Fule do të shpallet qytetar nderi i Çairit

30 Tetor 2011, 15:56Rajoni TEMA

Komuna e Çairit do të shpallë qytetar nderi evrokomisionerin për zgjerim të BE-së, Shtefan Fule.

Ky propozim ka marrë dritë jeshile nga këshilli komunal i kësaj komune, edhe pse rreth kësaj ka pasur mosmarrëveshje midis deputetëve të BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së. Iniciativa për shpalljen e Fules si qytetar nderi nga komuna shqiptare në Shkup vjen nga një grupim qytetarësh.

Ndërkohë, ky vendim vjen në periudhën kur kryeministri Nikolla Gruevski, organizata të ndryshme joqeveritare, Kisha Ortodokse Maqedonase, Akademia e Shkencave dhe Arteve Maqedonase i dërguan letra protestuese evrokomisionerit për zgjerim Fule, për shkak të mospërfshirjes së mbiemrit “maqedonas” në raportin e progresit të BE-së për Maqedoninë.

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti deklaroi se ka pasur debate rreth kësaj çështje dhe propozimi ka kaluar në këshillin komunal. (INA)

1 komente në “Fule do të shpallet qytetar nderi i Çairit”

  1. LORA says:

    Pala maqedonase mbron krenarine kombetare,,,,nderkaq pala shqiptare ta shpif me merecerinarizmin e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje