Arrestoje Edi Ramën

25 Tetor 2011, 20:59Politika TEMA

Nga Bledi Mane

 

1./ Këshilla urgjente për Doktorin para datës 11/11/2011

Më dëgjo me kujdes. Bëj gati iPad-in e fillo shkruaj. Çfarë llafos dhe unë? Ku di ti të përdorësh hi-tech, por nejse merr një stilolaps blu, një letër të bardhë dhe mbaj shënim axhendën që po të të këshilloj.

Nesër çohu nga gjumi paksa më herët se ditët e tjera. Thuaj Lilit të të përgatisë një mëngjes më të lehtë pa vezë të skuqura, pa kremviçe e djathë zvicerian Gruyere. Do të hash vetëm cornflakes Kelloggs me stafidhe rrushi dhe do të pish një gotë të madhe me lëng qitro paksa të hidhur të të mbledhë mirë trurin, midenë dhe gjuhën. Në zyrë do të jesh para orës 8 dhe pasi të kesh ngritur grilat e blinduara të dritareve mos hidh asnjë vështrim sa majtas-djathtas në bulevard. Gazetat e ditës mos i prek me dorë e as website-in e Temës së Meros mos e kliko fare, por ulu dhe dizajno planin, detyrat dhe njerëzit që do të angazhosh. Anullo çdo takim dhe as Lulin mos e telefono për t’i dëgjuar zërin a për ta këshilluar si të vazhdojë me prishjen e punimeve në qendër të Tiranës.

Me urgjencë do të rekrutosh Erla Mëhillin, Suzana Guxhollin dhe çupat që bëjnë revistat e Irfanit të merren drejtpërsëdrejti me Ina Ramën. Si fillim një tjetër kopertinë reviste do t’i kushtohet prokurores. Gazetarja do të takohet intensivisht me Inën e duhet t’ia bëjë mendjen pordhë e t’i thotë që je zyrtarja më sharmante jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan.

Suzanën që të këshillon për ekonominë duhet ta përdorësh si pasarelë mes teje dhe kryeprokurores duke i dhënë fjalën se kursi yt ka ndryshuar dhe ti i premton një mandat të dytë. Duhet ndonjë dalja jote në media e të justifikohesh me epitetin “lavire bulevardi” duke e zbutur disi. Ashtu siç e drodhe me etiketimin për Taçi Oil që pretendove se e kishe me Cacin, kështu bëj edhe kësaj here: ngulmo që media të keqinterpretoi e ti pate thënë më 21 janar “lavjerrësja e bulevardit”.

Erla ka disa shoqe sexy të shkathëta nga gjimnazi, të cilat nën këshillat e Agronit të policisë do të stërviten me kujdes. Ato duhet të joshin dhe ta çojnë në shtrat burrin e Inës e t’i kurdisin ndonjë video të fshehtë në motelet e Domjes ku operojnë miqtë kuksianë të zëvendësdrejtorit. Vetëm kaq duhet dhe do e shikosh si do të të dorëzohet kryeprokurorja.

Oerdi yt bylykbash ndërkohë do të ketë marrë në dorë dosjet e vjetra të Komisionit Parlamentar Olldashi të vitit 2003 dhe ashtu si Blerim Çela qëmoti patjetër që duhet të qëndisë një akt padi me akuza të rënda vjedhjesh e korrupsioni, të cilat të tingëllojnë lebetitëse në veshët e elektoratit. Jepi urdhër Lulit që të verë në punë 24 orë juristët e rinj kristalorë tip ufo të bashkisë e të gërmojnë qoshe më qoshe për ndonjë shkelje të freskët. Nxirr aradhën e deputetëve zhurmues të PD-së të cilët 3 herë në ditë të thonë se frenimi i ekonomisë shqiptare u bë nga shfrenimi i shpenzimeve marramendëse të bashkisë së Tiranës këto 11 vitet e fundit. Opinionistëve të zagarepsur të oborrit lëshou kockat e rradhës dhe të fillojnë daljet e tyre nga e hëna deri të diel kafene më kafene & ekran më ekran.

Modelin e përçarjes së Partisë Socialiste e ke gati dhe thjesht një rifreskim i asaj çfarë bëje gjatë viteve 1993-1996 ende funksionon. Kaçi, Beni, Beni, Andisi dhe Idrizi akoma mund të trazojnë ujërat pavarësisht se po fiken e rreshken çdo ditë. Iliri i LSI-së patjetër duhet të të ndihmojë për dy çështje madhore: – atraktimin e atyre të nëntëve të cilëve u është rritur pazari si dhe rigjallërimin e miqve të vjetër në Kiev të Ukrainës.

Dritëroit dërgoi një haber dhe dy shishe raki Përmeti për të shkruar poemën “Burgu për burra, bashkia për gra”.

Fahri Balliun duhet ta dërgosh urgjent në Kiev së bashku me rusët e skrapit dhe një takim me këshilltarët ligjorë të presidentit Viktor Janukoviç është i domosdoshëm. Me vete në Shqipëri Fahro duhet të sjellë kopje të aktakuzës që çoi në burg ish kryeministren Julia Timoshenko si dhe përgatitjen e situatës politiko-sociale para dhe pas arrestimit të saj. Ashtu si në rastin ukrainas, organi i akuzës në vendin tonë nuk duhet të mjaftohet vetëm me burgosjen e parë, por sapo të mbarojë dhënia e vendimit duhet të riçohet në gjykatë akuza e dytë më e rëndë. 21 Janarin e ke si tatuazh të zi gjithë jetën të damkosur në anën e majtë të fytyrës prandaj shpëlarja e këtij mëkati duhet të bëhet sa më parë. Në Kodin Penal të Republikës ka një nen të veçantë, i cili dënon këdo që nxit ose çon drejt vrasjes me paramendim shtetasit e tjerë. Pa marrë veten nga dënimi i parë mos i lër kohë, por tulate si miliarderin rus Mikail Kodorkovski.

Jozefina porsi lahut’e malcis duhet të ketë përfunduar këngën e parlamentit të ri me austriakun osëbëeas Grossruck dhe ky i fundit patjetër duhet të ketë bërë për vete komisionerin evropian të të drejtave të njeriut Tomas Hamarberg. Kontaktet me grupin e të djathtëve në Parlamentin Evropian duhet të intensifikohen dhe blerja e disa emrave më eminentë duhet të bëhet sipas parimeve dhe këshillave që të ka lenë amerikani Tom Ridge.

Media ndërkombëtare tani në kohë krize nuk ka shumë dallim nga media e Tiranës dhe thuaj Aldo Bumçit që të tenderosë ndonjë kompani ndërkombëtare marketingu dhe bombardo me reklama çdo gazetë a televizion prestigjoz ashtu siç bën Hugo Çavez me reklamat e turizmit venezuelian.

Me drejtorin e burgjeve Gaz Dibra fol paraprakisht që pas masës së arrestit ta poshtëroni duke e mbyllur në të njëjtë qeli me gardistin snajper të 21 janarit Agim Llupo. Mundësisht burgoseni te 313 se aty janë kyçur të gjithë kundërshtarët e regjimeve që nga Koçi Xoxe e deri te Fatos Nano Nano. Mos i lejo as një laps a penel në burg se ka për të të vizatuar me ngjyrat e tij muret e qelisë e ka për t’ua çmykur mendjen dhe mushkëritë burgaxhinjve të tjerë.

Trojka e ambasadorëve në Tiranë ka për të protestuar pse nuk i lejohet shtypi i ditës një të burgosuri në një vend evropian e pavarësisht inspektimeve që do i bëjnë të dënuarit, do të kërkojnë që Bashkimi Evropian të fillojë një program të posaçëm ndihme për Shqipërinë në rehabilitimin e ish të dënuarve gjatë dekadës së ardhshme.

Protestat popullore do të jenë sporadike sepse trembja që u ke bërë me 21 janarin nuk u shlyhet lehtë nga memorja. Ndonjë lëvizje studentore ose të rinjsh që mund të shpërthejë e izolon kollaj. Thuaji Ritvan Bodes t’i kërcënojë me rritjen e çmimit të kafesë dhe automatikisht edhe kostoja e makiatos dyfishohet. Nëse Bllokun e rrethon me polici bashkiake dhe hyrjen në të e bën vetëm me bileta do e shikosh si do tulatet rinia e këtij vendi e do të të përgjërohet për çdo gjë pa kushte. Degët lokale të PS-së vazhdo joshi siç ke vepruar deri tani me të zgjedhurit lokalë dhe rritja e çmimit të naftës do të vështirësonte edhe ardhjen e tyre drejt Tiranës në rast rreziku.

Mos harro se Panairi i Librit këtë vit do të jetë një protestë e fuqishme e heshtur. Titujt e librave të rinj janë të gjithë kundër të kaluarës dhe diktatit tënd duke filluar që me Spartak Ngjelën, Sokol Ballën, Shkëlzen Maliqin, Ismail Kadarenë, Ben Blushin. Madje as librin e Blendi Fevziut nuk e blen dot publikisht se e ka biografosur për Enver Hoxhën ndërsa “Kurbani” i tij do të jetë jo vetëm bestseller, por edhe shkelm i fortë e i zgjuar në degën e kalbur ku qëndron varur qysh prej 1991.

Arrestimi duhet bërë urgjent para datës 11/11/2011 kur çelet panairi kështu që nuk mundet ai të ketë pranë mijëra adhurues duke u dhënë autografe.

Nëse edhe pas kësaj situata të del jashtë kontrollit duhet të vesh në zbatim Planin B.

E mban mend një intervistë të aktorit hollivudian Roberto De Niro kur deklaroi se ka edhe gjak shqiptar në dejet e origjinës së tij? Kështuqë siç bombardove të madh e të vogël në zhegun e gushtit me amatoren Eliza Dushku duhet të organizosh edhe për yllin e vërtetë De Niro dy javë festive marramendëse kazakistaneze duke u tërhequr vëmendjen bijve të shqipes. Sille këtu De Niron dhe shëtite cep më cep se filmat e tij me mafie, krime dhe aventura janë kapitull i rëndësishëm i Biblës sonë kuqezi.

Para vitit të ri hap thesin e financave dhe mos nguro të paguash 4 milionë euro për të sjellë këtu për ndonjë koncert të magjishëm Lady Ga Ga e njerëzia të hutuar do të kenë me çfarë të merren 6 muaj rresht. Të garantoj se nuk do e kenë mendjen as për të ftohtin e dimrit, as për përmbytjet e Komanit, as për faturën e kripur të çezit, as për bakllavanë e festave e jo më të shqetësohen për burgosjen finale që do i bësh opozitës.

 

2./ Shënim i rëndësishëm

Pas daljes së tij nga burgu duhet të kesh kujdes. Ky djali i Anetës dhe Kristaqit nuk është si ai spurdhjaku i të ndjerëve Marie e Thanas Nano. Ky plangprishësi i gjatë di të pikturojë, të luajë sport, të këndojë e të ta këndojë sa herë fshihesh nëpër vrima.

56 komente në “Arrestoje Edi Ramën”

  1. shigjeta74 says:

    I papare – gjithnje e me ‘i rrezikshem’!

    1. fule says:

      Nuk perjashtohet qe Sales realisht ti leviz shpesh ne mendje dicka e tille. Editorial pas editoriali do zhbehet dhe Kalaja.

  2. altin21 says:

    hhahahah, me kenaqe o komshiu im i vjeter…. te lumte.

    1. ediruci says:

      KUJDES SE PO PERMIRRESH NGA KENAQESIA……………

  3. tourkofagos says:

    hahahaha,cnjerzore por e besueshme………..!!!

  4. maja says:

    sikur te ishin edhe nja 100 djem si ti , o Bledi, Tirana sot nuk do renkonte.

    1. dino says:

      Ik o Bledi se e ke qelbur fare:Pak ligesira po ben ai lugat,po i meson ca te tjera?Ska faj Berisha,ju po e shtyni te bej prapesira…E leshoni ujkun te delet dhe e mallkoni,i varni melcite ujkut dhe i thoni pse i hengre….vini veshin,keni per te pare se keshillat e Bledit do behen realitet!

  5. shqiperia mbi te gjitha says:

    ci thua o bledi ???lere se e ben vertet ore ..se mos qeveris ai..nuk e sheh qe nexhmia (ah.. liria) fshihet pas tij? ve bast qe nje plan te tille e ka ..po ti me duket se ia perfeksionove..

  6. fahyve says:

    O Mane mos me kete date , se nuk ben vaki , ne kete dite ne oren 11-11 eshte festa e armepushimit te luftes se pare botrore dhe neandertali i shpellave te doli-viçit do shkruaje telegrame urimi per kete ngjarje, i ka qejf murtaja ditet e sebepeve , çoja pas 15 dhjetorit pisit te halese , e ke amanet nga ne .

  7. klesi says:

    hahaha, i papare je bledi, fantazi e shfrenuar…

  8. Marmita greke! Mos nderhy ne punet e brendeshme te nje vendi tjeter. Ne shqipot i zgjidhim vete punet tona. Ske faj greku iku per lesh ska me pension 300 evro.

  9. Ramy says:

    oo bobo , c`fare shkruan more ky llafazan i perdal, nuk ka faij e ka nga deshprimi, dhe ja ky eshte shembulli me i mire qe na tregon se si fantazojne keta socialistet, duke pare enderra me sy hapur

    1. olti says:

      Po pse mo Ramy? Ku e ka vendin celula Anti-Europiane qe zbuloji Jozefina? Ne burg apo jo. Saliu po shkon fshat me fshat e po bind njerezine se pa Edi Ramen po me Kacin, Meten, Nanon Shqiperija do te jete me mire e vec me luge floriri do hame.
      Nuk e sheh si qan Berisha, udheheqesi shpirteror i Talibaneve Shqiptare: Po te mos ishte Rama do ishim bere shtet i Amerikes, gati gati, po ku na doli ky Opozitar qe sblihet e shitet. Logjike qe per Talibanet opozita prish pune.

      Hajde se me mire do te behet: gropa qe po hap Sala eshte e madhe dhe del jo vetem per ne por edhe per ju.

    2. tekniku says:

      OK SALIGRAD.

    3. zefi says:

      Ramy e ka mire:Ne planin sekret te futen edhe keto pika:Te hartohet lista e komunisteve me te rrezikshem dhe te arrestohen ne vend!!Ish ushtarakeve,t’u nderpritet edhe ajo palo pension qe u jepet,per disa muaj,me pretekste te sajuara,qe ta kene mendjen tek buka e jo tek protesta!!Qarkullimi i automjeteve te rretheve ne Tirane te caktohet ne cdo 3 dite me grafik,qe te mos grumbullohen te gjithe njeheresh!!!Te blihen te gjitha MEDIAT E SHKRUARA E TV-te me cdo cmim,pervec ZERIT TE POPULLIT,se do duhet per propagande,qe vetem gazeta e tyre po i mbeshtet,te tjeret i ka kundra!!!Ne asnje menyre te mos ulen cmimet e bukes,vezeve,ilaceve etj,se do fitoje pike OPOZITA dhe populli do ushqehet me mire per PROTESTA!!!Te LARGOHEN NGA ADMINISTRATA EDHE ATA PAK SOCIALISTE QE KANE NGELUR DHE TE FUTEN PD-istet dhe LSI-stet militante!!NUK KA ME:O NE ,O ATA!!KA VAJTUR ATJE KU NUK MBAN ME!!!BOTA ESHTE ME NE!!!ATA NUK E CANE TRAPIN KUR VRAME GERDECIN E 4 PROTESTUESIT,KUR VODHEM VOTAT!!!PERPARA PER FITORE TE REJA!!!RROFTE FASHIZMI!!!POSHTE KOMUNIZMI!!!

    4. +10 says:

      Mos u merrni me Ramy se eshte i rrjedhur me keq se ati i tij shpirteror kryekoqeministror…

  10. Devolliu says:

    Ta arrestojë që çke me të.
    U bë edhe ky EDI RAMA ta shqetësojë naltmadhninë tonë Salih Gaddaf Gërdec Gërdallën.
    Ky vërtet nga shpellat ka zbrit në Tiranë por ama, siç e thotë edhe vet, sot asht ba “i lavdishm sa Skanderbegu e Pushtetin do e mbroj me shpat në dor e nuk e lshon pa gjak”.

  11. anais says:

    bledi …. je 1-sh , une s’kam cfare te shtoj … vecse te ”heq” …cfare do thuash TI …po ja, fjalen ”OBORRI YT ” , nuk i shkon per shtat se ja rrit pordhen shume , zevendesoje me fjalen ”SHPELLA JOTE ” …. se eshte pikerisht ajo qe i shkon me shume per shtat ….
    dhe ruhu se mos te rren menia me shku nonjiher per ”gjah” , se do takosh ”trebicken” …. te pershendes

  12. Akritas Konomi says:

    I madh! I jashtezakonshem! Bravo! Nje zot e di sa kam qeshur! hallall Bledi!

  13. dijetari says:

    Boll se na merzitet

  14. tomori beratit says:

    O BLED O TRIM I XHA JAHOS ashtu te lumte se na jep me shume se besim .

  15. Besa 2 says:

    Bledi, e gjitha e mrekullueshme, sidomos Finalja, paragrafi i fundit. Nuk me pushon e qeshura… Perfytyroj bastardin e Rames e Sheqeres, te shpellave e vrimave, dhe pastaj te Birin e Kristaqit dhe Anetes, djalin e kryeqytetit e te mejdanit. Me siguri ky plangprishësi i gjatë qe di të pikturojë, të luajë sport, të këndojë do t’ia këndojë shume shpejt, se atij po i vjen ora qe te fshihet nëpër vrima.

    Bukur!

  16. lungara says:

    i madh no coment

  17. i drejti says:

    bledi je i math – po ne kupton ai ku ja ve ti – ne qafen time.

  18. england says:

    Ej Bledo e ke qendisur kete perle!
    po si nuk i ke gjet nje vend edhe ketij personazhit tone te chatit
    une mendoj se roje i burgut do i shkonte pershtat
    ketij Ramyt,keshtu do kishim nje m.. me pak ne forum

  19. england says:

    Ej Bledo e ke qendisur kete perle!
    po si nuk i ke gjet nje vend edhe ketij personazhit tone te chatit
    une mendoj se roje i burgut do i shkonte pershtat
    ketij Ramyt,keshtu do kishim nje m.. me pak ne forumin e gazetes

  20. tekniku says:

    Teper sarkastik,por druaj se ai te cilit i drejtohesh nuk kupton asgje nga keto.Next time fut nje cike me shume ere bjeshke muzike ciftelie dhe zhurmen e kemborave e zileve te dhive ,do te jete me afer realitetit.Hajde urime per penen tende.I madh.

  21. england says:

    Cfare po ndodh me ju te temes?
    dergoj komentin dhe nuk e pasqyroni
    nderkohe shkruani se e keni derguar njehere kete koment

  22. KAPARIELI says:

    SHKRUAJ, ME SHUM, POPULLI TE LEXON ME NJE FRYM.TE LEXON SE TI SHKRUAN PER DUFET E POPULLIT, PER HALLET E TIJ, PER KETA DERRBEDERR QE PO MBYSIN SHQIPERIN E MJERE. EDHE NJE HERE MPREHE PENEN DHE SHKRUAJ.

  23. Pisha Flamur ! says:

    Urime jetë të gjatë Bledi!. Ju po i shtoheni herojëve,të cilët po luftojnë të çlirohemi nga diktatura më e fëlliqur e injorantëve vampirë të shpellave.

  24. PISHA FLAMUR says:

    Blendi! përshëndetje!

  25. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Ramy, ne jeten time nuk kam pare kurre nje injorant si ty. Ti Ramy jeton me fantazine e trashe te Berishes, ti Ramy nuk mundesh qe te integrohesh sepse je nje shpellar i marrezirave te Berishes. A e din Berisha qe ti mbeshtete Berishen??? Te garantoj une se, Berisha nuk e rruan per ty more idiot i Berishes.

  26. Pisha Flamur ! says:

    Bledi përshëndetje! Të lumtë.

  27. Pisha Flamur ! says:

    Nuk e kuptoj pse nuk afishohen komentet, r kam shkruar tre herë dhe nik dalin.

  28. Cimka says:

    Sandri i dha keshillen me te mire Saliut:Blija te gjitha librat Rames dhe digji ne lume.

  29. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Shqiperia ime mos vajto per mungesen e demokracise!
    Shqiperia ime mos vajto sepse nuk e ke popullin per te mbrojtur nje Shqiperi demokratike!
    Shqiperia ime Mos vajto per korropsionin e Berishes qe te ka pushtuar e poshtruar!
    Shqiperia ime mos vajto sepse populli te la jetime!
    Ne Shqiperi nuk ka popull qe ta bejne shtepine e tyre krenare.

  30. Boner says:

    shume buku,,,ne rajon Edi Ramen! diktatura e proletariatit malok do godasi pa meshire armiqte e e familjes cecene te Vuqidolit…hhahaha e ke shkerdhy kokrren e malokut Bledi…dhe gelboqet qe ka pas..nje tufe me prostituta ordinere qe ne i palloshim per nje pjat supe dhe homo si Lulzimja qe i linim 10 lekshin bakshish vetem ta kapnim i here nga bytha

  31. pisha flamur says:

    kz është eimali..

  32. mili says:

    Bledi mos ke qene ne ato mbledhjet e Pd ti ? Sepse keta fashistet ashtu mendojne me te vertete.

  33. hakmarja e popullit mbi ty says:

    o zot sa te medhaja komentet ,nuk kam cfare te shtoj ,jane shkruajtur te gjitha ato qe mendoj ,

  34. shkrimi , nje “natyre e qete” e situates ne shqiperi ! vetem korniza i mungon.

  35. alina says:

    Te lumt patriot ,te uroj nga zemra gjithe te mirat ,po na jep zemer qe mos te kemi frike.
    Ti di shume gjera ,beji te ditura qe ti marin vesh te tjeret.Kontrollo pak Ristanin ,ku i coi milionat qe mori ?Tani do te djege kutite se po si dogji e di vete ai pastaj…..
    Te uro shendet se te tjeret i ke vet.

  36. xuxogjumush says:

    Rrofte e qofte Sali Ram Berisha i I i biri i Sheqeres,me te po na embelsohet jeta ,Shqiperia vend i zhvilluar ,per pak do ja marrim e dhe Gjermanise e do kendojme Lum si ne ,lum si ti ,qe kemi zotin sali
    Rrofsh o blend se na kenaqe

  37. Berti says:

    Bledi te lumte , ne fillim nuk para kisha besim tek shkrimet e tuaja pot tani je me te vertete nje pene e mire, suksese

  38. tironsi says:

    JE GJIGANT!!!!!!!!!!!!

  39. Gazep Dajaku says:

    Nuk e kuptoj kete ekzaltim te komentuesve sikur u bene realitet keto trillime te dobeta te shkruara ne menyre po aq te dobet. Realiteti eshte krejt tjeter o te mjere dhe kur nuk e ndryshuat dot vete, nuk ka Bled qe mund ta beje. Kshuqe pervishjuni punes se eshte e vetmja gje qe ka rendesi se te enserrosh eshte bukur por ta le barkun bosh edhe pse kujtoni se nuk keni nevoje se ua mbush Bledi plot e per plot me gjepura. Ata qe pastaj bejne sygjerime se cfare ka lene Bledi pa enderruar jane te pashprese fare.
    Ika tani se kam pune per te bere.

  40. Besa,Elbasan says:

    C’ja thua mo Blendi,Sala eshte gomar e ben pej verteti.

  41. saimir says:

    Z.Mane !Tregoji te lutem pak Musatafa Nanove se ç’fare shkolle ke mbaruar e se si ka mundesi qe makina per te cilen Ju flisni mbrini ti dalloni jo vetem targat e saj por te njihni edhe fytyren e shoferit,ne nje kohe qe ne nje vendngjarje nje shkrues si M.Nano(e them shkrues se me fyen intelektin ta quaj gazetar e ta rreshtoj me Ju)nuk arrin dot te dalloje targat e nje veture qe remben nje femer, pasi vetura mbart nje shpejtesi prej 40 km ne ore.Je koha e vertete e Shqiperise se pa vertete.Ju faleminderit

  42. Cakalli7 says:

    allahu kerkon kurban therreni ate kaurr

  43. skenderi says:

    PO me llogje,mbeti ky popull, me llogje solli demokracine me llogje vazhdon nder kohe gjithca shperbehet,dolen libianet me me nivel se sh qyp ot , kurse ne beme kalim te bute te sistemit, dhe po bejme 70-vjet qe e hame bute e bute,e me llogje bashke, mjer ne.

  44. ANDI says:

    bledi ke pershkruar realitetin e sotem ne kete vend ku populli rron per buken e gojes dhe nje grup prej 200 vetash jane bere milioner duke vjedhur nen parrullen se po luftojme komunizmin.ky eshte populli me frikacak ne bote.per kete luftoi saliu dhe ja arriti.ti poshteroj keta njerez qe te mos ngrene koken tere jeten. o popull zgjohu nga gjumi

  45. Arbri says:

    Te lumte Bledi.Bashke me Meron je nga te paktit gazetar trima qe ke ngelur ne kete llum kurrupsioni dhe mediokriteti ku eshte zhytur gazetari dhe shoqeria shqiptare.Do kesh perkrahjen e njerzve te ndershmeve ne artikujt e tu.Edhe njehere te lumte dhe mos u frikso nga keto plera ne pushtet qe i ka zene frika dhe nuk dine ke te fshejne leket e fituara nga korrupsioni,droga dhe krimi.

  46. ai Burri says:

    Jam dakort qe ai lart i ben te gjitha, por ky i GJATI jo qe nuk ta kendon, por ta rruan. Ik o rob zoti mos i thur elozhe nje legeni tjeter, qe e lufton te padrejten me penë ne kohen kallashit e te bombave…

    Shprese per ne ngelet vetem Aleanca Kuq e Zi!!!

  47. beso says:

    O Bledi,si t’ia beje saliu te fuse brenda nje si ty,se duket qe Edi i leverdis me mire jashte.P.S.TemA,ecen shume ngadale serveri,dhe me thote qe po postoj shume shpejt.Me ngadale se breshka s’ecim dot,edhe ulur ecet me shpejt.

  48. tomas says:

    te shohim se çfar ka ne mendje plaku mere. Per neser qe titerheqesh vemendjen popullit por por harron se sot jemi ne 2014 ooooplaku mere mere .Kesaj rradhe re nga kali per mos tu çuar kurr me o plaku mere……

  49. niqi says:

    tani qe i iku gili nga bashkia ska me pu.e per kete pianecin e manes ne bashki.shkruan budallalleqe qe ta shpifin.megjithate mer nje brisk e ik ja rruaj elones qe te japin ndonje lek nga te gil hajdutit qe te pish ndonje teke o laro pazari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje