Pasi dy ministra të kabinetit Berisha, ai i Drejtësisë, Eduard Halimi, dhe i Punëve Publike, Sokol Olldashi, shkuan në zyrën e kryebashkiakut, Lulzim Basha, dhe nënshkruan një memorandum për dhënien e hipotekave, një tjetër ministër shkon në zyrën e Bashës për një tjetër memorandum. Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, nënshkroi një memorandum me Bashën për të kontrolluar çmimet dhe cilësinë e mallrave në tregjet e Tiranës. Lëvizja vjen pasi opozita ka shtuar presionin e saj për të ndikuar tek ulja e çmimeve me anë të uljes së TVSH. Ndërkohë, Basha po vijon të tregojë ‘fuqinë’ e tij si kryebashkiak, duke i sjellë ministrat në zyrë, për të nënshkruar marrëveshje pa kuptim e pa vlerë, për sa kohë detyrimet për çdo ministri e institucion janë të qarta sa i përket çmimeve dhe kontrollit të cilësisë. Duke tentuar të shfaqet në publik sikur vepron si i pavarur, Basha shtrëngoi pas disa muajsh duart me kryeministrin Sali Berisha.
Basha ka ristrukturuar administratën bashkiake, duke shtuar qindra vende pune. Duke përdorur kontratat e përkohshme, ai po arrin të mbajë një punë militantët e shumtë. Edhe pse po afrojnë 100 ditë në detyrë, e vetmja gjë që ka bërë Basha është ndryshimi i planit të qendrës dhe përfshirja në disa skandale. Më i fundit ishte ai për dhënien e titullit Qytetar Nderi për Emirin e Kuvajtit, në një kohë kur atij i ishte dhënë titulli më parë. Më pas Basha shtoi në listë dhe Emirin e Katarit, të cilit ia çoi titullin në ambasadë, në mënyrë të turpshme.
Lexova shkrimin e mesiper, disa here po siqerisht nuk e kuptova se ç’fare perben lajm ne te !!!
Me mire te themi qe nje marveshje e nenshkruar, peprara se te fillohet te kritikohet, duhet qe fillimisht te behet e njohur se cili eshte thelbi dhe qellimi i saj ne menyre te detajuar, pasi vetem ne kete forme lexuesi mund te arrij te kuptoje dhe gjykoje cilesine e marveshjes.
Shkrimi i mesiperm, duke filluar nga titulli i ngjan me teper nje bisde kafeneje se sa nje shkrimi qe meriton te publikohet ne nje te perditeshme si Tema.
Ashtu vertet? Po perse nje Ministri duhet te nenshkruaje marrveshje me Bashkine per detyrime qe ligji ja ngarkon ti kryejne?
Ky eshte nje show bajat tashme. Edhe ketu delfini juaj Basha tregohet anakronik e pa fanatzi.
Mire ja ben, eshte dhenderri i mbretit ky prandaj i rrine si te surrufjepsur keta palacot e tjere!
Mos na i shani minstrat e nderuar> Nuk e shihni c’pune kolosale po bejne ne te mire te Shqiperise?! Tendera, licensa, vende pune per ithtare sa te duash. C’doni me per belulet?
Me ben pershtypje SERVILIZMI I MINISTRAVE. Si rregull i perkulen 90 grade te madhit te tyre.
Diçka nuhasin qe po i servilosen nje tjetri. Apo jo?
GOXHA MINISTER DUDUM
SHKON NE BASHKI PER MEMORANDUM.
NJERI SHEMO, TJETRI MAZLLUM.
I MADHI MERHUM.RAHMET!
dava rrugecesh
krimineli qe drejton bashkine .. kjo eshte demokracia ne SHQIPERI
Argita, po si ta kuptosh ti moj kete shkrim, shko se ta shpjegon sal shpellari, hahahahaa