Emiri i Katarit për pak digjet në Maqedoni, para vizitës në Tiranë

18 Tetor 2011, 10:49Rajoni TEMA

Hoteli “Aleksandar Palace” mbrëmë është përfshirë nga zjarri në pjesën e kulmit, që ka shkaktuar një panikë tek delegacioni i lartë i Katarit i udhëhequr nga emiri Al Tani, i cili sot pritet të vizitojë Tiranën.

Zjarri ka  shpërthyer para darkës solemne të organizuar në këtë hotel ku ishte i pranishëm edhe presidenti Gjorgje Ivanov dhe më pas me vonesë edhe kryeministri Nikolla Gruevski.

Deri tek zjarri ka pasuar pas një elektrizimi të dritave që shkaktuan zjarrin, me ç`rast delegacioni i Katarit dhe sigurimi i emirit Sheik Hamad bin Kalifa Al Tani ka reaguar dhe ka ndjekur nga afër incidentin.

Pas 20 minutave zjarri është shuar me intervenimin e një ekipi zjarrfikësish. Pjesëmarrësit kanë theksuar se mysafirët kanë qenë në panikë dhe të shqetësuar nga ngjarja, ndërsa tek emiri Al Tani është shprehur edhe nervozizëm.

Nga drejtoria e hotelit “Aleksandar Palace” përmes një komunikate janë njoftuar mediat se nuk ka pasur zjarrë, përveç se djegies së një llambe në korridorin e hotelit, ndërsa zjarrëfikësit ishin thirrur për shkaqe sigurie.

Edhe përkundër zjarrit, delegacioni i Katarit i përbërë prej 100 veta, përfshirë 12 ministrave natën e ka kaluar në hotelin e lartpërmendur, që është një nga më ekskluzivët në Shkup. Emiri i Katarit për herë të parë po qëndron për vizitë dyditore në Maqedoni. Gjatë vizitës së tij dje u nënshkruan marrëveshje në fushën e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar dhe mundësinë e tërheqjes së investimeve të Katarit në Maqedoni. Emiri Al Tani gjithashtu u dekorua nga presidenti Ivanov me dekoratën e lartë shtetëror “8 Shtatori” në shenjë mirënjohje për angazhimin e tij për paqen. (INA)

 

 

 

6 komente në “Emiri i Katarit për pak digjet në Maqedoni, para vizitës në Tiranë”

  1. shpulla § says:

    mos hajde ne tirane se nuk ka zjarrefikse por vetem zjarrevenes. ahahaa

  2. anarkia-89 says:

    Jozefina i shkruan lajmet ktu?
    Merrni një redaktor në punë.

  3. DJ Achmed i kil you says:

    Emiri i Katarit dhe mbreti i Jordanise jane figurat me respektuara ne Lindjen e Mesme———njerez te mencur paqedashes dhe bujare.

    1. sali arrori says:

      me i respektuar se saliu yne?s’e besoj.

  4. skener palla says:

    ne Tirane do digjesh “For Good” po ruaj kuleten a bythzi..te lezecem jane keta jevgjit bullgare te maqedonise ..cdo gjeje i kane vene emrin aleksander…se clidhje ka Aleksandri me sllavet asnje nuk e merr vesh

    1. Kalorsi i zi says:

      Po perse nuk e veme ne o skener palla kush na pengon £? po ne po vejme Haxhi Qamilin, ose ket kuvajtjanin eshte me i forte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje