Policia shoqëron drejtuesin e Kuvendit Civil, shkaku: Nënshkrimi i peticionit kundër plehrave

28 Tetor 2011, 13:31Politika TEMA
Policia shoqëron drejtuesin e Kuvendit Civil, shkaku: Nënshkrimi i

(E PERDITESUAR)- Policia e Durrësit ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e Kuvendit Civil, Dritan Broka. Të rinjtë e kësaj lëvizje ishin në qytetin bregdetar për të nënshkruar peticionin kundër importimit të plehrave. Një ditë më parë të rinjtë ishin në Elbasan, ku qindra qytetarë nënshkruan peticionin. Por në Durrës, ata janë penguar nga policia, e cila ka shoqëruar Brokën për në komisariat.

“Durrësi i tha jo importit të plehrave ndërmjet qindra qytetarëve që nënshkruan peticionin, çdo qytetar shqiptar po bashkohet me “Kuvendin Civil” në këtë nisëm për  të ndaluar me çdo kusht  kthimin e Shqipërisë në destinacionin e radhës por jo për turizëm, por për plehrat e botës. Aktivistët e “Kuvendit Civil” mbas Durrësit do të vendosen në Vlorë, Fier, Shkodër, Lezhë dhe do ta mbyllin këtë maratonë me një protestë shumë të madhe në Kryeqytet më datë 3 nëntor ku do të dorëzohet dhe peticionin në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Dita e sotme e peticionit në qytetin e Durrësit përfundoji me arrestime të disa prej aktivistëve të “Kuvendi Civil”, gjithsesi të gjithë pjesëtarët tanë janë të inkurajuar për ta çuar deri në fund këtë nisëm kombëtare dhe në të mirë të të gjithë shqiptarëve,” thuhet në një njoftim të Kuvendit Civil.

 

13 komente në “Policia shoqëron drejtuesin e Kuvendit Civil, shkaku: Nënshkrimi i peticionit kundër plehrave”

  1. elsa Pema says:

    Si gjithmone Policia “kryen detyren” .Ju lumte te rinjve per inisiativen qe kane marre.Populli duhet t’i perkrahe ata te rinj.

    1. Argita says:

      Policia merr urdhera nga superioret, domethene ata qe kane interesa personale apo klanore qe plehrat te importohen ne Shqiperi.
      Problemi eshte se duke arrestuar e pesekutuar, do te shnderrojne anetaret e Kuvendit Civil ne martire dhe do ti bejne akoma me popullor.
      Nese nuk do te kishte asnje incident me ta, mediat do te flisnin shume me pak, policia ka rene ne kurthin e Kuvendit civil, dhe duke i arrestuar, u ben publicitet falas, pra duhet falenderuar policia ne kete rast.

  2. Elsa Pema says:

    Policia si gjithmone ‘kryen detyren’ Ju lumte te rinjve per inisiativen qe kane marre.Populli duhet t’i mbeshtese keta te rinj.

  3. dritani says:

    Po pres rradhen per ta firmosur.

  4. LORA says:

    Djem e vajza te Kuvendit Civil,sipermarrja e juaj eshte e mbeshtetur
    me mendjen e zemren e cdo shqiptari;pra e fituar.Veprimi i policise se Durrsit e deshmon edhe me mire kete.Perpara,ne rrugen qe na prin flamuri yne!

  5. Shkelzeni says:

    Forca djem e vajza !-Shqiperia s’do te jete perjete nen hyqmin e berisheve.Nje Shqiperi e paster e shendetshme na duhet te gjitheve ,edhe femijeve te policeve qe sot detyrohen te zbatojne urdherat e mafiozeve ne pushtet.

  6. PISHA FLAMUR says:

    Forca të rijtë e Shqipërisë! Shpëtojeni atdheun nga pushtimi i helmit Berishian, i cili bashkë me Ilir Toptanin, duan të varrosin përjetësisht një popull. Edhe një centimetër të tërhiqi është dështim. Mos i besoni më Mafjes Berishiane- Metiste. Mos Harroini Tradhëtarin Fatos Nano, i cili është i pari që bëri projektin e helmimit të Shqipëtarëve.

  7. c’pun ka policia te mbroj plehrat???!!!!!

  8. Zana e maleve says:

    Shënomëni dhe mua!

  9. bravo dritan broka po dhe shum te tjerve qe marin pjes

  10. elsa-senatore ne Kuvendin Civil says:

    ne emer te gjithe senatoreve te “Kuvendit Civil” ju falenderoj perzemersisht per mbeshtetjen tuaj, dhe ju bej thirrje tgjith atyre shqiptareve te ndergjegjshem dhe qe e duan vendin e tyre te bashkohen me ne ne kete nisem te nderrmare, pasi se bashku do tja arrijme qellimit, per tu treguar ketyre politikaneve se kemi edhe ne Ze , te cilin do e ngrejme dhe madje fort kundrejt cdo politike te padrejt.

  11. beso says:

    mos çani koke nga Policia,qendroni stoike se Shqiperia eshte djepi juaj.Bravo djem dhe vajza!Kam nje besim se referendumi per plehrat do jete nje verdikt i forte per saliun,me i forte se referendumi per kushtetuten e ’94,prandaj ai po mundohet ta minioje qe pa lindur si referendum.

  12. Toni says:

    “Bravo” Policise mbron PLEHRAT e Shtetit qe te fusin plehrat e botes!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje