INTERVISTA/ Gazmend Oketa: Qeveria e "duarve të pastra" nuk qëndron më

11 Tetor 2011, 12:16Politika TEMA

Deputeti demokrat, ish ministër i Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministër, analizon zgjedhjet e 8 majit, rezultatin e PD-së, rikthimin e opozitës në Kuvend dhe a duhet të ndryshojë qeveria aktuale e drejtuar nga Berisha. Sepse “Qeveria e duarve të pastra” nuk qëndron

Nga Renato Kalemi

Gazmend Oketa është nga ato figura në Partinë Demokratike që ka ruajtur gjithmonë një profil të tijin politik. Ish ministër i Mbrojtjes dhe ish zëvendëskryeministër në qeverinë “Berisha 1”, sot gjendet jashtë Kryesisë së PD-së pas votimeve partiake në fund të korrikut. “Më i rëndësishëm se diskutimi mbi emra konkretë të cilët mbetën jashtë kryesie, është fakti se më në fund pas dy vitesh vonesë të pa shpjegueshme kemi një kryesi të re”, shprehet ai për Klan. Nëpër rreshta Oketa nënvizon se, në zgjedhjet vendore të 8 majit, nëse do të analizonim vetëm rezultatin e PD-së, nisur nga votat për këshilltarë bashkiak apo komunash, atëherë ky rezultat lë shumë për të dëshiruar. Por, që gjithçka përmbyset nëse shihen votat e fituara në koalicion. Sipas tij, debati publik Berisha-Rama nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë, përkundrazi do të kish qenë më mirë sikur ai të zhvillohej çdo javë në sallën e Parlamentit.

– Zoti Oketa, kanë kaluar më shumë se dy muaj nga përfundimi zyrtar i zgjedhjeve të 8 majit, e megjithatë do dëshironim një vlerësim nga ana juaj: Në tërësinë e tyre, përfshirë edhe atë çfarë ndodhi në Tiranë, çfarë opinioni ndani për këto zgjedhje? 

Analizën lidhur me zgjedhjet lokale të datës 8 Maj 2011 do ta shikoja në dy plane. Së pari, ana e përgatitjeve teknike dhe infrastrukturës zgjedhore. Pavarësisht disa vonesave për shkak të angazhimit të vonshëm në këtë proçes të PS-së dhe aleatëve të saj, mendoj se infrastruktura zgjedhore, listat zgjedhore dhe elementë të tjerë teknik ishin në një nivel shumë të kënaqshëm për të mundësuar zgjedhje konform standarteve të kërkuara. Por, a mjafton kjo? Parë në planin e dytë, atë politik, duhet të pranojmë se situata tejet e polarizuar dhe e tensionuar politike, pavarësisht se kishim thjesht zgjedhje lokale, bëri që edhe mbas mbarimit të këtyre zgjedhjeve shtrëngimi i duarve midis kundërshtarëve politik, urimi i fituesve dhe pranimi i rezultatit përsëri të mungojnë. Tensioni politik, kriza e besimit ndërmjet mazhorancës dhe opozitës, nuk bënë gjë tjetër veçse i paraprinë një fundi të njohur tashmë të proceseve zgjedhore, ku njëra palë nuk e pranon rezultatin përfundimtar. Nëse ne si mazhorancë dhe opozita do të kishim bashkëpunuar para zgjedhjeve bazuar mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR të vitit 2009, mendoj se dhe klima zgjedhore do kish qënë më pak e polarizuar dhe vetë proçesi zgjedhor do të përmbushte maksimalisht të gjitha standartet. Gjithsesi gjykoj se determinant në fatin e zgjedhjeve është vullneti politik dypalësh, respekti dhe besimi reciprok ndërmjet kundërshtarëve politik. Ne mund të ndryshojmë pa mbarim kodin zgjedhor, por pa plotësuar këto kushte politike gjykoj se do të ndodhemi gjithmonë në situata të ngjashme me ato të zgjedhjeve të fundit.

– Mendoni se PD i fitoi apo humbi këto zgjedhje, duke pasur parasysh se ajo humbi në qytetet e mëdha, por fitoi në Tiranë pas një procedure të gjatë e të vështirë ligjore, ku nuk munguan edhe përplasjet juridike? 

Më duhet t’ju bëj një saktësim. PD nuk garoi e vetme në këto zgjedhje, por garoi në koalicionin Aleanca për Qytetarin, koalicion i përbërë nga shumë forca politike. Nëse do analizonim vetëm rezultatin e PD-së, nisur nga votat për këshilltarë bashkiak apo komunash, atëherë ky rezultat lë shumë për të dëshiruar. Nëse do ta analizojmë si koalicion, atëherë rezultati është rreth njëqind mijë vota më shumë në të gjithë Shqipërinë për Aleancën për Qytetarin. Personalisht do të preferoja disa vota më pak si koalicion, por ne duhej të kishim fituar disa qytete të mëdha, duke përjashtuar këtu Tiranën e cila ishte vërtet një fitore e madhe. Fakti që në Tiranë u bë një garë e fortë deri në votën e fundit duhet të na detyrojë që të përgëzojmë të dy kandidatët kryesorë, si z.Basha ashtu dhe z.Rama për fushatën që zhvilluan. Z.Basha në gjykimin tim ishte dhe e veçanta e të gjithë zgjedhjeve lokale, pasi arriti të bënte një fushatë krejt ndryshe. Krejt ndryshe jo vetëm krahasuar me rivalin e tij direkt, por dhe krahasuar me kandidatët e tjerë të Aleancës për Qytetarin. Do të ishte vërtet një gjë tejet pozitive, nëse dhe situata pas përfundimit të numërimit të kutisë të fundit të ishte e qetë dhe e ngjashme me situatën që dominoi gjatë fushatës. Një betejë ligjore, e cila parashikohet në kodin zgjedhor të miratuar nga të dy palët, e zhvilluar pa presione politike, jo vetëm do ishte një mbyllje dinjitoze e një gare të bukur, por do të ishte dhe një vlerë e shtuar në vlerësimet pozitive për këto zgjedhje.

– Me fillimin e legjislaturës së re në vjeshtë, PS-ja është rikthyer në Parlament, duke i dhënë një mundësi qetësimit të krizës politike që mbretëron prej vitit 2009. Ajo madje ka ofruar një pakt me dhjetë pika, i negociueshëm, por që prek disa nga çështjet më nevralgjike të jetës politike në vend. Si e cilësoni atë pakt dhe a duhet ta pranojë PD-ja, në mënyrë që të ecet përpara me reformat?

Së pari do të vlerësoja si tepër pozitiv rikthimin e opozitës në parlament, rikthim i cili sigurisht do të ndikojë për mirë si në funksionimin normal të Kuvendit, ashtu dhe në normalizimin e mardhënieve mazhorancë-opozitë. Referuar paketës prej 10 kushtesh të vendosura nga opozita unë kam këtë koment: Tashmë pas dy vitesh konflikti politik, pas dy vitesh mosfunksionimi normal të Kuvendit për shkak të bojkotit të opozitës, të tentosh të rivendosësh urat e bashkëpunimit me mazhorancën duke vendosur kushte pa asnjë lloj negociate paraprake, nuk më duket zgjidhja e duhur. Opozita është në të drejtën e saj të vendosë dhjetë apo më shumë kushte, por nuk më duket normale që ky pakt, këto kushte t’i komunikohen mazhorancës nëpërmjet medias. Rivendosja e dialogut, kontaktet dy apo më shumë palëshe, së paku në nivel kryetarësh të grupeve parlamentare, duhet të kishin përgatitur terrenin për të kaluar në propozime konkrete, të cilat mund të ishin pesë, dhjetë apo dhe më shumë pika. “Ambalazhimi” i këtij propozimi me emërtimin pakt kombëtar për integrimin sigurisht e bën të tingëllojë bukur, por praktikisht nuk duket se ka zgjidhur apo ka ndryshuar gjë në raportin mazhorancë-opozitë. Përkundrazi vazhdon i njëjti stil komunikimi si gjatë këtyre dy viteve të fundit, komunikim nëpërmjet ekraneve të medias, vetëm se me numër më të reduktuar konferencash për shtyp. Nëse duam të bashkëpunojmë për integrimin atëherë duhej që prej një viti të kishim filluar punën për të përmbushur 12 rekomandimet e Komisionit Europian, rekomandime të lëna në tryezën e politikës shqiptare plot 12 muaj më parë. Bashkëpunimi për këto rekomandime do të ndihmonte dhe daljen nga kriza politike, pasi të dyja palët nuk do të ndjeheshin të cënuar në sedrën e tyre politike, shpesh të sëmurë, pasi këto rekomandime nuk janë kushte të vendosura nga njëra palë kundrejt tjetrës, por janë rekomandime të institucioneve europiane, institucione të paanshme, institucione ku ne duam të integrohemi.

– Si rezultat i kësaj krize të stërzgjatur, në datën 13 tetor Shqipërisë pritet t’i refuzohet marrja e statusit të vendit kandidat në BE. Cilin është opinioni juaj lidhur me këtë refuzim të dytë? 

Fatkeqësisht nisur nga zhvillimet e deritanishme dhe nga mosplotësimi i 12 rekomandimeve të dhëna nga Komisioni Europian 12 muaj më parë edhe këtë vit pritet që Shqipërisë t’i refuzohet statusi i vendit kandidat. Dhe kjo është vërtet për të ardhur keq, pasi të gjithë deklarohemi se jemi për integrim europian, të gjitha partitë politike shqipare e kanë në programet e tyre si prioritet këtë objektiv dhe kur vjen puna për të arritur këtë objektiv ne si gjithmonë “e djegim jorganin për një plesht”. Edhe ky raport që pritet të dalë, me shumë gjasa do të jetë në pjesën më të madhe i ngjashëm me atë të vitit të shkuar, pasi fatkeqësisht gjatë një viti nuk ka pasur asnjë progres në përmbushjen e rekomandimeve. E njëjta gjë pritet të ndodhë dhe me debatin e brendshëm politik, kur për përkthimin nga anglishtja të raportit secili nga kampet tona politike do të përdorë “fjalor” të ndryshëm përkthimi nga anglishtja në shqip. Unë mendoj se dalja e raportit duhet të jetë një moment i fortë reflektimi për ne si politikanë të cilitdo krah. Ne të gjithë kemi detyrimin t’i shërbejmë interesave të vendit dhe jo thjesht interesave momentale partiake dhe mendoj se në funksion të këtyre interesave detyrimisht duhet të gjendet dhe gjuha e bashkëpunimit mazhorancë-opozitë. Në çdo demokraci funksionale mazhoranca dhe opozita janë të “detyruara” të bashkëjetojnë dhe bashkëpunojnë edhe pse nuk e “dashurojnë” njëra-tjetrën.

– Si vijim i kësaj, Edi Rama ka kërkuar një debat publik me kryeministrin Berisha, ndonëse vetë kish refuzuar më parë një gjë të tillë. Kësaj here ai që e refuzoi është z. Berisha. E shihni si një lojë mes të dyve, apo realisht populli shqiptar ka nevojë t’i dëgjojë një përballje mes tyre?

Unë nuk marr përsipër të flas në emër të popullit shqiptar, por besoj se më tepër sesa për debate apo batuta politike, të cilat janë me shumicë në ekranet tona çdo mbrëmje, qytetarët shqiptarë kanë nevojë për ekonomi më fortë, shëndetësi më dinjitoze, edukim apo arsim më të mirë për fëmijët e tyre. Dhe këto nuk arrihen me debate për debat, por arrihen me bashkëpunim aty ku duhet bashkepunim dhe me opozitë të fortë aty ku duhet opozitë. Arrihen kur qeveria bën punën e saj dhe përgjigjet për mënyrën si e bën këtë punë, por edhe kur opozita bën siç duhet rolin e opozitës. Unë nuk e kuptoj se ç’të re do sillte ky debat dhe sa do të ndikonte në normalizimin e situatës politike. Nëse duam vërtet të kemi një debat të tillë, atëherë duhet të rifillojë dialogu politik, të rifillojë bashkëpunimi për ato reforma që kërkojnë dhe votat e opozitës, të rivendoset etika e komunikimit, respekti dhe besimi reciprok. Të gjitha këto do të bënin që në fushatën e ardhshme zgjedhore të kishim vërtet një debat të mirëpritur dhe nga qytetarët, debat në qendër të të cilit të jenë alternativat qeverisëse, dhe jo batutat apo etiketimet e rradhës për kundërshtarin politik. Z.Rama para pak kohe kërkoi ndjesë publike për ndryshimet kushtetuese të realizuara në vitin 2008. Gjykoj se do ishte e plotë kjo pendesë nëse do të pranonte dhe gabimin që z. Rama nuk e përfshiu emrin e tij në listat për deputet. Nëse z.Rama sot do të ishte deputet, atëherë ai do kishte mundësi ta bënte këtë debat çdo javë në sallën e Kuvendit, pa pasur nevojë t’i bënte ftesë publike kryeministrit.

– Ka zëra nga selia blu që mendojnë se me hyrjen e vitit të tretë që qeverisjes së mandatit të dytë, është e nevojshme një rifreskim i qeverisë Berisha. Ju si mendoni? A ka ndonjë dikaster që duhet rifreskuar dhe cilët mund të jenë?

Unë nuk e di cilave zëra i referoheni dhe argumentave që ata hedhin kur shprehen për ndryshime në qeveri. Unë do ta shtroja çështjen në parim, pa ju referuar asnjë ministrie dhe në këtë pyetje do më lejoni të jap saktësisht të njëjtën përgjigje që kam dhënë pak ditë më parë në një të përditshme të shtypit tonë.

Nëse nisemi nga arsyetimi se me këtë koalicion dhe këtë qeveri morëm mbi 100 mijë vota më shumë në zgjedhjet lokale, atëherë kjo qeveri duhet të mbetet e pandryshuar deri në vitin 2013. Për mua ministrat që i përkushtohen punës, janë seriozë me pozicionin që mbajnë, punojnë për programin e qeverisë dhe jo për programin ekonomik personal, mund të qëndojnë në pozicion pavarësisht kohëzgjatjes. Ata që bëjnë të kundërtën duhet të largohen menjëherë. Nëse nisemi nga çfarë publikohet në media, jo thjesht e zezë mbi të bardhë por edhe me ngjyra, lidhur me afera të ndryshme, unë mendoj se morali politik i qeverisjes me duar të pastra e kërkon që të ketë ndryshime, dhe nëse nuk ka ndryshime, atëherë duhet të gjejmë ndonjë mbiemër tjetër për duart e qeverisjes sonë.

– Ndërkaq, në zgjedhjet e fundit në PD për kryesinë e partisë, ju ishit ndër ato figura që mbetët jashtë saj, së bashku me ish ministrin Mustafaj. Çfarë shije ju ka lënë kjo dhe pse mendoni se ka ndodhur, kur ju jeni ndër figurat më të nderuara në PD? 

Së pari do të shprehja respektin dhe vlerësimin tim për të gjithë kolegët të cilët u zgjodhën në kryesinë e re. Personalisht, votimi i fundit për në kryesinë e PD-së më ka lënë një shije krejt normale. Nuk është se në këto zgjedhje ndodhi ndonjë gjë e ndryshme nga herët e tjera. Gjithmonë kur janë zhvilluar zgjedhje për në kryesinë e PD-së, ka pasur emra që kanë dalë prej saj, ka pasur emra të ri që kanë hyrë siç ka dhe emra të cilët nuk mbahet mend që kur kanë hyrë dhe vazhdojnë të jenë aty. Më i rëndësishëm se diskutimi mbi emra konkretë të cilët mbetën jashtë kryesie, është fakti se më në fund pas dy vitesh vonesë të pa shpjegueshme kemi një kryesi të re, por akoma nuk kemi sekretarë apo nënkryetarë të rinj. Kur them të rinj i referohem statutit të partisë, pasi funksionarëve aktual i ka mbaruar mandati këtu e dy vite më parë.

– Zëra të ndryshëm flasin për grupe të ndara në PD, të cilat shumë shpejt do të dalin në dritë duke u larguar nga PD-ja. Këtë e ka konfirmuar së fundi edhe ish deputeti demokrat, z. Ngjela. A mendoni se ekzistojnë këto grupe?

Zërat që ju përmendni, besoj se më tepër janë spekullime qoftë mediatike qoftë politike. Unë personalisht nuk merrem me zëra, por merrem me fakte apo ngjarje. Nuk di të ketë një tendencë të tillë, por ajo që mund të them është se ka njëfarë pakënaqësie të shprehur nga kolegë deputetë të cilët nuk e shohin veten të përfshirë pothuaj në asnjë vendimmarrje. Mosfunksionimi i strukturave të PD-së sipas statutit të saj ka krijuar një deformim në mënyrën e perceptimit të funksionimit të saj si forcë politike. Aktualisht pak a shumë në çdo qark ka nga një grup fare të vogël njerëzish të cilët pa as më të voglën transparencë apo informim të strukturave dhe të zgjedhurve lokalë, emërojnë apo ç’emërojnë drejtorë sipas interesave personale, bëjnë “marrëveshje” me aleatët lokalë në funksion të objektivave të tyre dhe jo në funksion të interesave të PD-së. Nga ana tjetër, nuk ndodh që strukturat të mblidhen, dhe në ato raste kur ato mblidhen as që bëhet fjalë të ketë diskutime mbi ide apo platforma politike. Pavarësisht këtyre, nuk gjykoj se bëhet fjalë për shkëputje deputetësh nga grupi ynë parlamentar.

– A po zhvillohet brenda PD-së një luftë e heshtur për pasuesin e kreut të partisë, pas largimit të z. Berisha? 

Aktualisht PD ka një kryetar të zgjedhur në mënyrë legjitime nga kuvendi i fundit i PD-së dhe një diskutim i tillë më duket tepër i parakohshëm pasi mandati i tij përfundon pas dy vitesh. Sigurisht që një ditë z. Berisha do të largohet, dhe po me të njëjtën siguri PD do të ketë një kryetar të ri, i cili shpresoj të zgjidhet për shkak të meritave apo cilësive personale dhe jo si produkt i luftërave të heshtura apo të zhurmshme.

Revista Klan

31 komente në “INTERVISTA/ Gazmend Oketa: Qeveria e “duarve të pastra” nuk qëndron më”

  1. Tironci Lugano says:

    Gazo
    E paske kuptu qe ste ben me sala deputet dhe paske hap thesin.

    1. dymi says:

      Ti thua se nuk ka deputet qe do te largohen nga PD. Po cdo te thuash kur te kalosht me partine e Topit? Edhe ti, megjithse je me kritik se pulat e trembura e te shushatura, te PD, prap gjerat i thua me gjysem zeri, duke belbezuar. Kur ti shkase kemba Sal-iut do maresh nje hu e do t’i biesh pas koke.

  2. er kapri says:

    interesant, po prape pa b… me duket qendrimi i tij, duhet edhe me vote ta tregoje ate qe mendon

  3. BREZI I RI I PERGJAKUR says:

    DIHET BOTERISHT QE TI JE NJE PREJ ELEMENTEVE ME TE KRISTALTE PER MOMENTIN NE PD, POR NUK E KUPTOJE KETE FARE NGURRIMI PAS FJALEVE TE TUA ME GJYSEM ZERI.

    A MOS TE KA PREMTUAR DICKA SALIU TANI QE PO E KUPTON QE DHEU NEN KEMBE KA FILLUAR TE LEVIZE.

    SHQIPERIA DHE PD KANE NEVOJE PER ELEMENTE ME KARAKTER SI JU, PATRIOTA, DHE JO BASTARDE DURRESI QE SHESIN EDHE GRUAN PA TE KEQ PER NJE VEND NE KESHILLIN E PARTISE SE SHIJAKUT “PD”

    1. BREZI I RI I PERGJAKUR says:

      KE TE KOMENT E KAM PER ARTIKULLIN E FATOS KURVES (NANOS)QE NUK PATA MUNDESI TA BEJA

      DUHET TE NJIFET FAKTI QE AJI ESHTE DHE NJE KURVE GREKE QE I LEJOJE TE GJITHA BANKAT GREKE TE MONOPOLIZONIN SISTEMIN BANKAR NE SHQIPERI PER NJE KOHE SHUME TE SHKURTER.

      1- ALPHA BANK
      2- PIREAUS BANK (TIRANA BANK)
      3- EMPORIKI BANK
      4- National Bank of Greece

      MOBILE COMMUNICATION

      5- COSMOTE (AMC)

      GJITHE FITIMET IKEN NE GREQI PER ARMIKUN HISTORIK TE SHQIPERISE.

      DMTH SALIU KURVE SERBE / FATOSI KURVE GREKE

      1. tg usa says:

        po detin grekerve ja fali saliu

      2. APOKALYPSIS says:

        O analfabet, pa perpiqu njehere te lexosh kete qe ke shkruar me shkronja te medha ….
        Epo nje te keqe kishte demokratizimi i e-Tech, qe copa injorantesh nga te gjitha anet te lodhin koken dhe syte me ato qe shkruajne e leshojne !!

  4. Vlora says:

    KESAJ INTERVISTE I THONE “HEM ME HA HEM ME DJEG’EDHE DO TE FLASI EDHE STRUKET E NUK THOT ASGJE SI PERFUNDIM…..JA U KA FUTUR KOKEN NE BYTH TE GJITHEVE BERISHA…….

  5. i drejti says:

    oketa – hapi syte e shiko me mira realitetin je djal i ri thuaje hapur mendimin tent -zgjedhjet e 8 majit -tiranen ne e vodhem -ate e pa nji bote e tere – ti na can bythen me beteje ligjore hajde – ristano tom sheshenka hajde-ju jeni te gjithe te rinj e te vjeter -pa cipe -mostra te ndyra -ju arrini te mohoni dhe ate qe pate vet ne tv-jeni shume -shume te pa cipe. po cfar u ka bere nena shqiperi?cfar u ka bere populli qe po ja leroni par e mbrap?kina ju lerofte nenat ju lerofte.

  6. dritani says:

    Fjalia e mbylljes eshte fantastike:

    “Sigurisht që një ditë z. Berisha do të largohet, dhe po me të njëjtën siguri PD do të ketë një kryetar të ri …”

    Nuk ekziston te pakten alternativa qe “nje dite mund te vije nje me i zoti se Berisha”, por jo “do te largohet”! Thene ndryshe e pranon se nuk ka nje alternative te tille as ai as ndonje tjeter qe njeh ai.

    Te marre nje shtepi ne Currila dhe te shohe pasdite per pasdite perendimin e diellit se ndoshta eshte e vetmja gje e bukur qe ia vlen te beje!

  7. er kapri says:

    Cfare u di Berisha te veteve qe keta skane kurajo ta pranojne?

  8. mjalti says:

    Zoti OKETA,ju lutem si ish minister i mbrojtjes te ma beni pak te holle fjalen puc.Kurse si djale simpatik dursak e familjar i mire,cdo te thote lavire bulevardi.Me gek mek nuk flet burri.Do flisni njehere me plot goje pse duhet te perfaqesoni njerezit e te pagueni duke ndenjur si pula.Ish ministri mbrojtjes ish shefi shtabit jane LANGARAQE .Ke te veme ne ushtri klodin e big bradherit toren bacin.Behuni burra se lat nam or frikacake….

  9. EMIGRANTI says:

    ZOTI OKETA JE PER TU RESPEKTUAR,POR NJE GJE DUHET TA THUASH ME PASTER,PD NE DURRES KA HUMBUR NGA JU DHE KOLEGET TUAJ,SEPSE PD NE DURRES BERI NJE FUSHATE KUNDRA FERDINAND XHAFERIT,GJYSMA E DURRSIT NE HYRJE THOSHTE QE ESHTE DEPUTET I KENETES DHE NA I MBUSH BASHKINE ME MALOK,DHE GJYSMA E SIPRME E DURRSIT THOSHTE QE E KA SJELLE SI KANDIDATURE SALA PER TA HEQUR QAFE,KJO ESHTE SHUM E VERETET,DHE NE DURRES NUK U BE FUSHAT PO THUAJ SE FARE VETEM U NDANE LEKET E FUSHATES,NE TE GJITHA SHTABET U BE VETEM GALLATE, DHE KRYETARI I PD SE SHQIPERISE DUHET TE SHQETSOHET PER KETE SE NUK HUMBI FERDINANDI PO ELEKTORATI,ANTARET E SIMPATIZANTET E PD NE DURRES,DHE SE FUNDMI U NDERSHKUAN ME LARGIM NGA PUNE CA FAKIRA QE NUK I PYET NJERI,PO E BERI PD E DURRSIT PER TE LARE SYTE E HUMBJES DHE PSE SHUM FATALE ME AFERSISHT 4000 MIJE VOTA,DHE TE SIGUROJ NGA MENDIMET E OPINIONIT POPULLOR NE 2013 DO TE JETE DHE ME FATALE,SEPSE JU E DINI MIRE SE SI FUNKSIONON STRUKTURA E PD NE DURRES,VETEM MBRAPSHT DHE NE DORE TE DISA HORRAVE ME NIVEL SHUM NEN ZERRO,PO DHE NE TIRANE E KAPI SITUATEN VETE LULZIM BASHA DHE U VODHEN VOTAT NEPERMJET KOMISJONIT ZGJEDHOR SE BRRYLIN DO KISHIM MARRE,ME KEQ ARDHJE QE FLAS KESHTU PO KA ARDHUR KOHA E RALITETIT,DHE NUK MASHTROHEN ME SHQIPTARET SE JU KA DALE GJUMI,MJAFT U ZHGENJYEN PER 21 VITE ME RRADHE…..

    1. APOKALYPSIS says:

      Te nderuar analfabete shqiptare, qe te vetmin mesim te gjuhes se nenes eshte ai qe keni bere duke lexuar parrullat e Dulles si “TU NGJITEMI KODRAVE T’I BEJME SI FUSHAT”
      Ne te shkruar perdoren edhe shkronjat e medha dhe te voglat. Te medha perdoren ne fillim te cdo fjalie dhe per emrat e pervecem, pjesa tjeter e shkronjave jane ato qe quhen te vogla.

      Nese rastesisht ju eshte shtypur CAPS LOCK (jo kapslliku) shtypeni prape ate qe t’ju aktivizohen dhe ato te vocklat ….

  10. Petro says:

    Do te doja ta pyesja zotin Oketa nese e votoi ligjin per importimin e plehrave? Nese e ka votuar atehere nuk do t’ia merrja shume seriozisht ato qe lexova.

  11. k.Tole says:

    Megjithe ate Z.OKTA ja vlen te jete koke drejtuse ne PD. Ashtu u befte.

  12. tironsi says:

    Kur fillon te vleresoj Bashen ne keto zgjedhje nuk e kaperdij dot kete interviste…nese ka ndonje element te fushates qe nuk duhet ta vleresoj askush, eshte menyra se si vodhi zgjedhjet lulzim basha (ky nuk e meriton ti shkruash as emrin me germa te medha se eshte shtojce e saliut dhe jo emer i pervetshem)!

  13. albani says:

    KRIMINELI do afer kriminele me ata ha me ata pi dhe me ata vrete , te gjithe ata qe quheshin demokrate te vertet o jane vrare ose jane jashte kufijve te shqiperise o jane jashte partise . Ne partin demokratike jane vetem spiunet e sistemit dhe sekretaret e partise komoniste .

  14. orli says:

    Ne nje interviste te kaluar me pelqeu!ne kete e paska katranosur..

  15. Mallakastrioti says:

    Gazi Oketta, ne qe jemi “Popull” nuk i shohim Gjerat, me “Syzet” e Sali Berishes.. Ne i dime dhe i Dallojme gjerat…Mua me Mjafton vetem
    Deklarata e juaj per Shpalljen e Konsullit Grek ne Korce “Non Grata” per te kuptuar Diferencen midis jush dhe Klanit Hajdut te Berishes..Je i Respektuar nga Shqipetaret e thjeshte , qe duan Shqiperine Shqiperi..Dihet qe Saliu, do me mire nje “Bollano” ne Qeverine e tije..dhe jo nje Oketa Shqipetare….

  16. Besa,Canada says:

    Per tipa te vecante,ka nje percaktim ,”jane pa gjak” Tek te tillet futet edhe Oketa.Eshte frikacak.Dreqi e merr vesh grupin e Bamirit. Bamir Topi,per tu rizgjedhur,i ben presion Sales me rrjedhje votash.Kaq,deri ketu. Nuk kane b…… per me tej.

  17. NAIMI says:

    Jo mor djale nuk flitet keshtu se na moret me qafe. Tipa si ty e shkerdhyen Shqiperine deri ne palce. Pse nuk i thoni gjerat ashtu sic jane ? Jo terci e verci ,jo keshtu e ashtu. Hiqeni si moederatore ,por ne te vertete jeni ca infatile qe nuk mund ta imagjinosh. Ju dhe analiste te kallepit tuaj e denigruat kete vend te mjeruar. Me nje fjale populli thote mos u sill verdalle si pordha neper breke. hjt te fala Naimi.

  18. k ndreca says:

    zoti oketa me kete interviste eshte larg asaj qe mendon ne te vertete.menyra se si e shikon 21 janarin dhe votimet e 8 majit
    tregon se eshte nje politikan i debuar nga berisha se sa nje ze
    ndryshe SHKURT NJE VIKTIME E RRADHES QE FLET SIKUR KA HALLATET
    E SALES NE GOJE SI KARAMELE..

  19. inf says:

    Nuk mjafton me kaq po saliu ka dhe dajakun dhe armen po fole shume ai te heq nga detyra po llape shume me shume te dergon per gjah
    kjo eshte metoda e sali romi berrishes .
    ky oketa kshu duket djale i mire por ruan dhe kaptinen se aty kercet eksplozivi non stop kjo eshte qeveria dhe hajduterrija dhe pislleku berrisha 1)2) shnet te gjithve inf.pik.

  20. arsi says:

    Për fatkeqësinë tonë të kahershme dhe përhershme, niveli i lartë i zërit, nga ata prej mitingu, po aq fatkeqësisht, na ka rezultuar më familjar dhe i pranueshëm, se politikën e përceptojmë me pasion prej tifozi dhe me subjektivizëm prej matrapazi.
    Por deklarimi i moralit prej qytetari, shpalosja e bindjeve mirëfilltaz personale dhe të askujt tjetër, qëndrueshmëria dhe konstanca që ruajnë të pacënuar idëntitetin linear të një njeriu si Oketa, që meriton vetëm vlerësim dhe mirënjohje për qënien e tij në poitikë, nuk kanë nevojë as për zë të lartë e aq më pak të çjerrur, por për një refleksion të matur e të heshtur, të udhëhequr vetëm nga arsyeja qytetare.
    Normalisht, vendi i njerëzve të denjë si Oketa duhej të ishte larg pisllëkut të politikës shqiptare, për papajtueshmëri thelbi.
    Por nëse politika e pistë nuk ka nevojë për Oketën e qelibartë, jemi ne shqiptarët që nuk duan të heqin dorë nga e mira, që kemi nevojë për të, që të na ndihmojë të kultivojmë shpresën se jo gjithçka është e humbur pakthyeshmërisht.

  21. KOLA says:

    Shqiperia eshte me ty.

  22. eli-Tiv says:

    ….Oketen e njojta ose me mire e mbaj mend ..kur dilte e fliste me nje leter para …e shante …e c’pifte per ish presidentin z. Alfred Mosiun…E para kerkoi falje publike z.Alfred Mosiu se eshte ne dinjiteti tende si njeri…si politikan bej si te duash…po te jete vota e lire (jo te vidhet)..do te marresh edhe ti vleresimin tend…V.O. Cdo dite qe rri me Saliun e per Saliun eshte per ty nje cmim qe ke per ta paguar…Askush nuk do t’ju fali..

  23. flamurtari says:

    oketa kam pasur respekt per ty po si diket te ka premtuar sala ndonje post qe flet keshtu

  24. Ndoc Sukaj says:

    Njerez inteligjent dhe te paster e jo servile sic eshte z.Oketa e shume te tjere brenda PD nuk i do lidershipi aktual i cili te ardhmen e tij ne pushtet partiak apo qeveritare e shikon tek ngritja lart e duarve dhe gishtave te ,,Kukullave robotike,, te ,,kohes dixhitale,,

  25. Niko Maloku says:

    Z. Oketa! Po te kishit qene pak me te ndershem dhe me atdhetare te gjithe ju rreth Sali Berishes, “AI” nuk do te ishte ky qe eshte sot dhe punet e Shqiperise do te ishin ndryshe. Ju jeni kaq te degraduar sa kini votuar unanimisht ne aktin antikombetar te miratimit te Marreveshjes se Detit me Greqine. Dhe tani jeni kaq te pandershem sa doni te na bindni se Basha e fitoi Tiranen. Me kete moral te kalbur, keshtu do te shkoje Shqiperia edhe nja 100 vjet te tjera. E gezofshi, ju dhe ata qe ju bejne hosana.
    Niko

  26. Kely J.Andress says:

    Edhe Oketa si Bamir Topi eshte.Hajne buke e kos.Jane thjesht njerez te mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje