Ultimatumi i Sekuit: Presim rezultate nga politika deri në dhjetor

17 Tetor 2011, 11:20Politika TEMA

Bashkimi Europian tashmë është lodhur me situatën dhe ngërçin politik që ekziston në Shqipëri prej më shumë se dy vjetësh. Kjo është pohuar në mënyrë indirekte edhe nga ana e ambasadorit të BE-së në Tiranë, Etore Sekui, që në mënyrë ultimative ka kërkuar dialog dhe rezultate nga politika shqiptare, deri në dhjetor.

“Presim rezultate nga politika shqiptare deri në dhjetor. Në dhjetor do të flasim pastaj për rezultatet e arritura nga Shqipëria”, ka thënë Sekui nga Shkoda.

Ai ka folur edhe për debatin e fundit Topi-Topalli, duke thënë se, “gjuha ime e preferuar është ajo e bashkimit. Duhet të flitet gjuha e bashkëpunimit, jo ajo e përçarjes”.

12 komente në “Ultimatumi i Sekuit: Presim rezultate nga politika deri në dhjetor”

  1. Diplomati says:

    Pershendetje o Zoti Ambasador,

    Edhe une si Ju jame diplomuar dhe e di mire c’ka persjell dhe si punon nje Diplomat. Diplomacia eshte e tille qe me ate c’ka thua le rruge dhe hapsira per interpretime, pra flet ne menyre te moderuar dhe te ndermjetme. Vertet e dime qe nje diplomat eshte njeri qe do te ruaje dhe coje perpara miqesine dhe bashkepunimin e dy vendeve, atij qe perfaqson dhe atij ku eshte me minision, psejo dhe me gjere.
    Por Zoti Ambasador ne Shqiperine time te dashur diplomacia nuk “ha buke”. Shqiptareve e mira e te mirave eshte t’ju flasesh hapur dhe drejtperdrejt. E them kete sepse i njof mire bashkeatdhetaret e mi, e njof mire mendesine e tyre.
    Prej kohesh, cdokush prej nesh eshte deshmitar i polemikave dhe problemeve qe kane ardhur nga politikanet tane. Prej kohesh perfaqsuesit e vendeve te BE por dhe SHBA-ve jane bere ne nje fare menyre ndermjetes per zgjidhjen e problemeve qe ndodhin tek ne, per faj te politikes. Edhe pse shume Shqiptare fajin e vene tek te huajt, une sjam i atij mendimi. Ju keni bere punen tuaj, por dhe ne nje fare menyre keni luajtur rolin e mikut, ndermjetesit dhe paqedashesit.
    Kjo dashamiresi dhe urtesi e treguar nga ana juaj por dhe e kolegeve tuaj, aktual apo te shkuar, ju ka hapur syt politikaneve tane qe fjalet tuaja i interpretojne sipas deshires se tyre. Rastet e tilla jane te shumta dhe te llojeve te ndryshme. I fundit dhe me i fresketi eshte interpretimi qe ju be Progres Raportit nga ana e qeverise. Vec nje i shurdhet ose i marre nuk do e kuptonte mesazhin tuaj dhe ate cka ne ato 80 faqe shkruhej.
    E dime mire qe faji eshte i politikes tone, majtas e djathtas. Por si nuk doli njeri t’i thote z.Kryeminister,: O z.Kryeminister nga 12 pika qe ju jane lene detyre skeni plotesuar asnje. Opozita ka faje plot, sa te doni, por korrupsionin, sis e drejtesis, emerimet ne administrate etj etj i ka ne dore qeveria.
    Dilni e thoni o z.Ambasador, dilni e vini gishtin mbi fajtoret real te kesaj politike gjakpirese qe dita dites po i fundos shqiptaret. Dilni e thoni mjaft me, mjaft me lojra femijesh “e kam une apo e ke ti”.

    MJAFT ME DIPLOMACINE E BUTE….NUK HA BUKE NE SHQIPERI…

  2. Neorealizmi says:

    Shume “ashper” foli. Ju dha dhe dy muaj jete bizantineve shqiptare te mendojne mashtrimin e radhes.

    1. Albann says:

      hahahaha….popas dy muajve c do behet …do vere kushte per 6 muaj….po pastaj? Pastaj vijne zgjedhjet….do perveshin menget gjoja do mbrojne voten dhe do shqyejne syte kur ristanet tu japin fitoren ne tavoline berishianeve.Vertet rende foli…

  3. fule says:

    Po ne te kundert cfare?

    Hajde se ju fetojne perseri te zyra e kryetarit te ri te bashkise dhe ju kthehet mendja perseri.

  4. GJERGJI says:

    Me Shqiperine po tallet BE,e te tjere,ndersa OSBE,duhej te ishte larguar nga ky vend(si eshte e mundur qe ka 20 vjet qe kjo OSBE,nuk ka bere njehere te vetme zgjedhje te regullta dhe qendron sot dhe ka kurajon te jape perseri leksione?Perse asnjehere nuk ka mare para sysh interesat e popullit Shqiptar dhe te anallonte zgjedhjet kur ato jane bere gjithmone te pa regullta?Interesat e kujt mbron ky institucion nderkombetar?)
    Ndersa BE,po te ishte ne pozita normale me kete popull do urdheronte qe nga viti 2009:”ZGJEGJE TE REJA,ZGJEDHJE TE REGULLTA” Ndyshe asnje ndihme qeverise hajdute,kriminele,te Sali berishes.Pra Keto institucine e kane krijuar gjendjen gati shperthyse ne Shqiperi.Ndoshta kjo eshte deshira e tyre.Shpesh po thone qe populli te mare fatet e veta ne dore,se keta politikane te majte e te djathte,nuk jane per ti sherbyer atij.

  5. i drejti says:

    here ju se po mereni shume me ate psikopatin-po e lodhni dhe popullin shume-verjani kufirin te thana zagarit-e shpetojeni kete popull-nga kjo mazhorance e qelbur-beni zgjedhjet e parakohshme dhe shpetoni dhe ju dhe ne – zgjedhjet te organizohen nga ju se rames ja mori doren ai ja vjedh dite me diell e ne syt tane e botes anembane dhe ne syte tuaj se per pak harrova.mos prisni qe gomari te mesoj revanin ne pleqeri.

  6. xhaxhi tori says:

    Po pastaj ça do behet Tori?

  7. Andreas says:

    Perkufizimi i ultimatumit qenka relativizuar shume. Ky i ngjan me shume nje “qello edhe nje here pa ta shikosh” se sa nja ultimatumi.

  8. labi-vl says:

    Prisni ju te BE, se NE si kombe nuk presim nonje kush e di se cfare se jemi meuar me ipokrizit e politikanve dhe diplomatve si te brendeshem dhe te jashtem . DHe ju mire bene qe flisni se kohe te veshtira ne ekonomi do bere nonje shitje llafesh .se ne mbnetem ne klase po te degjojm dhe ironit e drejtorit.

  9. Stef Staku says:

    ANALIZE : Z. Sekui je me te vertete i madh. Nuk mundem me thane se jeni i kalibrite te z. Berluska por nje nxenes i mire i tij pa diskutim qe jeni.
    Te shoh pak te zemruar ( incazato ) me politikanet e Tiranes e keshtu qe u ke dhene ultimatum deri ne dhjetor. Je fantastik !!!
    Ultimatumi i Juaj z. Sekui ka vlere deri me dt. 20.dhjetor. 2011 ne dime fare mire se me kete date Ju ktheheni prane shtepise suaj ne Itali per te festuar festat e gjata te fundit te vitit. Normalisht mund te ktheheni ne Tirane pas dates 25.janar.2012.
    Natyrshem pas gjithe asaj vere e festash ” Bunga Bunga ” qe do kaloni ne Itali keni per ti harru keto qe po tho i tashti ne tetor.2011. Pikrisht per kete ju admiroj pasi keni te njejtin stil rrenash sikurse Berluska i cili tjeter thote e tjeter ben. Kur e xane tuj rrejte fillon e karrzon barceleta.
    Shkodranet jane te famshem per barceleta e une kam nje ide se sikur te behej nje gare per barceleta ne Shkoder Berluska do zinte nje nga tre vendet e para. Per ju s’ ju a di aftesite pasi deri tani kam verejtur se dini vetem te rreni, prej jush nuk kam ndi ala nje barcelete.

  10. arbeni nga tepelena says:

    e kesaj i thon prit gomar te mbij bar.

  11. sherifi says:

    Po flisni me shkoqur z. ambasador, kush e ka fajin ne kte vend ? europa la per tu zgjidhur 12 prioritete dhe nuk u realizua as nje, mos vall e ka fajin opozita? ju bet thirrje qe opozita te shkoi ne parlament dhe ajo shkoi,po kush e pyet opoziten ne parlamentin tone apo tua nxin fytyren dhe tua bein si kepuca? opozita e ofroi paktin e saj me 10 pika per bashkepunim dhe ju e mirepritet si nderkombetare,por cfar tha sala ? saliu tani po thote qe ata europin qe mbeshtesin ramen nuk e duan shqiperin. ju lutem mund te na shpegoni cfare mund te beje opozita ? per mendimin tim ne ate gjendje qe eshte sot shiperia me sali,ilir,xhozefina e tje duhet vetem nje kryengritje mbare popullore dhe jo protesta paqesore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje