Hapat e doktorit kërcasin mbi pllakat prodhim enverian. Në dorë mban një shiringë të madhe. Pasi na ka ngjeshur të tërëve si cironka në një sallë të gjatë si tunel pa dritë, na shpon një e nga një me shiringën që të vë në gjumë për 15 vjet. Më parë patëm dorëzuar të gjitha kursimet dhe pasuritë tona, në rresht, tek Vefa, Sudja, Xhaferri etj. Ashtu në përgjumje na lë si kujtim fytyrën e qeshur me dhëmbët me majë, e duke na përkëdhelur me kthetrat e tij të mprehta, na pëshpërit: “Flini gjumë shqiptarë, bafshi andrra t’amla. Shqipria n’Europ.”
Do zgjohen nga “gjumi” të gjallë Azem Hajdari apo deputetë, politikanë a militantë të vrarë këto 15 vjet? Rrugës doktorit mund t’i “mungojë” vëmendja për ndonjë pacient që nuk ia mban shpirti përgjumjen e gjatë kokëulur. Sidomos kur përvoja dhe energjitë e tij do të zgjojnë herë pas here pacientë pijanecë, pakurrizorë, servilë a të blerë, që do ti shërbejnë pllenimit të gjumit alla-shqiptar.
Përveç atyre që na lanë shëndenë para 96-tës e që do të ndjekin të lebetitur për 15 vjet me kursime e vizita mjekësore pacientët familjarë të dergjur në gjumë nga doktori famëkeq, të tjerë s’do të merrnin rrugë pa rrugë e dete plot dallgë me kufoma për t’i ikur klinikës eksperimentale Shqipëri. Mbi tre mijë varre do të fshiheshin nga faqja e dheut e mbi tokë do të fanepseshin të gjallë të gjithë të vrarët e vitit 97. Në Gërdec, do të ishin përvëluar do kinezë, turq a rumunë që do kishin ardhur të mbushnin predha ngaqë shqiptarët do ishin në gjumë. E kështu domosdo i afrohemi shenjave të zgjimit sot, në vitin 2011, kur ishte planifikuar të mbahej një fjalim në mbrëmjen e organizuar nga Fondi shqiptaro-amerikan i ndërmarrjeve dhe Fondacioni shqiptaro-amerikan i zhvillimit.
Ca të tjerë që u zgjuan rrugës si të prapë e ndonjëherë të pandjeshëm apo plot dyshim ndaj vaksinës berishiane kishin bërtitur më kot. Populli flinte në letargji të plotë e shihte ëndrra mitingjesh të mbushura me katrorë; me vende pune me tesera PD-je dhe plot miell, arra e mjaltë për ditë zgjedhjesh e fushatash, lloj- lloj ngjarjesh të përziera siç turbullohen në një ëndërr të keqe me sy hapur.
Zilja e zgjimit ra nga një asistent i doktorit, i cili mezi priste ditën të shlyente detyrën e të zgjojë popullin me një dorë eurosh surratit, e t’i bëjë t’ju ngrihen qimet përpjetë kur të përmenden që s’kanë fjetur gjumë por kanë përjetuar përsëgjalli të gjitha përdhunimet pushtendjellëse të këtyre 15 viteve.
Ashtu të shtangur “zbulojmë” të rrjepur malin e Krujës aq sa një ditë nuk është çudi që ballkoni i Skënderbeut të rrëshkasë nën këmbët e xhamisë së qytetit. Erzenit i dergjen vetëm eshtrat dhe edhe ato po ia shkulin për të vjellë asfalt për këndelljet e të “sapo-zgjuarve nga gjumi 15 vjeçar”. Rrugët do t’i shpien shëndoshë si kokrra e mollës, të shoqëruar me pirgje plehrash për të dëshmuar bollëkun, në Sarandën e bunkerizuar me beton, apo Ksamilin e kancerizuar nga uria për çimento. Në autostradën e plazhit të Durrësit kufiri i shpejtësisë shënjon 100 në orë për ata që nuk e durojnë erën e fekaleve nën të cilën mbytet ajo buzë deti. Ndërsa Shkodër-locja, nën kujdesin e veçantë të infermieres Jozefinë, pritet të vazhdojë konkurrimin e denjshëm me Venedikun e dashnisë t’pa kufi.
Më 21 janar, kur tringëlluan zilet e para të zgjimit disa prej pacientëve u cilësuan të padëshirueshëm si kokpalarë. Hijet e tyre ndjekin edhe sot e kësaj dite doktorin që fantazon me shiringë në dorë për përgjumjen vendimtare të shqiptarëve. Pasi i fut një të ngulur vetes, mbledh vetullat, rrudh buzët, shfaq vështrimin prej skifteri dhe pasi ka mbërthyer të dy gjymtyrët e sipërme si gaforre në foltore, vjell: ” “Shqipëria që ju gjetët pesëmbëdhjetë vjet më parë nuk është më. Çdo njeri që do të kishte fjetur pesëmbëdhjetë vjet e do të zgjohej tani nuk do e kish njohur më këtë vend”!
Pse nuk jepen komentet, por del sinjali se nuk është në rregull e maili, kur ai është orgjinali
Nji pytje kisha un per sali Gaddafin ; do shkoj per ngushellim ne Libi me bashen per vllaun Gaddafin,i ka cu noj telegram ngushllimi apo pret momentin e duhur .
PD do na udheheqe akoma me shume,drejt arritjeve te reja,por ju kamunistat i bini fyllit perhere ne nje vrime!
me thoni ju kush na e ka heq vizen me kohe? kush na e ka be autostraden ku na shqiptaret ta kalojme ku te dum me lope e me dhi?! provojeni jashte shtetit!
ku keni pa shtet ju,qe pasi kryen veprimtari kriminale jashte shtetit,kthehesh ne Tirane deputet e anetar partie?! di njeri te na e thote?
ky pra eshte shteti yne i dashur,shpelt cullat tone kane per te fol ka tre gjuhe te huj deri sa te mberrijne ne te 5 fillore,turqishten greqishten e serbishten.Shqipja nuk do hyj ma ne pune,eshte gjuhe vec per te marret dhe ata qe shohin endrra me sy mbyll! perpara do ecin kush shet vendin,eshte pa karakter dhe ka hobi hajdutllekun,te tjeret kaput!
Qeveria e ardhshme e PD( partia e dumbabeve)
kryeminister,president,komandant,prokuror,gjykates,polic-SALI KAKABUBA
minister pa portofol- =JEMIN GJANA
minister i kultures- CILJETA XHILAGA
minister i mbrojtjes- DAMIR FAZLLIC
minister i ndertimit-MAJLINDA BREGU
shefi i SHIK – JANULLATOSI
minister i rendit- LEK PLEPI
minister i blegtorise- JOZI TOPALLI
minister i arsimit- Myftiu i Prishtines NAIM TERNAVA
kryetar i parlamentit- BUJAR QAMILI
Hajt na qofte udha e mare per atje tek vendi,e mos u bani merak.
SALI KAKABUBA asht i dergumi i Allahut,e mos harroni , ka dhe ma keq!
ahahahahahahah sherro MINISTER KULTURE duhet SINAN HOXHA per ndihmen e madhe ne perhapjen e tallavese turkoshake
e futa dhe Qamilin,se ky e pat fillu perhapjen e muzikes osmane tek ne,pra per merita te shquara.Natyrisht me perkrahjen dhe bekimin e Partise se Dumbabeve!
zoti i percakton per ti njohur ne ——- njerezit e ligj……..i jep me shenje,,,,, i jep te shemtuar
dhe pikerisht shemtia e ketij “njeriu” kete tregon….
Me pelqen shume stili i shkrimit tend Z.Ernest dhe jam mese dakord me gjithcka keni thene.Shiringe duhet te kemi ne se s’ka mundesi te perulesh kaq shume e te konsiderosh si pjese te jetes,si buke te perditshme keto lloj kafshurirash qe ndodhin ne albanistan.
Shpresojme te zgjohen sa me shume paciente e ti tregojne vendin shefit te pavionit bashke me infermieret e pastrueset e hales qe kane katandisur gjithe vendin.
E lexova, por boll se u lodhem.
kjo gerdalle e vjeter akoma kafshon SHQIPERINE .. kur do vij dita te shkoj dhe sali berisha ti bej shoqeri kadafit sa me shpejt aq me mire per kete popull
Ky s’eshte DOKTORI Ernest, por ky eshte DOHORRORI !
Pa me thoni kush eshte me i zgjuar populli shqiptar apo komandanti i ketij populli Berisha?.
Nje pergjigje e imja te tjerat per ju.
Zgjedhje perfekte per kete popull.
Komplimente per shkrimet e tua gjithmone te goditura z.BONGURI
DOKTOR MORTJA!
mos je gje TF ti more , se te njejtin menyr shkrimi paske
Zoti Ernest.jam dakort me analizen tuaj,mirepo SHQIPERIA jo vetem eshte HELMUAR por eshte masakruar.ME pak fjale ra ne duart e nje doktori qe ne vend te bluzes se bardhe ka veshur te zezen, ate qe ndjell vdekjen.shqiptaret qe ne vitet 90 ndoshta kishin nevoje -si puna e pacientit qe ankohet nga 1 grip i kohes- ate ky (DOKTOR) I VDEKUR E HELMON ME VIRUSIN ME TE QELBUR QE MBARTE NE VETVETE. ESHTE E VESHTIRE TI BESH SKANER SHQIPERISE ME NE KRYE SALIUN KANCERROGJEN:
edhe Saliu po shkruan nje liber qe ja kalon dhe atij te Edit. e ka quajtur “Gjume” duke vjedhur idene tone
Ne tere boten dhe ne te gjitha kohrat,LUFTEN PER LIRI E DEMOKRACI e NXISIN,E ORGANIZOJNE DHE E BEJNE RINIA!!!Edhe ne Shqiperi keshtu ka qene:LUFTEN NACIONAL CLIRIMTARE E BENE TE RINJTE!!!Edhe rindertimin e Shqiperise te shkaterruar nga LUFTA te rinjte e bene!!!Edhe ne USHTRI TE RINJTE MBUSHIN RADHET!!! Edhe ne SHKOLLA E UNIVERSITETE,TE RINJTE JANE AJKA E KOMBIT!!!PO KETU NE SHQIPERI,KU JANE TE RINJTE???MOS VALLE PRESIN VETEM NGA EDI RAMA,QE TU A SJELLE NE PJATE MIREQENIEN,LIRINE E DEMOKRACINE????Ne cilin vend te botes NJE NJERI I VETEM KA BERE MREKULLINE????E kunderta ka ndodhur:NJE NJERI I KEQ,SI HITLERI,MUSSOLINI,GEDAFI,MUBARAKU,MILLOSHEVICI DHE SALI BERISHA,kane bere,qe nje popull i tere te BJERE NE MJERIM DHE SHKATERRIM TOTAL!!!E gjitha kjo,se RINIA eshte e SHKATERRUAR,DEMORALIZUAR,DEGJENERUAR,MASHTRUAR,duke u dhene rrugen e jetes,ate me te lehten:QEJFIN,PARATE E SHUMTA ME KRIM,DROGE E PROSTITUCION!!!SOCIALIZMI E DERGONTE RININE NE AKSIONE,NE PUNE,NDERSA KAPITALIZMI NE QEJFE!!!RINIA BEN QEJFE,POR NUK KA PUNE,NUK KA PARA!!!PO KU I GJEJNE???NE VJEDHJE,PROSTITUCION,NE KRIME!!!RRUGE TJETER NUK KA!!!VETEM PUNA SJELL ZHVILLIM,NDERSA QEJFI SJELL MASHTRIM,KRIME!!!PRANDAJ RINIA ESHTE E TULATUR,DUKE U MBURRUR SE KANE MBESHTETUR DEMOKRACINE DHE FLAKUR DIKTATUREN KOMUNISTE!!!PERRALLA!!!ASGJE NUK ESHTE E VERTETE!!KAPITALI NDERKOMBETAR ORGANIZOI KUNDER REVOLUCIONIN BOTEROR PER SHKATERRIMIN E SISTEMIT SOCIALIST DHE RININE E MASHTRUAN,GJOJA SE DO TA BEJME SHQIPERINE SI EUROPA!!!POR KEMI 21 VJET,QE PO HAME KEMBET TONA DHE MBAJME NE KRYE NJE BANDIT KRIMINEL, SI BERISHA,QE E MBESHTESIN FUQITE E MEDHA!!!NUK KA DEMOKRACI!!!KY ESHTE FASHIZEM!!!POPULLI RRON NE MJERIM DHE KESHTU DO JETE GJITHNJE DERI SA TE ZGJOHET NGA KJO ENDERR E ZEZE!!!
Oficeri i SHISH u torturua dhe vra, ja tre misteret që fshihen pas krimit
Oficeri i SHISH, Isa Çopa, u vra nga agjenturat e huaja, te ndihmuara nga qeveria shqiptare, pse zbuloi kriminele te rrezikshem dhe mafioze qe po kryenin veprimtari te dyshimte ne Shqiperi dhe ne veçanti Durres. Konfirmohet zyrtarisht pista e vrasjes se 49-vjeçarit, pasi ekspertet mjeko-ligjore gjeten nje te shtypur te madhe ne pjesen e kafkes dhe jo plage plumbi. Sipas skemes se ndertuar, nuk perjashtohet qe Çopa te jete vrare ne ambiente shteterore gjate torturave dhe me pas eshte inskenuar vetevrasja nepermjet mesazhit dhe provave te sajuara deri dhe nga policia. Sipas dyshimeve te ngritura, policia dhe sherbimi sekret kane qene ne dijeni te veprimeve dhe kane heshtur duke u munduar ta fshehin. Çopa rezulton te jete torturuar fillimisht, goditur me send shume te forte ne koke, pasi ka pasur shtypje te madhe te kafkes. Me pas eshte futur ne makine, ku ka humbur jeten dhe derguar fshehurazi drejt Currilave ku dhe i eshte vene flaka makines duke inskenuar vetevrasjen. Fakti qe telefoni u gjet paprekur, perforcon pisten e nje vrasje, pasi autoret e kane djegur dhe me tej i kane cuar nje sms te birit se duhet te behej burre, te mbeshtetej tek e ema dhe te cante jeten perpara. Ekspertet mjeko-ligjore konfirmuan sot ne mesdite vrasjen e agjentit te SHISH qe merrej me te Huajt. Ka dyshime te forta se vrasja e tij lidhet me tre ngjarje te bujshme qe kane per epiqender qytetin e Durresit, ku ndodhet porti me i madh. E para eshte mbajtja ne mbikqyrje dhe zbulimi i mundshem i tre ish-agjenteve serbe qe vertiten ne Shqiperi me dokumente policie si te fshehte, ish ushtarake serbe dhe police serbe qe i sherbejne nje klani te fuqishem biznesmenesh ne vendin tone, qe po zapton gjithe bregdetin e Durresit. Ka dyshime te forta se duke blere mbi 300 hektare toke ne Lalez e Hamallaj ish-zevendeskryeministri dhe dy ish ministra te kabinetit serb e te Millosheviçit, do te perpiqen te ngrene nje liman sllav ne Durres, ta shnderrojne endrren e tyre per nje port serb, meqe vendi i tyre nuk ka dalje ne det, por edhe per shkaqe te tjera. Pista e dyte eshte perfshirja e ketyre personave ne vrasjen e Konomit, lajm qe agjencia AMA e ka botuar me pare, se nje grup serbesh me karta policie te mbrojtur nga Ministria e Brendshme hoqen qafe Skerdilajd Konomin ne Vlore. Konomi ka pronat qe pretendon biznesmeni i fuqishem serb, ish zevendeskryeminister, i cili ka rrjet supermarketesh ne vendin tone dhe ne rajon. Fakti se Çopa mund t’i kete zbuluar ka perbere rrezik ndaj u perdoren struktura shteterore per ta hequr qafe me tortura, ose per ti nxjerre ndonje prove sekrete qe kishte. Fakti i trete jo pak i rendesishem eshte anija e mbytur tregtare “Reina 1″. Ka dyshime sepse pas nje jave aksidenti ne det, trageti nuk u demtua aspak, deshmite e pasagjereve ishin te gjysmuara, nuk ka transparence hetimi, anija u mbyt shpejt, stafi nuk u gjet kurre, por as polumbare nuk u zhyten per te kerkuar ne thellesi per te gjetur anijen. Ka dyshime se ajo anije mbartte diçka te rrezikshme ne bord dhe eshte mbytur qellimisht duke inskenuar gjithçka me pas me histori aksidenti detar. Te dy mjetet ishin me personel e pronesi turke, ndaj dyshimet rriten, ndersa nuk eshte gjetur asnje gjurme. Mbajtja e fshehte e detajeve rrit dyshimet se diçka e piste eshte sajuar, por qe heret a vone do te zbardhet. Çopa mendohet se ka zbuluar prova interesante ne terminalin turk te portit qe qeveria ia dha nje firme te dyshuar turke nen hetim nga SHBA per aktivitet deri dhe terrorist. Po keshtu portin e kane marre ne dore prej muajsh klane teper te rrezikshme kriminale ne Durres, per te cilat SHBA i kishte dhene urdher me 2005 Berishes t’i hiqte qafe nje heree pergjithmone, sepse perbenin rrezik terrorist.
http://www.ama-news.al/2011/10/oficeri-i-shish-u-torturua-dhe-vra-ja-tre-misteret-qe-fshihen-pas-krimit/
Lereni popullin shqiptar ne GJUMIN E TIJ 500 VJECAR!!!Ne nuk kemi nevoje te na gjunjezojne me ARME,se jemi vete te PECARE DUKE URRYER NJERI TJETRIN!!!!Sali Berisha ja di kete cilesi popullit tone,qe me DAJAK DHE KULAC mund te duroje deri ne 500 vjet ROBERIM!!!NUK ESHTE ME AI BURRE,QE I ZGJOI SHQIPTARET,I DREJTOI NE LUFTE PER CLIRIM DHE NDERTOI NJE SHTET TE FUQISHEM DUKE U BAZUAR NE PUNEN E TERE POPULLIT!!!Ndersa Sali Berisha ka ngritur nje KESHTJELLE RERE,QE E BAZON FUQINE TEK KRIMI DHE SHITJA E INTERESAVE KOMBETARE!!!SHIKONI SE CFARE PO I BEJNE EDI RAMES,NGA BRENDA E JASHTE PS-se!!!!E SULMOJNE SE E NDJEJNE QE TEK AI E KANE VDEKJEN E TYRE!!!
He mor Nesti, ke ngele pa pune or lal e ta ka fajin Berisha me Bashen. Po fali or burre inatet personale se ne ermer te tij pe edhe France e Amerike me sy e mburresh poshte e larte se ke bere studime…Ose me mire akoma dil e kerko pune se te iken inati…Pastaj ti ke premtuar qe nese Basha zgjidhet kryebashkiak nuk do te fusesh kemben kurre ne Shqiperi, ça ke tani qe merresh me kete pune? Tani do Zoti e behet edhe Nano president dhe siç je shprehur do nderrosh edhe nenshtetesine…
Nje ide tjeter kot kshu meqe po rrime, si nuk u fute gje mik tek Monika e Iliri (dhenderri) apo si kane punet ne terezi per vete
sali kakabuba, shume humor i goditur.
sali halluini
C’te zgjohet Shqiperia,ate e ka droguar Sala-banda,jo per 15 vjet,po per nje shekull.Mortja na hengert qe paskemi share Enver Hoxhen,qe para ketij Haleje ishte profet e shkuar profetit.Kesaj i thone te te vene ne gjume me kerbaç!
Thanks like your Zgjohu Shqipëri! | Gazeta Tema