FOTO REPORTAZH: Përleshjet e banorëve në Mamëz të Kukësit me forcat speciale

26 Tetor 2011, 14:10Politika TEMA
FOTO REPORTAZH: Përleshjet e banorëve në Mamëz të

Një kompani e forcave speciale e nisur nga Tirana, është përleshur sot me banorë të fshatit Mamëz në Kukës, për shkak të kundërshtimit të tyre për grabitjen e tokës nga një kompani minerare, e licencuar jashtë rregullave sipas tyre. Banorët thonë se firma është pajisur me një leje të paligjshme dhe po shkatërron mjedisin, rrugët dhe zonën e tyre.

Por, pas kundërshtimeve, në fshat kanë mbërritur forcat speciale. Banorët akuzojnë se pas firmës është zv/ministri i Brendshëm, Ferdinand Pone, që ka urdhëruar forcat speciale, pasi ai ka lidhje me drejtues lokal të pushtetit në Kukës dhe njerëz të përfshirë në këtë biznes. Ndërkohë, drejtuesi i forcave speciale, Shemsi Prençi, nuk ka qenë dakord me këtë urdhër. Një korrespodent i shtypit në Kukës ka biseduar me zotin Prençi dhe ka dëgjuar prej tij konsideratat personale kundër përfshirjes së forcave speciale në këtë aksion. “Minierat nuk ruhen me forca speciale, ato i ka marr mafia”, citohet Prençi nga korrespondenti i shtypit që ishte në vendngjarje.

Në zonat mineralmbajtëse të rrethit të Kukësit nuk kanë të sosur konfliktet mes firmave private dhe komunitetit. Pas mineralit të kromit, edhe hekur-nikeli, mjaft i kërkuar në tregun ndërkombëtar, ka futur në sherr një kompani private të kërkimit dhe të nxjerrjes të mineralit në masivet e Mamzit në Kukës me banorët e zonës.

Prej disa vitesh banorët e zonës janë në konflikt me kompanitë e ndryshme që shkojnë e gërmojnë hekur-nikel me pretendimin se po u prishet mjedisi dhe rrugët, si dhe kanë mungesë në dokumentacion.

Fshatarët janë konfliktuar ditët e fundit në mënyrë të përsëritur edhe me një nga kompanitë për të cilën pushteti vendor dhe policia thonë se ka licencë për shfrytëzim të mineralit të hekur-nikelit. Kjo kompani ka bërë kallëzim në prokurori, mbi bazën e të cilit, policia ka shoqëruar para disa javësh dy banorë të fshatit, vëllezër me njëri-tjetrin, me akuzën se kanë penguar punën në një aktivitet të licencuar. Ndalimi i tyre është bërë shkak që dhjetëra banorë të fshatit Mamëz të qëndrojnë me orë të tëra përpara komisariatit të policisë së Kukësit në shenjë proteste për lirimin e dy vëllezërve Demnushi.

 

22 komente në “FOTO REPORTAZH: Përleshjet e banorëve në Mamëz të Kukësit me forcat speciale”

  1. tourkofagos says:

    cohuni o mjerane se te vdekur jeni,cfare prisni me!!!!!!

    1. tourkofagos says:

      te me falin,byrazeret nuk kam assolutamente niente,me keta mjerane,por ne foton e trete,jam i shokuar dhe i beje pyetje vetes;A jane keta rraca shqiptare evropiane……!!!!!!FATALE!!!

  2. kallashnikov says:

    duhet te kendoj kallashnikovi dhe e shifni si dhiten keto forcat speciale qe nuk jane vetem ca katunare me 4 klas shkolle qe i solli saliu nga malet..ky Poni eshte nje degjenerat e felliqur dhe nga nje familje degjeneratash

  3. Toli says:

    Malokeris i lumte , kane zene Kuksianet tokat e pronarve te ligjshme ne Tirane dhe Durres duke vene dyqane dhe pasuri te lujtshme , por ama po tu shkosh atje nuk te japin nji gur te cash koken. KESHTU DUHET…..

    1. plaku mere says:

      kujdes se po jua marrin grate atehere, meqe e quani veten dhe te tjeret si ti kaq shume te bute……..se besoj

      1. Chianna says:

        Good point. I hadn’t tohuhgt about it quite that way. ?

  4. LORA says:

    Shteti,bande kriminale ne kurriz e xhep te cdo qytetari.Na ka shpallur lufte e duhet ti kthejme te njejten pergjigje.Perndryshe,,,,,,
    nuk dua ta mendoj te kunderten.

