Berisha-Luca Volonte
Në një cep të numrit të sotëm të gazetës Mapo, në faqen 17, ishte një lajm i shkurtër, shumë i shkurtër, gjithë-gjithë nja 500 karaktere (with spaces), ku titulli zinte më shumë vend se vetë lajmi: UT-ja i jep titullin Honoris Causa Luca Volonté-së. Ky i fundit është 46 vjeç, italian, demokristian. Nuk asnjë aktivitet akademik, ndërsa aktivitetin politik e ka krejt të pazëshëm, s’ka gjë se është qysh prej vitit 2010 kryetar i grupit të deputetëve të partive popullor-demokristiane të Asamblesë së Këshillit të Europës (po të provoni të futeni në google, më shumë lëndë do të gjeni për Dhori Kulen se sa për Volonté-në).
Po pse ia japin këtë Honoris Causa? Në pamje të parë është shumë e çuditshme, në fakt, që universiteti nr. 1 në Shqipëri e qëndra më e madhe akademike e vendit i jep titullin e vet më të rëndësishëm një politikani europian, për të cilin në Europë nuk dihet asgjë e për të cilin në Shqipëri dihet shumë pak. Dihet që ky ka vizituar Shqipërinë para nja dy vitesh e ka dhënë deklarata të tilla, si “bojkotimi i parlamentit është një gjë që nuk mund të justifikohet”, “u mahnitëm nga përparimi që kish bërë Shqipëria, dhe nga zhvillimi i institucioneve demokratike atje”, “Shqipëria mund të afirmohet në vitet e ardhshme si një demokraci e rëndësishme në tërë kontesktin europian (!!!)”.
Ja pra, për kaq ia japin këtë titull Honoris Causa. Është mik i pushtetit, e si i tillë, quhet dhe mik i Shqipërisë. Prandaj në ceremoni do të marrë pjesë dhe kryeministri Sali Berisha.
Respublica.al
http://respublica.al/artikuj/2011/10/27/ut-ja-i-jep-honoris-causa-luca-volonte-se
Me demek universiteti me i mire ne Shqipewri u menaxhoka nga nje njeri i peshtire ne servilosjen i e tij, sa diku ne nje studio tv-eje deklaroi se:”Flase keshtu se me do trapi”.Keta jane soi i pushtetareve dhe medemek shoqerise civile qe i lepijne b…Saliut per ndonje kocke.
Dinjiteti i UT eshte sa i SUDES (arixhofka e fajdeve) ,derisa udhehiqet nga rektore servile te pushteteve sharlatane si keto tonat. E gezofte “Honoris Caussa” edhe ky duaxhi pepino i pushtit pushtet. Vafancula UT-se !
ore si mor qenka nr 1 UET???
e vaiiii…somario vaiiii e non femra mai !!!