Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale pranë Këshillit të Europës ka përgatitur një rezolutë për zgjedhjet lokale në Shqipëri, ku u bëhet thirrjeve palëve politike që të nisin dialogun e bashkëpunimin për reformën zgjedhore. Kongresi kishte dërguar në Tiranë një grup për të monitoruar zgjedhjet dhe rezoluta përmban përfundime nga ky vëzhgim. Në raport thuhet se zgjedhjet ishin transparente, por të tensionuara, me përjashtim të Tiranës, që cilësohet një histori tjetër.
“Rezultatet paraprake për zgjedhjet për kryebashkiak në Tiranë, të ofruara nga KQZ për misionin vëzhgues të ODIHR, i jepnin Edi Ramës një avantazh me 10 vota në krahasim me Lulzim Bashën. Pas kësaj, Partia Demokratike, ende pa u shpallur deklarimi zyrtar i rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kërkoi një rinumërim specifik që të merrte në konsideratë votat e vlefshme të hedhura në kutitë e gabuara. Tensionet shpërthyen pasi KQZ vendosi të pranonte këtë kërkesë. Çështja kryesore që ngriti shqetësim ishte metoda e rinumërimit. Siç thuhet në raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR, në fakt anëtarët e shumicës në KQZ vendosën të numërojnë disa, jo të gjitha, nga votat e hedhura gabim, në mënyrë jo- konsensuale, pasi rezultatet paraprake ishin bërë të ditura dhe pa marrë një vendim që mund të ankimohej në Kolegjin Zgjedhor, duke krijuar perceptimin se po vepronin në favor të qeverisë. Në këtë mënyrë KQZ minoi besimin se mund të vepronte si një trupë e pavarur dhe e paanshme,” theksohet në raport.
Në raport thuhet se tensioni në Tiranë bëri që presidenti i Komisionit Europian të anulojë vizitën e tij në Shqipëri. Sipas raportit, zgjedhjet e lira janë një element i rëndësishëm për të marrë në konsideratë statusin kandidat të Shqipërisë.
Kongresi sugjeron se për përmirësimin e zgjedhjeve në Shqipëri duhet të merret në konsideratë mendimi i Komisionit të Venecias dhe Komisionerit për të Drejtat e Njeriut, dy trupa që funksionojnë pranë Këshillit të Europës.
Eshte e vertete qe ne Tirane zgjedhjet u ben qesharake, per kete deshimtare ishin thuajse te gjithe.
Ajo qe mediat “harruan” te pasqyrojne ne menyre transparente sihte fakti se ne pjesen tjeter te Shqiperise votimi shkoj ne rregull dhe me shume pak incidente.
Pra u harruan qindra komisionere te cilet punuan dite e nate qe zgjedhjet te zhvillohen ne menyre trasparente dhe çdo gje u fokalizua ne Tirane!
Kjo jo vetem qe denigroi punen e bere nga ata simpatizante apo komisionere ne qendrat e votimit, po kontriboi gjithashtu qe te pasqyronte nje imazh negativ te Shqiperise ne bote.
O Argita, salibaneve nuk ja “ndjente” shume per pjesen tjeter te Shqiperise, por sikur t’ua “ndjente” e kishin gjetur marifetin. Duhet te jesh totalisht naiv te besosh perralla te tilla. Kur zgjedhjet manipulohen ne Tirane, diten per diell, nen vezhgimin e Arvizut, Sequit, dhjetera televizioneve qe transmetojne live dhe qindra vezhguesve te huaj dhe shqiptare, kush e beson se ne komunat e Thethit, Kalase se Dodes apo Martaneshit do te behet votim i ndershem. Salibanet ne keto zgjedhje testuan opinionin publik shqiptar dhe te huaj. Nuk pati asnje reagim, madje deputetet e PS-se hyri ne parlament si cjepet tek kasapi. Tani salibanet i kane duart e lira per 2013…
aqif bravo respekte tamam e ke gjetur !!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Ate qe i ka bere e po i ben Berisha Shqiperise ska pasur e sdo kete njeri tja beje.
sesht as gje e re kete dhe ai i verberi qe esht gjyna te thuash se esht fatkeqesi e beson dhe pse se shef dot dhe te tjeret kan qen deshmintar i madh dhe i vogel i huaj dhe i vendit ambasador e ku di un po thoni si do vashdoni a e meriton nje njerii qe vjedh vret pret shet vendin te rrij ne krye dhe ne qoftese ka drejtesi te veproj sa sesht von sbehet fjalet e teperta jan fukarallek thot populli
Bukur, shume bukur, me ne fund Evropa po e thote cope qe zgjedhjet ne Tirane u VODHEN diten per diell! Kurse ne pjesen tjeter te vendit, zgjedhjet ishin pergjithsisht te mira.
Pikerisht ate po themi edhe ne, qe vetem Tirana u masakrua nga saliu me lulen; por kjo ndikoi shume keq ne politiken e vendit – me humbjen edhe te Tiranes, do te kishte qene krejt e qarte qe saliu e ka humbe krejtesisht mbeshtetjen e popullit dhe ka shume mundesi qe do te ishte i detyruar te pranonte zgjedhje te parakoheshme.
Cfare KUPTOJNE ME FJALEN “TRANSPARENTE” keta europianet???Te jesh transparent,nuk do te thote se je i ndershem,i drejte,ligjor etj!!!Edhe krimineli,hajduti apo perdhunuesi mund te jete transparente ne krimin ,qe ben,por ama ben KRIM!!!Sali Berisha i VODHI ZGJEDHJET HAPUR NE SYTE E TE GJITHE BOTES,QE I NDIQNIN ZGJEDHJET LIVE NE TV,NE PRANI TE AMBASADOREVE TE SHBA-se,KE-se,BE-se,HOLANDES,DANIMARKES,etj,dhe me PATURPESINE ME TE MADHE NXORRI RREGULLA TE TJERA,JO ATO QE PARASHIKON LIGJI!!AQ ME TEPER FUTI FLETE VOTIMI FALLCO,NEPER KUTITE E VOTIMIT,KU I VERTETOI FAKTI,QE KUTITE ISHIN TE SHQYERA,VULAT TE NDRYSHUARA,FLETET E QENDRAVE TE NDRYSHME NDODHESHIN JO ATJE KU DUHEJ et,!!!Ne se ketyre FAKTEVE EUROPIANET NUK I QUAJNE FALLCIFIKIM DHE VJEDHJE,atehere cfare i quajne????TURPI I MBULOFTE!!!
Nxenes Edi
Zysh me leje, zysh me leje! Saliu m’i vodhi lapsat!
Nxenes Saliu
Jo zyshe, qafsha plaken un i gjeta ne tok!
Mesuese Arvizuja
Shoku drejtor me leje! Keta kolopuçat po zihen!
Drejtor Fyleja
E mir s’ka gje se femije jane! Mos e beni me!
hahahahahahahahahaha
Hiç po Habili vdiq! Po Tirana eshte gjysma e Shqiperise …
Nje gje te bene pertypje pse nuk e thone shkoqur keta nderkombetaret por e zbukuroin pakez? zgjedhjet u vodhen ne tavolin dhe kjo u pa nga te gjithe, por keta e zbukuroin pakes raporti deri ne ate mase sa edhe ai qe vodhi zgjedhjet thote qe raporti ja hedh fajin opozites. pse mos te thuhet ne raport; 1- me votat e hedhura ne kutit e gabuara u shkel kodi. por thone nuk eshte i qarte ligji per keto vota. 2-vendimet qe merte komisioni qendror ishin te gabuara se ishin politike. 3- vendimet qe meri kolegi zgjedhor po ashtu ishin ne kundershtim me ligji. po dhone mund te ishte ashtu po keshtu.
hallall sale.o shqiptare mos prisni qe europa te bej opoziten? me perjashtim te TIRANES:::: po ku ishin trasparente ne VUCIDOL? PO FOLI EUROPA ME TRASPARENCE NE SHQIPERI PLAS LUFTA, BRAVO EDO; VASHDO ME EDITORIALE.
Ok ne pjesen tjeter te Shqiperis (vec Tiranes) konsiderohen te rrregullta deri ne momentin e numerimit. Po pas numerimit per anetarte e keshillave kush i ben vleresimet? Qeveria po blene keshiltaret e majte duke ju ofruar poste apo pasuri vetem e vetem te tregoj se zgjedhjet vendore i ka fituar AI (Sali Berisha), dhe njekohesishte te blokoj aktivitetet e Bashkive dhe komunave ku fituesit per Kryetar jane te coalicionit te Majt.
Ci thoni ju kesas? Kush i kontrollon dhe kush i bene vleresimet pas votimeve?
Vetem ne qe ikonstatojme dhe asgje tjeter. “ata (Qeveria) kane edhe gurin edhe arren”.
Keshilli i Evropes,pergjegjesi kryesor per gjendjen ne Shqiperi dhe Kosove.Ne Shqiperi po ben eksperimentin e Tomit e Xherit ose te qingjit e ujkut,krokodilit e antilopes etj.Suksesi eshte i madh dhe sekret.