Vlorë, tre gjyqtarë kërcënohen në sallën e gjyqit

27 Tetor 2011, 11:44Politika TEMA

Tre gjyqtare të gjykatës së Faktit në Vlorë, Artur Malaj, Mirela Mishgjoni dhe Albert Spiro, janë kërcënuar haptazi në sallën e gjyqit dy ditë më parë, ndërsa jepnin vendimin për të pandehurin Klevis Gjahtari, i vitlindjes 1987, i njohur nga strukturat e ligjit si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Ngjarja ka ndodhur pak javë pasi qyteti i Vlorës u trondit nga vrasja mafioze e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, ndërkohë që është rritur ndjeshëm kërcënimi në punën e gjyqtarëve.

Në sallën e gjyqit, i pandehuri Klevis Gjahtari akuzohej për tre vepra penale: mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe të lëndës plasëse tritol, të lëndës narkotike të llojit hashash si dhe të municionit luftarak.

Nga ana e prokurorisë u kërkua dënimi me pesë vjet burg për të tre veprat penale si dhe pezullimi, pra mosekzekutimi i këtij vendimi, duke u vënë si kusht që i pandehuri për dy vjet të mos kryente vepra penale. Nga ana e gjyqtarëve, i pandehuri u konsiderua i rrezikshëm, pasi njihet si person i lidhur me krimin. Pistoleta që iu gjet ishte profesionale, 15 fishekëshe ndërsa sasia e lëndës plasëse ishte e llojit tritol me dy detonatorë, e gatshme për tu përdorur për shpërthim. Lënda narkotike që iu gjet në shtëpi, tregonte sipas organeve kompetente për një person të çekuilibruar dhe banesa ku iu gjet kjo lëndë narkotike, ishte e marrë me qera, edhe pse i akuzuari disponon një shtëpi të tij. Vendndodhja e shtëpisë me qera është në rrugën nga Riviera për në Vlorë, pranë bulevardit kryesor ku kanë ndodhur disa atentate me lëndë eksplozive, përfshirë edhe atentatin që ka ndodhur me gjyqtarin Skerdilajd Konomi, me pasojë vdekjen e gjyqtarit.

Gjykata në përfundim e ka dënuar me 8 vjet, i ka ulur një të tretën e dënimit, për shkak të gjykimit të shkurtuar, por nuk ka pranuar kërkesën që të pezullohej dënimi, por ka urdhëruar që të vuajë dënimin me burgim. Menjëherë pas dhënies së vendimit i pandehuri ka sharë e kërcënuar të tre gjyqtarët. Më pas për këtë shkak u arrestua nga policia pas ankimit të bërë nga gjyqtarët për ngjarjen, arrestim gjatë të cilit ka bërë dhe rezistence. Por ndërkohë duhet theksuar se gjatë fazës së hetimit dhe në gjykim, ishte në masën e sigurisë arrest shtëpie, që në fakt nuk i përshtatet natyrës së këtij personi, i njohur si element kriminal.

9 komente në “Vlorë, tre gjyqtarë kërcënohen në sallën e gjyqit”

  1. eltoni USA says:

    E ka thene Berisha:bashkevuajtes dhe bashkefajtore. Jane nje kallep me kriminelet dhe disa gjyqtare.

  2. stalinsali says:

    Cojeni luften te agresori dhe mos prisni duarkruq sa te veproje i pari !
    Plumbin kokes pa hezitim, ndryshe kjo valle do te vazhdoje ne jete te jeteve.

  3. eltoni USA says:

    Arrest shtepie? Ndoshta ai,Klevis Gjahtari, eshte kryegjyqtari defakto i koheve moderne.
    Good job Berisha?
    Krahasoni Shqierine e sotme me ate te vitit 1890 kur eshte shkruar libri me titullin:

    Albania: a narrative of recent travel (nje tregim I nje udhetimi te sapokryer)
    By Edward Frederick
    Journey to Scutari (udhetim ne Shkoder)

    Nje histori vrasje ne vitin 1890 kur autori I mesiperm shkruan librin per Shqiperine:
    “Një miku im,” tha ai, “ishte duke luajtur me letra në pazar me një tjetër zotëri. Ky I fundit e akuzoi mikun per mashtrim. Përgjigjja e tij, sigurisht, ishte një plumb pistolete qe vrau tjetrin.
    Ne Shkoder ne çdo mur shtepie shikon me dhjetra shenja plumbash-thote autori

  4. v.nazeri. says:

    Jam nje ish- officer policie. Me vjen keq kur degjoj te tilla ngjarje,por nuk mund te pajtohem me veprimet proceduriale qe Jane ndjekur ndaj klevis gjahtarit.mendoj se persona me rrezikshmeri te till nuk mund te lihen ne gjendje te lire gjate gjykimit.

  5. Nga Colja says:

    Domethene c’ka bere ky djale? Ka mbajtur arme pa leje? A ka denim 8 vjet per arme pa leje ne Shqiperi?

    Pra me pak fjale ata e kane denuar se ju ka dashur b..tha. Se te denosh njeri pa asnje fakt vetem se i gjen arme pa leje me duket krim.

    Keshtu qe keta gjyqtaret qe e zbatojne drejtesine sipas oreksit te tyre e kane hak qe ai kur te dale te marre hak tek ata dhe tek femijet e tyre.

    Prandaj ne jemi futur ne nje rreth vicioz. Dhe s’kemi per te dale kur edhe kryeministri vete e perdor qeverine dhe autoritetin e tij sipas oreksit personal.

    Mireseardhet ne Albanistan.

  6. Aris says:

    Or ti Cole pese lekesh, me cfare e lexove artikullin me sy apo me by**?

    Lende plasese tritol, lende narkotike, armembatje pa leje, 5 vjet burg eshte mese minimumi.

  7. berati says:

    Me pak fial gjykatesit e kan denuar se nuk do tu ket dhen lek.

  8. keta gjyqtaret duan plumbin ne koke ai djali eshte i pafajshem.keta jane kulishat e berishes qe po e lene kete vend ne eresire.

  9. tani says:

    me denoi se i desh bytha o ipokrita prap ne liri jam me se e verteta del

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje