KQZ ka nisur procedurat për djegien e fletëve të votimit të 8 majit, ndërkohë që prokuroria ka sekuestruar disa kuti, për llogari të një hetimi të nisur pas një padie të Partisë Socialiste, e cila u ankua për mosrakordim shifrash. Zyrtarët e KQZ thonë se janë marrë disa kuti, por nuk kanë saktësuar më shumë detaje. Më përpara KQZ kishte miratuar me unanimitet djegien e fletëve të votimit të zgjedhjeve lokale, duke i lënë një muaj kohë prokurorisë që të marrë kutitë e votimit që kërkon të hetojë. Ndërkohë, KQZ është në qendër të debatit për reformën zgjedhore. Dilema është se si të ngrihet një institucion zgjedhor i atillë, që nuk vepron sipas urdhrave partiakë. Por ndërkohë, fakti që për manipulimin e zgjedhjeve nuk ndëshkohet askush në vend, ka ngritur dyshimet se përse ndërkombëtarët nuk i kërkojnë organeve hetimore dhe drejtësisë të jetë më kërkuese dhe më e ashpër kur bie fjala tek prekja e votës.
Ndërkombëtarët nuk i kërkojnë organeve hetimore dhe drejtësisë të jetë më kërkuese dhe më e ashpër kur bie fjala tek prekja e votës, sepse ata kane futur gishtat ne byrek, ne nje fare menyre jane ndimes dirigjente te kesaj çorbe.