Valter Lavitola është një sekser në qarqet e larta të qeverisë italiane. Tani është nën hetim pasi janë publikuar disa përgjime telefonike. Në përgjime del edhe emri i Ilir Metës. Lavitola, shkruajnë mediat italiane, kërkonte të takonte Metën në prani të kryediplomatit italian, Franko Fratini. “Meta është njeriu që mban gjallë qeverinë Berisha,” thotë sekseri italian. Meta shkon në Romë dhe një foto e publikuar nga Top Channel tregon se takimi mes tij, Fratinit dhe sekserit Lavitola është realizuar. Madje mediat italiane i referohen sot Top Channel për konfirmimin e takimit, pasi Fratini kishte deklaruar se Lavitola nuk ka marrë pjesë në takimet zyrtare. “Për më tepër dy ministrat mbajnë kravatë të njëjtë,” shkruan La Reppublica.
Por përse interesohej Lavitola?
Mediat italiane shkruajnë sot se bëhet fjalë për një projekt gazsjellësi. Il Fatto Quotidiano thotë se “çështja e rëndësisë së jashtëzakonshme” për të cilën kërkonte të ndërhynte Lavitola ishte një gazsjellës, që nuk kishte interesin e Berluskonit.
“Kur flitet për energjinë, logjika politike vlen më shumë se ajo ekonomike, madje edhe kur projekti është më i miri, nëse nuk ka një vullnet të fortë qeveritar, ai mbetet në vend,” shkruan gazeta.
Bëhet fjalë për gazsjellësin TAP, që lidh Turqinë me Italinë përmes Shqipërisë.
Shqipëria firmos marrëveshjen ndërqeveritare, por gazeta shkruan se gjërat nuk janë aq të thjeshta. Në atë momente Berluskoni kishte kërkuar ndërtimin e një centrali atomik në Shqipëri, po ashtu sipërmarrësi italian Moncada kishte çështje të hapura me investimet në energjinë e rinovueshme në vendin tonë. “Të shtosh dhe gazin, nuk është dhe aq e thjeshtë”, shkruan gazeta.
E megjithatë rezulton se është e lehtë për një politikan si Berisha që është gati të bëjë gjithçka që i kërkojnë sekserët. Ai menjëherë pranon projektin e nxitur nga sekseri Lavitola.
Në këtë mënyrë, Berisha i shkruan Berluskonit një letër më 20 tetor 2010, që është parë nga gazeta italiane. “Jam i bindur se mbështetja juaj do krijojë themelin e nevojshëm për të bërë realitet projektin TAP e për të krijuar kështu një vizion historik të korridorit të gazit në favor të Italisë, Shqipërisë dhe Bashkimit Europian,” i shkruante Berisha Berluskonit. Por Kavalieri nuk iu përgjigj kurrë. Burimet i thonë gazetës se gazsjellësi nuk do ndërtohet ndonjëherë.
Po të gërmosh në arkivat e mafias apo të policë së vendeve të huaja, jo vetëm në ato të fqinjëve, do të dilnin në pah “thesare”, pra gjurmët e pista të shumë politikanëve tanë, por këto fakte do të mbeten të varrosura përjetë, se nuk ka kush i ndjek, ashtu siç kanë mbetur p.sh. faktet e kronikat për Skënderbeun, që, siç thotë Imzot Noli në botimin e dytë te “Historia e Skënderbeut”, arkivat e huaja janë plot me kronika mbi heroin tonë, por duhen njerëz që t’i qëmtojnë… Edhe pse krahasimi në këtë rast nuk është i denjë, duke pasur parasysh personazhet.
Nuk ka nevoje te gerrmosh ne asnje arkive per te kuptuar logjiken e regjimit saliban shqiptar. Ajo eshte shitja e gjithckaje qe i ka mbetur ketij vendi – mbitoke, nentoke, det, lume, mal, qiell – perkundrejt rryshfeteve, nje lavderimi ne EU apo parlamentin europian, nje artikull “pozitiv” ne ndonje gazete pacavure, nje interviste ne mbeshtetje te zullumeve te qeveritareve, etj. Vend i mbaruar me nje fjale dhe pa shprese sa kohe qeverisemi nga salibanet…
Ky italiani ngjan si Eduard Selami, porse Eduardi eshte shume here me king
Megjithate kjo ide e ketij gazesjellesi qenka shume e mire per Shqiperine ,
sepse e nxjerr Greqine jahste loje , dhe fuqizon rolin e Shqiperise ne Ballkan dhe ne rajon
–Por Berluskon shkerdhata ka pasur hallin e centralit atomik
-Sidoqofte qeveria shqiptare duhet ta mbaje kete ide ne gatishmeri,
qe sa te iki Berluskoni ,
ta hedhi prapae kete ide per ta ndertuar ate gaz-sjelles, se qenka ne dobi te vendit tone
o popull me kane vene gjobe 1 milion leke ata te censusit se nuk pranova te rregjistrohesha,si thoni ta paguaj
@ flamurtari:Nje dite ne pyll cjapi doli ball per ball me ujkun ,dhe qe te trubullonte situaten i drejtohet Ujkut ” kam lene mjeker ,me shkon per tu bere prift si thua ti” .Ujku hazer xhevap i tha ; Po te lashe une behu edhe Dhespot ti dhe jo prift .Tani ti ke shkelur ligjen , je ” faqezi “je ne dore te atyre qe zbatojne ligjen .Me mire paguaje vete ,karderrrr.
Po nuk i hyjne ne sy ato leke as Berishes,as Metes,as Bashes.Po do te besh bamiresi ia jep ndonje qytetari te varfer qe e njeh personalisht.Te pakten do e vleresoje.Se ata qe permenda lart pasi te marin parate te peshtyjne se i ofendon me aq pak.
mos i paguaj se nuk ti marrin dot nëse nuk ke gjë në bankë, por shiko nëse mund ta riparosh “fajin”, dmth bëje censusin se nuk ke dert, nuk e ka fajin censusi por ata të shiturit te greku, tung
flamurtari barcelona, po pyet njehere kreshnik spahiun dhe bej si te te thote ai …
Po ti regjistroheshe o i uruar se nuk gje ndonje pune e veshtire, mjafton te ndjekesh me vemendje regjistruesin e ti kerkoje te plotesonte te gjitha rubrikat e mundeshme.Por ska gje as gjoben mos e paguaj,bej edhe ti si politikanet tane qe nuk mbajne pergjegjesi per asnje zullum qe bejne, shif kokelopen qe edhe pse me figure e ze thote se nuk jam une.
po hajdeni pak ne MYKONOSO TE GREQISE te shikoni cfare ILIR META me keto ndertimet e bukura .dhe po te kerkoni akoma do te dalin
Turqia nuk ka asnje pike gas. Burimet e mundeshme jane qe gazi te vi nga Irani, Iraku ose Azerbaxhani.
Bazuar nga infrastruktura egzistuese dhe mundesite me lehte eshte qe te vi nga Irani.
Nuk ka per te ndodhur kurre-perendimi nuk e do. Turqit e duan dhe fondamentalistet shqiptare me ne krye edheqesit tane aktual (nuk e meritojne permendjen e emrit) e duan te kene mundesi per ndonje thele.
Turqit skane breke ne bythe e me jo te investojne nje veper kaqe te madhe…
Ktheni fytyren nga perendimi o te perenduar qe po majmeni ne kurrizin e populiit tone te pa fat dhe pa bythe.
Nje pyetje kisha:-Prokuroria Shqiptare a ka dijeni dhe ne qoftese ka, cfar ka bere deri tani? Apo prokurorja ka frike mos i thone lavire bulevardi?
Do kete fakte ai perderisa ajo se denoncoi per fyerje.Kur lejon ajo ta quajne lavire ,kur kryeprokurorja s beson se personi qe e ka fyer publikisht s do ndeshkohet nga drejtesia,c te prese qytetari i thjeshte nga ky shtet.
Kryeprokurorja s mbron dot veten,dhe ti prat te mbroje qytetaret dhe shtetin shqipetar hahahhaahaah
Ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti, gjatë një rrëfimi tronditës për gazetën “SOT”, deklaron se është dëshmitar kyç i vizitave të çiftit Fullani, përkatësisht Arjana dhe Ardian Fullani, në vilën e të pandehurit Ilir Meta. Duke e konsideruar procesin hetimor ndaj Ilir Metës si të kompromentuar, Prifti pohoi se gjyqtarja Fullani duhet të japë dorëheqjen, pasi është në konflikt të pastër interesi. Njeriu që tronditi Shqipërinë në fillim të këtij vitit me denoncimin e mafies qeveritare, Dritan Prifti, u shpreh se gjyqtarja nuk tërhiqet nga trupa gjykuese, pasi pret rizgjedhjen e burrit si Guvernator me votat e LSI. Ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti pohoi gjithashtu se nuk ka ekspert në Botë që të nxjerrë të manipuluar videon që ka dorëzuar në Prokurori, ndërsa denoncoi përpjekjet e dështuara për ta shpallur videon si të trukuar.
Prifti deklaroi se ka prova të tjera më të forta kundër Metës, nëse videoja do të shpallet nga ekspertët shqiptarë si e manipuluar. Ai nuk e përjashtoi mundësinë që ekspertët të shpallin videon të manipuluar, me qëllim për të ta nxjerrë atë si manipulator. Por Prifti deklaron se ka video më të rënda korrupsioni të Ilir Metës, publikimi i të cilave mund të tronditë Shqipërinë. Prifti theksoi se publikimi i videos tjetër të Ilir Metës rrezikon sigurinë e tij dhe stabilitetin politik në Shqipëri. Duke u ndalur tek siguria e tij fizike, Prifti u shpreh se policia ka bërë lojë e Metës, duke i hequr truprojat. Megjithatë, Prifti theksoi se do të dëshmonte gjithçka kundër Ilir Metës në gjyq. Duke u ndalur tek raportet me Berishën, Prifti theksoi se shihte një përkulje të Berishës ndaj korrupsionit. Sipas tij, korrupsioni lulëzon në qeveri, kurse Berisha rri dhe vështron. Sa i takon të ardhmes së LSI, Prifti tha se kjo parti sot mbështetet vetëm nga ata që punojnë apo vjedhin për hesap të LSI. Ai shtoi se LSI nuk ka më frymë në Shqipëri, nuk ka me mbështetës idealistë.
-Z. Prifti, tre ekspertët shqiptarë të caktuar nga Gjykata e Lartë për riekspertimin e videos, pritet të thonë fjalën e fundit sa i takon procesit gjyqësor ndaj Ilir Metës. Si e shikoni ju ecurinë e deritanishme të procesit hetimor dhe a keni besim tek drejtësia?
Nuk besoj se ekspertët kanë për të thënë fjalën e fundit. Ata do bëjnë një ekspertim për videon, ku do caktojnë nëse ka ndërhyrje në video dhe a ka manipulime figure apo zëri. Nuk ka ekspert në Botë që të nxjerrë të manipuluar videon që kam dorëzuar unë në Prokurori. As këta ekspertë që ka zgjedhur Ilir Meta nuk besoj se do guxojnë të bëjnë një deklarim kaq larg të vërtetës. Por nëse do guxojnë ta bëjnë, ju garantoj që do investohem personalisht fuqishëm për të vërtetuar paprekshmërinë, pamanipulueshmërinë e videos që kam dorëzuar. Eksperti amerikan dhe ai britanik kanë vërtetuar paprekshmërinë e figurës dhe zërit, autenticitetin e videos, por këta shqiptarët mund të bëjnë çudira. Megjithatë mendoj se ekipi mbrojtës i Ilir Metës dhe strategjia e tyre është shumë e gabuar. Është gabim të përpiqesh të nxjerrësh të manipuluar një gjë, që nuk është aspak e tillë. Të harxhosh energji, para, publicitet, për diçka që nuk e fiton dot, duket strategji tepër e gabuar e atyre që mbrojnë Metën. Videon askush nuk do ta nxjerrë të manipuluar. Palët kanë të drejtë të kërkojnë ekspertiza të tjera pas kësaj ekspertize, dhe historia nuk mbyllet me kaq, edhe nëse këta ekspertë korruptohen. Megjithatë, unë jam nga ata që mendojnë se nuk ka ekspert në Botë ta nxjerrë videon time të manipuluar. Nëse e bëjnë, unë kam prova të tjera për të njëjtën video, që askush nuk i kundërshton dot. Nëse e kanë parë me kujdes videon e parë, kam bindjen që dhe ata e dinë që unë kam prova të tjera. Nëse këta ekspertë nxjerrin videon time të manipuluar, do të thotë që dikush i udhëzon të hapin luftë të re me mua, duke më nxjerrë gjoja “mashtrues dhe manipulator”. Në këtë rast, unë jam gati për të nxjerrë në dritë gjithë të vërtetën.
-Ka pasur shumë dyshime sa i takon besueshmërisë dhe profesionalizimit të ekspertëve për të kryer një ekspertizë të paanshme dhe serioze. Sa ekziston rreziku i shkatërrimit të provës kyçe kundër Metës?
Ekspertët nuk i njoh fare. Kam lexuar ato që thotë media për ata. Jam i çuditur që janë hedhur poshtë ekspertiza të bëra nga specialistë të huaj, për t’ia lënë në dorë ekspertizën këtyre. Këtë veprim të gjykatës unë e paragjykoj. Mendoj se gjykata ka plotësuar kërkesën e Metës për të caktuar këta ekspertë. Ekziston rreziku që prova kryesore e gjyqit të Metës të zhduket, ashtu siç ekziston rreziku që video Prifti-Beqiri të vidhet për t’u përdorur nga Meta si shantazh. Unë besoj se pavarësisht paragjykimeve që kanë shumë njerëz për ekspertët, duhet të presim që ata të punojnë për të bërë detyrën e ngarkuar nga gjykata. Unë mendoj se një ditë të gjithë do ta kuptojnë që ligji duhet të sundojë në këtë vend, dhe secili duhet të bëjë atë që i kërkon apo i ndalon ligji. Unë jam i përgatitur të pres çdo lloj konkluzioni nga këta ekspertë. Asgjë s’do më çudisë. Për çdo gjë jam i përgatitur.
-Z. Prifti, këto ditë në fokus ka qenë edhe siguria juaj. Sa e vështirëson dëshminë tuaj heqja e truprojave?
Policia m’i ka hequr truprojat për të më trembur. Ata bëjnë lojën e Ilir Metës, ndryshe nuk ka si kuptohet dhe justifikohet shkelja e ligjit për statusin e deputetit dhe ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve. Si deputet unë kam të drejtë me ligj për të pasur mbrojtje kur e kërkoj. Si dëshmitar kyç në gjyqin e Metës, dhe pas kërkesës së Prokurores së Përgjithshme drejtuar Policisë së Shtetit, për mbrojtjen time, Policia përsëri nuk më ka siguruar mbrojtje. Policia që nuk respekton ligjin është bërë normale në këtë vend. Nga njëra anë mua më heqin mbrojtjen, nga ana tjetër Ilir Metën e shoqërojnë me 3 makina policie. Ne kemi status të njëjtë, jemi të dy deputetë, të dy ish ministra. Dallimi është që unë jam në opozitë dhe luftoj të rrëzoj qeverinë, kurse ai në pushtet, dhe mban qeverinë në këmbë me 3 vota në Parlament. Megjithatë, dëshmia ime nuk vështirësohet aspak. Unë do dëshmoj në gjyq çdo gjë që do më pyesin, çdo gjë që di, dhe do vë në dispozicion të gjykatës çdo gjë që do duhet.
-Mendoni se përbën konflikt interesi qenia e zonjës Adriana Fullani pjesë e trupë gjykuese, në kushtet kur Meta pritet të votojë pro ose kundër burrit të saj, përkatësisht Ardian Fullanit, për postin e Guvernatorit?
Zonja Fullani dhe bashkëshorti i saj janë miq të vjetër me Ilir Metën. Ky është konflikt më i madh se vota në Kuvend për rizgjedhjen e Guvernatorit Fullani. Për Fullanin guvernator do të votoj edhe unë, sepse ai ka bërë një punë të mirë në mandatin e tij të parë. Kurse çështja është ndryshe me gjyqtaren Fullani. Unë jam dëshmitar i vizitave të çiftit Fullani në shtëpinë e Ilir Metës. Ky është konflikt, dhe ajo duhej të dorëhiqej nga gjykimi i çështjes Meta.
-Z. Prifti, gjatë këtyre ditëve është komentuar shumë deklarata juaj se dispononi edhe rreth 60 video të tjera. A do të kenë rastin qytetarët shqiptarë të shohin të tjera video tronditëse të xhiruara nga ju?
Unë kam guxuar të bëj publike një video me Ilir Metën. Kam guxuar të godas mafien dhe korrupsionin si askush tjetër në historinë e këtij vendi. Kam dhënë një kontribut të madh për të denoncuar publikisht veprimet e një qeveritari të fuqishëm dhe në detyrë. Kam shumë video të tjera dhe shumë prova të tjera për t’i treguar shqiptarëve si qeverisen, dhe nga kush grabiten. Por duhet pasur parasysh që unë jam njeri, jo “supermen”. Kam familje, fëmijë, të afërm dhe miq e shokë. Nuk mund të bëhem një hero, kur sistemi ynë i drejtësisë që duhet të dënojë këto personazhe të korruptuar nuk funksionon. Unë e provova me një video, dhe sistemi ngeci. Drejtësia jonë nuk është gati të përballojë këtë lloj sfide, për të dënuar politikanët me pushtet. Unë nuk do bëj asgjë tjetër publike për aq kohë sa nuk kam bindjen se kjo gjë i shërben vendosjes së drejtësisë. Unë nuk bëj estradë me videot që kam. Bërja publike e videos me Ilir Metën shkaktoi revoltë të madhe popullore, si ajo e 21 Janarit. Bërja publike e videove të tjera mund të rrezikojë më tej sigurinë time dhe të familjes, por mund të shkaktojë situata të paparashikuara në vend. Nuk jam gati të publikoj video të tjera, sepse nuk kam asnjë garanci. Nuk kam siguri për jetën, nuk kam garanci së drejtësia vepron.
-Ju keni përmendur një drejtues gazete si protagonist i një video, në të cilën ai shfaqet duke iu kërkuar favore. A keni dëshmuar në Prokuroi për zbardhjen e kësaj çështje dhe çfarë favoresh të ka kërkuar z. Balliu?
Nuk kam shkuar akoma në Prokurori për këtë dëshmi, por besoj do shkoj së afërmi. Ato që kam për të thënë do t’i them në Prokurori, dhe nuk dua të bëj asgjë publike, sepse janë sekrete hetimore.
-Cili është raporti juaj me PS dhe me z. Rama?
Me Ramën kam një raport normal komunikimi, por jo të shpeshtë. Nuk kam avancuar në marrëdhëniet me PS, sepse dua të mbarojë hetimet Prokuroria për mua. Nuk dua të marr iniciativa të reja politike, kur ekzistojnë dyshime për integritetin tim dhe është duke u bërë një hetim për mua. Pasi të qartësohen gjërat, do kërkoj të bashkoj kontributin tim politik në PS. Shpresoj të shkojë çdo gjë normalisht.
-Po me zotin Berisha?
Nuk kam asnjë komunikim me Z. Berisha. Jam i distancuar politikisht prej tij dhe qeverisë së tij. Jam shumë i zhgënjyer prej punës së qeverisë së tij. Vitin e fundit, pas largimit tim nga qeveria, shoh një përkulje të Berishës ndaj korrupsionit. Korrupsioni lulëzon në qeveri, kurse Berisha rri dhe vështron. Ai është i pafuqishëm të vazhdojë qeverisjen e pastër. Ministrat denoncohen çdo ditë në media me afera korruptive gjigande, kurse Berisha nuk flet, nuk vepron. Votat në parlament e kanë bërë Berishën të paaftë të reagojë. Berisha bashkëjeton me hajdutë, pranon të punojë me hajdutë, poshtërohet prej tyre, dhe përsëri ka frikë të godasë, sepse i humbin votat në Kuvend. Kjo qeveri duhet të largohet. Berisha duhet të japë dorëheqjen, sepse ai është i paaftë të bëjë detyrën. E kanë kapur ngushtë me votat në Kuvend. Shqipëria po shqyhet nga qentë ministra, po grabitet prona publike çdo orë dhe çdo minutë, kurse Berisha sheh, dëgjon, por mban duart lidhur, nga nevoja që ka për votat e hajdutëve në Kuvend. Në këto kushte kjo qeveri nuk i shërben më Shqipërisë, por hajdutërisë.
-Javët e fundit është hapur një debat lidhur me ndryshimin e Kushtetutës, sidomos për mënyrën e zgjedhjes së Presidentit. Ju jeni pro apo kundër amendimit të ligjit themeltar të shtetit?
Presidenti në Shqipëri duhet të zgjidhet nga populli. Berisha duhet ta pranojë këtë, nëse i ka mbetur pak ndershmëri dhe atdhedashuri. Shumë njerëz thonë që Berishës i duhet presidenti për të zgjedhur Prokurorin e Përgjithshëm. Nëse ka Prokurorin e Përgjithshëm dhe kalon në opozitë, Berisha përsëri mbron veten dhe të afërmit nga akuzat për korrupsion. Nisur nga këto arsye, Berisha dhe sidomos Meta, nuk do pranojnë që Presidentin ta zgjedhë populli. Opozita po tregohet shumë e ngathët në këtë betejë. Opozita duhet të pyesë popullin në referendum për zgjedhjen e Presidentit. Çdo ditë që kalon, e vështirëson bërjen e referendumit. Nuk ka kohë të pritet më tej.
-Z. Prifti, Komisioni Evropian ka konfirmuar dështimin e dytë të Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat. A qëndron më koalicioni i integrimit evropian?
Koalicioni i Integrimit ka dështuar. Çdo qeveri tjetër, pas këtij dështimi të dytë, duhet të largohej. Por Koalicioni i Integrimit nuk largohet, deri sa të jetë vjedhur dhe prona e fundit nga Komisioni i Kthimit të Pronave, deri sa të jetë vjedhur dhe grami i fundit i skrapit nga bandat e LSI, apo deri sa të jetë rrjepur dhe investitori i fundit që mendon të investojë në këtë vend.
-Pas largimit tuaj LSI mori 120 mijë vota në zgjedhjet e 8 majit, pra pati një rritje, ndërkohë që ju paralajmëruat rënie. Sa reale janë këto vota dhe si e shihni LSI pas zgjedhjeve të 2013?
LSI, sot mbështetet vetëm nga ata që punojnë apo vjedhin për hesap të LSI. LSI nuk ka më frymë në Shqipëri. LSI nuk ka më mbështetës idealistë. LSI ka humbur çdo votë të majtë, ka humbur çdo votë idealiste. Ata që do votojnë për LSI herën tjetër do jenë vetëm ushtria e hajdutëve që ushqehen prej saj, apo ata që do gënjehen nga një tufë para që mund ti ofrohet për votën. Unë nuk e shoh LSI në skenën politike pas 2013