Rama: Referendum për plehrat, sistem të ri taksash. Kush fiton shumë, paguan më shumë

25 Tetor 2011, 12:44Politika TEMA

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në mbledhjen me grupin parlamentar të kësaj force, tha se opozita do kërkojë referendum kundër importit të plehrave. “Ne jemi kundër importit të plehrave, shoqëria civile është kundër, qytetarët po ashtu. Le të eksplorojmë mundësinë për një referendum popullor për këtë çështje,” tha Rama, që zbuloi se PS po përgatitet për këtë kërkesë.
Sërish kryetari i PS këmbënguli për kërkesën për uljen dhe heqjen e TVSH për disa produkte.
“Duhet të ngremë fort zërin për heqjen e TVSH-së për bukën, vezët, qumështin dhe ilaçet. 20 përqind e çmimit të çdo kafshate bukë, kokrre veze apo aspirine, nuk e merr dyqani, por e merr Saliu.
Eduard Zaloshnja ka shpjeguar se të paktën për bukën barra reale që qeveria ngarkon është mbi 20 përqind. Për çdo bukë Saliu merr 230 lek taksë. Kjo nuk ka kuptim ndaj duhet të ngremë zërin fort. Po ashtu do kërkojmë reduktimin e TVSH për energjinë. Berisha u ka premtuar atyre 6 përqind, por ua bëri 20 përqind. Ne mendojmë se shifra 6 përqind është e mundur,” tha Rama.
Kreu i PS zbuloi se në Kongres do prezantohet platforma politike e PS. Një nga propozimet e PS do jetë ndryshimi i mënyrës së taksimit sipas parimit ‘Kush fiton shumë, paguan më shumë’.
“Falë angazhimit 7 mujor, jemi në përfundim të projektit tonë për propozimet tona politike në rrugëtimin tonë drejt zgjedhjeve dhe dallimet mes nesh dhe atyre që qeverisin Shqipërinë me vjedhje votash,” tha Rama.
“Do vendosim në themel të sistemit të taksimit parimin kush fiton më shumë, paguan më shumë. Kemi alternativë për sistemin shëndetësor e arsimor, për pronën publike dhe private, kemi alternativë të re për administrimin e territorit.”

10 komente në “Rama: Referendum për plehrat, sistem të ri taksash. Kush fiton shumë, paguan më shumë”

  1. Besa,Elbasan says:

    Keto jane plage qe po shkaterrojne familjet shqiptare,flas per ato mijera familje te cilat mezi perballojne jeten e perditeshme.P S me ne fund duhet te ndalet fort ne keto probleme per ta bere aktive urrejtjen popullore.Shpresoj ne nje PS te konsoliduar per te qene edhe me luftarake

  2. Agron says:

    YOU CAN DO IT! WE CAN DO IT! ALBANIANS CAN MAKE ALBANIA A BETTER PLACE! ALBANIANS DESERVE MORE! TI MUND TA BESH! NE MUND TA BEJME! SHQIPTARET MUND TA BEJNE SHQIPERINE NJE VEND ME TE MIRE! SHQIPTARET MERITOJNE ME SHUME!

  3. Vlora says:

    ne parime je shum i sakte…………
    por me praktiken je shum larg……….

  4. Latif Dreqi says:

    Nga t’ia fillosh kesaj te uruare?! Rama na thote “te eksplorojme munndesine per nje referendum” a thua do na zbuloje ndonje planet tjeter?! kjo ose eshte mosnjohje e kushtetutes ose hipokrizi! Referendum kerkohet nga 50 mije shtetas me te drejte vote ose nga 1/5 e deputeteve. PS i ka te dyja keto gure, ska pse eksploron kaq shume Rama. E dyta, kjo mut opozite paska pritur nje fare Zaloshnje per te kuptuar TVSH, nderkohe na ka ne gjirin e saj disa Harvardista!!! Dhe e treta, Rama po na u beka socialist me ne fund..te pasurit duhet te paguajne me shume na thote..Hajt se po ia bejme kabull si tezë, ndonese kaq troc e ka thene me pare Blushi!Uroj te jete shkeputur nga “politikanet” Sterkaj dhe Doshi, e te ndjeke Blushin..

  5. Shpresa e re says:

    Te bashkuar dhe me vullnet te forte mund te kemi resultat positive.Kam besim ne te ardhmen e Shqiperise me shqiptare te bashkuar…

  6. Tylyfi says:

    Qoft për hajër

  7. alberg says:

    Ne si popull jemi shume te ngateruar dhe keta politikanet tone tallen me ne.Si ka mundesi qe ligjin e regjistrimit me vetedeklarim u votua u miratua u dekretua dhe nga presidenti dhe nuk u kundershtua nga asnje politikan ne meyre te drejperdrejte kurrse ligji plehrave nuk e kaloi dot firmen e presidentit po ashtu dhe kundershtim nga ana e opozites duke kerkuar referendum.Populli duhet te kerkoje referendum per heqjen e plehrave politikane qe jane me te demshme se keto plehrat e importit.

  8. PISHA FLAMUR says:

    Edi kjo është opozitë, por mos e lini në mestë. Këtu fillon thzerja ose vazhdimi i tiranisë atdhe shtëse.

  9. O edi! Ti nuk je opozite sepse po te ishe i tille do ta kishe rrezuar deri tani sali vucidolin. Opozita e vertete merr veprime konkrete opozitare si ne parlament, referendume, ne rruge e kudo. Ti je palo opozite sepse o ka argumenta kjo opozite o ska per te pasur asnje opozite tjeter.

  10. hasan says:

    ramka dashka referendum?!ky person nuk po del gje tjeter vecse nje mashtrues ordiner,i cili genjen ne kurriz te popullit!nderkohe qe saliu vret dhe pret,edi sigurohet qe populli mos te cohet dhe te rebelohet!mban fjalime boshe sa per te bere shfaqje,por nderkohe eshte i vetmi qe po i zgjat jeten saliut!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje