Reforma zgjedhore, Venecia dhe ODHIR, takime në Tiranë

24 Tetor 2011, 10:07Politika TEMA

Reforma zgjedhore dhe përmirësimi i praktikave elektorale në Shqipëri sjell për dy ditë në Tiranë një delegacion të përbashkët të Komisionit të Venecias dhe misionit të ODIHR-it me në krye sekretarin e Komisionit të Venecias Thomas Markert.
Delegacioni ka për qëllim të hartojë një opinion të përbashkët për përmirësimet që mund t’i bëhen legjislacionit elektoral dhe praktikave zgjedhore në Shqipëri, bazuar kjo edhe në kërkesën e sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Europës, Thorbjorjn Jangland, i cili kërkoi një opinion nga Komisioni i Venecias për ndryshimet në legjislacionin e vendit tonë pas përvojës së zgjedhjeve të 8 majit.

 

Delegacioni do të nisë takimet sot me ministrin e jashtëm Edmond Haxhinasto, ndërsa axhenda parashikon takime me kryeministrin Berisha, kryetaren e parlamentit Jozefina Topalli, përfaqësues të partive politike si dhe përfaqësues të komunitetitn ndërkombëtar të pranishëm në Shqipëri.

3 komente në “Reforma zgjedhore, Venecia dhe ODHIR, takime në Tiranë”

  1. F.Kushe says:

    sa te largohet komisioni i Venecias “kovecet” tane te politikes e dijne vete si i vertitin fjalet.

  2. Stef Staku says:

    ANALIZE : Te gjithe e dime se muaji qershor eshte fushata e korrjeve e shirjes se grurit ne Myzeqe. Myzeqeja prodhon 80 % te gryrit per Shqiperine dhe gjithmone eshte thene se Myzeqeja eshte hambari i Shqiperise.
    Per gati 20 vite Shqiperia eshte shnderruar ne nje Myzeqe per OSBE, Komisjonin e Venecias, ODIHR … Kane bere pare te papare keto komisjone me Shqiperine, Shqiperia eshte hambari i OSBSE, Kom. Ven. ODIHR.
    Sigurisht qe kane ardhur per te marre thaset e grurit qe u takojne pas korrje – shirjeve te 8.qershorit.2011.
    Hallall ju kjofte kesaj i thone pare e paster e e shpejt….
    Kush paguan ??? Sali Berisha, Jozefinka, Pal ilir Vata …

  3. Linda says:

    A e dha opinionin e tij Komisioni i Venecias per zgjedhjet e 8 Majit? Nese jo, perse merren me llafe kot se cfaredo ndryshimesh qe te behen ketu ato qe u mesuan tashme me manipulim dhe vjedhje nuk heqin dore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje