Tjetër përplasjes mes drejtuesit të forcave speciale, që kundërshton urdhrin për përdorim të forcave speciale dhe një tjetër zv/ministri të Brendshëm
Banorët e fshatit Mamëz në Kukës thonë se forcat speciale të policisë po ushtrojnë terror ndaj tyre. Shkak për këtë është bërë kundërshtimi që i bëjnë banorët një firme që nxjerr hekur- nikel në fshatin e tyre. Banorët thonë se firma është pajisur me një leje të paligjshme dhe po shkatërron mjedisin, rrugët dhe zonën e tyre. Por pas kundërshtimeve, në fshat kanë mbërritur forcat speciale. Banorët akuzojnë se pas firmës është zv/ministri i Brendshëm, Ferdinand Pone, që ka urdhëruar forcat speciale. Ndërkohë, drejtuesi i forcave speciale, Shemsi Prençi, nuk ka qenë dakord me këtë urdhër. Edhe në zgjedhjet lokale, Prençi u shpreh kundër përdorimit të forcave speciale për qëllime politike, kur një tjetër zv/ministër, Avenir Peka, e urdhëroi të shtypte një protestë të opozitës.
Në zonat mineralmbajtëse të rrethit të Kukësit nuk kanë të sosur konfliktet mes firmave private dhe komunitetit. Pas mineralit të kromit, edhe hekur-nikeli, mjaft i kërkuar në tregun ndërkombëtar, ka futur në sherr një kompani private të kërkimit dhe të nxjerrjes të mineralit në masivet e Mamzit në Kukës me banorët e zonës.
Prej disa vitesh banorët e zonës janë në konflikt me kompanitë e ndryshme që shkojnë e gërmojnë hekur-nikel me pretendimin se po u prishet mjedisi dhe rrugët, si dhe kanë mungesë në dokumentacion.
Fshatarët janë konfliktuar ditët e fundit në mënyrë të përsëritur edhe me një nga kompanitë për të cilën pushteti vendor dhe policia thonë se ka licencë për shfrytëzim të mineralit të hekur-nikelit. Kjo kompani ka bërë kallëzim në prokurori, mbi bazën e të cilit, policia ka shoqëruar para disa javësh dy banorë të fshatit, vëllezër me njëri-tjetrin, me akuzën se kanë penguar punën në një aktivitet të licencuar. Ndalimi i tyre është bërë shkak që dhjetëra banorë të fshatit Mamëz të qëndrojnë me orë të tëra përpara komisariatit të policisë së Kukësit në shenjë proteste për lirimin e dy vëllezërve Demnushi.
Mira na i bëjnë, liria fitohet me gjak dhe mbrohet me gjak. Orikumi i Dukatit u ndesh me policin dhe u tërhoqën. Po u kthyen prap do bëhet përplasje për jet a vdekje.
ne jemi ne nje shtet pa shtet
eshte e tmerrshme ne çfare shteti jetojme ne. Ngrihet shteti ne kembe per interesat e nje personi te vetem qe don te shfrytezoje mineralet,por qe pas tij normal qe fshihet shteti.Turp, turp per kete shtet,ne vend qe te mbroje interesat e popullit te varfer, mbron interesat e mafias qe nga kryet e vendit ne qeveri e deri tek mafiozi e krimineli kryetari i komunes qe i mbeshtet ata.Ne fakt duhet nje regjim antigadaf qe t’jua beje ketyre maskarenjve me keq se ç’i bene libianet Gadafit.Por Zoti eshte i madh dhe do i ndeshkoje keta kriminele te veshur me pushtetin e mafias.Turp edhe per Ministrine e Rendit qe perdor forcat speciale kunder popullit te tij.Mire qe s’ka shtet e ligj, po a kane moral e burreri keta te forcave speciale qe shkojne mes fshatareve te varfer me shkop ne dore. turp, turp dhe turpi ka per t’ju shoqeruar gjithe jeten.DUHET PATJETER NJE REVOLUCION POPULLOR, POR QE SKA KUSH TA BEJE……..!
I pari dhe i vetmi emer qe mund ti shkoje per shtat ketij rrugaci!!! Gjithsesi, ai, me te tijen thote “me mire derr i kenaqur”. Po c’mund te beje tjeter gje ky palaco, ashtu si edhe mjaft kolege te tij, edhe ky eshte nga me te paaftet profesionalisht… E, ne kete rast, rrofte politika, qe… te ben me para e pasuri…
Kjo eshte qeveria me e urryer qe ka pasur ndonjeher ne SHQIPERI
Shikoheni kete zv minister qe nga vjedhja te cilen ky der e ka profesion nuk ngjan me si njeri normal por si DOPIO DERRRRRRRRR.
o Zot çfare turi derri qe ka ky Poni, mos e pyet qe kemi kthyer qeverine ne nje stalle derrash ne majmeri