Ministri i Financave, Ridvan Bode, i është përgjigjur sot një raporti të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që thotë se kriza në Greqi e Itali rrezikon ekonominë shqiptare, duke thënë se jemi të mbrojtur. Raporti i FMN është i dyti në vazhdën e raporteve me ngjyra pesimiste, që paralajmëron se ekonomia është në ujëra të turbullta. Sipas raportit, rrezikohet të infektohet edhe sistemi ynë bankar, për shkak të rritjes së shpejtë të kredive të këqija. Raporti thekson po ashtu se buxheti hartohet pa realizëm, investimet në infrastrukturë bëhen pa studime paraprake, mbledhja e të ardhurave ka rënë ndjeshëm, qeveria, ndryshe nga sa thotë Berisha, nuk është aspak e vogël, pagat nuk duhet të rriten dhe sistemi i pensioneve rrezikon kolapsin. Rritja ekonomike do jetë 2.5 përqind e këto tre vite Berisha ia del me sukses që të na kthejë një rritje ekonomike që nuk ishte parë prej gati një dekadë.
Por, i bezdisur nga raporti, Bode ka deklaruar se rritja do jetë 4 përqind, se pagat do rriten sërish, se investimet do i bëjnë si të duan, sidomos në vitin 2012, një vit elektoral, dhe se do bëjnë shkurtime në buxhet sa herë të duan, edhe pse për këtë qeveri, shkurtimet në buxhet nuk janë shenjë krizë. Por ndodh kështu, sepse FMN e ka thënë qartë: nuk ka një model qeverisje dhe ky është problemi. Këtu Berisha i derdh paratë si të dojë, i mbledh sa të dojë, i investon ku të dojë, privatizon siç ka qejf e madje gëzohet nga kriza greke. Për fat kemi arrorët.
Jo Berisha ju lutem, po Doktor Berisha.
I came, I read this aritlce, I conquered.
ne fakt ne fund kur kta taleban do ken ikur do na ken ngelur vetem lajthite
Dmth levozhgat e lajthive nga i lajthituri:)
I/E nderuar Rezi(pa keqkuptim po nuk kuptohet nese jeni zonje apo zoteri), me e mira qe mund ti mbetet shqiperise nga kjo qeveri, do te jete ajo vete si model krahasimi(Enver Hoxha krahasonte çdo gje me qeverisjen e Zogut dhe vitin 1938). Me e keqja, eshte qe ti mbetet prape ajo vete, po si qeveri e jo si model krahasimi.
e cfare lidhje kane talebanet me kete rast? apo ke mesu fjale ne kopesht qe do me i perdor ne internet? Po late nam ore duke krahasuar te gjitha gomarlliqet e berishes e co. me myslimanet… e vetmja gje qe tregoni eshte niveli shume i dobet e njohurive dhe nuk e po fus fare ne peshe nivelin per te bere analize te pavarur. Edhe po nuk shkrujte ti rezi, apo ca rob te tjere, nuk bohet nami ketu…. keshtu qe me mire hesht se eshte kapak floriri ndonjehere. “Me mire te hesht”, tha njeri njehere, “e te dukem budalla, sesa ta hap gojen dhe ta konfirmoj”.