Sot mbushet plot një vit nga vrasja e kryetarit të komunës Tërthorë në Kukës, Remzi Veseli. Policia dhe prokuroria ende nuk kanë një përfundim për arsyet e kësaj vrasje, ndërsa disa media raportojnë sot se hetimet kanë ngecur dhe dosja mund të konsiderohet e mbyllur. Për këtë çështje ka reaguar dega e Partisë Socialiste në Kukës dhe familjarë të viktimës. Këta të fundit thonë se ngjarja ka pasur në qendër motive politike. Vëllai i viktimës tha se Remziu u vra për shkak të detyrës. Ai deklaroi se pret që shteti të bëjë drejtësi dhe për këtë arsye ata nuk kanë bërë vetëgjyqësi. Kurse PS e Kukësit theksoi sërish se moszbardhja e ngjarjes tregon paaftësinë e organeve kompetente.
te rroni dhe ta kujtoni te ndjerin remzi.me ben pershtypje indiferentizmi
i komentuesve te gazetes tema qe duhej te tregonin me shume respekt
per nje rast te tille jo nga ana politike por ajo njerzore
i paharruar qofte kujtimi i tij.