Çfarë mund t’i ketë thënë Berisha themeluesit të Transparency International?

19 Tetor 2011, 13:41Politika TEMA

Si për koincidencë, në ditën kur një shpërthim i paralajmëruar mori jetën e një minatori dhe plagosi rëndë 8 të tjerë, kryeministri Sali Berisha takonte themeluesin e Transparency International, organizatës simbol në luftën kundër korrupsionit. Për çudi, në ditën kur një shpërthim korrupsioni merr jetën e një minatori, Berishës i shkon në zyrë gjermani i urtë Peter Eigen, fjalimet e të cilit kundër korrupsionit kanë inspiruar mbarë botën. Për më tepër Eigen ishte këtu për shkak se libri i tij “Rrjeta e korrupsionit” është përkthyer në shqip. Skena si ajo e Bulqizës ai ka parë shumë në Afrikë, ku ka punuar për shumë vite. Në libër ai shpjegon se si funksionon sistemi i korrupsionit.

Por çfarë i ka thënë Berisha këtij njeriu?

“Kryeministri shtroi nevojën e fokusimit të luftës antikorrupsion në fusha të caktuara. Fokus i veçantë iu vu transparencës në sektorin e industrive nxjerrëse e përpunuese, të cilat janë temat e librit të paraqitur nga Prof. Dr. Eigen,” thuhet në një njoftim të kryeministrisë.

D.m.th i ka folur për Bulqizën? Nëse jo, për çfarë tjetër.

11 komente në “Çfarë mund t’i ketë thënë Berisha themeluesit të Transparency International?”

  1. Kalorsi i zi says:

    i ka thene une jam EDI RAMA, Sali korrupsioni eshte ai i gjati i PD , komunist i bllokut, une jam socialist. mos me ngatarroni mue me ate t’gjatin

    1. raimondi says:

      E degjova une ca i tha Sala ketij qoftes –Sala i tha ketij qe :..Opoziten e PS-se e perdor si zar — se jane te gjithe koqe kandari ,
      per shkak se jane kaure . Dhe kauret nuk kane tru as sa koqet e mija, se jane koke boshe …

      loooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooool

  2. i drejti says:

    profesoret dhe njerzit e ditur nuk takohen me kriminel!

  3. analist says:

    Ku e keni gjetur kete emrin “Eigen”?
    Shkruani mor njerez emrat e njerezve ashtu si duhet,se e katundarizuat krejt kete pune. As keshillat (hahaha) e mia te disahershme nuk pijne uje me sa duket.

  4. Landi- Sverige says:

    Saliu i ka thene se pengese per transparencen boterore eshte Edi Rama dhe ndoshta mund te kete shtuar se Edin po e ndihmone edhe Bamir Topi. Shperthimi ne Bulqize ndodhi prej tyre per te ulur vlerat e mia(Saliut) ne luften ndaj korupsionit.

  5. Salushi says:

    E cfare prite nga nje Genjshtar e Ipokrit qe ti thote njeriut te Transparences Internacionale,
    Po ky e gjeti me ke te flase me nje njeri si Saliu me Transparence te larte si per Vjedhje ,Krime,Mashtrime e Korrupsioni,
    Saliu eshte shume i afte per Mashtrim,po mashtren Z.Eigen.

  6. cimka says:

    jemi te paret kaq mjafton.hhaahhaahahahhahaha
    (BUM I PARE)????????

  7. Haxhi Qamili says:

    Hahahahhaaaa me kenoqe o Kaloresi i zi hahhhahaaaa ai ai e ka fajin,ky fytyre shpulla o i nersham

  8. AY says:

    Si thoni per 2 milion
    EURO, z. Eigen.
    Pastaj bla bla bla per luften kunder korrupsionit etj.

  9. T.Rapi says:

    Saliu azgje s’mund te beje te re,vecse te perserite gafat qe ka bere me varjante te reja.Eshte si nje sportist qe s’ka kellqe,muskuj, as te vrapoje.Dredhi te reja po, mundet te beje.

  10. usa says:

    Sala I tha mbrapa dere eshye iliri me peshore dhe ti do rrish ne nje ane ne anen tjeter do veme $$$$$ te ballancojme peshen tende

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje