E rrëmbejnë për ta nxjerrë në gjyq. Rasti ndez debate

24 Tetor 2011, 12:43Lifestyle TEMA

Një doktor gjerman është dënuar të shtunën me 15 vite burg për vrasjen e vajzës së gruas së tij. Doktori e vrau adoleshenten Kalinka Bamberski në vitin 1982 në Bavari. Drejtësia franceze e shpalli fajtor Dieter Krombach në vitin 1995, por ai nuk u ekstradua pasi drejtësia gjermane tha se nuk ekzistonin provat e mjaftueshme.

Atëherë ndodh çudia. Babai natyral i Kalinkas, Andre Bamberski, punon një ekip rrëmbyesish profesionistë nga Rusia, të cilët e morën Krombach nga shtëpia e tij dhe e sollën në Francë, ku të shtunën mori dënimin për vrasje të paqëllimtë.

Babai i Kalinkës u shpreh shumë i lumtur për këtë vendim. Megjithatë tani Bamberski, që ka dhe nënshtetësi franceze, do përballet me akuzën për rrëmbim.

Krombach e kishte përdhunuar Kalinkën pasi e kishte droguar, por 14 vjeçarja gjeti vdekjen pasi u mbyt në gjumë. Testet e bëra më vonë treguan se ajo kishte plagë në gjenitale, por raporti nuk ishte përfundimtar.

Gjermania nga ana e saj thotë se nuk do e pranojë rrëmbimin dhe këtë gjyq. Avokatët e Krombach deklarojnë se tani çështja do të shkojë në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

6 komente në “E rrëmbejnë për ta nxjerrë në gjyq. Rasti ndez debate”

  1. Galbaq says:

    Ati pleres gjerman do prere koka ne giotine , rrembimi i tij iu atribua nje kosovari ne ndihme te babait te viktimes ,keshtu shkruanin gazetat ne fillim dhe tani na dalin ruse .

  2. ina says:

    imagjinoni vetem per nje moment sikur kjo ngjarja te kishte ndodhur ne ndonje nga vendet me shumice myslimane, si do valonin komentet e urrejtjes patologjike kundra myslimaneve mbi kete lajm per te lidhur cdo ngjarje te shemtuar drejtpersedrejti me besimin fetar…

    1. sadushi says:

      @ ina : Ti qenke me e semura nga kjo patologji perderisa drejt dhe atje te shkoi mendja .Per mua shqiptari ,panvaresisht nga shkelja e ligjes , ka kontribuar direkt qe te vendoset derjtesia .

  3. sakati says:

    Nuk kindapuan ruset por shqipetaret, pikerisht nje shtetas nga Kosova me banim ne Austri. (origjinali http://comeze.net/?p=38243) Kosovari ka kindapuar ate ne gjermani dhe ka sjellur para gjykates franqeze. Pas rrembimit, Kosovari ehste lajmeruar para policise austriake, ku ata eskadruan kosovarin para gjykates franqeze. Sot kosovari gjendet ne arrest shtepiak ne France dhe pret diten e gjykimit.

    1. Erma says:

      @ Sakatin
      Aman ore akoma se keni mesuar qe duhet te flisni ne shqip ” rrembyer” dhe jo “kidnap”, aq me keq per ty qe e ke shkruar “kindap”.

  4. sakati says:

    e dini se rrembyesi ishte shqiptar nga Kosova dhe jo rus?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje