pa borxhe! Jeni ju Greket qe Po na rrezikoni investimet tani qe Po humbni shtepite! Ne shohim cdo gje qarte e me realizem se nuk jemi Greke
Apokalips,
megjithese shpeshhere i lexoj komentet e tua me kenaqesi, me vret veshin fakti qe shprehesh kaq negativisht per kasollen tone, ku ke pjese edhe ti.
Eshte per te ardhur keq qe ul nivelin e diskutimeve nga nje nivel i kenaqshem logjik, ne nivele pacavureje.
Nuk ka mire askush nga krizat, as ne dhe as komshinjte.
Shpeshhere them: me mire te mite te kene me shume se une, se dhe po s ´me dhane, te pakten s´do me kerkojne.
Mos bjer pre e atyre qe kane vetem eksperience jete me dhite, dhe nese do te te respektojne (perfshire edhe kombesine), trego ti respektin i pari.
Shpresoj qe te na respektosh edhe ne te tjereve qe s te ofendojme.
Pershendetje
Hahahahahahahahahahaaa,Sali said ” i kil u “
stalin silence i kil u infedele hahahahahahhahaah
Ja nje nga me lehtesisht te eksitushmit … sahalistani ?
Me ka bere pershtypje pasi kalon pireun ne greqi eshte nje zone qe quhet SKARMANGA dhe gjate rruges per ne korinth eshte nje panorame tejet
e ndotur qofte ne det,ajer apo ne toke.Mbeturinat te pista nafte ,plumbi
zinku etj etj e kane katranosur kete zone .Nuk behet fjale per turizem
ne pire dhe deri ne 20 km rreth.Po te shikosh dhe qendrat tregtare ne athine jane te braktisura nga vendasit dhe jane zevendesuar me arabe
aziatike dhe afrikane.Vete greket por dhe shume shqiptare po i braktisin keto zona te tej ndotura.Mire se greqia ka ishuj te panumert dhe turizmi
zhvillohet atje po ne shqiperi cfare do te ndodhe kur nga shengjini
deri ne vlore do behet SKARAMANGA ?? zoti e shpetofte shqiperine
kete perle qe po e sterros berisha me damir fazllicet..
Me vjen keq per turistat e kosoves qe do bejne plazh me kundragaz
te prodhimit serb pas nja 3-4 vjetesh ..
Nqs shqiptaret e kosoves duan ti bejne nje te mire kombit te tyre,jane te lutur te vijne e te marrin Salen e ta bejne mbret ne kosove.Ky eshte ai qe ju quani “baba i kombit”.Nuk ka lene gje pa ia shitur serbit e grekut.Prandaj qe te mos lodheni me udhetime neper Shqiperi sa here qe Sala u kerkon te votoni per te, merreni aty ne Kosove ta keni afer. Ja u rregullon ai Kosoven me miqte e tij Fazllic,Pejovic,Brajovic etj.
aman o sylesh mos i fut te gjithe ne nje thes,,,,,,,,
Pervec Rexhep Qoses keta te tjeret hyn ne thes me qejf te tyre.
Rexhep Qosja do ishte i pari qe do fusja ne thes dhe do e hidhja ne det,,,,,
http://tribunashqiptare.net/?p=1904
hidhi nje sy dhe krijo idene tende.
O imbecil të kritikosh Rexhep Qosjen për fundamentalizëm duhet të jesh edhe ti një akademik e jo një imbecil. Se sot të mbrosh fenë islame do të quhesh pa një pa dy nga njerëzit e tu taleban, terrorist, arab, antikombtar e të tjera etiketime që vijnë nga kuzhinat serbe të Beogradit … Ti je ai që thrret në luftë vllavrasëse, ti dhe vetëm ti me klikën e Anton Kqirës o njeri me prejardhje nga majmuni… Harron ti që në Kosovë janë 95% me përkatsi Islame që ti pa kurrfarë karakteri e ndërgjegje njerëzore i fyen. Qfarë don të arrish me këtë, don apo nuk don ti o IDIOT populli shqiptarë i Kosovës nuk mund të konvertohet ashtu siq don ti sepse realiteti është ky: 95 % musliman, 3 % katolik etj. prandaj edhe ti kthehu në rrugën e Zotit dhe ndale këtë propagandë të shthurrur e antikombëtare. Ti ke fenë tënde e unë kam timen, unë në fenë tënde nuk po të përzihem e qke o i marrë që të pengon ty Islami… O Imbecil mësimi fetar mësohet pothuajse në të gjitha shtetet evropiane të quajtura laike, kjo është demokracia… Ju kërkoni shtet DEMONOKRATIK dhe demonët i kemi sot edhe në pushtein e Shqipërisë e Kosovës dhe prandaj nuk mund të shkojmë para…
kadri raka
_____________________________________________
e krijova mendimin….ky ishte komenti i pare i shkrimit….dhe thash qe ti duhet ta lexosh….(i drejtohet asllanit jo ty…)
As hasmit nuk I urohet te kete Saline ne shtepi e Jo vellezerve kosovar! Saline Ne e ngritem Ne duhet Ta rrezojme!
Nuk e dija qe ekzistoka edhe nje SYLESH shume i zgjute. Ore keta kosovaret e marrin Saliun me vrap, por nuk u shkon Sala se aty qeveresin akoma nderkombetaret dhe ai nuk do ndihej sulltan.
po cja fusni kot me ket titullin….
media,sado e dobishme…n1 her dashje pa dashje i hedh benzin zjarrit.
fakti se kompania qenka me pronare serbe nuk do te thote asgje
(sot shume kompani industriale-bujqesore i kane HQ per ballkanin ne serbi…dhe shum produkte ushqimore industriale vine nga serbia….kjo sepse pas shperberjes se jugosllavise serbia ishte vendi me i favorshem …)…
per me teper kompania meme qenka gjermane…dhe mjaft serioze……
nuk ja mbush dot mendjen as opozitarit me te flakte qe kto e paskan bo marrveshjen me berishen per ligjin qe ne 2008 kur hapen kompanine.?
mos harroni qe fillimisht u fol qe kto makinat do ikinin tek kurumi ne elbasan….per mendimin tim ma mir qe na qenka edhe nje kompani tjeter ne menyre qe te kete disi me shum konkurence…dhe ato njerez qe zoterojn keto makina(varreza) te kene mundesi te zgjedhin ku ti shesin per perfitim maksimal kuptohet….
“Lejohet të importohen në vend mbeturina urbane të parrezikshme, të cilat mund të përdoren si lëndë e parë për industrinë perpunuese në vend, kur ajo nuk plotësohet me nevojat e mbeturinave qe prodhohen ne vend”.
ky eshte ligji ma i drejte qe kam lexu n1 her….pa lexojeni icik…MBETURINA URBANE……TE PARREZIKSHME…….
KUR NUK PLOTESOHET NEVOJA NGA MBETURINAT QE PRODHOHEN NE VEND…..
shko o top channel se ksaj here ja paske fut kot……
ky proces eshte i njellojte me ate te importimit te naftes bruto…dhe exportimit te naftes te perpunuar
me aq hekra e makina qe ka verdalle???as nuk do kene nevoje te importojne per nja 10 vjete…..
un jam kunder per ato plerat e rrezikshme….pa per hekra???gjith diten le te importohen…se per sa kohe i duhen industrise….normalisht qe gjenerojne te ardhura…rrisin mirqenien…
PS:O APOKALYPSIS….o kane shqiptaret vila…o ska shtet mballkan…prandaj rri urt…
o dj achmed?????po cskllav po behesh ne shtepine tone more???
ti i pago pensionin italionve….e vjen ktu e qan me lot krokodili….
Une vertet po ju paguj pensionin italianeve me rrogen time,,,,por neser une ik dhe i marr me vete prape.
Fbrikat dhe pasurite e medha po i marrin veten firma te huaja te dyshimta qe paguajne ne % te vogel taksash dhe pasuria ik jashte,,,, p.sh energjia nuk biznese shqiptare qe ta marrin persiper kete,,pse nuk ja firmes turke qe kishte oferten me te mire,,,por nuk jepnin rryshfet,,,,, minierat qe jane pasuri e madhe gjysma jane kot pa shfrytezim duke u zene kush ti marre me pare,,,,minerat e Matit, Bulqizes e Mirdites ne vitet 70-80 prodhonin 32% te GDP shqiptare sot as 5% besoj se nuk nalen as per kafe ne Shqiperi.
Me kete nuk dua te them qe eshte i gjithe faji i SALES jo: edhe PS-ja si ka lene gje mangut,,,,mjafto te shikosh ca deputete qe ka ske nevoje per fjale,,
Hajt tung dhe forca JUVE.
Te drejtohej Fabrika nga Iranianet do te ishte konfiskuar por Serbet Ne I shohim Europiane normal! Nuk Jane te tille e shume ua kemi hapur rruget! Ne keni dyshim beni Nje vizite Ne Beograd me ndonje bluz me te shkruajtme : miresevini Ne Tirone e do Ta shikoni cdo tju bejne plehrat shoviniste!
po mir more olti….a e din ti qe neptun shops dhe euromax eshte 51% prone e nje serbi????prap ky market ofron produkte me cmime shum me te uleta se te tjeret….prandaj mos e ngaterroni kekun me byrekun….jo se po i boj avokatin djallit por nuk mund te identifikosh dhe barazosh biznesmenin me ultranacionalistet…..se ne fund te fundit…biznesmenet ashu si artistet jane ura komunikimi midis kulturave….
Jane edhe pararojat e civilizimit Sllav! Perpara se te hidhen urat Duhen percaktohen kufijte e te hiqen ligjet e lufterave! Nganjehere eshte mire te jesh cosmopolitan me komshinje si Belgjika APo Hollanda! Beni si te doni por edhe fakti qe Kosova ka Serbine parnerin kryesore nuk me pelqen! Jo cdo gje eshte economy! Ka dhe histori APo Jo?
Ha ha ha kane shqiptaret “vila” po lahen me sapllake dhe lexojne me llamba vajguri ose gazi qe te picerrojne syte .. ha ha ha ha
A dhe i kane te lyera me ca ngjyra jevgjsh si ciklamine ose mente e ndezur … fiks si vilat e jevgjve te droges ne Menidhi te Attices he he he he
A jeni ne rregull nga trut ju o te marr fund qe merreni kot me ca ben italia greqia serbia apo turqia, fajin nuk e kane keto por e kemi ne qe i lejojme te tallin bythen me ne kur per vete jan ne grop te mutit. Fajin e kemi ne qe lejojme nje qeveri qe shotet tek keta per pak pushtet, te na qeverise. Mjaft u zute per greqine serbine apo turqine le te shikojme vendin tone e te shohim cmund te bejme
eeeeeeeeee mor sali serbi qellove ne ket vend si ska ma burra e ska kush ta kput koken
I thashe babait tim se ca mendonte pasi lexoi artikullin ja pergjigja; Une do i varja te gjithe ne litar me tha, dhe une normalisht do e ndihmoja. E ka mare lumi ket vend me plerat qe na qeverisin
Nuk e kuptoj mediat ne Shqiperi. Sapo investon nje firme e huaj germojne e germojne per ta nxjerre firmen domosdoshmerisht te korruptuar, mafioze e ku ta di une.
Konkretisht firma “Scholz AG” eshte e njohur ne tere boten. Ajo ka 500 filiale ne bote, ne Europe eshte shtrire gjithandej, pervec Frances,Anglise, Spanjes e ndonje shteti tjeter, ka rreth 7200 punonjes ne tere boten dhe me nje xhiro vjetore 4,5 miliarde Euro.
Pronaret nuk jane serbe, por jane menaxhere te firmes ne Serbi, ata nuk bejne politiken e qeverise serbe, ata bejne politiken e firmes ku edhe paguhen.
Ne vend te gezohemi per largimin e atyre mbeturinave 20 vjecare mbetur rrugeve, gjejme si e si rruge per te nxire edhe ndonje gje te mire qe mund te beje kjo qeveri.
Pra per mua nuk ka skandal, ka vetem mbrojtje dhe ruajtje ambjenti.
Per shqiptaret puna me e “ndershme” eshte te germojne gropen e vetes ne cdo drejtim …
Ky investim cetnikesh serbe(shiko emrat e serbeve pjesemarres ne masakren e perbindshme ne fshatin Likoshan dhe Velika Krusha)eshte bere ne komunen e Rrshbullit, me kryetar komune kosovarin Hysen gashi, dhe me deputet zone patriotin Osman Metalla te trajnuar ne Amerike,qytetar nderi i Teksasit. ketyre zoterinjve u bej pyetjen ai vlen te ndotet zona, sepse do bejne para klientet serbe te Argites. Debileve gjysem sigurimsa te shik-ut te Bariut te dhive dmth Bahri Shaqirit ai vjen ndopak zor qe ish berretat e kuqe te Batajnices sot efektive te BIA-s serbe(Rado Brajovici eshte serb malazez nga Berana ish porucnik i SDB-se)bejkne palle ne zemer te Shqiperise.Po Bamja pretsedatello a ka ndonje detyre kushtetuese per sigurine kopmbetare sidomos tani, qe i ka hapur lufte Sales. Mos ndofta edhe Bamja i ka frike miqte serbe te Argites???!!!
SHite Sali shqipnin qija nonen, megjith ata rob te vdek qe ka SHqipnia sot, shite se ta ka bo perenia rrisk,te paret ton lan kockat ti shite,dhe ne shkoder meqe ke heq heronjt e vigut,vej sllobodanin,meq kosovaret kon shum rrespekt per ty,
PSE NUK BOHET MRET KY MER? KY ESHTE QE ESHTE FUQI PLOTE KOT RRIN KRYEMINISTER. POPULL ME KAR SKAM PA…
Grekun se nxjerr ne protest opozita por interesi perbashket, ne shohim si po falimento Shqiperia dhe tregojm krenari per vendin tone. Pu pu pu ca populli. SHQIPERI TE KAM DHJER, SME KUPTOVE ASNJEHER.
Ne jemi pupull muti qe mbajme akoma ne pushtet kelyshet e Sllobodanit e Enver Hoxhes.
Ky lajm eshte shume joprofesional…per faktin e thjeshte sepse fillon me titullin bombastik “Skandali, serbët ndërtojnë fabrikën për makinat e vjetra, Berisha u miraton ligjin” dhe perfundon me frazen “Nuk ka asnjë informacion nese makinat që do të sekuestrohen do te perfundojne ne kete fabrike, apo se edhe mes mbeturinave që do të importohen do të ketë edhe makina të vjetra nga vende te tjera”. Makinat e sekuestruara ne baze te ligjit per ankandin publik do ti nesnhtrohen ankandit dhe te gjitha shoqerite pjesemarrese do ti nenshtrohen ankandit publik….
po te gjurmojm te kaluaren e hershme te sali berishes del se ka prejardhje serbe