  5. Che'G says:

    Dhe mos harroni,ne zgjedhjet e 2013-ës,ta votoni prap Bacën tuej me preteksin se e keni nga zona..Edhe dicka tjetër,se mos bëni gafe dhe ndërroni kanal televiziv,mos ju ndani TVSH-së dhe Klanit,për të dëgjuar Sadhiun per arritjet ekonomike dhe Shqipërine dixhitale..Hë ju ka baca si pëllumba.

  6. shqiptar says:

    Le te ndahen edhe minierat me ligjin 7501 qe te bejne qejf fshataret pas kesaj tu ndajme edhe pjesen qe ju bie ne qytete dhe qytetaret te kthehen ne skllever se keshtu bejne qejf te plote qeveritare

  7. beratsi says:

    po a keni gjak a nuk keni mer njerez..po cohuni mor bjerini qafirit

  8. Besa,Elbasan says:

    mgj ate prape bravo.

  9. fieraku4u says:

    Votoni edhe njeher Saliun se ai do ju nxjerri nga halli o legena, mir ju a bene. Si nuk mesuat njeher, por ter jetes tuaj mbetet dru me pre.

  10. baku says:

    keshtu duhet te jetene te gjith te bashkuar kur shkelen te drejtat ndaj popullit.edhe enver hoxha kur ndonje ngrinte koke derdonte sidurimsat dhe i shtypte te njejten gje ben edhe kjo qeveri

  11. Nabukodonosor says:

    Ej shifni cfare fytyra policet.Surratqener,fytyremuter njeri eshte garant kusheri i Sales.

  12. Selam Musa Salaria says:

    Problemi nuk jane forcat speciale, te cilat i binden urdherave te eproreve, problemi eshte politika e korruptuar qe leshon urdheresa te tilla duke bere qe populli te armiqesohet me ruajtesit e rendit.
    Edhe policet njerez te varfer jane,kafshaten e gojes kerkojne.
    Gjetke duhet kerkuar krimi.

    O Blendi Fevziu… pse nuk shkruan jeten e Sali Berishes, ti kete e njeh shume me mire sesa njeh Enver Hoxhen!?

  13. Pisha Flamur ! says:

    Kush do i mbroj popullin. Veçse tç mbrojë veten.

  14. uktrimivuksan sadrija says:

    hajdeni forca speciale hajdeni,lum ne qe ju kemi.Po ketu ne kukes para nje viti u vra kryetari i komunes Terthore Remzi Veseli, po behen gati dy vjet qe ka humbur pa nam e nishan Bleona Mata (vajza 5-vjeçare)nga Zapodi dhe ju se moret mundimin njehere te vini dhe te merrni vesh se çfare po behet me kapjen e krimineleve, se kush i vodhi e kush i vrau…..!Po pse tregoheni kaq te gatshem dhe vini kundra popullit te varfer,apo s’keni faj se po mbroni kromin e hekur nikelin,se keto ka rendesi te mos na i vjedhin dhe te mos na i “vrasin” se ju duhen qeveritareve….Po turp te ju vije more gadafiane te felliqur,por fatin e gadafit keni per te pasur se fundmi,sepse ashtu po e kerkoni.Po turp edhe per policine e Kukesit, per Prefektin e Kukesit qe eshte as me pak dhe as me shume se sa nje qofte per t’u ngrene, por qe e dime mjfat mire se eshte i lidhur ngushte me aferat e kryetarit te kesaj komune (te Kolshit) dhe ndaj gjejne mbeshtetje dhe ata qe udhetojne qe nga Tirana per ne nje fshat te humbur dhe me fukarallek, por te pasur me krom per kriminelet.Turp per policine e sahanlepiret e Kukesit qe jane kthyer ne monstra e vegla te ndryshkura te pushtetit.

  15. Elba says:

    Perse nuk jane te lumtur Kuksjanet?Shqiperia nen drejtimin e komunistit dallkauko-rrebel SAli po shkon nga fitorja ne fitore.Ngrihuni o popull ,rrezojeni bishen.Ju meritoni udheqesit qe deshironi.Me falni nuk e mbaj mend cili i ka thene keto fjale.

  16. ca thu ore, pse ore, kshu ore...ik ore says:

    nuk kane faj policet se ato urdherin zbatojne, fajet i kane politikuajt,qe e moren kete vend n’qafe,policet jane nji cope rrogtaresh qe punojne per buke,mos u merrni me ato te shkrete

  17. sikurteishadjale LIBERTA says:

    MEDET…MEDET………..NUK DI QFAR TE SHPREH…SI U KATANDISEM….NDONJEHERE DO NA HEQIN DHE BREKET

  18. Besi says:

    Ne i kemi fajet qe votuam horrin sali berishen por nuk do te lejojme qe te na marin token tone do e lajme me gjak e me shpirte

  19. Jaxon says:

    I think you hit a bullseye there fealls!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje