Partia Socialiste ftesë Berishës, Topallit e Patozit për të diskutuar mbi reformën në drejtësi, tryeza zhvillohet të premten në hotel Sheraton
Opozita ndërmerr iniciativën e organizimit të një tryeze për reformën në drejtësi. Ajo ka ftuar në këtë tryezë eksponentë të mazhorancës qeverisëse që nga kryeministri Berisha, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe krerë të grupeve parlamentare, si dhe anëtarët deputetë të komisionit parlamentar të Ligjeve. Selia rozë e bëri dje publike ftesën e dërguar mazhorancës si dhe ekspertëve të shoqërisë civile e trupit diplomatik për këtë tryezë që do të mbahet të premten në Sheraton Hotel. Asnjë përgjigje zyrtare nuk ka deri tani nga pala në pushtet nëse do ta marrin parasysh këtë ftesë, por sfida që i ofron opozita është e fortë, pasi në ftesë thuhet se kjo tryezë diskutimi mund të shërbejë dhe për të diskutuar mbi ligjet e rëndësishme që kërkojnë votat e opozitës ose siç njihen ndryshe, ligjet me 3/5. Bëhet fjalë për ligje që janë pjesë e reformave të kërkuara nga Bashkimi Evropian, si për shembull ngritja e Gjykatës Administrative, etj. PS e sheh këtë ftesë ndaj Berishës si një tjetër shtrirje të dorës ndaj mazhorancës qeverisëse për të gjetur pikat e bashkëpunimit dhe për të punuar për reformat në fushën e integrimit. Specialistët e PS-së thonë se duan të ndajnë me kolegët e djathtë pikëpamjet e tyre për reformat në sistemin e drejtësisë dhe sipas tyre kjo është një mënyrë për ta bërë këtë. Të gjitha gjasat janë që ftesa të mos merret parasysh nga kryeministri, për shkak të organizimit të debatit nga ana e opozitës, megjithëse në të janë ftuar ambasadat e vendeve perëndimore dhe misioneve të OSBE-së e BE-së në Tiranë. Por nëse qeveria e merr në konsideratë ftesën dhe seriozisht këtë debat mund të dërgojë në tryezë ekspertë të saj pse përfaqësues të grupit parlamentar. Gjithçka mbetet për tu parë. Megjithatë, pavarësisht mungesës së përfaqësuesve të qeverisë, tryeza pritet të hedhë në publik idetë dhe propozimet e opozitës për reformën në drejtësi.
me duket nje “levizje” teper interesante e PS-se. te presim reagimin e S.Berishes:
ha ha ha cja futi rama berishes…..
ku eshte mesuar berisha te rije ne rradhe si te tjeret,,,, ai do vetem te drejtoje te jete ne qender……te flase e te flase e te mos e nderprese njeri.
ta shofim perfundimin.
Partia Socialiste e ka humbur te drejten e te berejes opozite, por presim Partine e re te Bamir Topit per te larguar Berishen nga pushteti. Me sa kuptoj une PS do te qendroje ne opozite sepse Topi do ta sfiddoj Ramen dhe Berishen.
Anallize sh e zgjuar! Bravo, te lumte, e mos te humbte!
Nje hap shume i mire. Nje problem i rendesishem.
Cfar do luajm poker apo peskatsh !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Politikan sharlatan karagjozi .Gaddaf berisha jeton sepse PS-ja eshte oxigjeni kriminelit te shqiperise sali berisha.
Udhetimi i fundit i Berishovicit si kryeminister.
http://bit.ly/umWVLI
Saliu do te dergoje Ilir Meten dhe Lul Bashen.Keta te dy jane “eksperte” te fushes.Kane pervoje dhe kane c’te tregojne.Ata mund te tregojne se si mund te vidhet leku i popullit,se si mund te vidhet vota dhe pushteti,se si mund te dhurohet trualli te huajve,se si mund te grabitesh pronen e tjetrit,dhe se si mund ta kalosh pa u lagur drejtesine edhe pse mund te te kapin me presh ne dore.Saliu,”di se c’ben” dhe di se ke delegon,kur behet fjale per ceshtje konkrete.
Shume bukur,vetem keshtu PS duhet me e sfidue Berishen,i cili asht kunder te gjitha reformave qi e qojne Shqipnine ne Europe dhe per mos kryerjen e tyne fajeson opoziten.Vetem tue e ftue Berishen per te zgjidhe bashkarisht te gjitha problemet qi kerkohen nga BE, mposhtet Berisha dhe i del “lustra e kallajit”.
Berisha asht antieuropini ma i madh qi ka Shqipnia,ai kerkon po si Don Kishoti i Servantesit me rikthye kohen e perendueme te “baba sulltanit” qi se bashku me Erdokanin turk dhe Thaqin “lepe-peqe” te vene ne jete politiken e neootomanizmit te Dautoglluse!!!!
Inisiative e madhe e z.RAMA por nuk besoj se SALA e pranon.
Berisha shkon ne takim se nuk eshte idjot si Rama qe sa her ja ber ftesa dhe nuk e ka pranuar
A mund te me thoni ndonjeri se kush eshte ne fakt kryeminister ne kete foto.
Arroganca e Rames nuk ka te krahasuar.
Vini re: Ishte Saliu qe beri disa ftesa per tu ulur ne bisedimi per keto ligje dhe Rama u pergjigj me 10 kushte.
Tani nuk flitet me per kushte por Rama don te tregoje qe ai eshte lojtari dhe inisiatori ne keto bisedime duke ftuar ambasadoret.
Sidoqofte,kjo eshte dicka per t’u pershendetur. Mesa duket i ka thirrur mendjes ne prag te kongresit.
Sidoqofte une akoma jam skeptik me denglat e Rames.
Deshiroj te jem gabim