Fratini: Meta e njihte Lavitolan përpara meje. Sekseri italian: Metën e njoh prej 10 vitesh

19 Tetor 2011, 19:17Politika TEMA
Fratini: Meta e njihte Lavitolan përpara meje. Sekseri italian: Metën

(E PERDITESUAR)- Gazeta e njohur në Itali, La Repubblica, vijon t’i kushtojë vëmendjen kryesore lajmit për sekserin italian, Valter Lavitola. Gazeta thotë se Fratini ka ndryshuar qëndrimin e tij. Më përpara kishte deklaruar se Lavitola nuk ka marrë pjesë në takimet e tij zyrtare. Por pas publikimit të fotos nga Top Channel, ku duket se sekseri italian bisedon me ministrin e Jashtëm italian dhe homologun shqiptar, Ilir Meta, Fratini ka deklaruar se në atë kohë për Lavitolan nuk kishte informacione që po hetohej, apo që ishte i angazhuar në aktivitete të paligjshme.

“Kjo do të thotë se çdo qytetar, çdo sipërmarrës e ka një shans- të paktën me këtë Ministër të Jashtëm- të bisedojë për çështje private në një aktivitet publik,” shkruan gazeta italiane.

Por, ndryshe nga sa del në përgjime, Fratini thotë se Ilir Meta e njihte Lavitolan më herët se ai vetë.

“Në atë kohë askush nuk e imagjinonte ose të paktën nuk e dinte se kush ishte Lavitola, çfarë interesash kishte, asgjë e tillë. Lavitola ishte një person si shumë të tjerë, që në atë rast e njihte ministrin shqiptar shumë më herë se unë,” thuhet në përgënjeshtrimin e Fratinit.

Në të vërtetë në përgjimin e publikuar nga gazeta italiane, Lavitola pranon se e njeh Metën prej dhjetë vitesh. Gjeni më poshtë pjsë nga biseda e tij me sekretaren e Fratinit.

-N.”Nuk u kuptuam, unë po të jap kordinatat që më jep ai. Ti qëndron aty pranë dhe kur të dalin ata, ai ta prezanton. Do të shtrëngoni duart dhe pastaj..nuk e di… ”

L. “Dëgjo Nadia, nëse me lejon. Duke qenë se Franko e di, unë këtë e njoh prej 10 vitesh… ”

N. “Po, por ai nuk e shpie në dhomën e tij kur të dalin nga takimi institucional. Në përgjithësi kjo nuk ndodh kurrë. ”

L. “Po a mund t’i thuash që këtë herë të bëjë përjashtim ? ”

N. “Jo. Duhet të ndodhë aty për aty. Sepse duke qenë se ti do të gjendesh aty pranë, pastaj ai do të thotë ndoshta ” ah, qenka dr. Lavitola që e njeh edhe ti”. Ai mi ka dhënë këto direktiva për faktin se mesa duket kërkon që ky takim të duket si një gjë e rastësishme… s’di çfarë të them…”

 

Gazeta italiane ka krahasuar foton e Top Channel me foton zyrtare të atij takimi mes Metës dhe Fratinit, dhe është e njëjta. Meta e Fratini kanë të njëjtat kollare në dy takimet, po ashtu janë në sfond edhe flamujt e dy shteteve.

Siç raporton Il Fato Quotidiano, Lavitola i ka kërkuar Metës ndërhyrje për çështjen e një gazsjellësi, që kalon nga Turqia, në Shqipëri e drejt Italisë. Bëhet fjalë për një investim gjigant prej 1.5 miliard euro.

20 komente në “Fratini: Meta e njihte Lavitolan përpara meje. Sekseri italian: Metën e njoh prej 10 vitesh”

  1. askushi says:

    Fratini eshte profesori i Metes

    1. Një telefonatë e përgjuar mes Lavitolas dhe Metës e datës 20 tetor 2009, e nxjerrë sot nga La Repubblica tregon se Lavitola po lidhej edhe me ministrin e jashtëm shqiptar rreth takimit të tyre në ministrinë e Jashtme italiane. Ai flet fillimisht me Metën e më pas me shefin e kabinetit të tij dhe bien dakord te takohen në Farnesina pas takimit mes dy krerëve të diplomacive shqiptare dhe Italiane. Gjë që ndodh me përpikëri siç e tregon fotografia e shkrepur nga Irida Cami më 21 tetor në Farnesina.

  2. mjalti says:

    Videon do ta hetoj nje ekspert nga fisi lumnamoriesmoremvesh.

  3. Argita_B says:

    Deri ketu nuk rezulton ne asnje vend se ka shkelje te ligjit.
    Lavitola perfaqeson nje lobby qe duhet tu beje pedagogji mbi avantazhet e gazesjellesit dhe deri ketu eshte diçka mese legale dhe e zakoneshme.
    Ne bruksel apo Strasbug, ka me dhjetra, apo qindra lobby te ndryshem qe informojne parlamentaret evropian per ligjet qe aprovohen.
    Pra e theksoj, deri tani asgje shkusese ne keto qe shkruhen (ndoshta eshte vetem fillimi dhe nuk kane dale akoma te gjitha ne shesh..).

    1. tironci says:

      kur nuk njihni historine e lavitola dote ishte mire per ju qe te mos bini ne idiotizem.pale shkruan dhe me fjale te medhaja .informohuni.injorante.

      1. inf says:

        po ti qe e di pse nuk shkruan pse nuk llafosesh apo nuk e di po e di na thuaj se çfare rrugaçi eshte se çfare kopuku eshte apo ..ti nuk di gje dhe ja fut pordhes kot ketu te tema lol…po e di sqaro po se di mos bej sikur e DI.

      2. Argita_B says:

        Me duket se nuk po ofendoj njeri, ajo qe thashe ishte thjesht ne keto qe shkruhen ne gazeten Tema, pasi i referohem ç’fare shkruhet ketu me siper!
        Nuk e kuptoj se ne emer tu kujt i lejon vetes te ofendosh te tjeret!!
        Ik e vadit caracin qe ke te baçja se mos te thahet…

  4. inf says:

    E kishte te ftuar ket nji nate Bruna Vespa avokati dhe mbrojtesi me i flakte i rregjimit te Berluskes ,e kishte thirr dhe ky po llomotiste per çfare ka bere ,Bruno Vespa nji sahan lepires i keq nji njeri i poshterr qe e ka bere Porta porten nji emision paçavure nji legen dhe nji Berluskionist i felliqur.
    Sa per Meten ket kapedan Albanez ky njifet me te gjitha klanet e Botes me te gjitha levizjet e Mafies ket e dime ne te gjthe e dine, i madh e i vogel katunar e qytetar femi dhe i moshuar ,Meta eshte nji nder Hajdutet me te medhenj ne bote persa i perket Popullsise qe ne kemi.
    Se mos ky Taliani ai ka lidhje me SERB me Grek ME TURQ ME AZIATIK ME KINES dhe me te gjithe ata xhibilet milet qe merren me trafiqe me vrasje me rrembime me perdhunime me shantazhe ma vjedhje dhe me gjithe burimet e drogave dhe grave.
    Ky eshte dallkuku i INTEGRIMIT ILIR REXHEP META .

  5. 21janari says:

    Investim gjigand 1.5 miliard euro?
    Kaq para nuk jane asgje.
    Me nje shume te tille ne ne Shqiperi kemi bere vetem 60 km rruge…
    Kjo ndihmin te kuptojme sa gjigande ka qene vjedhja ne rrugen Durres-Kukes.

  6. eni ;leka says:

    po ky zagar e paska pas fytin e madh,e shikoni cfare do te thote te jesh ne pushtet dhe te vjedhesh vendin tend,a e shikoni kryetarin e lsi ky eshte kriminel nga ata te komorres,futeni ne burg zagarin te marrin vesh fatos nano saliu ,lulat e shume te tjere te perlyer me djersen e popullit turp more te ndyre ,jeni bere si thase te mbushur me mu…ptu hupni nga faqja dheut nuk mbahet familja me vjedhje o ndyrsira,ptuh ju marrofte zoti,ju nuk keni gjak shqiptari

  7. lame says:

    Drejtësia amerikane kërkon me çdo kusht “kokën” e Ilir Metës

    Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim ndodhet në ditët më të vështira të karrierës së tij. Nuk kishte ndodhur kurrë që një kryetar partie, një herë kryeministër dhe tre herë zëvendëskryeministër i vendit, të kapej në tre shtete të ndryshme me përgjime dhe investigime për implikime dhe abuzime.

    Prej shumë kohësh Ilir Meta kërkohet me çdo kusht për ballafaqim me drejtësinë amerikane, për drejtimin apo përfshirjen në një grup kriminal tepër të rrezikshëm me veprimtari në SHBA. Bëhet fjalë për bashkëpunimin me Almir Rrapon, ky i arrestuar brenda ambasadës amerikane në Tiranë në vitin 2010, si një prej anëtarëve të bandës “Krasniqi” në SHBA, që akuzohen për trafikun e dhjetëra tonëve drogë të llojeve të ndryshme me avionë, dhe vrasje e plagosje të rivalëve.

    Mirëpo në periudhën që u arrestua, edhe pse në kërkim prej vitit 2006, Rrapo ishte sekretar personal i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm Ilir Meta. Duke pasur parasysh tematikën dhe rregullat e emërimeve në këtë dikaster, patjetër që numri dy i qeverisë dhe kreu i LSI-së, ka qenë në dijeni të problemeve me drejtësinë amerikane nga ana e Rrapos. Por ky i fundit ka përfituar një suport deri politik nga kreu i LSI-së, me mendimin se e kishin mirë me amerikanët dhe nuk do guxohej arrestimi i një zyrtari të lartë të administratës në atë mënyrë, aq befasisht. Aktualisht në dosjet e FBI-së thuhet qartazi se “është arrestuar sekretari personal i Ilir Metës”, ndaj në hetime është kërkuar të merret edhe ish-zëvendëskryeministri. Po për shkak të rolit që ka aktualisht në politikën shqiptare, gjërat janë bërë të vështira. Meqenëse nuk e goditën dot në momentin e parë kur u kap Rrapo, është menduar strategjia e re e video-përgjimit, momenti i dytë i vështirë i karrierës së Ilir Metës. Dritan Prifti nuk kishte për t’i prishur kurrë marrëdhëniet me shefin e tij pas 10 vitesh lufte politike në të njëjtën llogore. Aq më tepër që ishte ky i fundit që tërhoqi Metën te Berisha në 2009. Por diçka tjetër fshihej pas kësaj. Dritan Prifti arriti të bënte detyrën më fisnike për një vend aleat dhe mik, duke e kapur me zë dhe figurë numrin dy të qeverisë dhe duke e shembur nga karriera brenda një nate, kur u transmetua ajo video pazari për HECE e naftë. Madje solli dhe protestën e dhunshme me 4 të vrarë nga Garda qeveritare në Bulevard. Misionin e tij, edhe pse në një rrezik të madh jete, Prifti e realizoi më së miri, madje duke thënë se nëse Meta i shpëtonte furtunës së parë, do e ndiqnin dhjetëra persona të tjerë, po në video ku është filmuar ai, njerëzit e tij, bashkëshortja dhe ku përmendet vetë Meta.

    Pra një kurth nga i cili kreu i LSI-së nuk mund të dalë më kurrë. Meqë nuk iu nënshtrua me rastin Rrapo drejtësisë amerikane, çështja penale që ka në ngarkim aktualisht për shpërdorim detyre dhe afera korruptive në Gjykatën e Lartë, e ka dënuar që të jetë i dënuar. Por edhe këtë “pengesë vrapimi” në karrierën politike, Ilir Meta ka tentuar ta kalojë me miqësi politike, të qeshura gazmore, ndikim qeveritar, vënie në veprim të njerëzve të nëndheshëm apo të dukshëm dhe me ndikim, deri tek anëtarët e Kolegjit të Bashkuar të Gjykatës së Lartë për të manipuluar. Por amerikanët përsëri menduan se Meta do përdorte shtegun e fundit, ndaj ia prenë rrugën me një “portë” të madhe. Prestigjiozja “La Repubblica” në Itali, i ka vënë stërkëmbëshin edhe njërit prej njerëzve që është përpjekur ta mbrojë Metën në vazhdimësi. Bëhet fjalë për Franko Fratinin, njeriun e Berluskonit, Berishës dhe vetë Metës. Skandali i përgjimeve, nga shqiptari i basteve Mehmeti, deri tek ish-gazetari sekser, nuk po fundosin vetëm Metën, por edhe vetë Fratinin. Ministri i diplomacisë italiane përgënjeshtroi sot lajmin, por i ka ardhur një tjetër bombë ballafaqimi me foto, ku shfaqet Meta, ai dhe gazetari së bashku, me të njëjtat veshje, kostume e kravata. Ndërsa në Shqipëri ka plasur skandali “Metagejt” prej mëse një viti, në Itali prej disa muajsh ka plasur përveç skandalit Berluskoni, edhe “Fratinigejt”. Në Itali për të shembur një orë e më parë qeverinë. Kurse në Shqipëri për t’i dorëzuar në “pjatë floriri” amerikanëve Ilir Metën. Dhe nuk po ua japim ne, sepse nuk do e bënim kurrë, pasi i dhamë 120 mijë vota në zgjedhjet lokale, si asnjëherë tjetër LSI-së, por e kërkuan me ngulm FBI, CIA, Prokuroria e SHBA-ve dhe autoritetet ligjzbatuese. Ngado të vijë vërdallë shpura e ekspertëve të blerë dhe gjyqtarëve që kërkojnë mandate guvernante, fati i Ilir Metës është i shkruar.

    Lënie përgjithnjë e posteve, politikës, dënim shembullor për korrupsionin dhe hapja e rrugës për një nga ekstradimet më spektakolare drejt SHBA-ve në të ardhmen e afërt. Këtë gjë e di dhe vetë kryetari i LSI-së, ndaj dërgoi me porosi ministrin e Jashtëm në Meksikë, për të liberalizuar vizat me Shqipërinë sa më parë. Dhe pse jo, në ditët e vështira, të përfitojë një vendstrehim arratie në këtë shtet të tekilës, drogës, gangsterëve dhe parasë.

    1. inf says:

      Lame e sakte no coment shkrim gjenial te lumte dora bravo.
      shume shpejt do ta shifni nen Akuze ket barbon te sali Gazepit .

    2. gerti says:

      TUTTO VERO,,,LO STATO PERO NON E MEXICO MA PANAMA….CON LAVITOLA…UN PAIO DI KM PIU LONTANO BERLUSCA A SANTA LUCIA

  8. riu says:

    ky eshte ai fratini qe na jepte leksione demokracie edhe opozites tentoi ca here, jepte keshilla keshtu si mik i shqiperise. po cmiq jan keta aman keta vetem ngjyren e parase njohin
    me vjen mire qe i ndodh keshtu ketij legenit fratinit se boll na cau menderen tu bo si politikan europian,sikur sillte gjithe rekomandimet e be ketu, qe ne fakt ishin keshillat e sali argites per opoziten.
    ja dhe bota e tregoi qe eshte nje portokalle gjigande

  9. Antikorupsioni says:

    Lame, shume e sakte por dua te saktesoj ,se lufta qe ju be Drejtorit te shish z. Bahri Shaqiri eshte nje nga arsyet qe deshen ta shkarkonin, ka mjafushem informacion, kur e mori vesh i madhi u terbua fare, demokracia ka kohen e vet …

  10. Albert says:

    Do vazhdojne te na e shesin si mik kete bashkepatriotin e Prudentinos keta langot e ketushem?! Me kronika ne TV dhe ceremonira pa fund?!….Zaten s’ka mbetur tjeter gje pervec simboleve te Duces pa perdorur nga bijte e ish-“partizaneve trima”!…..

  11. berati says:

    Lame shum bukur i ke then gjerat por se dim se sa esht e vertet kjo qe thua ti se nese do ishin te verteta qe e kerkon FBI ateher Ilir meta i ka ditet e numeruara.dhe ateher duhet te behet nje fest e madhe ne shqiperi

  12. anila says:

    Ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti, gjatë një rrëfimi tronditës për gazetën “SOT”, deklaron se është dëshmitar kyç i vizitave të çiftit Fullani, përkatësisht Arjana dhe Ardian Fullani, në vilën e të pandehurit Ilir Meta. Duke e konsideruar procesin hetimor ndaj Ilir Metës si të kompromentuar, Prifti pohoi se gjyqtarja Fullani duhet të japë dorëheqjen, pasi është në konflikt të pastër interesi. Njeriu që tronditi Shqipërinë në fillim të këtij vitit me denoncimin e mafies qeveritare, Dritan Prifti, u shpreh se gjyqtarja nuk tërhiqet nga trupa gjykuese, pasi pret rizgjedhjen e burrit si Guvernator me votat e LSI. Ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti pohoi gjithashtu se nuk ka ekspert në Botë që të nxjerrë të manipuluar videon që ka dorëzuar në Prokurori, ndërsa denoncoi përpjekjet e dështuara për ta shpallur videon si të trukuar.

    Prifti deklaroi se ka prova të tjera më të forta kundër Metës, nëse videoja do të shpallet nga ekspertët shqiptarë si e manipuluar. Ai nuk e përjashtoi mundësinë që ekspertët të shpallin videon të manipuluar, me qëllim për të ta nxjerrë atë si manipulator. Por Prifti deklaron se ka video më të rënda korrupsioni të Ilir Metës, publikimi i të cilave mund të tronditë Shqipërinë. Prifti theksoi se publikimi i videos tjetër të Ilir Metës rrezikon sigurinë e tij dhe stabilitetin politik në Shqipëri. Duke u ndalur tek siguria e tij fizike, Prifti u shpreh se policia ka bërë lojë e Metës, duke i hequr truprojat. Megjithatë, Prifti theksoi se do të dëshmonte gjithçka kundër Ilir Metës në gjyq. Duke u ndalur tek raportet me Berishën, Prifti theksoi se shihte një përkulje të Berishës ndaj korrupsionit. Sipas tij, korrupsioni lulëzon në qeveri, kurse Berisha rri dhe vështron. Sa i takon të ardhmes së LSI, Prifti tha se kjo parti sot mbështetet vetëm nga ata që punojnë apo vjedhin për hesap të LSI. Ai shtoi se LSI nuk ka më frymë në Shqipëri, nuk ka me mbështetës idealistë.

    -Z. Prifti, tre ekspertët shqiptarë të caktuar nga Gjykata e Lartë për riekspertimin e videos, pritet të thonë fjalën e fundit sa i takon procesit gjyqësor ndaj Ilir Metës. Si e shikoni ju ecurinë e deritanishme të procesit hetimor dhe a keni besim tek drejtësia?

    Nuk besoj se ekspertët kanë për të thënë fjalën e fundit. Ata do bëjnë një ekspertim për videon, ku do caktojnë nëse ka ndërhyrje në video dhe a ka manipulime figure apo zëri. Nuk ka ekspert në Botë që të nxjerrë të manipuluar videon që kam dorëzuar unë në Prokurori. As këta ekspertë që ka zgjedhur Ilir Meta nuk besoj se do guxojnë të bëjnë një deklarim kaq larg të vërtetës. Por nëse do guxojnë ta bëjnë, ju garantoj që do investohem personalisht fuqishëm për të vërtetuar paprekshmërinë, pamanipulueshmërinë e videos që kam dorëzuar. Eksperti amerikan dhe ai britanik kanë vërtetuar paprekshmërinë e figurës dhe zërit, autenticitetin e videos, por këta shqiptarët mund të bëjnë çudira. Megjithatë mendoj se ekipi mbrojtës i Ilir Metës dhe strategjia e tyre është shumë e gabuar. Është gabim të përpiqesh të nxjerrësh të manipuluar një gjë, që nuk është aspak e tillë. Të harxhosh energji, para, publicitet, për diçka që nuk e fiton dot, duket strategji tepër e gabuar e atyre që mbrojnë Metën. Videon askush nuk do ta nxjerrë të manipuluar. Palët kanë të drejtë të kërkojnë ekspertiza të tjera pas kësaj ekspertize, dhe historia nuk mbyllet me kaq, edhe nëse këta ekspertë korruptohen. Megjithatë, unë jam nga ata që mendojnë se nuk ka ekspert në Botë ta nxjerrë videon time të manipuluar. Nëse e bëjnë, unë kam prova të tjera për të njëjtën video, që askush nuk i kundërshton dot. Nëse e kanë parë me kujdes videon e parë, kam bindjen që dhe ata e dinë që unë kam prova të tjera. Nëse këta ekspertë nxjerrin videon time të manipuluar, do të thotë që dikush i udhëzon të hapin luftë të re me mua, duke më nxjerrë gjoja “mashtrues dhe manipulator”. Në këtë rast, unë jam gati për të nxjerrë në dritë gjithë të vërtetën.

    -Ka pasur shumë dyshime sa i takon besueshmërisë dhe profesionalizimit të ekspertëve për të kryer një ekspertizë të paanshme dhe serioze. Sa ekziston rreziku i shkatërrimit të provës kyçe kundër Metës?

    Ekspertët nuk i njoh fare. Kam lexuar ato që thotë media për ata. Jam i çuditur që janë hedhur poshtë ekspertiza të bëra nga specialistë të huaj, për t’ia lënë në dorë ekspertizën këtyre. Këtë veprim të gjykatës unë e paragjykoj. Mendoj se gjykata ka plotësuar kërkesën e Metës për të caktuar këta ekspertë. Ekziston rreziku që prova kryesore e gjyqit të Metës të zhduket, ashtu siç ekziston rreziku që video Prifti-Beqiri të vidhet për t’u përdorur nga Meta si shantazh. Unë besoj se pavarësisht paragjykimeve që kanë shumë njerëz për ekspertët, duhet të presim që ata të punojnë për të bërë detyrën e ngarkuar nga gjykata. Unë mendoj se një ditë të gjithë do ta kuptojnë që ligji duhet të sundojë në këtë vend, dhe secili duhet të bëjë atë që i kërkon apo i ndalon ligji. Unë jam i përgatitur të pres çdo lloj konkluzioni nga këta ekspertë. Asgjë s’do më çudisë. Për çdo gjë jam i përgatitur.

    -Z. Prifti, këto ditë në fokus ka qenë edhe siguria juaj. Sa e vështirëson dëshminë tuaj heqja e truprojave?

    Policia m’i ka hequr truprojat për të më trembur. Ata bëjnë lojën e Ilir Metës, ndryshe nuk ka si kuptohet dhe justifikohet shkelja e ligjit për statusin e deputetit dhe ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve. Si deputet unë kam të drejtë me ligj për të pasur mbrojtje kur e kërkoj. Si dëshmitar kyç në gjyqin e Metës, dhe pas kërkesës së Prokurores së Përgjithshme drejtuar Policisë së Shtetit, për mbrojtjen time, Policia përsëri nuk më ka siguruar mbrojtje. Policia që nuk respekton ligjin është bërë normale në këtë vend. Nga njëra anë mua më heqin mbrojtjen, nga ana tjetër Ilir Metën e shoqërojnë me 3 makina policie. Ne kemi status të njëjtë, jemi të dy deputetë, të dy ish ministra. Dallimi është që unë jam në opozitë dhe luftoj të rrëzoj qeverinë, kurse ai në pushtet, dhe mban qeverinë në këmbë me 3 vota në Parlament. Megjithatë, dëshmia ime nuk vështirësohet aspak. Unë do dëshmoj në gjyq çdo gjë që do më pyesin, çdo gjë që di, dhe do vë në dispozicion të gjykatës çdo gjë që do duhet.

    -Mendoni se përbën konflikt interesi qenia e zonjës Adriana Fullani pjesë e trupë gjykuese, në kushtet kur Meta pritet të votojë pro ose kundër burrit të saj, përkatësisht Ardian Fullanit, për postin e Guvernatorit?

    Zonja Fullani dhe bashkëshorti i saj janë miq të vjetër me Ilir Metën. Ky është konflikt më i madh se vota në Kuvend për rizgjedhjen e Guvernatorit Fullani. Për Fullanin guvernator do të votoj edhe unë, sepse ai ka bërë një punë të mirë në mandatin e tij të parë. Kurse çështja është ndryshe me gjyqtaren Fullani. Unë jam dëshmitar i vizitave të çiftit Fullani në shtëpinë e Ilir Metës. Ky është konflikt, dhe ajo duhej të dorëhiqej nga gjykimi i çështjes Meta.

    -Z. Prifti, gjatë këtyre ditëve është komentuar shumë deklarata juaj se dispononi edhe rreth 60 video të tjera. A do të kenë rastin qytetarët shqiptarë të shohin të tjera video tronditëse të xhiruara nga ju?

    Unë kam guxuar të bëj publike një video me Ilir Metën. Kam guxuar të godas mafien dhe korrupsionin si askush tjetër në historinë e këtij vendi. Kam dhënë një kontribut të madh për të denoncuar publikisht veprimet e një qeveritari të fuqishëm dhe në detyrë. Kam shumë video të tjera dhe shumë prova të tjera për t’i treguar shqiptarëve si qeverisen, dhe nga kush grabiten. Por duhet pasur parasysh që unë jam njeri, jo “supermen”. Kam familje, fëmijë, të afërm dhe miq e shokë. Nuk mund të bëhem një hero, kur sistemi ynë i drejtësisë që duhet të dënojë këto personazhe të korruptuar nuk funksionon. Unë e provova me një video, dhe sistemi ngeci. Drejtësia jonë nuk është gati të përballojë këtë lloj sfide, për të dënuar politikanët me pushtet. Unë nuk do bëj asgjë tjetër publike për aq kohë sa nuk kam bindjen se kjo gjë i shërben vendosjes së drejtësisë. Unë nuk bëj estradë me videot që kam. Bërja publike e videos me Ilir Metën shkaktoi revoltë të madhe popullore, si ajo e 21 Janarit. Bërja publike e videove të tjera mund të rrezikojë më tej sigurinë time dhe të familjes, por mund të shkaktojë situata të paparashikuara në vend. Nuk jam gati të publikoj video të tjera, sepse nuk kam asnjë garanci. Nuk kam siguri për jetën, nuk kam garanci së drejtësia vepron.

    -Ju keni përmendur një drejtues gazete si protagonist i një video, në të cilën ai shfaqet duke iu kërkuar favore. A keni dëshmuar në Prokuroi për zbardhjen e kësaj çështje dhe çfarë favoresh të ka kërkuar z. Balliu?

    Nuk kam shkuar akoma në Prokurori për këtë dëshmi, por besoj do shkoj së afërmi. Ato që kam për të thënë do t’i them në Prokurori, dhe nuk dua të bëj asgjë publike, sepse janë sekrete hetimore.

    -Cili është raporti juaj me PS dhe me z. Rama?

    Me Ramën kam një raport normal komunikimi, por jo të shpeshtë. Nuk kam avancuar në marrëdhëniet me PS, sepse dua të mbarojë hetimet Prokuroria për mua. Nuk dua të marr iniciativa të reja politike, kur ekzistojnë dyshime për integritetin tim dhe është duke u bërë një hetim për mua. Pasi të qartësohen gjërat, do kërkoj të bashkoj kontributin tim politik në PS. Shpresoj të shkojë çdo gjë normalisht.

    -Po me zotin Berisha?

    Nuk kam asnjë komunikim me Z. Berisha. Jam i distancuar politikisht prej tij dhe qeverisë së tij. Jam shumë i zhgënjyer prej punës së qeverisë së tij. Vitin e fundit, pas largimit tim nga qeveria, shoh një përkulje të Berishës ndaj korrupsionit. Korrupsioni lulëzon në qeveri, kurse Berisha rri dhe vështron. Ai është i pafuqishëm të vazhdojë qeverisjen e pastër. Ministrat denoncohen çdo ditë në media me afera korruptive gjigande, kurse Berisha nuk flet, nuk vepron. Votat në parlament e kanë bërë Berishën të paaftë të reagojë. Berisha bashkëjeton me hajdutë, pranon të punojë me hajdutë, poshtërohet prej tyre, dhe përsëri ka frikë të godasë, sepse i humbin votat në Kuvend. Kjo qeveri duhet të largohet. Berisha duhet të japë dorëheqjen, sepse ai është i paaftë të bëjë detyrën. E kanë kapur ngushtë me votat në Kuvend. Shqipëria po shqyhet nga qentë ministra, po grabitet prona publike çdo orë dhe çdo minutë, kurse Berisha sheh, dëgjon, por mban duart lidhur, nga nevoja që ka për votat e hajdutëve në Kuvend. Në këto kushte kjo qeveri nuk i shërben më Shqipërisë, por hajdutërisë.

    -Javët e fundit është hapur një debat lidhur me ndryshimin e Kushtetutës, sidomos për mënyrën e zgjedhjes së Presidentit. Ju jeni pro apo kundër amendimit të ligjit themeltar të shtetit?

    Presidenti në Shqipëri duhet të zgjidhet nga populli. Berisha duhet ta pranojë këtë, nëse i ka mbetur pak ndershmëri dhe atdhedashuri. Shumë njerëz thonë që Berishës i duhet presidenti për të zgjedhur Prokurorin e Përgjithshëm. Nëse ka Prokurorin e Përgjithshëm dhe kalon në opozitë, Berisha përsëri mbron veten dhe të afërmit nga akuzat për korrupsion. Nisur nga këto arsye, Berisha dhe sidomos Meta, nuk do pranojnë që Presidentin ta zgjedhë populli. Opozita po tregohet shumë e ngathët në këtë betejë. Opozita duhet të pyesë popullin në referendum për zgjedhjen e Presidentit. Çdo ditë që kalon, e vështirëson bërjen e referendumit. Nuk ka kohë të pritet më tej.

    -Z. Prifti, Komisioni Evropian ka konfirmuar dështimin e dytë të Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat. A qëndron më koalicioni i integrimit evropian?

    Koalicioni i Integrimit ka dështuar. Çdo qeveri tjetër, pas këtij dështimi të dytë, duhet të largohej. Por Koalicioni i Integrimit nuk largohet, deri sa të jetë vjedhur dhe prona e fundit nga Komisioni i Kthimit të Pronave, deri sa të jetë vjedhur dhe grami i fundit i skrapit nga bandat e LSI, apo deri sa të jetë rrjepur dhe investitori i fundit që mendon të investojë në këtë vend.

    -Pas largimit tuaj LSI mori 120 mijë vota në zgjedhjet e 8 majit, pra pati një rritje, ndërkohë që ju paralajmëruat rënie. Sa reale janë këto vota dhe si e shihni LSI pas zgjedhjeve të 2013?

    LSI, sot mbështetet vetëm nga ata që punojnë apo vjedhin për hesap të LSI. LSI nuk ka më frymë në Shqipëri. LSI nuk ka më mbështetës idealistë. LSI ka humbur çdo votë të majtë, ka humbur çdo votë idealiste. Ata që do votojnë për LSI herën tjetër do jenë vetëm ushtria e hajdutëve që ushqehen prej saj, apo ata që do gënjehen nga një tufë para që mund ti ofrohet për votën. Unë nuk e shoh LSI në skenën politike pas 2013

  13. Stef Staku says:

    ANALIZE : I madhi z. Sekui nuk e di nese jeni me pushime apo … Sido qofte une si nje simpatizant i fuqive te tua e ndjej per detyre qe te sinjalizoj se nje perfaqsues i mire i Juaji eshte duke bere rolin e Pal Vates ne Europe …
    Ne Shqiperi personazhi i mijra barceletave quhet Pal Vata, por tashme shoku Pal ka kalu kufijte e Shqiperise e ka dale gjiro neper bote e natyrisht gjithsejcili vend e therret sipas menyres se vet ne Itali i takon ta thrrasin Pulo Vata.
    Te gjitha padrejtesite qe keni bere ne Shqiperi ju falen por nuk ju falet qe ti nderroni emrin sh. Pal Vata ne sh. Ilir Meta nuk ju falet.
    Ju lutem z. Sequi merreni seriozisht ket qeshtje pas sh. Pale Iliri i ka sjelle deme tre pushteteve te medha … Enver Hoxhes, Sali Berishes e Tashti Silvio Berluskonit. Opozita Italiane kerkon doreheqjen e z. Fratini pasi Z. Fratini ka dale ne fotografi me shokun Pale Vata e me La Vitolan !? A e kupton se cfare damesh eshte duke sjelle sh. Pale Iliri ? Duhet te beheni nervoz duhet te jepjni ultimatume urdhera, merrni ppza neper studio etj, etj … Zgjohu …

  14. La Repubblica i ka marrë dje pasdite një intervistë Ilir Metës, pas përhapjes edhe në Itali të fotografisë që e tregon bashkë me Frattinin e Lavitolan në ambientet e ministrisë së Jashtme italiane. Disi “i bezdisur” (sipas gazetarit Mastrogiacomo që e ka intervistuar, Meta thotë se nuk e njeh Lavitolan dhe se nëse ka qenë atje “dikush e ka autorizuar” dhe se nuk dëshiron të futet “në historirë që nuk kanë të bëjnë me të”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje