Na bat hor “vullnetarë”

19 Tetor 2011, 21:13Politika TEMA

Nga Taulant Kopliku

Nga dialektorja mund të përkthehet në: na morët fytyrën ose më shkurt: na koritët. Këtë fjali të shkurtër në fakt ma shprehu gjithë mllef një figurë e njohur e artit në Shkodër pasi po ndiqnim së bashku një edicion lajmesh në mediat lokale të Shkodrës. Aktivizimi si me buton i një grushti rrogëtarësh, militantësh, bjondesh dhe të matufepsurish ndaj personit që mban kreun e shtetit shqiptar tashmë ka marrë përmasat e një histerie kolektive të ngjashme me protestat e vullnetarëve të Enverit në shkurtin e 20 viteve më parë. U duk sikur dje u fashit disi gjuha e urrejtjes dhe gjërat u rikthyen në normalitet në qytetin hallemadh, por pasditja ka rezervuar të tjera surpriza për presidentin “tradhtar”, “bukëshkalë” dhe “antishkodran”. Bamiri, (sic do t’i drejtohej kreut të shtetit një nga bjondet e shumta që “ligjërojnë” në këto ditë histerie), as do ta imagjinonte se Shkodra (më saktë bashkia) do të organizonte mbrëmjen e së martës dhe një koncert “festiv’ për inat të tij. Organizatorët ishin kujdesur që materiali i koncertit të ishte I gjithi në dialektin gegë ndërkohë që në hapje të tij dikush u kujtua të sqaronte se ky koncert është një përgjigje për Bamirin. ???

Më herët ishte rradha e ish të përndjekurve të bënin deklaratën e rradhës me akuza e fyerje të rradhitura me kujdes në adresë të kreut të shtetit. Diku në lajmet lokale u gjet vend dhe për një figurë të madhe të sportit shqiptar, Sabah Bizi, i cili deklaronte se ishte tradhtuar nga presidenti. Të njëjtën gjë kishin deklaruar dhe dy ikona të tjera të sportit, Paulin Ndoja dhe Zef Gjoni. Dikush do të thoshte që në nderin e tyre është t’i kthejnë titujt që morën nga një president tradhtar. T’i kthejnë dhe t’i lënë në mënyrë demonstrative përpara mediave tek dera e presidencës, ushtarit rojë atje. A do ta bëjnë se?

Debati brenda qytetit zien. “Vullnetarët” hakërrehen ndaj presidentit që fyeu Migjenin, Idromenon, Gurakuqin e Fishtën, ndërkohë që shumë nga ata ende nuk kanë mësuar se kjo bashki, me këtë administratë me bekimin e saj lejoi  pak vite më parë të ndodhte ndoshta krimi më i madh arkitekturor që i ka ndodhur ndonjëherë Shkodrës, rrafshimin e shtëpisë së Luigj Gurakuqit. Pakkush e di se varri i Idromenos së madh po shkatërrohet dhe shumëkush nga “vullnetarët” që sot po e përdorin për të sulmuar presidentin as nuk ka idenë më të vogël se ku ndodhet. Migjeni pati pak ditë më parë 100 vjetorin e lindjes. Shkodra zemërmadhe e përkujtoi më së miri poetin e madh, por gjithçka u bë nga individë që ia dinë vlerën dhe e kanë mbajtur dhunshëm të gjallë veprën e tij në këtë qytet edhe në ato vite kur e shpallën serb, kur i zhdukën pllakën e shtëpisë dhe kur disa herë u orvatën t’i heqin emrin teatrit. Ata që sot krenohen se flasin gjuhën e Migjenit e urrejnë atë dhe veprën e tij. Këtë Shkodra e di më mirë se kushdo.

Vite më parë, një grup shoqatash, sërish “na banen hor” teksa nisën një debat për përmendoren e Nënë Terezës. Ne, raportuesit e lajmit nga Shkodra, turpëroheshim me atë çfarë përcillnim. E njëjta gjë na ndodhi edhe me tritolin dhe sharrimin e kryqeve në Bushat, me konfliktin e kishës-xhami në kalanë e Shkodrës, me thirrjet “rroftë Berisha” të militantëve shtëpi-përmbytur në këtë fillim-viti. Ndjehemi vërtetë keq kur detyrohemi të raportojmë histori të tilla nga njerëz që tentojnë të na BAJN HOR. Por zoti e don Shkodrën dhe për fat të mire “vullnetarët” janë me pakice, edhe pse telekomanda vazhdon te funksionojë.

 

 

47 komente në “Na bat hor “vullnetarë””

  1. Aqifi says:

    O hajvan! Ik ore meso o shqip, o gegnisht dhe pastaj fol neper forume!

  2. altini says:

    efendi, dukesh nga nofka se cfare je. Shkodra me njerez si ty i ngjan nje veze te zier, quhet e denatyruar. Per fat jeni pak dhe dalloheni kollaj se bini ere te keqe. Shkrimi eshte dinjitoz per te mos u kthyer ne kohen e partise se punes. Ti efendi me siguri ke qene sherbetor i komunisteve dje e sot ke ndrruar padron, por akoma me te keq se nuk ka me te zi se komunisti antikomunist ka thene nje burre i mencur, quhet mutacion gjenetik qe pjell vetem perbindesha si babai yt sale shpellari

    1. raimondi says:

      Ne fakt edhe Presidenti nuk duhej te futej fare ne ate lloj muhabeti
      –Pavaresisht se Presidenti nuk tha azgje te keqe per dialketin e Shkodres,
      por ja , ju dha mundesi atyre ne PD qe te abuzojne me fjalen e tij …

  3. Pena says:

    Keta “vullnetare”,jane si ata,qe ne v.1977 u veshen e armatosen me urgjence dhe u transportuan per ne Juge,qe te shtypnin revoltat popullore.Regjizori eshte po ai.

    1. iliri says:

      Ja tani do tju hape dhe digat dhe do tju thote se edhe kete e beri Topi me Ramen.
      NJERZ BUDALLENJ TE SHITUR DHE TE KORRUPTUAR.

  4. or katnare po se kuptoni se dun tju perçajn !!!

    1. Vlora says:

      tamam katnar,,,,duhet te shtype butonin krye-katnarja qe te fiket dokumentari…..
      keta katnar jane qyteti me i varfer ne shqiperi dhe spo bejne kur ze….
      jan permbytur disa here dhe prap s`ndihen, por flene ne maj te catise…
      tani u fyekan per krye-katnaren,,,,qe eshte nje injorante e pashoq.
      seshte puna te dialekti se ai eshte shum i bukur dhe te kenaq,,,,ne mezi i prisnim estradat e shkodres per ti pare,,dhe sna bezdisnin kurre.
      por eshte kjo injorante qe ta shpif per fjalorin qe flet,,,, dhe jo dialektin.
      ata shkodrene qe e barazojne veten me kete injorante vertet ta shpifin.

  5. analist says:

    Taulant je i madh. Ky ishte rast i mire i vlersimit te ndergjegjes se qytetit tone.Sakte e thashe,i qytetit tone. Na banen hor! Na bane hor me te vertete. Por nqs Bamiri asht ne ndonje fare forme “Horr” si po i thojne keto dite ne Shkoder,asht horr qe bani Horrat injorante Mjeshtra te medhenj me pensione 500.000 lekeshe per kontributet e tyne edhe ne sarahoshllek apo pushtllek. Ne shkodranet e dime se perse asht fjala. Por nuk mund ti nxjerrim te tana ne publik.

  6. nor says:

    @efendi; ik mor laper, klyshi i ‘gjozefines’! Kput qafen ti bashke me legenat tuj prej Shkodres se me taman qe ia keni humb identitetin atij qytet. Apo mos ndoshta ti je xhozefine putana vete??

  7. erlind says:

    hahhahahaaa ia paske kalu enverit o efendi-aman gjozi ta shkrujti komentin pash Zotin sa komunist jeni-lereni cdo njeri ne mendimin e vet. Mu psh me pelqen qe Xhozit ti therras Gjozi sipas dialektit tim , apo sa i shkon hahahhaah

  8. Argita_B says:

    Jozefina paska bere Jozofiner te tjere rreth e rrotull..fara e keqe mbin gjithandej…
    Jozefina eshte nje turp per qytetin e Shkodres, as fhsataret nuk identifikohen dot tek ajo, dhe nje burre nuk perdor nje fjalor aq te ndryre..femer ordinere..

  9. fule says:

    Te pergezoj per shkrimin e sakte. Eshte e qarte se keta per te gjithe se vetem disa rrogetare shteti dhe shpellare mund ti vine pas nje provincileje halabake si Xhuzepinka Topalli.

    U desh qendrimi dinjitoz i Z. President per ti dhene nje shuplake kryelavires se Parlamentit.

  10. Pisha Flamur ! says:

    Ëeshtë interesante pse mxisin përçarjen krahinore disa njerëz, me shkrimet e tyre gjoja moralizuese në adres të Shkodrës. Shkodra nuk ka nevojë ta mbrojnë njerëz të rëndomtë jashtë Shkodrës. Ajo ka kaq shumë burra dhe gra korifej të mëbdjes sa t,ju japi hua dhe krahinave të tjera. Të shikojë secili punën e tij, se Shkodra ka qënë dhe do ngelet elita e kombit.Ajo di me i lënë në mironancë dhe mercenarët e Sulltanit të Sërbit, që përçarja krahinore i vlen për shbërjen e Shqipëris. Detyra e dhënë nga Sërbët po bëhet realitet nga Tirani i viçitolit. Është mirë që Shqipria pa dallime krahine të bëhet bllok të shpëtojë veten nga kjo katastrofë, e mbështetur nga reaksioni më i fëlliqur anti shqipëtar shekullor.

  11. Kanina says:

    Ata edhe kur ishin te zhytur deri ne fyt ne uje dhe prap nxirrnin “vullnetare”, e jo me tashti qe jane mire e bukur… kushedi se cdo te sajojne. Tu rroje Jozi, se per te tjerat jane mesuar edhe pa buke ata…

  12. Andi (Shkoder) says:

    Efendi Rriku, te pershendes se ta njoh stilin ne FB. Turp per ty dhe ate grusht njerezish qe telekomandoheni (si thote dhe shkrimi) nga nje ogurzeze si Topalli. Dilni ne protesta ndaj Bamirit nga 10 vete por thjesht baheni gazi i botes.

  13. MEMEDHETARI says:

    Efendi,mos rastesisht e keni emrin “e fendi” dhe ju e keni shkruar gabim???
    Se me ato gazra qe nxjerr nuk mund te quhesh efendi…

  14. tezja ny says:

    Do te ishte e mire qe per kete shkrim te komentonin shume shkodrane.Po e them kete sepse emrat qe permenden jane shkodrane dhe eshte mire te flasesh kur i njeh.Ne fakt dy prej tyre ja dha mundesite ENVERI te njiheshin dhe shkodranet si tifoza lujten mendsh pas tyre.Me habit fakti ai emri i trete( Qe eshte me shkolle te larte,me kulture familjare)????????Kryebashjaku sa merret me i dal zot shkodres ka boll njerezit e tije ne varferi apsolute(i njohin te gjithe ne shkodersi te perndjekur qe ne tepelene ).Pra dy te paret jane mare me politike STADIUMI,i treti FAQJA E ZEZE,I katerti kriminel qe tane njerezit e vet ne skamje(cfare pret shkodra prej tije),e pesta Jozi NA KORITI.Ju more zoteri nuk perfaqesoni SHKODREN.SHKODRES nuk ja ka ulur koken ENVER qeni e po ja ulni koken juuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu

  15. Kolonjari says:

    Efendi cileso nje pike te shkrimit qe nuk je dakord dhe jepi pergjigje dinjitoze artikullshkruesit qe te tregosh qe je me te vertete shkodran sepse pergjigja jote vetem pergjigje smund te jete por murmuritje e ofendim sic ben Topalli qe ka marre gjysmen e Shkodres.Enver Hoxha prodhonte armiq dhe kapej pas qimes si Jozefina kur Shqiperia po fundosej.Dy here u hodh poshte kerkesa e Shqiperise per antaresim ne KE dhe Xhozi me kompani nuk merr faj mbi vete por kapet mbas e lagu se lagu.Xhozi yt kur flet me dike thote “a degjove ore ti” sikur rrugacet.
    Te gjith shkodranet qe njoh flasin me urrejtje per “ZONJEN” Topalli qe e ka bere Shqiperine si pronen e saj.Rasti i fundit i nepotizmit te saj eshte emerimi i dhendrit te vet ne abasaden tone ne Paris.
    Largimin i vemendjes nga problemet kryesore qe ka Shqiperia per te lene ne harrese deshtimet politike nuk do tja arrije konja e Berishs.

  16. shkodrani says:

    Keni gjete sabah bizin (legjenda e futbollit shkodran)qe asht kthy ne nji sarahosh qe rrehet me nji gote raki.Kam rrespekt per shkodranet(sepse jam vete),por te verteten duhet ta shofim ne sy.Nuk mund te na perfaqsojn nji grup militantash te PD qytetin ton dhe qytetaret tone te mrekullushem.Un nuk e di se Jozefines i thojn ne dialekt Gjozefina keshtu flasin vetem MALSORET qe jan ba me shumice dhe e perkrahin nji figure te ndyte te qytetit ton

  17. miri bushat says:

    Taulant je i sakte ne shkrimin tend,por po me habisin disa komentues ketu qe duket se nuk e paskan lexuar shkrimin fare.Shkrimi nuk mbron Xhozin perkundrazi e zbulon ate biles tregon edhe njefare gabimi te presidentit per dekoratat e dhena qe disa prej tyre kurrsesi nuk mund ta meritojne sepse shkodra i njeh mire pavaresisht se eshte e frustuar e nuk ndihet,por nga brenda ndoshta ka edhe revolte se si mund te dekorohen te tille njerez qe pislleqet rendojne shume me shume se meritat qe mund te kene ne fusha te caktuara.Nuk jane keta figurat qe shkodra duhet te krenohet.

  18. Niko Maloku says:

    Ata qe i njohin tre sportistet e lartpermendur e dine mire se Shkodra nuk mund te perfaqsohet prej tyre. Perndryshe, duhet filluar vajtimi per gjendjen e mjere morale dhe kulturore ku ka rene Shkodra, aq shpesh e vleresuar dhe, jo rralle e mbivleresuar per vlerat e saj. E verteta eshte se nje pjese e Shkodres, si askund tjeter ne Shqiperi, eshte manipuluar (do me thene, tallur) gjate ketyre 21 viteve nga nje Krric Vicidoli dhe nga shume Hiena te lindur ne Shkoder. Kjo eshte politika: percaj e sundo. Nga ana tjeter, ky fakt tregon se Shkodra nuk eshte teresisht ajo qe paraqitet me lajle e lule, me hipokrizi e shpesh edhe injorance, gjate ketyre 21 viteve. Historia flet per disa figura shume te respektuara ne shekuj por, nuk duhet te harrojme se edhe Shkodra, si cdo qytet tjeter, ka edhe llumin e vet. Ky llum ka dale ne siperfaqe tash 21 vjet dhe shumica e shkodraneve ndihen mire ne pranine dhe drejtimin e llumit. Atehere, “Pacin vehten ne qafe!”.
    Niko

  19. LULZIM BASHA says:

    NQS SHKODRA I KA TE GJITH INTELEKTUALET SI XHOZI TOPALLIBRAVO KENI PER TE ECUR SHUME PARA O GARIP……………

  20. Ton says:

    Sapo dhurova per gazeten tone TemA.Paypal po punon! Mos harroni te dhuroni, te gjithe bashke jemi me te forte. TemA jeni njesha!
    Po te lexoj gazeten ketu duhet te paguaj. TemA me lejon te lexoj pa paguar per dite. Keta te TemA e mbajten sumen drejt dhe e lejuan leximin pa pagese ne momentet me te veshtira qe ata po kalojne.
    Pavaresisht nga mendimet e ndryshme ne jemi dite per dite ketu!
    TemA na bashkon!!!
    Ndihmoni me sa te keni mundesi. Une sapo u abonova per $25 ne muaj!!
    Shekulli qe e beri me pagese: ”can suck my…!!”

  21. albani says:

    Fakti qe eshte prononcu dhe zef gjoni ashte domethans ky cfare gjotoshi me shkolle filoren me duket banvaki i ka dhane jozi nga shkolla saje ndonje deftes nuk e di por ne ne lagje e njohim per hadut bicikletash, e paten kap policte te kafja madhe dikur por sot perfaqsoka ” iintelektualt….” hajd mor burre se ke rru boll dhe e dim qe per jozin jep jeten, ndashte se shokte i han bese per jozin. shikoni listen sa shkodrane jane dhe sa tramune prej malsije. Molcorte jane burra lepujt paten ik prej atje se nuk mujshin me perballu burrnine e tyene. Kjo qe ta dini nuk eshte shkodra por sarreqi e gjuadoli.

  22. Albert says:

    Jozi u drejtohet “militantave”: Sod nuk keni me hanger dreke – Ato i pergjigjen: Grusht bashkuem s’hajme as darke!…..
    E mjera Shkoder! Asht ba marrja pllum e gjindja e majne n’dore!…..

  23. beso says:

    shkrimi eshte dinjitoz,por kam frike per autorin,se fryjne erera mesjetare ne Shkodren e jozefineve.Si ne gjithe Shqiperine,perjetojme nje dekadence kolektive te pashoqe.Njerezit kane frike te thone dhe te ndjekin te verteten,intelektualet kane frike te thone te arsyeshmen se zagaret sulmues i qellojne me tulle ne koke.Edhe Shkodra s’ka si te jete ndryshe nga gjithe Shqiperia.Falenderoj autorin per nxjerrjen ne pah te ketij realiteti!

    1. plaku says:

      beso,
      Me pelqeu shume dhe ishte shume konkrete figura e ererave mesjetare. Jam dakord qe po perjetojme nje dekadence kolektive. Dhe te medosh se sa u gezua turma e njerezve kur hodhen bustin. Me nje makine FIAT erdhi Sala me dy tre njerez te tjere te PD. Njerezit qanin, putheshin me njeri tjetrin dhe therisnin te gezuar e hodhem, e hodhem dhe vemja pershendeste popullin me dy gishtat si shenje fitoreje. Sa endera, sa shpresa vrau ky horr. Kushedi se sa do vrasi akoma? Pershendetje.

      1. beso says:

        plaku,kalova ne Shkoder ne maj,dhe tek ura e Bunes mund te ishin ndonja 30 femije qe lypnin.Edhe ne Durres ndodh rendom,por aty patem frike dhe mbylla dyert e makines nga brenda,Dukej bande hajdutesh,por ishin lypsare.Hapa pakxhamin dhe gruaja u dha molle dhe çokollata sepse fmijeve te mi u mbeten syte hapur.Varferi e pashoqe,ne ate Shkodren qe e paska bere Venecie kjo shpure pushtetaresh talebane.Tani,ti po me thua per bustin e enverit,por une isha shume i ri dhe nuk doja qe busti te rrezohej.Tani qe jam me i pjekur,prape mendoj po ashtu,se rrezimi i bustit na tregonte shume mesjetare,se po te ishim te arsyeshem duhej ta hiqnim me lezet,tamam si u hoq ne Kuçove busti i Stalinit,ne nje darke te vone.Nuk nafalej ne shqiptareve,se ishim mbi 99%te arsimuar,si asnje komb ne bote.Ishim te varfer dhe te uritur?Po pse gjermanet si ishin ne’45?Biles i kishin rene ne qafe gjysmes se botes.Nejse,plaku,une e dalloj shpirtin tend tolerant dhe te pershendes per kete!

  24. Per Atdhe says:

    Shkrimi eshte ne lartesine e duhur dhe rrespekte Taulant. Qe shkodra mos te ngele ne kthetrat e nje grupi vullnetaresh duhet qe qytetaria shkodrane te thote fjalen se saj. Dhe nje here rrespekt per shkrimin.

  25. martin says:

    Nuk kam mallkuar asnjehere.Por sot po mallkoj u mbytshin idiotet e shkodres jo shkodranet. Ngrihuni shkodrane te shkodres loce dhe tregoni kulturen tuaj e mos u bani pjese e lojes kunder institucionit te presidentit. Kjo qeveri po ju fyen 5 ose 6 here ne vit.

  26. liburni says:

    Bravo Taulant Kopliku,eshte e vertete qe ne Shkoder pak njerez e duan Jozefina Topallin,vetem ato lakenjet qe i rrine pas.Jam i lumtur qe edhe dikush nga Shkodra po fillon me shkru kundra ketyre mbeturinave komuniste dhe jo si disa gazetaruce lepis kocash si puna e pepushave apo dikush tjeter ,qe si dikur ne kohen e diktatures,i bejne lavdi figures me te urryer ne shkoder,Jozefines.Koha ka ndryshuar shume,Shkodra do demokracine e vertete dhe jo ‘demokracine’ e xhepave te saliut dhe jozit.

  27. CHELSEA says:

    …ZEF GJONI INTELEKTUAL I SHKODRES….BOBOBOOO….HAPU DHE….A E DIN JOZI ZUSKA SE KY INTELEKTUALI ESHTE EKZEKUTORI DIREKT I ARBEN BROCIT….KJO VRASJE UA MBYDHI DEREN INTELEKTUALEVE TE VERTETE TE SHKODRES DHE I HAPI DEREN HORRAVE DHE DISA PSEUDOINTELEKTUALVE SAHAN LEPIRES DHE PIANECESH QE MBAJNE PENG SHKODREN KETO 20 VJET….

  28. Bamiri says:

    Boll me ken shkodran se te tana i ban.

  29. tirana says:

    Ne Shkoder asht than gjithmon ,e me te drejt ,mos u merr me Horin se Hori, te ban Hor.

  30. anticensurë says:

    sala e mori pergjigjen në ’97ën!me hapjen e depove të armëve në atë vit ai deshte të fillonte luftën e tij imagjinare dhe që e provokoi!të vinte veriun kundër jugut!shkodrën kundër vlorës!
    përgjigjen e mori kur delegacioni shkodran shkoi në vlorë dhe të gjithë armët u këthyen kundër përçarës berishës!
    me një gabim të vogël,gjithnjë e trimit shqiptar,e lanë të gjallë frikacakun!
    trimi mund të falet asnjëherë frikacaku!
    trimi gabon dhe kupton gabimin!
    frikacaku nuk ndërron i të vret nërastin tjetër që i vjen në dorë!
    po e shohim sot!
    sala do ta marrë përgjigjen dhe këtë rradhë!
    populli nuk do të gabojë më!

  31. Hari says:

    A i ka pyet njeri kete vullnetaret sa prej tyre e kane lexuar Mjeden, Mighenin, Fishten, Gurakuqin, etj. etj. mendoj qe ata qe i kane lexuar nuk jane vullnetare te Jozit….ndoshta Amon me ca populli qe jemi!!!

  32. Antoni says:

    Ore po ne shkodranet,pse nu u fyem kur Jozi jon tha me rastin e permbytjeve ne shkoder,me nje fare krenarie se Me duket vehtja si ne Venecia?.pra kjo fjal e Jozit mund te krahasohej me ate thenjen popullore “katundi digjet e kurva krihet”çfar pret nga kjo femer,kur flet kso dore e na tu ju damtu ne ate mendyr,ajo donte me nna tregu se kishte pa Venecian.Me sa duket ju dukt pake se na mbyti 5 her ne uje tesh don dhe me fut sherr e ngatresa ne mes Gegve e Toskve.Ka pas than dikur nje burr–sherri i grave smaron kurre.

  33. Erjon says:

    Urime Taulant per kete shkrim….Ftohini mendjet e semura qe duan te shkaterrojne shqiperine

  34. Merita says:

    Kjo hajn-ja kerkon t’u imponohet te gjitheve. Mirepo tani asnje nuk ja ve me veshin asaj fodulleje qe dhe shkollen e beri ne nje moshe qe nuk nxe me. U poq si kungulli ne hije. Sa per Bamirin ai eshte njeri me personalitet dhe si tironc aplikon shprehjen: “leshoji pe balones”.
    Imagjino tani te nxise ai gjithe tironcit kunder gegeve dhe asaj mostres. E bejme qe te mos rrije me ne Tirane. Shemtira!

  35. vlora 1 says:

    Mua me vjen mire qe niveli i komenteve eshte shume here me i larte se niveli i Topalles.Populli nuk duhet te bie pre e percarjes qe vetem mendja e nje kurve ordinere eshte e afte ta prodhoje.
    Pa mendohuni pak sa histori me kurva kemi kaluar ne jetet tona ku ndonjehere kemi rene edhe viktime.
    Kete here do i themi Topallit JO nuk mund te luash me Gege e Toske dhe do i tregojme se e ka vendin vetem ne Shtepi Publike…aty mund te beje pulitike sa te doje

  36. shkodran i i vjeter says:

    ne shkoder jan ul malet e jan ngrit halet sa per 3 emrat po ja nisim me sabahin me mikun e xhemal shkjaut nje pijanec nje pa vlera i dyti poulin ndoja pijanec imoral vjedhes votash bashk me zefin tash 20 vjet ne vitet 90 ishte ne perfundim nje apartament ne zdrale ne token e ramadanve dhe jozi zefi e shum te tjere te pd moren shtepi aty vetem per ta shitur o sa shume po zgjat durimi nuk besoj se ne skoder mund te kthehet qytetaria ju mund te shihne keshillin bashkiak sa civilizim ka mbrenda mjere ne

  37. Petro says:

    perderisa shkodra nuk reflektoi politikisht ne zgjedhjet e fundit po tufa tufa votoi zhozefinen e saliut, ma zi ua bafshin

  38. nje qytetar says:

    Duke lene menjane Bamirin e Jozefines, pasi qe te dy jane ane te se njejtes medalje turpi, po i hedh keto reshta si shprehje e dhimbjes qytetare per ata njerez qe saktesisht autori i emerton:”vullnetaret e Enverit”.
    A kane ndonje fije personaliteti keta individe? Fakti qe jane artiste, sportiste a inxhinjere eshte pa rendesi, pasi sic thone italianet: “l’abitto non fa il monacho” (s’te ben prift veshja) dhe keta si ben qytetare e aq me pak intelektuale profesioni qe ushtrojne sot a jane ushtruar ne te kaluaren (edhe Enveri me Ramizin e kishin nga nje profesion).
    Nuk arrij dot te besoj se jane kaq te paturp…
    Ndoshta jane thjesht… hallexhinj, qe per buken e femijeve i kane shitur shpirtin dreqit.

  39. parim belaja says:

    Ooooooo shkodrane, a keni Zot,bese e fe? Ku asht inteligjenca shkodrane?A e keni nji fije mend ne koke.Qe 20 vjet Saliu e Xhozi ju kan shtrydh voten dhe kurrgja nuk ju kan dhane vec ju kan shfrytezue.A nuk ju paskan ngel burra ne voter per me dale e me mbrojt erzin shkodran? Apo vec me vra njani tjetrin dini se ashtu e kan mjell faren Sala e Xhozi? A thu se ka ngel dinjiteti juej n’dor t’Xhozit? A e dini me e ba llogarine se cfare keni fitu JU si qytetare nga Xhozi me shoke e shoqe? Vec fukarallekut e ujit qe ju kalbi kockat ,kurrgja. Vazhdoni e skuqni shuplakat per Salen e Xhozit dhe paci veten me qaf.

  40. shpatar says:

    Po them dhe une dy fjale se nuk me rrihet.Se sa vlera ka Shkodra keto i dime dhe krenohemi .Po ku qendron e keqia se spo merremi vesh me njeri tjetrin ne Shqiptaret.Keta qe jane ne pushtet, japin pershtypjen se ne saj te mendjeve te ndritura (qe ka veriu dmth Shkodra),Shqiperia po behet nje shtet qe po ndryshon.Jofi merr guximin te na kujtoje gjuhen e Fishtes.Bile propogandon qe ajo te jete gjuhe zyrtare.Ne kena me drejtu tan jeten e pse te mos kena gjuhen e te parve tona.Injoranca thoshnin te paret nuk ka bri.Ne ato i degjojme cdo dite tek dueti Berisha -Jofi.Thone po te ishte gjalle Fishta cdo te bente?Kjo pyetje eshte pa vend .Njesoje sikur te themi :Po te ishte gjalle Enveri a do e ferkonte Berishen?Ku gabojme ne .Japim pershtypjen se cdo krahine duhet te veteqeveriset per te patur zakonet e tyre.Pra kthehemi mbrapsh ne kohen e Bajraqeve.Po te shohim shifrat gjithe ekonomia ose investimet me te medhaja jane bere ne Veri.Kjo do te sjelli shperberjen kombetare.Jo shume large por mbas 40 vjetve Shqiperia te zgjedhi modelin Zvicerjan.Mua do te me pelqente se nuk dua qe te punoje per veriun dhe vete te ngelem ne erresire.Kote mundohet Evropa !Azgje nuk ka per te realizuar ne Shqiperi.Kemi psikologji diametralisht te kundert me ta.A ne se na pushtojne ekonomikisht do jete ndryshe.Ta gezojne Shqiperine brezat e trete qe do vijne .Ja kete beri Veriu qe duartroket budadalleqet e injorantve ne gjirin e saje.Thone qe nuk e duan Jofin dhe Berishen.Eshte ipokrizi e servilizmi.Vetem barsaletat u degjohen tani se Sala nuk pjer…shume.Ne veri qarkullon pa jelek .Ne Juge i blinduar dhe angazhone tere lakejt.O cburre na qenka!!!!!

  41. toke nasari says:

    me vjen keq per Saba Bizin qe eshte shprehur keq,mos e ke pas dashnore xhozin.

  42. DEBATIKU says:

    Z.Taulant Kopliku e znj.Brunilda Dibra,etj komentues,qytetarie edrejtesie se ska qene kurre….Shkodra keshtu….te,ju pergezoj per kurajon se ja ka mbyll gojen Shkodres ajo kukumjacka Topalle…….faqezeze dhe pa fjalor edukativ……
    Populli e mban mend me fjalorin…..ulu ndej,…te kap per xhelesh e nxjerr perjashta…ulu ngjuj…..plumbin ballit….
    E po ne stacionin e misrit…ku te punesoj Ramizi….nuk flitete keshtu…ne edukaten e letersise shqipe s’flitet keshtu….ne auditoret e universiteteve sflitete keshtu??????
    Boll moj zonje qe nxive,mbyte Shkodren se si ajo shoqja e Brunildes kemi edhe ne boll gjema nga Jozefina….
    1-Pronat tona nuk merren e as nuk kompensohen….se shorti i bie vetem Jozefines per 2 miljoneuro e tjeret skane…..
    2.-Femijet tone edhe pse jane 16 vjet te diplomuar nuk emerohen ne arsim sepse kerkon 5-6 mije euro Jozefina….
    3-Sa 700.000 dollare i dhe Gilmend Bakallit qe ti mbyllesh gojen per asfaltimin e rrugeve te Shkodres qe jane marre e rjepur fondet??/ e po te ecesh shikon si jane asfaltuar lagjet e katolikeve dhe si nuk jane asfaltuarlagjet e muslimaneve sepse ato historikisht jane te ndara nga njera tjetra si ne vitin 1930…
    4- Jozi i sherben vatikanit….sepse ke pushtuar Shkodren fund e krye si mund ta vendosesh me vota vjedhura nje kryetare bashkie qe strehoj koken ne malin e zi ne vitin 1997…dhe erdhi kur e therrite sepse ka emrin ne krye te misionit qe ju drejtoni….o topalle qe ste don as fisi jot….se i din bemat ne histori…personalisht te juajat qe shkodra i perflet…por e din qe po folen…. Ti, i djeg mbrenda…..
    5-Si moj zonje e zeze,Jozefine akoma mban dhendrin ne detyre,duke qene student .me funksion ne ambasaden tone ne France…a e sheh se populli tek ti sheh forcen e “hekurt” te korrupsionit qe te ka mbuluar.duke vjedhur parat e taksapaguesve shqiptare…..pse nuk ja thua vete prokororise,apo brukselit,apo edhe me u rrefyer te prifti ne vatikan se andej ke dhe pasurite….??? apo don Brunilda te tjere me fol per bemat tueja,…qe me siguri sa te rreshqasi kemba…o topalle,do te flasin e cfare nuk do na ndigjojne veshet…..
    6-znj.Brunilda sa per ate qe shpreheni se je me preardhje komunisti..,te them te jesh krenare se qenia komunist me ato cilesi te larta qe si ka asnje politikan sot……????mos se Jozi ka qene me afer pushtetit se babai jot,ndersa Jozi ka patur Ramizin qe i dha shkollen etj…….kurse femijet e komunisteve gjithmone ne sakrifica ne frontet me te veshtira…..
    Punesonin femijet qe diplomoheshin ne qytet e fshat por Jozefina as ne fshat nuk con femijet tane…..ik moj I thojne te punesuarit e Jozit,,,se ka para teje shume????qe ka mbaruar 1995 e rrin ne rradhe se nuk paguan as Jozen e ato qe vendos ajo se ka 20 vjet po Bashkine e drejton nje e djathte tradhetare,hajdute e teper korruptive….hapur,,…..
    7-Po shkruajme por kujt?????????askujt.ka falimentu drejtesia …komandon mafja serbo ruse e greke…..je ne aleance me to ,ke pune, ke para e mireqenie… e pse jo dhe pasiguri ka kjo shtrese…. se fillon eleminimi…tek ti,sepse di shume e ik……mjere ne ku jetojme.??????
    8-Nje e shkolluar nga amerika me tha:-kane mbetur edhe pak nga ajo shtrese qe manifeston ne jete te drejten ..Me ligjin….. E te presim te vdes edhe kjo shtrese….te shuhet vendi dhe mos ti ekzistoje as emri….
    Kete pret Jozefina me shoke e shoqe,me student e halabake…se ky kontigjent pret si Shkodra e shqiperia…jane ngritur halet e i ka ulur e cduk malet Jozefina….a I shikoni..se ku i ka vendosur ato qe dhene jeten per clirimin e vendit….por ai fat pret jozefinen e shoket e shoqet e saj…..hakmarja….sa me shpejt ….ne drejtesi duke dhene llogari….??Shkoder ngrihu,mos u genje me dica para pista te krimineles qe i duket Shkodra si Veneci…qe ska asnje fron pune,qe ka mbush Shkodren me malesor,se krushqi me Dukagjinen….ka…oh sa ka me dhene llogari….kur te denohet Jozefina …se ditet po vijne…ju,ju o popull mos flisni mbrapa e pa vlere.ngrihuni…se ska ba asnje armik ne shkoder sa ka ba kjo….i ka vu cizmen te mirave e kultures,ndershmerise e drejtesise,dashamirsise,miresjelljes Shkodrane aq te admiruar nga mbare populli shqiptare….mallkuar qofshe o fare e keqe…..ne drejtesi presim gjykimin te sali topalles me ushtrine agjenturore e mafjoze….mos heshti….mbeshtetni popullin trim ,kurajoz…..faleminderit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje