Oficeri i SHISH-it me gjuhën e prerë dhe dëmtime në kokë

27 Tetor 2011, 09:40Politika TEMA

Vrasje apo vetëvrasje!? Ky është dyshimi që kanë ngritur hetuesit e prokurorisë dhe policisë së qarkut Durrës si dhe agjentët e Shërbimit Informativë Shtetëror, në lidhje me vdekjen e drejtorit të kundërzbulimit njëherazi zv/drejtori i SHISH-it në qarkun e Durrësit, Isa Çopa. Deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, zyrtarë të policisë së Durrësit vazhduan të këmbëngulin se zv/drejtori i SHISH-it Çopa ka bërë vetëvrasje dhe nuk është vrarë. Ky përfundim, sipas tyre, ka ardhur nga provat e gjetura në makinën e djegur dhe nga dëshmitë e mbledhura të familjarëve dhe shokëve të tij të punës.

Por provat e siguruara në vendin e ngjarjes lënë shumë dyshime për pistën e vetëvrasjes. Hetuesit kanë pohuar zyrtarisht se Isa Çopa nuk kishte asnjë plagë plumbi në trup, pra ai nuk ka qëlluar veten me armë. Ai kishte dëmtime të shumta në kokë, për të cilat ekspertët mendojnë se janë shkaktuar nga të goditjet me mjete të forta ose nga përpëlitjet e të ndjerit në momentet e agonisë. Sipas ekspertëve, atij mund tia kenë përplasur kokën në timon dhe në kabinën e makinës, ose mund ta ketë përplasur vetë nga dhimbjet e djegies. Kjo pritet të sqarohet nga hetimi në ditët e mëtejshme.

Gjithashtu është konstatuar se i ndjeri kishte gjuhën e prerë. Enigma këtu shtohet. Ia kanë prerë apo këputja e gjuhës është bërë nga shtrëngimi i nofullave gjatë djegies së trupit në makinë? Edhe kjo mbetet pa përgjigje përfundimtare. Për të gjitha këto është mbajt një procesverbal i firmosur nga dy ekspert të policisë kriminale pranë Drejtorisë së Qarkut Durrës.

“Deri tani jemi të bindur se zv/drejtori Isa Çopa ka bërë vetëvrasje në kushtet e një depresioni të thellë. Në këtë bindje kemi arritur, duke u bazuar në marrjen e bidonit plastik bosh tek e motra, të cilin më pas e ka mbushur me benzinë, mesazhin telefonik që i ka nisur të birit, gjendjes së tij të rënduar, ku shfaqte shpesh frikën se do e hiqnin nga puna. Të gjitha këto dhe konkluzionet e nxjerra nga ekspertët kriminalistik të policisë që kanë bërë këqyrjen e kufomës dhe makinës së djegur, na rezulton se ai ka bërë vetëvrasje”,- thanë zyrtar të policisë së Durrësit.

Po në këtë version, janë edhe burimet zyrtare të Prokurorisë së Rrethit Durrës, sipas të cilëve, pritet dorëzimi i raportit përfundimtar të ekspertëve të Mjekësisë Ligjore mbi këqyrjen e kufomës për të arritur në konkluzionet përfundimtare. “Deri tani edhe ne anojmë nga pista e vetëvrasjes. Pasi drejt këtij përfundimi na dërgojnë provat. Por, gjatë analizave të kryera disa nga hetuesit e çështjes, si nga policia ashtu edhe nga Prokuroria ka ngritur dyshime logjike për vrasjen e Çopës dhe jo vetëvrasjes. Edhe këto dyshime po i verifikojmë, bazuar edhe në të dhënat e mbledhura në vendin e ngjarjes”,- thuhet nga burimet e prokurorisë./shekulli

15 komente në “Oficeri i SHISH-it me gjuhën e prerë dhe dëmtime në kokë”

  1. shqiptari says:

    e ka vrare udb sdo mend kjo pune

  2. Landi- Sverige says:

    Ne kohen e diktatures te vrisnin ne emer te popllit, ndersa sot, ne diktaturen e re, te vrasin ne emer te mafjes duke u quajtur vetvrasje nga depresioni, aksidente, zhdukje etj., etj. Kush perpiqet te kryej detyren ne baze te ligjeve, nderhyn ligji i mafjes me prerjen e gjuhes. Ketu flet vetem nje gjuhe, gjuha mafjoze Berishiane.

  3. Neorealizmi says:

    Thuhet dhe qarkullon midis nesh se i ndjeri kishte te bente me tokat e Konomit. Si duket dinte shume rreth veprimeve te SHISH (supozohet sherbimi informativ kombetar)ne lidhje me kete ceshje.

  4. not Dylan says:

    Natyrisht vetevrasje, si ne kohe te Stalinit. 3-4 plumba ne krye dhe thonin vetevrasje.

    Ku duhet te kete ditur dicka te madhe se nuk vritet kollaj ky tip

  5. Xhozi Plehra says:

    Kjo duket qarte qe eshte “stampe” mafioze. Iu pre gjuha se llapte shume.
    Tipike.
    “Jemi vendi ma i sigurt n’Europ” !!!!!

  6. e kan vrare ufot se dinte shume per to! ufot thon qe ekzistojne dhe kan shume ndikim.

  7. arben says:

    Patjeter,si thote policia eshte.Ai lumadhi ne fillim ka prere gjuhen vete,pastaj ka qelluar veten me mjete te forta dhe pasi ka vdekur i ka vene flaken makines.Si nuk u vjen turp per brockullat qe thone.

  8. Sokol Mirdita says:

    Mos u meshtroni duhet te jete loje e sherbimeve sekrete te lidhur me mafjen shqipatare !

    Hetuesit,nuk duhet te mashtrohen nga dukja e jashtme e provave, sepse keto prova mund te improvizohen, Si mund te ndodhe ?
    Nje njeri ne kontakt me te qe hiqet si shok, qe e di se ku i ka njerzit,mund ti thote,me duhet urgjent nje bidon benzine dhe ai per ta mdihmuar shkon e merr,tek e motra qe ka afer,nje bidon. Le qe shqiptaret bidonat i kane te zakonshem ne makinat e tyre.Keshtu ja qe u hodh mundesia e pare per te shkuar drejt pistes se vetdjegjes. sa per mesazhin qe i ka derguar djalit,kjo eshte gjeja me e thjeshte,pasi drejtoj armen ne balle nje personi dhe urdheroje qe te shkruaje nje mesazh,ai nga rreziku per jeten eshte i detyruar qe ta beje.Keshtu qe dhe kjo prove eshte e dyshimte dhe nuk duhet marre ne konsiderate.Ndersa ajo e perplasjes se kokes dhe e gjuhes se prere,tregon drejt perdrejt ushtrim dhune,kjo duhet pare me hollsi,duhen pare plaget se ne ç’drejtim i ka,violenca nga persona te trete mund te shkaktoje kollaj dhe prerjen e gjuhes nga goditjet,per ta detyruar qe te shkruaj mesazhin e krijimit te idese se po vetvritet.Ne nje artikull te shekullit ishte shkruar se ishte gjetur dhe nje gezhoje dhe nje vrime ne pjesen e siperme te makines.Nese kjo eshte e vertete, athere ai duhet te kete tentuar te qelloje,po ke naryrisht ato qe i jane çfaqur ne makinen e tij.Por siç duket ato e kane bllokuar,dhe menjehere kane ushtruar dhune,per ta bere te dergoje mezazhin. Ai mund te jete asfiksuar nga goditjet,dhe me pas eshte sperkatur me benzine makina jashte dhe brenda dhe i eshte vene flaka.Ekspertiza mjeko-ligjore dihet te behet duke i kontrolluar nese ai ka ne organizmin e tije ndonje lende narkotike,per ta asfiksuar. nese nje person eshte ne depresion ai e shfaq me kohe, duken dhe ne familje mbyllet ne vetvete, merr ilaqe depresioni me sasira te medha, ne momentin e vetvrasjes mund te konsumoje me shume,dhe zgjedh vdekjen qe eshte me e lehte.Ai duke qene se ishte punonjes i Shikut kishte njohuri per armen dhe se ai nuk kishte se perse te zgjidhte nje vdekje te tille te tmerrshme,duke u vetdjegur me benzine,pasi do ti mjaftontee nje plumb dhe çdo gje mbaronte,menjehere. Keshtu duke qene ai ishte oficer i kunderzbulimit, kishte te bente me agjentura,por meqense ai ishte duke ndjekur, vrasjen e gjykatsit te vlores qe eshte e padiskutishme se eshte elieminar nga mafja e lidhur me pushtetin pasi ai trashgonte toka qe i kishte fituar,me gjyqe,se i takonin atij por qe u kishte rene ndesh,mafjaes se lidhur me pushtetin dhe ky i mjere qe ishte caktuar qe te zbulonte te vetreten rreth vrasjes se gjykatsit,natuyrisht qe duhet te kete rene ne gjurme te mafjaes se tokave te lidhur me pushtetin,keshtu qe nese nuk eleminohej do te perbente rrezik se zbulonte te vetreten.Keshtu qe urdheri per eleminim eshte dhene,nga ato qe drejojne fijet mafjoze.Por mendoj se duhet te terheqe vemendjen dhe nje fakt se ne pergatitjen e provave gjoja per vetvrasje shish duhet te hetoje dhe segmentet e tij qe mund te jene te lidhur me keto rrjete mafjoze dhe ndoshta dhe fijet e mafjes sekrete serbe qe mund te kete infiltruar ne ShISh.

    Ndoshta ato e kane njohur nga afer si oficer kunderzbulimi dhe ndoshta ato e kane qene ne dieni se çfare ka zbuluar ai.Keshtu qe ndoshta jane pikerisht ato element te lidhur me segmente te mafjes te lidhura me pushtetin, qe jane ne sherbin dyfish,qe te mbeshtesin veprimet e linjave te inkriminuara te zbulimeve te huaja serbe te lidhura me mafjen shpiptare, dhe te eleminojne elementet aktiv te kunderzbulimit tone. Keshtu qe me nje gur vrasin dy zogj.

    Nuk duhet gjykuar aq lehte per nje vrasje te tille, eshte bere nga Specjaliste ekzekure qe kane njohuri shkencore dhe psikologjike dhe kriminalistike.Keshtu u ekzekuatua Trebicka,keshtu u ekzekutua gjukatsi i vlores,keshtu u ekzekutua,dhe ky i mjere dhe disa te tjere para keture. Duhet te kemi parasysh se ne shqiperi veprojne grupe ekzekutoresh, te stervitur dhe mje njohuri shkencore per zhdukjen e gjurmeve te krimit,qe mund te jene te lidhur dhe sopnsorizuar mga mafja e cila ka sigurisht mbeshtetjen e segmenteve te pushtetit te korruptuar. Duhet te rikujtojme informacionet qe jepte Shish para disa kohes per tendencen e infiltrimit te elementeve mafjoz ne organet shterore.Por duhet te ritheksoja se Shishi duhet te rikontrolloje dhe brenda trupes se tij qe mund te kete te infiltruar nga sherbimnet sekrete serbe te lidhur me mafjen serbe dhe ndoshta te kordinuar me ate shqiptare.

  9. TR-ITALIA says:

    Sokol,na le rehat ne,se folke shume

  10. bedrana e bregut lumit says:

    e ka pre vet llapen i shkreti…. pastaj i ka ra kokes me qekiq..ka qene dejshemme kakoine

  11. CecenZhuls says:

    Jane te njetit njerez qe Fazllic dergoi te mbronin Saline me 21 Janar.Te njejtit njerez qe do ekzekutonin me snajper Edi Ramen me 28 Janar.Jane krushqit serbe te Sali e Sllobodanka Berishes.Agjenti i UDB doktor PENICILINA vazhdon te jete aktiv.

  12. topolino says:

    Ore a keni vene re qe sa here vjen Ai Fazllici per vizite, tak vritet ndonje, me keto menyreat “veterasese depresionuese” Si su vjen turp qe na hapen jo vetem barkun po po na fyejne dhe inteligjencen e shqisat keta vemje. Po ta pyesin Agron Kulicin them se do kanalizohen drejt hetimet e kesaj vrasjeje tipike mafioze nga urdherat e Espinozes…

  13. topolino says:

    Ore a keni vene re qe sa here vjen ai Fazllici per vizite, tak vritet ndonje, me keto menyrat “vetevrasese depresionuese” Si s’u vjen turp qe na hapen jo vetem barkun po po na fyejne dhe inteligjencen e shqisat keta vemje. Po ta pyesin Agron Kulicin them se do kanalizohen drejt hetimet e kesaj vrasjeje tipike mafioze nga urdherat e Espinozes…

  14. demokrati says:

    Mafia politike ka dale kontrollit, nuk ndalet para asgjeje. Kur u ekzekutua gjyqtari Konomi me nje skeme tipike mafioze, media qeveritare dhe oponion-zagaret e pushtetit nxituan ti zvogelonin permasat e tragjedise, jo vetem te vrasjes se nje qytetari ne mes te dites dhe ne mes te nje qyteti, por edhe ekzekutimin e vet shtetit. Ekzekutimi i nje eprori te sherbimeve sekrete, eshte jo vetem sfide ndaj shtetit, por tregon se mafia politike nuk ka me frike. Eshte e njejta situate me Italine e viteve 1990, por nuk duhet e njejta zgjidhje qe pas Kraxit dhe Andeotit, Nano-Metes dhe Berishes, te vijne ne pushtet maxhordomet e tyre. Kapja e shtetit eshte realitet, nuk kemi me segmnete te krimit qe korruptojne politikane, kemi nje shtet te kriminalizuar qe ekzekuton nepunesit e vet qe kryejne detyren.

  15. eni leka says:

    hetues qe mbulojne mu…me shu….hamilja thot nuk ka pas depresion,dhe se dyti familja te kerkoje hetim nderkombetar,mbas konomit ,isa mbas ises nji tjeter,cfare ben ai popull,ne kukes junta policore ku jeni more zgjohuni ne kembe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje