Partia në pushtet në Kroaci është vënë me shpatulla pas muri, pasi Zyra për Luftën kundër Krimit të Organizuar ka nisur një kontroll për financimet elektorale të saj, nisur që nga fushata e zgjedhjeve në vitin 2003. Lajmit i është kushtuar një hapësirë e mirë në mediat kryesore në botë. BBC tha se ky është një tjetër mesazh i fortë i Kroacisë përpara hyrjes në BE. Kontrolli ndaj partisë qeverisëse, HDZ, ka acaruar ndjeshëm kryeministren Jadranka Kosor, e cila thotë se kjo është një përpjekje për të shkatërruar partinë e saj. “Këto janë ditët më të vështira për partinë tonë,” tha Kosor, e cila po ashtu është në dyshime për shkak se në hetim është edhe fushata për president në vitin 2005, kur Kosor ishte kandidate e HDZ. Kosor vetë thotë se nuk ka bërë asgjë të paligjshme, por mediat raportojnë se ajo ka firmosur një raport për financimet elektorale. Tërmeti vjen pak ditë përpara zgjedhjeve. Më 4 dhjetor, kroatët zgjedhin ligjvënësit e tyre. Ish-kryeministri i tyre, Ivo Sanader është në burg, me akuzën për korrupsion.
kroatet i futen ne burg hajdutet politikane,por ne Albanistan keta jane pashallaret e mjeraneve,qe kane 600vjt me koken poshte e b.en larte,,,,,
Pyeta dikur një ish mikun tim-A mundesh të vjedhësh?- Në asnjë mënyrë!.M’u përgjigjë ai.- As një në botë!.Po shtetin? E pyeta unë.-Sigurishtë që evjethë.Ma ktheu ai.kjo përgjigje më befasoi atëherë.Dhe mbase kjo ishte arsyea që u ftohë kaqë shumë miqësia jonë.Sotë ai është në një postë drejtues shtetërorë kurse unë poshterohem dhe përbuzem përditë nga grekët në greqi.Kjo ishte përzgjedhja ime dhe jamë krenar për këtë.Por kjo përgjigje dhe ngjarjet e fundit këtu në greqi dhe në përgjithësi kriza në të gjithë botën më futën në mendime dhe pyes veten si ka mundësi që një hajdut ordiner që vjethë disa mijra evro ekalbim në burg dhe një politikan që na vjethë të gjithve miliona në ditë e duartrokasim ç’do katër vjetë në fushatat zgjedhore.Paradoks i shoqërisë së sotme.Shqipëria duhet ta fusin europë atehre kur politikani të futet në burgë njësoj si hajdutin ordiner
Keshtu eshte kur ne pushtet jane akoma komunistet qe shajne komunistet. Po pse te merzitemi ne shqiptaret, kur vendi yne ja kaloi dhe Gjermanise me ngritjen ekonomike. Kujt i plasi se po vjedhin me te dyja duart politikanet e Salushit. Ka aty per te gjithe, te ndershem e hajdute.
ke te drejte tourko, edhe ne greqi te gjithe i futen ne burg!!!