Maqedonia është një nga vendet udhëheqëse që ka përfaqësim më të madh të femrave në Parlament.
Në rang botëror, shteti ynë fqinj, Maqedonia, është e radhitur në vendin e 23 sipas përqindjes së përfaqësimit të femrave. Në bazë të të dhënave, 30.9 për qind, apo 38 nga 120 deputetë në Parlamentin e Maqedonisë, janë femra.
Këto të dhëna janë publikuar edhe në Unionin Ndërparlamentar, pas një hulumtimi që është zhvilluar deri më 31 gusht.
Asnjë vend tjetër ballkanik nuk është i radhitur para Maqedonisë, ndërsa më afër gjenden Kroacia, Bullgaria dhe Greqia. Numër më të madh të femrave në Parlament ka në Ruandë edhe atë 56.3 për qind, në Andorrë 53.6 për qind dhe në Suedi 45 për qind. /ina/
Parlamenti i Maqedonise numron 123 deputeti,3 deputete jane nga diaspora.