SHUPLAKA e Topit për qeverinë: Kthen mbrapsht ligjin për importin e plehrave

14 Tetor 2011, 10:10Politika TEMA

Presidenti i Republikës, Bamir Topi vendosi kthimin për rishqyrtim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të ligjit nr. 10 463, datë 22. 09. 2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, duke theksuar se ndërsa ligji është ndërtuar për të minimizuar efektin e plehrave në Shqipëri, flet për importin e mbetjeve. Gjeni më poshtë motivimin e presidentit.

 

“Të nderuar deputetë,

Kushtetuta e Shqipërisë, dokumenti ynë themelor, udhërrëfyes i tërë veprimtarisë sonë shtetërore dhe shoqërore, parashikon si një ndër objektivat socialë të institucioneve shqiptare, synimin për një mjedis të shëndetshëm dhe ekologjikisht të përshtatshëm për brezat e sotëm dhe të ardhshëm. Krijimi dhe ruajtja e një mjedisi të tillë, garantimi i standardeve të zhvilluara mjedisore, shfrytëzimi i burimeve natyrore mbi bazën e parimit të zhvillimit të qëndrueshëm, janë objektiva socialë kushtetues, por edhe detyrim moral ndaj së tashmes dhe së ardhmes sonë të përbashkët.

Mbi këtë motivim kushtetues, shqyrtova me vëmendje ligjin nr. 10 463, datë 22. 09. 2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”. Ligjin e konsideroj si një përpjekje të rëndësishme dhe të domosdoshme për zgjidhjen e një problemi me pasoja për mjedisin dhe shëndetin e njeriut. Një ligj i tillë, por akoma më shumë, zbatimi me korrektësi i rregullimeve dhe detyrimeve që ai vendos, do të garantonin qëllimin për menaxhimin e mbetjeve dhe mbrojtjen e mjedisit në Shqipëri.

Megjithatë, me qëllim që ligji dhe zgjidhjet e ofruara për menaxhimin e mbetjeve në Republikën e Shqipërisë të garantojnë sa më tepër rezultate pozitive, në bazë të nenit 85, paragrafi 1 të Kushtetutës, vendosa të mos e dekretoj, por ta kthej edhe njëherë për rishqyrtim në Kuvend, pasi gjej në të, mospërputhje dhe dispozita jashtë objektit të vetë ligjit. Më konkretisht:

1 – Qëllimi kryesor i ligjit është marrja e masave të nevojshme dhe të domosdoshme për menaxhimin e mbetjeve në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ky është një proces tejet i rëndësishëm, i domosdoshëm dhe në kohën e duhur, pasi mbetjet në Shqipëri, hapësirat që ato kanë zënë, efektet që ato vazhdojnë të sjellin, shpeshherë edhe të parikuperueshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut, duhet të kalojnë nëpërmjet procesit të menaxhimit të përshtatshëm mjedisor të tyre. Ky qëllim është i shprehur qartë në nenin 1 të ligjit, duke përcaktuar se “ky ligj ka për qëllim mbrojtjen e mjedisit, shëndetit të njeriut dhe menaxhimit të duhur mjedisor të mbetjeve nëpërmjet:

a) parandalimit e minimizimit të mbetjeve ose pakësimit të ndikimeve negative nga krijimi dhe menaxhimi i integruar i mbetjeve;

b) përmirësimit të eficensës së përdorimit të tyre;

c) pakësimit të ndikimeve negative të përgjithshme nga përdorimi i burimeve.”

I tërë ligji, më pas, përshkohet nga rregullat dhe procedurat për kryerjen e këtij procesi menaxhimi; por, parashikimi i nenit 49, për importin e mbetjeve në Republikën e Shqipërisë, vlerësoj se del jashtë qëllimit të ligjit. Në një kohë kur i tërë ligji i është dedikuar marrjes së masave dhe kryerjes së procedurave për menaxhimin mjedisor të mbetjeve në Shqipëri, si një problem i rëndë dhe ende i pazgjidhur i mjedisit shqiptar sot, krijimi i mundësive për import të mbetjeve të vendeve të tjera, duket se bie ndesh me qëllimin e deklaruar për “minimizimin e mbetjeve ose pakësimit të ndikimeve negative nga krijimi dhe menaxhimi i integruar i mbetjeve”, apo “pakësimit të ndikimeve negative të përgjithshme nga përdorimi i burimeve”.

2 – Gjithashtu, neni 2, pika 1 e ligjit përcakton objektin e ligjit, duke parashikuar se dispozitat e tij zbatohen për menaxhimin e mbetjeve në territorin e Republikës së Shqipërisë. Gjykoj se kjo dispozitë ka parasysh se në territorin e Republikës së Shqipërisë do të menaxhohen mbetjet që vijnë nga burime brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Meqenëse, neni 49 i ligjit, bën fjalë për importin e mbetjeve në Shqipëri, atëherë, vlerësoj se neni 49 vjen në kundërshtim edhe me objektin e ligjit, të shprehur në dispozitën parimore të tij, neni 2, pika 1.

3 – Po kështu, neni 2, pika 2 e ligjit parashikon se “ligji përcakton rregullat e përgjithshme për menaxhimin e integruar të mbetjeve, përfshirë parandalimin ose pakësimin e ndikimeve negative nga krijimi dhe menaxhimi i tyre, përmes pakësimit të përdorimit të burimeve”. E konsideroj se një dispozitë e tillë është në përputhje me objektivin e krijimit të një mjedisi sa më të shëndetshëm; por, neni 49 i ligjit, duke parashikuar dhe lejuar importin e mbetjeve në territorin e Republikës së Shqipërisë jo vetëm që nuk ndihmon në arritjen e këtij qëllimi, pra në parandalimin ose pakësimin e ndikimeve negative nga krijimi i mbetjeve, por ai shton edhe përdorimin e burimeve të mbetjeve. Kjo bën që dy dispozitat të bien në kundërshtim me njëra – tjetrën dhe neni 49, gjithashtu, të kufizojë mundësinë e arritjes së objektivit kushtetues për një mjedis të shëndetshëm.

 

Të nderuar deputetë,

Kthimi i këtij ligji për t’iu nënshtruar edhe njëherë shqyrtimit tuaj, synon realizimin sa më të mirë të qëllimit për të cilin është miratuar nga ana juaj, menaxhimin e mbetjeve në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njeriut. Mbetem i mendimit se ligji ka nevojë për përmirësime në drejtimet e mësipërme, por gjykoj se çdo variant i ofruar duhet të jetë në pajtim me objektivat socialë që Kushtetuta ka vendosur, që institucionet dhe shoqëria shqiptare duhet të kenë në raport me jetën tonë dhe brezat e ardhshëm.

Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj,

Me respekt,

Presidenti i Republikës

Bamir Topi”

 

 

43 komente në “SHUPLAKA e Topit për qeverinë: Kthen mbrapsht ligjin për importin e plehrave”

  1. Kirurgu Zemerluan says:

    bravo Topi

    1. Eltoni USA says:

      Topi dhe Berisha po peshkojne elektoratin e Majte dhe ate te lekundur.
      Ai e di qe ligjet kalojne edhe pa firmen e tij pas 2 kthimeve.
      Topi ben lojen e Berishes se po afrojne zgjedhjet. Keshtu bente edhe Meta kur shante Berishen dhe pastj u be zv/Kryeminister.
      Po bien peshqit ne grep, sa keq!

      1. Aqifi says:

        Bamke Topellari mire ben qe merret me kete ligj sepse edhe ai vete eshte nje cope plehre qe do te menaxhohet nga Berisha ne menyre te integruar ne korrik 2012…

  2. Frank says:

    BRAVO ! E bere sic duhet ! Te pakten kemi President ne Shqiperi !

    1. Tirona_ime says:

      te lumte topi o bamir.Tashti i fute rronjet tek ne si popull.Leke ke,kurajo ke,nevoje per zagare politike nuk ke,,,,,,Na shifni dhe ne ,,,popllin,kai here,majtas djathtas.Dum drejtesi dhe kaq,por i majte apo i djathte,ska problem.Ne cdo shtet ka kshu problemesh.I gjithe problemi eshte te ecim para.Ju falimnerit qe i tregove venin plerave komuniste,PD PS.Thanx MR TOPI

    2. iliri says:

      SHERBIM TE MADH I BERE KOMBIT! BRAVO JE PATRIOT!

  3. Avokati i Berishes says:

    Jam dakort me topin qe ligji asht i magte . POR TOPI TASH E BAN PER HAKMARRJE POR NUK I BAN GJA BERISHES . PO TE ISHTE KEN PARA NJI VITI TOPI E KISH MBYLL NJI SY DHE E KISH MIRATU.
    bEISHA JA HELLE EDHE TOPIT SIKUR JA KA HELLE EDHE RAMES. tOPI ASHT VONU SHUME VETEM TASH PO BAN PRESIDENTIN POR PER INTERESA PERSONALE JO KOMTARE.

    1. i says:

      o avokati, kushdoqofte arsye pse e beri topi kete, shqiperise i ben mire, prandaj mos u merr me topin po merru me veprimin e tij qe eshte gje e mire

    2. Argita_B says:

      Po te kishte Lirja dy tope, do ta kishte emrin Sali e do ishte ktyeministre…
      Topi ka ber nje xhest qytetar, qe duhet lavderuar per kurajon e tij pasi jane te pakte ata funksionare te larte apo jo te shtetit shqiptar qe arrijne te marrin vendime ne interes te popullit.
      Mos harrojme qe ne loje jane dhjetra miliona euro, qe mbrapa eshte mafia italiane, pra luhen shume prapaskena te cilat pak njerez jane ne dijeni.
      Te urojme qe vendime te tilla te jene me te shpeshta ne politiken shqiptare, pasi shkojne ne sensin e mbrotjes se interesave te popullit shqiptar.

    3. julian says:

      Po pse mor “avokat’ ty nuk te intereson shendeti i yt dhe i familhes tende???????????????????????????????????????????
      Po me te “hedhme” do me e cue Skipnine ne Europe????????????????

    4. Dean says:

      BARBAR???!,nuk te kerkoje kush mendim ty.
      Ti je gjo e TRASHE,nuk ke te drejte me dhene mendime.

    5. anticensurë says:

      avokato
      “kur zihen dy persona fiton i treti”!
      shpresoj që i TRETI të jemi ne POPULLI!SHQIPËRIA!
      e bën për inat a për leverdi personale,parti e re në të ardhmen!
      nuk ka shumë rëndësi!e rëndësishme është bllokimi!
      falë informatikës ne e dimë shumë mirë kush është topi!me një klik të mausit mund të shohësh tërë veprimtarinë e topit!të mirat dhe të këqijat e tij!shpresoj që ai të ketë filluar të lajë borxhet që i ka popullit dhe shtetit shqiptar!shpresoj që ai të fillojë të largojë nga vetja pisllëkun me të cilin është mveshur gjatë këtyre 2 dekadave!
      për të bërë diçka të mirë dhe për të pastruar mëkatet,asnjëherë nuk është vonë!

  4. yp xhixhi says:

    po shyqyr o bame qe u zgjove se u helmose duke ngrene kafshata te hidhura. tani pytja esht a ke tope te rrezosh sulen brenda partis??

  5. Avokati i Sali Berishes says:

    jO TOPI TASH TEPER VONE E VETEM PER INTERESA PERSONALE.nUK I BAN GJA BERISHES EDHE ME KTO MANOVRA.DO PERFUNDOSH SI RAMA NE OPOZITE.

  6. BARO CORROGJAFI says:

    SOT DEGJONI BRESHERITE E SKUADRES SE QEVERISE KUNDER PRESIDENTIT TOPI. TANI BERISHA PO PERGATIT SKUADREN E SULMIT. BRQVO TOPI! VETEM KUJDES : AI TA BEN FYTYREN TE ZEZE SI KEPUCA !

  7. Shpatar says:

    Astrologjia ka bere nje parashikim per gjithe boten si dhe per Shqiperine.Viti 2012 do te jete percaktues per shume ceshte qe jane perfolur shume se cfare do te ndodhi(Apokalipsi).Nuk dua te jape tone dekojaruse per cka po vjen ne teresi por do mbetem tek te dhenat mbi Shqiperine.Ne nuk rrezikoheni nga katastrofat natyrore se keto deme po i kalojme nga Donkishoti Sali.Ky eshte nje privilegj qe na i bene Zoti.Por kemi nje shprese qe te jemi me te privilegjuarit.Kete e ka ne dore Z.Bamir Topi.Nje levizje e zgjuar, qe do mbetet ne historin moderne te Shqiperise, ne do te shpetojme nga te gjitha fatkeqsite e do te mbijotojme edhe mbas Apokalipsit.Pra durim dhe mos u allakatuni te harxhoni energjite se do te na duhen gjate katastrofes natyrore.

  8. irena says:

    BRAVO BRAVO BRAVO BRAVO BRAVO BRAVO BRAVO BRAVO BRAVO BRAVO BRAVO
    Shpresojme shume tek ju zoti President, uroj me zemer te keni me shume zemer per shqiptaret dhe tua tregoni rrugen e vertete politikaneve.
    Juve jeni shpresa e shqiptarise.
    Ju falenderojme shume per mundesine qe u jepni femijeve tane, qe te kene me shuem shpresa per vendin e tyre.

  9. tironsi vjeter says:

    Bravooooooooooooooooooooooooo TOPI

  10. stalinsali says:

    Ouu, ja bere dhe ti njehere “perc” ! Eee, po “perc!” se per “bam!” nuk te kemi me duket.

  11. Brisida says:

    Bravoooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooo

  12. DJ Achmed I kil you says:

    ec Bame bravo edhe ty e bone BUM i here se kishe ngel tu honger fara para presidences—

  13. Leone-53 says:

    Keni bere detyrimin si qytetar i Rep. se Shqiperise e asgje tjeter z. President! PLEHRAT e Camorres napoletane nuk i “pranon” veriu i Italise d.m.th. vet populli Italian, ndersa Berisha dhe vegla e tij “e bindur” PD u hap dyert pa medyshje (sigurisht keto ko pa fitime)!.. Ne nje debat televiziv ketu ne Itali, governatori i regione Veneto Luca Zaja ( reth 4,5 milion) me governatore Campagno (reth 6 milion) Caldoro, qe te dy pjestar te maxhorances aktuale Italiane si pergjigje bashkbisedusit Caldoro, Zaia do ti pergjigjej: Populli Venet nuk mund mund te pranoj “PLEHRAT” e napoletaneve qe i hedhin qeskat e plehrave nga dritarja e shtepise!!.. Dua te shtoj ketu se nuk eshte fjala per plehra te tilla qe Camorra e rrezikeshme napoletane mund “te postoj” ne drejtim te Shqiperise, por mbetje te rrezikeshme per shendetin e popullit tone!.. FALEMINDERIT z. President!!.. Milano.

  14. Eri says:

    Ju lumte z. President, kjo eshte shenje e madhe patriotizmi.

  15. i drejti says:

    me ne fund e zbrazi – topin – njeher topin.

  16. jurgeni says:

    z.Kryeminister beri nje autogol tjeter ne porten e tij. ZPresident u tregua me te vertete nje qytetar shqiptar qe punon per te miren e shqiperise. Kush ja ka fajin kete radhe kryeministrit tone , fajin ja ka majlinda bregu qe e keshilloi aq keq per kete ligj duke futr ne mes interesat e saj.

  17. suzana says:

    Nuk po marr vesh gje, IMPORTI I PLEHRAVE, po a nuk ka Shqiperia plehra sa te duash, duhet edhe te importohen, per qfare plehrash eshte fjala ketu??/nuk kam degjuar nje vend importon plehra, po te kishit mundesi ti exportoni plehrat qe po e qelbin ate vend, duke filluar nga kryeministri e me tutje, qfare behet ne ate vend!!!!

  18. Landi- Sverige says:

    Perse bravo? Kreu detyren si Qytetari i Pare i Republikes se Shqiperise. Ne Shqiperi duket cudi qe nje person te zbatoje detyrat sipas ligjeve te kushtetutes dhe normale qe nje person te veproje si mafjoz.

  19. qytetari says:

    Bravo President. Mbro vendin e femijeve te tu nga plehrat.

  20. Elton says:

    Faleminderit zoti president

  21. qytetari G says:

    Bravo ZOTI President. Ruaj te paster vendin e femijeve tone dhe te tu. Fld.

  22. hakmarja e popullit mbi ty says:

    SHYQYR QE U BERE NJEHARE BURE ,PO JO VETEM ME KAQ

  23. ak says:

    Faleminderit z TOPI qe evituat qe ne te kthehemi ne koshin e mbeturinave te europes…..

  24. butroja says:

    shume mire president,por te jesh i sigurt se ky bairaktari qe drejton qeverin do ta coi ne vend planin e tij qe ta ketheishqiperine ne kosh plehrash. une do te kerkoi nga ju qe ti dritoheni gjithe shqiptarve qe te dalim ne rruge ,pa dallime politike,dhe ti themi ndal ketij sharlatani te papar. zoti topi ngrijuni ne lartesin qe ju jep kushtetuta dhe qe jua kerkon koha, o sot o kurre qe te ngrihet ky komb ne kembe pasi keto lapanjoz duan ta terheqin zvarr.

  25. Tani është koha që të eksportojmë ndonjë pleh edhe ne. Nëse nuk kemi plehra shume se edhe ashtu arnohemi çdo dit, kemi tepricë politikanë plehra që fare pa pagesë do i kishim dhënë cilitdo vend që do të shprehte gatishmërinë që ti merrte.

  26. dendy says:

    Faleminderit Z,President.Turp dhe pafytyresi nuk ka ai qe e kerkoi kete ligj por kjo e mjere Opozite qe nuk tha dhe vetem nje kundershtim me aksione te ndryshme qytetare per te mbrojtur mjedisin e tokes tone Shqiperi .Kam vite qe jetoj ne Milano dhe nuk kam degjuar qe nje grup personash te quajtur parlamentare te gucojne te bejne dhe miratojne ligje me interes kombetar vetem me kartonat e tyre .Mos harroni vetem pak muaj me pare Berluskonit me nje referendum popullor i rrezuan 4 ligje te nje rendesie kombetare po ai popull qe e voton per politike e rrezon ne ceshtje te larta qe kane lidhje me mjedisin, shendetin, arsimin, energjine etj …Pra ne kemi nevoje te marrim pjese edhe si qytetare ne politike berjen e vendit me referendume te tilla qe te zgjedhe vete populli te miren apo te keqen sipas mendimit te shumices popullore jo kartonare te nje parlamenti pacamurr si ky i joni .

  27. beso says:

    mire shuplaka qe eshte shenje e mire,po ndonje grusht nuk ke?Vari leshte,le ta quajne edhe grushte shteti,po jepja njehere se e ka hallall!

  28. shqiponja says:

    Bravo Topi! Kohet e fundit ke dhene ca shenja te mira qe tregojne se je njeri me integritet. Vazhdo keshtu se i ke njerezit mbrapa pavaresisht nga bindjet e tyre. Jemi popull i zhuritur te shohim ne krye njerez te ndershem, te ekuilibruar e qe kane ne konsiderate interesat e popullit!!!
    Urime per kthesen dhe vazhdo rrugen qe ke nisur!!

  29. tomori beratit says:

    Hallall Topi qe nuk iu bere sales çer

  30. Ylli says:

    brrrrrraaaaaavvvvo ZOTRI PRESIDENT JU Lumte

  31. bobi says:

    Bravo zoti Topi i tregove halabakve e sorrogateve si Sali Berisha e qenve t vete se shqiptaret e kan nje dinjitet dhe nuk mund ti shkelesh me kemb sa here te duash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje