Pavarësisht ftesës së Partisë Socialiste, asnjë prej përfaqësuesve të PD-së nuk ka marrë pjesë në tryezën e diskutimeve për reformën në drejtësi.
PS i kishte dërguar ftesë kryeministrit Berisha, kryetares së parlamentit, Jozefina Topalli dhe Ilir Rusmajlit.
Askush prej tyre nuk ka pranuar që të marrë pjesë në takim, duke injoruar kështu ftesën e opozitës. I vetmi përfaqësues i mazhorancës në këtë takim ka qenë deputeti i LSI-së, Lefter Koka.
Në fjalën e tij deputeti Fatmir Xhafa ka shprehur keqardhjen e tij për mungesën e kolegëve të tij demokrat ndërsa ka shtuar se kjo tryezë është një shans për të diskutuar të gjitha problemet që ka sot drejtësia shqiptare.
Ndërsa PD e ka injoruar këtë takim, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Ettore Sequi ka vlerësuar ftesën e kreut të PS-së Edi Rama drejtuar demokratëve për të marrë pjesë në tryezën për reformën zgjedhore.
I pyetur nga mediat në lidhje me këtë tryezë, kreu i BE-së Sequi ka theksuar se ftesa e Ramës është një hap përpara.
Ç’jane keta qe na tregojne hapat perpara dhe mbrapa ne shqiptareve?! Po pse ne vitin ’90 jemi ne qe na tregonin Europianet se si milen lopet, dhe parate dhe dietat qe merrnin per vehten e tyre na i logarisnin ne si ndihma!
“Koha me e mire per te lare enet eshte pas ngrenies se ushqimit”! Kjo mesa duket do te jete teza e rradhes e miqve tane te nderuar! Mire na e bejne, kur gjejne budallenj!
Aty me rrini,tundni fletelavderimet qe ju japin ambasadoret deri ne…zgjedhjet e ardhshme kur tua fusin prape sa krahu e pastaj cikli fillon prap nga fillimi me ndonje kritike per qeverine e zotit Berisha dhe fjalet me pozitive per Opoziten e zotit Ra.., jo jo deri atehere Edin e ka marre lumi,mund ti kushtohet telajove te tij te piktures.