Topi zgjedh një ish-deputet të PD-së si kryetarin e ri të KLSH-së

27 Tetor 2011, 13:53Politika TEMA
Topi zgjedh një ish-deputet të PD-së si kryetarin e ri të

(E PERDITESUAR)- Kontrolli i Lartë i Shtetit ka më në fund një kandidaturë për kryetar të ri pas disa muajsh që ky institucion i rëndësishëm është pa një drejtues që nga mbarimi i mandatit të Robert Çekut.  Presidenti Bamir Topi i ka propozuar Sali Shehun Kuvendit në vend Çekut duke vënë në provë mazhorancën me këtë emër, i cili ka qenë deputet i grupit parlamentar demokrat për disa legjislatura.  Për hir të së vërtetës Shehu përflitej si mbështetës i Topit gjatë kohës kur Topi kandidoi për president dhe në zgjedhjet e ardshme ai nuk u përfshi në listat e deputetëve prej drejtuesve aktualë të PD-së, si një “hakmarrje” ndaj presidentit. Nga situata në të cilën ndodhen marrëdhëniet mes mazhorancës qeverisëse dhe kreut të shtetit vota ndaj Shehut është një sfidë e madhe për shumicën në pushtet. Propozimi i Topit erdhi gjithashtu në një moment kur opozita kishte kërkuar konsensus me mazhorancën për emrin e ri që do të vinte në krye të KLSH-së dhe të disa institucioneve të tjera të pavaruara, siç është Guvernatori i Bankës së Shqipërisë. Më herët vetë mazhoranca i pati ofruar kreun e KLSH-së opozitës si një mundësi për bashkëpunim, por opozita e cilësoi një pazar të ulët. Emri i Sali Shehut do të testojë në Kuvend votën e dy krahëve dhe mbështetjen ndaj kreut të shtetit, i cili prej shumë kohësh po kundërshtohet fort nga vota e ish/partisë së tij, duke mos i votuar kandidaturat për Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë.

 

 

D E K R E T

PROPOZIMIN E KRYETARIT TË KONTROLLIT TË LARTË TË

SHTETIT

Në mbështetje të neneve 162, pika 2 dhe 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 11 të ligjit 8270, datë 23.12.1997 “Për Kontrollin e Lartë të Shtetit”, i ndryshuar,

D E K R E T O J

Neni 1

Z. Sali SHEHU i propozohet Kuvendit për t’u zgjedhur Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. i dekretit 7137

Tiranë, më 27 Tetor 2011

21 komente në “Topi zgjedh një ish-deputet të PD-së si kryetarin e ri të KLSH-së”

  1. tourkofagos says:

    popopopo,na hengren larot shqipfoles,tjeter Sali ne instancat e larta!!!!!!dhe sali dhe shehu,,,,fatale!!!!!

    1. kola says:

      Ta kishin prere pensionin o jevg greqie. Vazhdon per inerci tani?

  2. GREK MUTI says:

    O TURKOFAGO MOS TA PREU PENSIONIN PAPANDREU ATE SHIKO TI MOS I NGA SHQIPTARET TI KAZAN GERRYES

  3. Latif Dreqi says:

    Cbehet keshtu ne kete mut vendi more aman?! Ndofta ne kete rast edhe une do i jepja te drejte Saliut te mos e miratoje kete Saliun tjeter..Me sa di, Saliu i Topit, eshte thjesht nje ish-shef rendi a policie..Ia filloi Topja qysh tani me miq e shoke..te shkretet i ka dhe medioker..

  4. Arben says:

    “Karagjoslleku” qenkerka semundje qe i ze te gjithe ne prag te largimit nga karriget, dhe Topi si shpetoi dot megjithese pretendon te na sjelle nje politike ndryshe, nga ajo qe beri ne krah te Liut. Tani na propozon Liun e vogel per kryetar te KLSH-se!!!!
    Mediokrit, pavaresisht nga vendi qe zene nuk dine te qenerisin ndryshe vecse me masa policore!
    O Ba-keq, Shqiperise nuk i ndriti fati nga polici me mbiemrin Shehu ne Dogana, edhe pse quhej Agim Shehu qurraveci qe krojoi shoqaten e Enverit ne Shkollen e Ministrise se Brendeshme, e nuk mund ti ndrise as nga ky Shehu tjater polic, qe per me teper edhe emrin e ka te dhjerre SAL-i…

  5. Drini says:

    Hahahahhahaahahhaaa, Sali Shehu kryetar i KLSH-se?? Hahhahahahahahaha, mos eshte 1 Prill sot????

  6. Bamo says:

    Pasi i punesoi gruan, si “keshilltare ushtarake”, ne fakt nje nga ushtaraket “me te spikatur” te Fa te Imam dembelit dhe Gjunksh bojaxhiut, tashme Topi po i ben nderin edhe burit te saj, edhe ky po aq “intelektual” e “mendjendritur” si gruaja e vet…
    Mjere ky vend e ky popull per keta “udheheqesa” largpames e kaq “bujare”…

    1. analia says:

      jam dakord me ty bamo e njihke mire ik pjerdhu o sallllllli shehu

  7. toni says:

    Me vjen vertet keq!!! Ne Shqiperi ka mjaft audite te zote, qe mund ta bejne shume mire ate drejtuesin e KLSH, por nje ish-polic??????? Come on Topi, mos na zhgenje qe pa filluar ende! OK politika eshte edhe dhenie postesh, por ama cfare sinjalesh po leshon keshtu?? po sikur te vish ne pushtet, do te vazhdosh me te njejten llogjike? e atehere ku eshte dallimi mes teje dhe ktij qe eshte aktualisht ne pushtet??

  8. Ola says:

    Ky R.Ceku qe po iken, te pakten ne CV duket se i ka pas mire maredheniet me shifrat; ndersa ky S.Shehu qe propozohet, mire njofka pushken… S’e kuptoj ket Bamirin; jo se eshte hera e pare qe surprizon ore…. gjithsesi po i jap benefitin e dyshimit, qe nje gje e di ai qe kerkon Shehun ne krye; per ilustrim po ju tregoj nje barcalete me dialog ne gjuhe origjinale, italisht
    Hyn mafiozi me kallash ne dore te lokali me popullor i lagjes ku ne fakt nuk lejoheshin armet. I shkon kamarieri afer per ti fol:
    -E questo che cos’e
    -E una calcolatrice
    -A che ti serve qua
    -per fare i conti

    ndoshta ky eshte qellimi i Topit, i duhet nje si shehu per t’ia bere ‘llogarite’ berishes dhe hajduteve te tjere…

  9. Vasel Malaj says:

    Sali SHehu. Asht njeri I PA korruptuar dhe Burre shume I mire.

    1. Halim Halimi says:

      Saliu ka qene klien i rregullt i SUDES.

  10. Rezi says:

    Turp e faqja e zeze, e ben shtetin pacavure keta politikane dhe ju prisni nga Topja,nje surrat kane te gjithe,mjere Shqiperia dhe shqiptaret. Institucioni i K.L.SH.-se eshte nje nga me te lartit dhe te rendesishmit ne vend,pavarsisht se eshte degraduar nga te gjithe drejtuesit qe kane qene aty,sidomos i pari,Blerimi dhe i fundit Ceku! Topja kishte mundesine qe te fitonte pike ne popull me nje kandidature serioze,te fushes dhe jo te fitonte pike vetem tek Sali Shehu,se per te aprovuar kete kandidature as qe ka ndonje shans tek Berisha. Nuk e di por kane mbi 20 vjet qe merren me politike dhe prape kaqola ngelen ?

  11. gjini prej mirdite says:

    Topi po lot bukur lojen e Berishes.Sali Shehu nji iranian,kushri i Gazidedes ne krye te KLD.A nuk gjeti nji djale te ri dhe qi te mos kene bashkepunue me sigurimin e shtetit???Topi toptan ,me Spahiun magjyp jane tue luejte bukur lojen e Berishes,bajne se jane kunder,por keni me i pa sa bukur kane me xane vendin xhuveljaneve,nanoisteve dhe ilirmetisteve!!!!

  12. vjollca says:

    Ky eshte lajm per te gjithe shqiptaret qe besojne se Topi eshte shpresa e se djathtes se “vertet”.
    Si eshte e mundme te zgjedhesh nje polic qe u ka sherbyer te gjitha regjimeve (diktatures se proletariatit, diktatures te Saliut te pare e te dyte) se e ke mik per arsye aspak te moralshme, biles te shemtume moralisht. Topi beson se nofta Saliu e voton pasi S.Shehu ka sulmu insttitucionet e shtetit me urdher te tij.
    E kuptoni o shqiptar se kush eshte shteti edhe per 7 vjet?
    Ne jemi ftoh si popull se jane ftoh gjith keta horra qe na kane dale per ki.

  13. KA MARR FUND CDO GJE says:

    CA TURPI…OBOBOBO KUSH ESHTE SHPRESA E TE DJAATHTES SHQIPETARE!!!BAMIR TOPJA DHE SALI KRIMINELI….NCNCNC.
    PO KY BAMJA QENKA DHE DEBIL I TRASHE NE MAXIMUM MORE.PO SI MUND TJA BESH VETES NJE GJE TE TILLE?SI MUND TE PRETENDOSH TE DOJE POPULLI E TE LEJE SALI BERISHEN PER SALI SHEHUN???
    PERFUNDIMISHT BAME,QENKE NJE KOQE E VERTETE.PA PJESE KEMBIMI MADJE!

    1. tourkofagos says:

      Topja eshte krahu i djathte i turkoshakut te AK,K.Spahiu.
      Mendoni se c’njerez duan te ngrene nacionalizmin shqiptar,,,,,,,!!!!!

  14. Edi says:

    Kjo eshte loje midis demokrateve dhe ka per te vazhduar gjate keshtu dhe sa per opoziten nuk e njeh njeri fare

  15. avokati i tetoves says:

    Nuk eshte hera e pare qe presidenti Bamir(fa bene)Topi(coglione)ben emerime te dyshimta.Kujtojme pak emerimin e Ilir Kulles keshilltar te sigurise kombetare.Ky emerim ia kaloi edhe emerimit nga sala te Nausika Spahise,e cila si eksperience te sigurise kombetare kishte vetem eksperiencen e krevateve te ushtarakeve te ISAF-it ne Afganistan. Ia kalon edhe emerimit teAvenir Pekes po ne te njejtinpost. Aveniri si kualifikim kishte vetem nje kurs 2 javor ne Kroaci per problemet e sigurise kombetare.Ah se harrova Shehu kamerit eedhe per dergimin ne Itali te nje cameje bukuroshe me nje djale te lindur jashte martese.

  16. hajriu says:

    Nga e gjeten kete ? Mu me kishin thene qe do vinin Dash Shehin si shperblim per terheqjen nga gara ne Tirone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje