Zëdhënësi i kryeministrit rus, Vladimir Putin, ka bërë një deklaratë të pazakontë kur ka pranuar se zbulimi i një thesari ka qenë një inskenim.
Vladimir Putin u shfaq me vazo greke në dorë ndërsa doli nga Deti i Zi, ku ishte në një ekspeditë. Imazhet e tij bënë xhiron e botës në gusht. Por tani një zëdhënës i tij ka pranuar se në të vërtetë vazot ishin zbuluar më përpara nga një ekip ekspertësh, por ishin vendosur aty që t’i ‘gjente’ Putin.
Kryeministrit rus i pëlqen të bëjë shfaqje të tilla. Pak kohë më parë u shfaq si një gjahtar i zoti që kishte arritur të vinte nën kontroll një ari polar.
Së fundmi një grup grash në Rusi kanë vendosur ta shohin Putinin si rimishërimin e apostullit Shën Pal, një nga misionarët më të hershëm e me më shumë ndikim në kristianizëm.
ne ja kemi futur ketij me rekordin e notit te mbretit tone mos e paste jeten e gjate dhashte zoti , ha ha
po caraca shege kocimare mbjell ky putini si diktatori i albanistanit?
Po ky gangsteri acivil, turkoshak te jete valle? Se per ca komentues ketu te Tema nuk behet llaf te behen bashke e liga dhe ortodoksia…
Shume qesharake, por dhe lodhese, gjithe ky konflikt mes shqiptaresh…(me falni se dola paksa nga tema)..
Puti paska gjetur millokopin e Stalinit