Të martën në mbrëmje, ndërsa kandidatët republikanë në Nevada po debatonin për çështje të tilla amerikane si depozitimi i mbetjeve bërthamore dhe statusi i emigrantit për kopshtarin e Mit Romnit, juristët amerikanë dhe britanikë po merreshin me një çështje shumë më thelbësore.
Tamam- tamam bëhet fjalë se çfarë po mendonte se po bënte Tomas Xheferson.
Pak sfond: gjatë verës së nxehtë dhe zagushisë së vitit 1776, anëtarët e Kongresit Kontinental udhëtuan për në Filadelfia për të diskutuar frustrimin e tyre me sundimin mbretëror.
Më 4 korrik, baballarët themelues të Amerikës miratuan një dokument të thjeshtë të shkruar nga Xheferson, ku renditeshin ankesat e tyre e ku shpallnin veten një shtet sovran.
E quajtur Deklarata e Pavarësisë, ajo ishte një goditje për lirinë, një thirrje për luftë dhe themelimi i një perandorie të re.
Ishte gjithashtu dhe totalisht joligjore dhe ilegale.
Të paktën kështu pretenduan juristët nga Britania e Madhe gjatë debatit.
Aktiviteti, i organizuar nga Temple American Inn of Court dhe Inn Gray në Londër, vuri përballë juristët amerikanë dhe ata britanikë për të përcaktuar nëse kolonët amerikanë kishin baza ligjore për të deklaruar shkëputjen.
Për juristët amerikanë, përgjigja ishte e thjeshtë: “Anglezët përdorën Deklaratën e tyre të të Drejtave për të larguar Xhejmsin e Dytë dhe këto veprime u konsideruan plotësisht të ligjshme dhe të justifikuara.”
Për britanikët, megjithatë, shkëputja nuk është ligjore dhe nuk është as mjeti i duhur për të zgjidhur mosmarrëveshjet e brendshme. “Po në qoftë se Teksasi vendos të shkëputet sot nga Unioni,” thonë ata.
Votimi që u bë në fund të debatit riafirmoi ligjshmërinë e Xhefersonit. Nuk ishte çudi, duke marrë parasysh vendin- vetëm pak blloqe nga aty ku u hartua Deklarata e Pavarësisë. Por a kishin të drejtë? Më poshtë janë disa nga argumentet nga dy palët.
Pala amerikane
Deklarata është pa asnjë dyshim ligjore. Sipas parimeve themelore të ‘ligjit natyror’, qeveria mund të ketë vetëm pëlqimin e popullit dhe vjen një pikë kur besnikëria nuk është më e nevojshme përballë tiranisë.
Ligjshmëria e Deklaratës dhe vlefshmëria e saj janë provuar nga lëvizjet për pavarësi që pasuan, të cilat janë vlerësuar nga opinioni botëror si të drejta e të argumentuara, bazuar në parimet themelore të barazisë dhe vetëvendosjes, të reflektuara tani edhe në Kartën e OKB.
Pala britanike
Deklarata e Pavarësisë jo vetëm që ishte e paligjshme, por në fakt ishte edhe akt tradhtie. Nuk ka asnjë parim ligjor tani ose atëherë që lejon një grup qytetarësh të krijojnë ligjet e tyre për shkak se duan ta bëjnë këtë. Po nëse Teksasi vendos të ndahet sot nga Unioni?
Linkolni vetë ngriti çështjen kundër shkëputjes dhe kishte të drejtë. Deklarata e Pavarësisë në vetvete, në mungesë të një baze ligjore ku të referohej, iu drejtua ‘ligjit natyror’, një koncept i papërcaktuar dhe ‘të vërtetave të vetëprovuara’, që do të thotë të vërteta për të cilat nuk ofrohet asnjë provë.
Ankesat e listuara në Deklaratë ishin shumë të parëndësishme për të justifikuar ndarjen. Më kryesorja- nuk ka taksim pa përfaqësim- ishte më shumë një dëshirë nga ana e kolonëve për të shmangur pagesat për shpenzimet për mbrojtjen e tyre nga francezët gjatë shtatë viteve të luftës dhe konfliktit të rëndë.
*Marrë nga BBC
Thomas Jefferson
Andrew Jackson
Abraham Lincoln
John Fitzgerald Kennedy
———————————–jane demokrate te vertete dhe njerez qe i dhane njerzimit liri e demokraci—————anglezet jane legene edhe sot betohen per ate plaken e rrjedhur jo ne Kushtetute.
Ne nje vend ku ne ate periudhe ekzistonte ligji i xhungles nuk mund te diskutohet ana ligjore e ceshtjes. Gjithashtu pavaresia amerikane hapi rrugen e nje shteti te ri modern ku u kthye vendi i miljona europianeve dhe i shume popujve te tjere te botes per nje te ardhme me te mire, duke qene pishtar i lirise dhe demokracise boterore. Pa ShBA, Europa nuk do te ishte ajo qe eshte sot.
Landi-sverige respekt per mendimin tuaj , por per mua pishtar i policit boterore eshte. Dhe ne fund mir e ke thene – Europa nuk do te ishte sic eshte sot – munde te ishte edhe me mire [ se mos e provuam qe ta krahasojme ] flm.
Nuk e kundershtoje aspak komentin tuaj.
Qenkan mbledhur ca juriste dhe po luakan kukullash ne nje klub parazitesh. Ku qendron interesi i ketij lajmi?
Ligji i xhungles ne 1776? Xhungel per ke, per ne Shqiptaret?
E ke gabim per francezet e anglezet. Europianet ne pergjithesi kishin universitete qe ne shekullin e 12-te. Univ. i Bolonjes daton ne 1088, i Parisit ne 1150, Oxford, Cambridge, etj ne po ato vite.
Jo me per shekullin e 18-te qe ishte epoka e universiteteve moderne.
Jo kot deklarat permbajne vula dhe firma ne ato vite. kane vlere ligjore.
Gjithe te mirat.
Keta evropianet mendjendritur qe thua ti shfarosen me miliona njerez ne kontinentin e ri per t’u marre token. Rrembyen skllever nga Afrika per te punuar arat dhe nxjerre ar nga minierat. Mbreteresha e Anglise “ku sundon ligji” punesonte pirate qe te grabisnin anijet spanjolle qe sillnin floririn ne Evrope. Ne vitet 1860 keta anglezet e civilizuar i shpallen lufte Kines sepse donin te drejten per te shitur droge (opium) ne Kine. E kupton tani se sa vlere kane vulat dhe firmat e tyre???
Kam shkruajtur per ne Amerike (ligji i xhungles) jo per ne Europe.
Nuk ka lidhje kjo Agron me ate qe po thoja une.
Kjo qe thua e perforcon me shume ate qe Europianet nuk i kane te rastesisshme sjelljet e tyre dhe dinin se cfare benin dhe pse i benin. Tjeter pune se sa dakort jemi per skllaverine, etj.
Miliona njerez po vriten edhe ne ditet e sotme per zhvillim dhe territore per nafte e minerale, por kjo nuk do te thote se jane njerez xhungle ata qe po i bejne.
Ha,ha,haaaaaaa…. ju jeni shume, shume argetues…!!!!!!!
Pasi i dhame mendje njeri-tjetrit per problemin e Shqiperise dhe Ballkanit…dhe me e forta: kjo mendje na ka zgjidhur goxha pune,..
tani po gjykojme se kush eshte me e mire; Amerika, Anglia apo Europa…ha,ha,haaaa…po qani hallin e kaloresit qe i varen kembet….
Te rrime e te mesojme kryesoren: Lexoni me vemendje se me c’fare terma ligjore te dy palet: amerikanet dhe anglezet i kane argumentuar pozicionet e tyre.