Presidenti Bamir Topi dekoroi sot në ambientet e Presidencës, në një ceremoni të veçantë e solemne, të dënuarin nga diktatura, politikanin dhe parlamentarin, shkrimtarin dhe publicistin e shquar shkodran, Pjetër Arbnori (Pas vdekjes), me Urdhrin “Nderi i Kombit”. Në këtë ceremoni morën pjesë drejtues të institucioneve të të përndjekurve, politikanë, shkrimtarë, artistë, familjarë e miq të shumtë, si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit.
Pas nderimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit presidencial nga Sekretari i Përgjithshëm, zoti Aleksandër Flloko, Kryetari i Shtetit, Bamir Topi, në shenjë nderimi e respekti të veçantë për veprimtarinë dhe kontributin e jashtëzakonshëm intelektual të Pjetër Arbnorit për vendin dhe shoqërinë shqiptare, i dorëzoi vajzës së tij, Gjystina, Urdhrin e lartë “Nderi i Kombit”, si dhe dekretin përkatës me motivacionin: “Personalitetit të shquar të Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë, simbolit të sakrificave mbinjerëzore nën persekutimin komunist, politikanit paqësor dhe shkrimtarit të talentuar, intelektualit vizionar e qytetarit fisnik, që gjithë jetën dhe veprimtarinë e tij ia kushtoi idealeve të mëdha të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe të përparimit kombëtar”.
Me këtë rast, Presidenti Topi mbajti një fjalë përshëndetëse:
“Të nderuar familjarë të Pjetër Arbnorit,
Të nderuar ish-të burgosur politikë, miq dhe të ftuar!
Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që sot, në mënyrë solemne, në emër të shtetit shqiptar të nderoj me dekoratën e lartë “Nder i Kombit” një prej personaliteteve më të shquara kombëtare, politikanin paqësor, disidentin politik, shkrimtarin e talentuar dhe njeriun e mrekullueshëm – Pjetër Arbnori.
Në kujtesën tonë të përbashkët, me sakrificat e jashtëzakonshme dhe veprën e tij, Pjetër Arbnori mbetet një simbol qëndrese dhe humanizmi, një politikan e intelektual me horizont të gjerë dhe urtësi shembullore, një burim frymëzimi për sjellje qytetare dhe mendimin e lirë. Jeta e tij u përshkrua nga drama dhe sakrifica të panumërta. Në moshën 26-vjeçare, ai pati vizionin për të hedhur në letër piketat e një programi politik modern. Bindjet e tij politike, talenti në krijimtari dhe guximi për të kundërshtuar parimet staliniste të regjimit, i morën Pjetrit 28 vjet nga jeta e tij, duke e shndërruar kështu në “Mandelën e Shqipërisë”. Burgjet, vuajtjet dhe dhimbjet e Pjetër Arbnorit janë burgjet, vuajtjet dhe dhimbjet e Shqipërisë.
Gjatë kalvarit të gjatë të burgjeve dhe sakrificave, ai u udhëhoq, sikurse e thotë vetë në kujtimet e tij, nga motivi i luftës për të mbetur njeri. Askush tjetër nuk ia doli si ai, t’i mbijetojë terrorit dhe persekutimit, të ruajë të paprekur energjitë dhe forcën e shpirtit, të kultivojë brenda vetes aq shumë kulturë dhe humanizëm, dhe së fundi, të na dhurojë aq shumë dëshmi autentike mbi atë të kaluar tragjike. Në vendet ish-komuniste, shumë disidentë hynë në politikë, por asnjë rast tjetër nuk u krahasua me rastin Arbnori, i cili pas mëse tre dekadash në burgje ia doli të zgjidhet dhe të ushtrojë me sukses historik detyrën e lartë të Kryetarit të Parlamentit demokratik.
Në kontrast me modelet politike konfliktuale dhe ideologjike, me sjelljet politike joqytetare dhe penguese për vendin, Arbnori kujtohet nga të gjithë për qetësinë, argumentin dhe integritetin e lartë. I zgjedhur deputet në pesë legjislatura, një nga përfaqësuesit më të denjë të qytetarisë shkodrane, Arbnori krijoi edhe në demokraci modelin e politikanit evropian, – mbështetës i vendosur i dialogut politik dhe i shtetit të së drejtës, aktivist i palodhur i të drejtave të njeriut, politikan që vendos mbi gjithçka tjetër interesin publik e kombëtar.
Për shkak të cilësive të veçanta të tij, Pjetrin e donin dhe e respektonin kudo, në Parlament dhe jashtë tij, në Shkodër dhe në Vlorë, në Prishtinë ku mori nderime të larta, në Strasburg dhe Vjenë, në Romë dhe Uashington. Asnjë politikan tjetër i tranzicionit nuk ka marrë më shumë nderime e respekt nga bashkëkombasit e tij dhe miqtë e Shqipërisë, sepse asnjë politikan tjetër nuk ka sakrifikuar më shumë se ai për Shqipërinë demokratike dhe evropiane, të cilën e përfaqësoi me dinjitet dhe mjeshtëri të veçantë.
Personalisht kam pasur kënaqësinë ta njoh nga afër si mik, si koleg në Parlament, si bashkudhëtar të ideve të njëjta, por edhe si lexues i rregullt i krijimtarisë së tij. Gjithçka ruaj e kujtoj nga jeta e gjatë miqësore e politike, është respekti e mirënjohja, të cilën sot, me cilësinë e Kryetarit të Shtetit po e shpreh publikisht, përmes një nderimi të merituar. Pjetër Arbnori ka zënë vend tashmë në kujtesën historike të Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Kjo dekoratë vetëm sa formalizon atë respekt të madh për njeriun fisnik, për sakrificat e tij të pashoqe, gjithçka që ai përfaqësoi, prezantoi dhe solli risi në politikën dhe qytetarinë shqiptare.
Fjalën time dua ta mbyll me vetë gjuhën e shkruar të Pjetrit, i cili në kujtimet e veta shprehet se parimet udhëheqëse të jetës së tij ishin:
“Të mbështetem në besimin tek Zoti
Të ruaj krenarinë e familjes
T’i shtrohem punës me zell e këmbëngulje
Të mos i ankohem njeriu për hallet e mia
Të mos turpërohem moralisht
Të mos prek gjënë e botës
Të mos tradhëtoj as miq dhe as të huaj
Të mos bëhem shërbëtor i askujt
Të mos humbas humorin as në kushte të vështira
Pa u shitur trim, të jem qëndrestar”
Dhe me të gjitha këto cilësi aq të nevojshme për shoqërinë tonë, – familja, miqtë, të afërmit dhe kolegët kanë të drejtë të thonë se Pjetër Arbnori si rrallëkush e fitoi betejën e tij në luftën për të mbetur njeri.
I nderuar qoftë kujtimi dhe vepra e tij!”
Pasi i dorëzoi Urdhrin e lartë bashkëshortes së të ndjerit, zonjës Suzana Arbnori, përshëndeti vajza e Pjetër Arbnorit, Gjystina, e cila, në emër të nënës, vëllait, e familajrëve të tjerë, si dhe duke shprehur falenderimet për këtë vlerësim të madh, u shpreh:
eshte rastesi qe i shumerespektuari pjeter arbnori dhe kucedra topalli jane nga shkodra dhe te dy kryetare parlamenti.NJERI FISNIK DHE I DALE NGA BURGJET E DIKTATURES kurse tjetra NJE NJERI PERVERS DHE SPIUNE E KONFIRMUAR E DIKATATURES.KOMENTET ME TEJ JANE TE TEPERTA
respekte per 3 antaret e familjes arbnori..
Pjetri thote :–Te mos humbasim humorin as ne kushte te veshtira…..
dmth ne kushte vakie te jesh sa me i qeshur –si puna e Sales qe thote ne vaki :–Jam shume i gezuar qe marr pjes ne hidherimin tuaj ..loooooooooooooooool–hhahahahahahaha Ky Saliu eshte skandaloz
I nderuar qoftë kujtimi dhe vepra e Pjeter Arbnorit!”
Ne gjithe veprimtarine e tij ka qene njeri i ndershem dhe ka bere vetem
nje gabim ne ngjarjet e 2 prillit: duhej te kishte distancuar revolten
e ndershme e popullit shkodran me shqipfolsit e infiltruar nga udb: berisha ,hajdari,dhe ali spahija.gjithsesi e kuptoi me vone por kjo nuk
ja ul vlerat.
I nderuar qoftë kujtimi dhe vepra e Pjeter Arbnorit!”
O tempora o mores !!!!
rrofshin e ta kujtofshin…