Forbes: Sa keq që nuk e klonojmë dot Berishën të sillte taksën e sheshtë në SHBA

2 Nëntor 2011, 19:20Politika TEMA

Të paktën dy njerëz në botë mendojnë se Sali Berisha ia ka dalë me sukses me taksën e sheshtë. I pari është Sahit Muja, një tropojan delirant, që shkruan nëpër forume dhe i dyti është Steve Forbes, një amerikan delirant, që ka në pronësi revistën e njohur. Ky i dyti, sa herë Berisha shkon në SHBA, e nxjerr në revistë për të treguar se suksesi që ka shënuar ai me taksën e sheshtë duhet të kopjohet nga amerikanët. Forbes është një mbrojtës i zjarrtë i taksës së sheshtë. Por për ters amerikanët nuk po e dëgjojnë për ta aplikuar. Aq i lidhur është Forbes me këtë taksë, sa po të kërkosh për emrin e tij, më përpara të shfaqet fjala ‘flat tax’. Por të paktën dikush e dëgjon Forbes dhe ai është kryeministri shqiptar. Në një editorial të Forbes, publikuar një vit më parë, ai thotë se Shqipëria është ekonomia më vibrante në Europë. “Varfëria në SHBA po rritet me shpejtësi, kurse në Shqipëri po bie në mënyrë dramatike,” shkruan Forbes, që thekson se ndërsa Obama nuk po punon siç duhet me ligjet për kontratat e të drejtat e pronës, Shqipëria po shkon krejt në kah të kundërt. Tani se si është puna e kontratave dhe pronave në Shqipëri, këtë mos ta përmendim fare. “Shqipëria po forcon gjyqësorin dhe qeveria po qartëson ligjet për të drejtën e pronës,” shkruan Forbes në editorialin e tij me titullin “Një mi që ulërin si luan”. Amerikani thotë se kjo i dedikohet aplikimit të taksës së sheshtë nga qeveria.

Forbes thotë se babai i kësaj mrekullie ekonomike quhet Sali Berisha. “Sa keq që shkenca nuk ka ecur aq shumë sa të krijonte mundësinë që të klononim Sali Berishën dhe ta zëvendësonim me të gjithë zyrtarët ekonomikë në qeverinë tonë,” shkruan Forbes.

 

43 komente në “Forbes: Sa keq që nuk e klonojmë dot Berishën të sillte taksën e sheshtë në SHBA”

  1. Saimir says:

    Aman shyqyr thuaj qe nuk ka ecur shkenca aq perpara se mezi po durohet nje mendo te ishin me shume se nje Sali Berisah cdo behej pastaj. Po meqe ky Forbesie ka kaq merak le te marri kete tonin se ne do bejme si do bejme plus qe e provuam per 20 vjet. Besoj se dhe shqiptaret e tjere do jene dakort me kete propozim. Biles une per kete ftoj Gazeten Tema apo dhe te tjera gazeta dhe televizione te hapin sa me shpejt nje votim nese shqiptaret jane dalort tja japin Berishen pa te drejte kthimi Forbesit apo jo.
    Une po e konsideroj te hapur votimin me voten time PRO

    1. Altin-K says:

      Jeta eshte e embel, ajo duhet jetuar e shijuar sa me gjate te mundesh, mundesisht ne pafundesi, por kur ne bote ekzistojne monstra te tipit Berisha and Co, them : “Faleminderit Zot qe ekziston Vdekja”.

      1. raimondi says:

        Te klonosh Salen dhe pastaj ta besh Ameriken hale —hahahahahaha

        –Po te pakten ka nje te mire kjo takxa e sheshete se ja na ben reklame pozitive per Shqiperine ky Forbes -koqja

        — Se ky ka emer ne rrethet serioze amerikane –Te pakten na sherben per reklame te mire , pavaresisht se ekonomia jone eshte hale

        1. gomari says:

          Ah O raimondi, nuk mendon ti se sala do te kete dhene nja nje 5M qe te botohet ky artikull in forbes magazine. E marr me mend se cfare mendon, por parate i pranon dhe mbreti.

      2. Argita_B says:

        Mos, kam frike se me artikullin e bere nga Forbes amerikanet mund te na marrin Berishen per ta bere president te SHBA.
        Si do tja beje Shqiperia pa Berishen!!!

    2. Zana e Maleve says:

      Dakord jam, le ta marrin, vetëm të lërë pasaportën që të mos kthehet më. Në qoftë se nuk u del, le të marrin edhe të birin e adoptuar, Lulëzo Lulëza Ime (Portokalli)

  2. 1444 says:

    Zot fali se s’dine c’thone !
    Nuk ka nevoje ta klonosh,nqs e do kaq shume eja dhe merre,ketu e ke .

  3. Fieri says:

    “Sa keq që shkenca nuk ka ecur aq shumë sa të krijonte mundësinë që të klononim Sali Berishën dhe ta zëvendësonim me të gjithë zyrtarët ekonomikë në qeverinë tonë”- hahahaha, ky ska rrjedhur por ka pjerdhur

    1. gerti says:

      kur obbama ra dakord me zviceren qe ti jepte listen e emrave te qytetarve usa qe kishin shmangur taksat qe aty filloj forbes te dridhej.
      we are 99%

      1. Riza says:

        E vertete Forbs eshte nje hajdute qe ka shume para ne Zvicerr edhe miku i tije miljarderi Shqiptare Sahit Muja eshte ne problem te madhe me Ameriken se ka te fshehur nga taksat 2 miljard dollare ne Zvicerr.
        Sahit Muja per ate flet te ulen taksat ti shpetoje burgut ati i duhet te paguaj 800 miljon dollare taksa Amerikes.

  4. Rajmonda says:

    Ore mos e klononi fare,merrni origjinalin te shpetojme ne.

  5. beni says:

    Ketij amerikani i duhet bere ftese te vije e ta provoje
    kete mrekulli.Dhe sa per klonimin,te mos lodhen fare
    se ua falim.Ne nje kemi dhe na luajti mendesh,mendo cdo
    ti behej botes te shtohej ky lloj….

  6. nigo says:

    A mor Forbes , sa mire do qe sikur ta merje per fare kete xhevahir te Shqiperise, do gezoheshit JU dhe ne.

  7. luksenburg says:

    Jemi gati te pranojme plerat e AMERIKES DHE EUROPES me kushtin qe te marin SAlI BERISHEN PLEREN ME TE MADHE QE SKA MAKINE TA RECIKJOJE

  8. RROFTE SHQIPERIA says:

    O shoku, ky e ka ne terezi se i fut nje artikull dhe pale sa dollar i merr ketij krricit tone.Pse kot shkoj e bija ne SHBA nje jave para…..

  9. anastasi says:

    sahit muja genjehet me nje thes miell e nje thes fasule
    po steve forbes si i mbyllet goja amerikane

  10. tg usa says:

    e di ky forbesi qe saliu do sjelle plehrat e europes ketu?

  11. adriatik says:

    KOnservatoret amerikane jane ne nje nivel me salen….dmth jan nje m**…

  12. Dritan says:

    Berisha ka bere gabime por te gjthe ta dini mire se taksat e shumet shkaterruan Ameriken me 14 triljon ne deficite.
    Forbs ka te drejte sa me pak te jene taksat aq me shume rritet konomia.
    Sahit Muja eshte shume i lidhur ne Amerike ai eshte dhenderr i familjes Amerikane dhe mik i ngushte i Forbs.
    Te kritikoni Berishen eshte mire po te hedhni balte kunder Forbs e biznesmenit me te sukseshem Shqiptare ne Bote Zn. Muja eshte gje e ulet.

    1. gerti says:

      mos je cifut ti???

  13. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Te jesh Amerikan kjo nuk do te thote qe nuk je budalla.

  14. Agimi says:

    Une Gjithashtu mendoj se taksat e ulta ndihmojne zhvillimin e vendit.
    Por parat e Shqiperise i vjedh Meta, Koka, e tani ministri i ekonomise Nasip Naco i cili po shet Shqiperine.
    Sa per Forbs dhe Sahit Muja ata thjesht japin mendime qe te dy jane shume biznesment te fuqishem ne Amerike.
    Berisha duhet te Largohet nga Pushteti menjehere

  15. SADIU says:

    O zoti FORBES MOS E VRI MENDJEN PER TE BERE SALE TE KLONUAR POR MERENI ORGJINAL SE E KINI TE FALUR DHE MEKETE MANA MOS BENI PERPARIME DHE JU AMERIKANET DHE ZOTI E DHENTE MOS ZINI VENDIN E TRETE PAS GJERMANEVE DHE NE SHQIPTARVE.

  16. shpellar says:

    e mor forbes kujdes ca deshiron,sepse te behet realitet dhe pastaj te shkretet amerikane….e di ti mo forbes cdo te thote te jete sala ne vend te obames?omg lere se nuk dua ta imagjnoj sa e fuqishme do kishte qene amerika

  17. mimoza says:

    Ne zvicerr ka rreth 20 trillion dollare te fshehura nga e gjith bota edhe shkelzen berisha, ilir meta, fatos nano kane para atje.
    forbs ka para atje edhe Sahit Muja ka shume para dhe Behxhet Pacolli
    kame degjuar se Sahit Muja do ti sjellin 2 miljard dollare ne Shqiperi
    per tju ikur tatimeve Amerikane. Por sic thuhet po beri kte shko ne burg ne Amerike.

  18. Tropojani says:

    Prezentimi i Sahit Mujes si Tropojan eshte gjest i ulet i gazetes
    Sahit Muja eshte shtetas Amerikane nje njeri shume atdhetare dhe biznesmen i fuqishem ai nuk ka lidhje fare me hajdutin Berisha fare,.
    Sahit Muja po investo ne Tropoje ne minerale.te krahasosh klanin e poshter te berishes me Sahit Muja eshte krim i gazetarise.
    Berisha eshte kriminal, hajdute, terrorist.

  19. leka says:

    Sahit Muja and Forbs kane harruar te permendin se Meta, Berisha, Naco vendosin taksat e tyre dhe marrin ryshfete me shume biznesmeneve se merr taksa Aberika

  20. brazili says:

    Kush e di sa e ka gjoben ky Forbesi per te shkruajtur per debilitetet e malokut?

    1. tg usa says:

      forbsi tallet me saliun .nuk besoj ta kete thene serjozisht te klonoje plakun e rjedhur

  21. albani says:

    kjo eshte gjeja me interesante qe kam degjuare ndonje here !

  22. rezi vlore says:

    ore zoti forbes po pse se mer berishen ta mbash aty po te pelqen kaq shume ta japim me gjith qejf.do te japim dhe nanje lek vetem na i hiq qafe

  23. lushi says:

    qe sala esht budall kte e di po qe te ket me budall se sala si ky forbes kte nuk e dija

  24. Adriani says:

    O Forbes, merr origjinalin po deshe dhe na ke bo nje nder qe nuk ta shlyejme dot. Po rri mor burre e mos tall trapin me ne fukarenjte, lere ta heqim si na ka zene kete hall.

  25. Kam frik ta them says:

    Luftoni burokracine.
    Cfare documentash i duhen Sales te vej ne Amerike, ja beni fet e fet.
    Dergojani Stevit sa me pare qe te shpetojne amerikanet (shqiptaret doja te thosha) nga taksat. Le tua beje atyre shesh mor aman, se tonat i ka bere lesh.
    Do i dergojme dhe nje tufe me lule ta congratulojme per detyren e re.
    Ec aty babai i botes se re demokratike. Te mbane ne goje nje bote e tere.

  26. shvejk says:

    Jam i sigurt se kloni nuk mund ta arrije kurre poshtersine e origjinalit.

    1. gerti says:

      thua shvejk te jete keshtu???ndoshta ke te drejte,,po pse servilat rreth e rrotull ja kane kaluar ne poshtersi? pastaj une vete si tip qe jam kerkoje gjithmone te gjeje dicka simpatike tek njerzit,po kohet e fundit pash nje telefilm spartacus blood and sand dhe u gabova per ate pleren romane qe kishte te gjithe skleverit….po po berisha eshte nje kameleon po po i iken ngjyra nga mosha

  27. isuf says:

    Te nderuar Shqiptare.
    Korrupsioni ne Ministrine e Ekonomise ka arritur ne nje shkalle te papare ne Historine e kombit Shqiptare. Punonjesit e ministrise tani e kane bere hapur kerkesen qe po aplikove per cdo gje duhet te paguash Shefin e Madh.
    Po kush eshte shefi i madhe kame pyetur? Ne Ministri ata thane. Ilir Meta eshte shefi pastaj, Lefter Koka dhe Nasip Naco.
    Per Ilir Meten koncesionet dhe tendrat e medha jane te rezervuara.
    Pagesa e tyre duhet te jete 500,000 euro e larte.
    Kurse per Lefter Koken jane tendrat me vlere mesatare dhe duhet ti paguhen 250,000 euro. Nasip Naco kerkon nga 100,000 euro.
    Mora pjese ne nje tender kromi dhe kur miku i Nacos nje i huaj nuk mori pjese e shtyne tendrin.
    Ilirian Muho me kerkoj 100,000 euro tha i kame per shefin.
    Komsionaret e tendrave kerkojne nga 10,000 euro po qe se nuk jane Ilir Meta, Koka, Naco te interesuar.
    kta te LSI Shiten Kalimashin e Kuksit e tani nuk punohet fare.
    Po behet kredia cdo dite Ministria e Ekonomise hjeke shume leje minerale, hidocentrale e te tjera.
    Po nuk pagove te hiqen lejet.
    Pastaj kto leje shiten prape.
    Ku eshte opozita Shqiptare, Medja, Prokoria.
    A e keni pare lokalin Madheshtore te Ilir Metes qe inaguroj tek Godinat e Inxhinjerise se ndertimit nga vine kto para.
    A i keni pare vilat e ministrave e pushtetarve?

    Desha te bej denancim ne prokorori po me thane Ina Rama ka shoke te ngushte dhe ka mardhenie shume private me Koken.
    I shkruajta kesaj gazete qe gjithnje ngre zerin pa frike per korrupsionin ne Shqiperi.

  28. Iliri says:

    Ky Forbs para disa vitesh i kerkoi partise se vet republikane qe t’a caktonin si kandidatin e tyre per president. Shpenzoi 20 milion dollare nga pasuria e tij dhe perseri ata nuk e zgjodhen. Kur idete e tij nuk jane te mira per klasen e pasur amerikane, si mund te jene te mira per Shqiperine e varfer? Kjo tregon se shqiptaret e kane ngrene “sapunin per djathe”.

  29. PISHA FLAMUR says:

    Kush ka thënë se Amerika nukka gomarë…?

  30. eno says:

    Amerika historikisht eshte karakterizuar nga figura injorantesh, dhe ne pergjithsei dallohet per njerez me nivel te ulet kulturor, dhe aspak te mbushur me dije.

    Amerika njerez te dashur, eshte nje vend i cuditeshem

  31. CEO Boston says:

    hahahah…. dihet fare mire qe Forbes eshte nje idiot dhe objekt barsaletash ne USA….ka trashguar pare nga i jati jo se ka bere pare vet,,nje reviste qe shitet me kete emer lexohet vetem kur njerzit jane ne tramvaj ..per te vrare kohen..dhe askush nuk merr seriozisht nje idiot si ky..biles shume pak njerez e kane degjuar emrin e tij,,ne garen presidenciale doli tamam kush ishte ,,nje idiot patologjik..

  32. tironsi says:

    Ore me iluminoni pak: ironi eshte kjo e Forbes apo i ka ikur truri ne drejtim te paditur ketij njeriut?????

  33. tironsi says:

    E lexova ne internet intervisten qe Forbs ka zhvilluar me Berishen nje vit me pare. Ja cfare thote Berisha nder te tjera:

    “But what happened once I started politics, I started also to acquire some knowledge. But also I was very much influenced by Ronald Reagan. He was an ideal to me as a leader who fought so successfully against companies. And that’s why I have a deep belief for him.”

    E bukur eeeeeeeeeeeee! Ky eshte nje defiçent qe nuk mban mend dhe ato qe deklaron dhe del kunder vetes 100 here ne dite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje