Berisha: Motoja jonë është: Ne bëjmë rrugë. E di që do ketë mangësi në sektorë të tjerë

26 Tetor 2011, 11:42Politika TEMA

Në një fjalim të gjatë përpara ministrave të tij, të cilët dëgjojnë si eunukë, kryeministri Sali Berisha tha se buxheti i vitit tjetër do jetë më i madhi në histori. Edhe pse FMN e ka paralajmëruar se buxheti nuk është realist dhe se nuk duhen rritur pagat e pensionet, Berisha tha se rritja do vijojë. “Ky buxhet, më i madhi në historinë e vendit, do ketë destinacion kryesor rrogat e pensionet. Nuk mundem, pavarësisht nga një krizë e egër borxhesh që ka pllakosur Europën e botën, por dinamizmi i ekonomisë sonë na bën të mundur që të qëndrojmë sërish në premtimin tonë, në objektivin tonë të rritjes së rrogave e pensioneve,” tha Berisha.

Meqë është një vit, që qeveria e konsideron elektoral, Berisha tha se do vijojë të asfaltojë rrugë, edhe pse e kupton se ka mangësi në sektorë të tjerë. “Unë e kuptoj që përqëndrimi i madh në rrugë e ujësjellësa sjell vështirësi, mangësi dhe mungesa në sektorë të tjerë, por ne rrugët do i bëjmë. Motoja jonë është ne do bëjmë rrugë. Nëse nuk i përmbahemi me vendosmëri këtij projekti, ky është projekti për të ecur. Nuk mundet më. Ne kemi asfaltuar 9 mijë kilometra rruga dhe nuk lodhemi në miljen e fundit. Ndaj zotërinj ministra ju duhet tu them se kur mendoni buxhetin, mendja duhet t’u shkojë tek rrugët. Ky buxhet do përqëndrohet në fondet më të mëdha për përfundimin e rrugëve të nisura dhe ndërtimin e rrugëve të reja. Për biznesin e qytetarin ky projekt është jetik. Akoma kemi dhjetëra komuna që nuk janë të lidhura me akset kombëtare në rrugë të asfaltuara. Madje shumë prej tyre nuk kanë pasur aks kombëtar,” tha Berisha.

“Do bëjmë që Gjirokastër- Tiranë të bëhet në më pak se dy orë, Peshkopia në më pak se një orë, Saranda në dy orë e pak. Elbasani e Tirana thuajse do bashkohen, Malin e Krrabës do e kenë një dekoracion. Infrastruktura do ecë me shpejtësi në drejtim të gjitha maleve të vendit. Ato janë një pasuri e jashtëzakonshme. Potencialet e maleve janë mijëra herë më të mëdha se këto që shfrytëzohen sot.”

Në mbledhjen e tij, Berisha foli edhe për mbjelljen e arrorëve dhe ullinjve. “Shqipëria jeshile është dhe do mbetet drejtim themelor. Është në avantazhin tonë që të konsolidojmë në këtë vend zhvillimin e qëndrueshëm. Shqipërinë ta shndërrojmë në modelin e zhvillimit të qëndrueshëm jeshil. Ndaj ky vit shënon një përpjekje të re në politikën tonë me dy projekte të mëdha, ullirin dhe arrorin, por absolutisht dhe çdo dru frutor. Qeveria inkurajon, mbështet, nuk heq dorë dhe ka besim të plotë në njohuritë që fermerët kanë për tokën e tyre. Ne do i mbështesim ata fuqishëm. 250 milion rrënjë dru frutorë do mbillen në tetë vite. Ky është një akt madhor për zhvillim të qëndrueshëm, për një mjedis më të larmishëm. Dua të informoj kryetarët e komunave se gjatë këtyre javëve janë zhvilluar konsulta intensive me Ministrinë e Bujqësisë, të Mjedisit dhe po shqyrtohet kuadri ligjor në mënyrë që kompetenca të shkojë tek ata që administrojnë territorin.”

17 komente në “Berisha: Motoja jonë është: Ne bëjmë rrugë. E di që do ketë mangësi në sektorë të tjerë”

  1. sokoli says:

    kur i merr ilacet ky leshko….,para apo pas buke….

  2. Tiku says:

    “Do bëjmë që Gjirokastër- Tiranë të bëhet në më pak se dy orë” -Me rrugen e sotme eshte rreth 260-270 km, shpejtesia maksimale e rrugeve tona eshte 90km/h. Keshtu rdhr nqs perfundon rruga levan-tepelene, minimumi duhe rreth 3 ore duke ecur me 90 ne ore dhe aty ku s’duhet!!!Apo po fliste ne vij ajrore? do na çoj me helikopter, se rruge tjeter s’ka?? Edhe çmenduria s’ka fund!

    1. nor says:

      Sala po te thote qe te ecesh me 150 km ne ore; c’i q.. t’emen limitit te shpejtesise, haha

  3. kastrioti says:

    titull i gabuar..titulli i sakte do te ishte Ne vjedhim shqiperin ju i bini defit.

  4. korcari1 says:

    Shtroji rruget mire vrases,se do te duhen kur tja mbathesh si Gadafi,shiko hap edhe vrima rruges se dhe ato te duhen…

  5. Boner says:

    moto e verte e Malokut eshte vrit, genje, digj, prit, shkaterro..me keto rrugica fshati qe inaguron kerkon vetem te mbuloj vjedhjen e madhe te rruges durres morine ,,megjithese prap ka vend per vjedhje dhe me rrugicat e fshatrave …me cfare do ti paguaj cetat e ceceneve kriminele qe zhdukin ye gjithe ata qe i behen pengese familjes se katalve te vucidolit…kjo monster e ndyre duhet zhdukur sa me shpejt dhe me cdo cmim

    1. LORA says:

      Boner,zhdukja e tij eshte kostua me e papaerfillshme per shqiptaret.Cdo
      ore me shume e tij ne pushtet eshte kosto e frikshme per ne te gjithe.

    2. Jacklyn says:

      Normally I’m aagnsit killing but this article slaughtered my ignorance.

  6. nipce says:

    Kjo eshte nje ceshtje sublime qe denigron ne ambjente kontemporane dhe zhvillon nje polemike sensacionale duke u bazuar ne ciklo evolucionet dhe simptomat e trurit, ose me fjale me te thjeshta: Autoinxheksioni qe konvergjon ne spektrin lirik superbazohet eventualisht neper labirintet tribunale dhe patetike.
    Mire ëëë.Po erdhe mire, po s’erdhe mir oo.PO KU TE VESH, se tani edhe ne greqi po te kapen ha 6 muaj burg dhe 5000evro “elenika”gjobe
    merr dhe ndonje ndalim per nja 5vjet ne zonen shengen dhe ste ngelet gje tjeter,te mbjellesh arroret e ktij te marri. Prandaj une them ti
    shtrohemi punes dhe ti mbjellim. Do thuash zotrote hodhi budallai nje gur ne lume dhe o buurra ti. Ja ti vemi nje here pas fillit ku na con se ngelem duke bere oponence.Po ja nje projekt i thjeshte kur behet nga MBujcesis p.sh per mbjelljen e ndonje rrëzeledhi me dru e pisha levrohen qindra mijera euro ne projekte dhe zbatime. Po ne 250ml ku te con mushka.Dhe po ti vesh veshin mire kur flet thote per 8 vjet do rregulloj dhe te gjitha rruget qe korrespondon me prodhimet e para qe do japin keto merr vesh ti………………Thone se e ke me te hedhur ti……….po do ta kuptoje zotrote

  7. MURAT says:

    -BERJA E RRUGEVE ESHTE NJE BORXH QE JU NGEL NE FYT GJITHE SHQIPTAREVE,TE CILET DO E PAGUAJNE ME PERQINDJE JO TE VOGEL.
    -RRUGET PO I PROPOGANDON SI SUKSESI YT,PER RRITUR MUNDESINE QENDRIMIT TEND NE DREJTIM,PROPOGANDE E CILA JA KALON ENVERIT.
    -NE FAKT DEMET QE JU I KENI SHKAKTUAR VENDIT JANE TE PA LLOGARITSHME,JENI TEPER I VONUAR PER TU LARGUAR.
    -MORE PO ME KE TALLET KY QE I BIRI MERR 200.000 EURO NE VIT QERA BANESASH,KU I GJETI? KY ESHTE MORALI QE NA BEN? -NUK JAM ANTAR I ASNJE PARTIE,VEQ QYTETAR I THJESHTE,POR NUK KUPTOJ A I BEN ANALIZE VEHTES KY PERSON?
    -KOHA DO TE FLAKE SHPEJT JASHTE BASHKE ME PROPAGANDEN TENDE.NUK KE MESUAR ASGJE NGA SHTETI LIGJOR TE CILIN DO TA BEJNE INTELEKTUALET TANE ATDHE DASHES.

  8. Bardhi Tolabi says:

    Sa per sqarim Sokolit:
    Ilacet i merr edhe para dhe pas buke.Ato nuk i bejne efekt,sepse jane si te gjithe ilacet qe hyjne ne Shqiperi te skaduara.U sqarove besoj.
    Tani lidhur me porosine ministrave per rruget:
    Ministri i shendetsise:–Zoti kryemininster,spitalet po bien,nuk kemi aparatura dhe ilace.
    Kryeministri:– zoti minister,keto nuk jane rruge,mendohu dhe kerko fonde per to dhe jo kodra mbas bregut.Me fal Majlinda,nuk e kisha me ty(Majlinda Bregut).
    Ministri i arsimit:–Zoti kryeminister,na duhen fonde per shkolla te reja dhe riparime,se po na bijen te gjitha.Na duhen dhe per kompjutera se jemi ne “moshen e internetit”.
    Kryeministri:– Zoteri,je jashte teme.A ka edukim me te mire se te te shkele kemba ne asfalt?Jo dhe jo,ta them une ty.Rruget jane shkolla me e mire per njeriun e sotem,pa rruge nuk ke ku shkon,nuk hyn dot ne Europe.Pa aresim mund te besh,sic bene Shqiptaret ne shekujt e kaluar dhe ja dolen mbane.
    Ministri i bujqesise:–Zoti kryeminister,na duhen fonde per argjinatura,per mbrojtjen e tokes nga erozioni.Po vjen dimri dhe mund te permbytemi perseri.
    Kryeministri:–Ore zoteri,ku jeton ti?A e di ti se pa rruge te asfaltuara,nuk ka ku te kaloje uji prandaj dhe jemi permbytur dhe jemi geryer?Ja,po ta them une,rruget jane shpetimi yne nga keto katastrofa.Nuk keni menduar per rruget,pa jemi ketu ku jemi…
    …Dhe keshtu me rradhe te gjithe ministrat,pamvaresisht se cfare sektore mbulonin,morren detyren per te menduar vetem per rruget dhe vetem per to.Per te patur dhe pak hije kur te punojne ne rruget,apo te clodhen si turiste,njerzit e ketij vendi apo te huajt,u theksua dhe mblljellja e arrorreve,se bejne shume hije.Por,ju dha Saliu dhe nje keshille:Te mos flene nen hijen e arrorreve se eshte i demshem per shendetin.
    Keshtu u mbyll edhe kjo mbledhje e qeverise.

  9. Nabukodonosor says:

    Po ku mund te vjedhesh ne vend tjeter nga 200-300 milione euro.

  10. Lushi says:

    Shqiperia eshte jeshile!!!!! Kujt ja thote kete kyb palaco? Sapo kalon cdo pike kufiri te vendit tone per ne vendet fqinj e kuptoj jeshilllekun e kesaj mendje te semure genjeshtrash.

  11. tironci says:

    si se han nje mortje kete te cmedur te vicidolit

  12. shtate xhuxhat says:

    i shtrone rruget psiqiku dhe e le pirgun e cakullit ne mes te rruges e te kaloshe ne mes te nates me makine thyen koken

  13. lili says:

    emigrantet kane nje mundesi me rezuar Berishen:asnje leke nga paret e tyre mos me i derguar ne shqiperi nje vjet! edhe e shohim si do krijoje pasuri qeveria Berisha!Ne punojme per Familjen e tij,siç e pohoj vete ky,duke derguar paret tona tek ky klan maffioze!
    mos ti dergojme me!

  14. A bit surprised it seems to smilpe and yet useful.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje