Akuza: Shërbimi sekret serb, i implikuar në sulmin ndaj ambasadës së SHBA në Bosnje

31 Tetor 2011, 13:37Rajoni TEMA
Akuza: Shërbimi sekret serb, i implikuar në sulmin ndaj ambasadës

Muhamed Filipovic

Akademiku boshnjak, Muhamed Filipovic ka deklaruar për gazetën boshnjake “Dnevni Avaz” se duhet të hetohet fakti se a është i shfrytëzuar nga shërbimet serbe sulmuesi i ambasadës amerikane në Sarajevë.

“Duhet të hetohet ky rast, pasi grupet e tilla ekstremiste janë në shërbim të agjenturave të ndryshme. Duhet verifikuar të gjitha rrethanat, por edhe versionin se a kanë shërbimet serbe gisht në tërë këtë. Sidomos për shkak të faktit se zyrtarët serb po lavdërohen se gjatë tërë kohës kanë pasur nën kontroll këtë Jasharevicin. Ne e dimë që nga e kaluara se shërbimet sekrete të ish-Jugosllavisë kanë shfrytëzuar sidomos ekstremistët për qëllimet e tyre. Në këtë aspekt duhet ti kushtohet kujdes këtij rasti”, ka theksuar Filipovic.

Sipas tij, sulmuesi që kishte sulmuar ambasadën është i indoktrinuar gjoja në bazë të Islamit, mirëpo ai me këtë rast është një element i keqpërdorur sipas doktrinave të interesave politike dhe strategjike të dikujt tjetër.

Islami bazë thotë se duhet të falim, arrijmë paqe dhe mirëkuptim midis njerëzve. Ai theksoi se kjo që po ndodhë është në kundërshtim me Islamin.

Filipovic theksoi se amerikanët kanë qenë dhe do të mbeten miqtë më të dashur dhe më të afërt të popullit boshnjak.

Akademiku boshnjak duke rikujtuar luftën e Bosnjës, theksoi se elemente të caktuar të agjenturave dhe interesave të huaja kanë dashur që në Bosnjë-Hercegovinë të krijohet bindja se po bëhet luftë për Islamin dhe jo për të drejtat e një populli, për të kryer dhe fshehur gjenocidin shekullor./express

9 komente në “Akuza: Shërbimi sekret serb, i implikuar në sulmin ndaj ambasadës së SHBA në Bosnje”

  1. xhemajl says:

    Ne dime mjaft per krimet serbe, por nuk dime fare se sa te thelle jane serbet. Besoj se as “Wikiliks” nuk mund te arrije asnjehere deri te burimi se cka mund te bejne serbet tani “paqesore”. Me siguri CIA e ndonje sherbim tjeter kunderinformativ amerikan kane shenime te mjaftueshme, qe nuk do ta shohin ndofta driten as pas 50 vitesh. Dyshimet e M. Filipoviqit jane shume domethenese, sepse helmi i perdorur i neperkave serbe gjithmone ka dhene rezultate te keqija qe jane pritur e priten. Nuk mund te fitohet “paqja” nese nuk i kushtohet rendesia e duhur hapsires ballkanike. Tani me e njohur per shumeke se pikerisht shkaktaret e fillimit te Luftes se Pare Boterore ishin serbet e Bosnes. Keta /nuk/ mendojne se e verteta pas kohe eshte me e keqe se rrena. Nje e vertete e paskohshme do te jete shume e hidhur per gjithe hapsirat ballkanike, nese nuk merren masa te duhura per eliminimin e shkaktareve te kesaj te keqe shume te madhe, qe po shfaqet ne menyrene vet…

    1. Gjergji says:

      Opinioni din vetem se ai qe qelloi ndaj ambasades amerikane ishte nje musliman.Qelloi me doren e vet, te cilen nuk po ia mbanin serbet,por po qellonte me vetedije.Meqe ra fjala, ky Mevlid Jasarevic, a mos ishte Mevlud Jashari- musliman kosovar nga Pazari i Ri (Novi Pazar- Sanxhak)? Se fondamentaliste islamike ka plot ne Kosove… Haram e paci ndihmen e perkrahjen e amerikaneve!

  2. DJ Achmed i kil you says:

    Z.Filipovic sherbimet segrete serbe dhe bullgare dine gati cdo gje qe ndodh ne Ballkan,,,,,,,,,,,,por ju dmth BIH e keni fajin vete qe e keni kthyer vendin tuaj ne nje cerdhe fundamentalistesh ekstremiste,,,,te cilet po perdorin te rinje “with no future” dhe trushplare nga propaganda
    anti-perendimore,,,,,,,ku ushqimi i tyre paresor eshte nje sekt islamik (nuk them besimi islam) dhe tani po jep frytet e saj.
    Prandaj behuni “smart” dhe i parandaloni pa ndodhur sepse sot me fjale akuzon kedo.

  3. sena says:

    Burimi i se keqes qe, shume media dhe individe pa te drejte ja mveshin fese islame, eshte sa e padrejte, po aq edhe djallezor, me qellim denigrimin e kesaj feje, dhe arritjen e objektivit per ta pasqyruar kete fe, si e keqja me e madhe, dhe deri diku ia kane aritur qellimit,duke e manipuluuar te verteten.
    Nese do te pasqyroheshe drejt dhe me realizimin feja islame kjo do ndihmonte edhe ato individe te cilet nderrmarrin akte te tilla, per ta minimizuar nje gje te tille,sepse keto individe nuk mund te perfaqesojne islamin e vertete.
    Persa i perket asaj qe ka thene akademiku,une i marr te mireqena,sepse ai jeton ne ate vend dhe e njeh situaten me mire se cdokush tjeter.

  4. Dardanija says:

    Per GJERGJIN more djal se di apo keni njohuri per sherbimin informativ Serbe(ish Jugosllave)se po ky sherbim edhe Shqiperin ta ka sjellur si ka dashu,njherit te dy qeverit Shqiptare(Kosove-Shqipri)po ti mbane ne grusht,e lere nje gomare muslimane spo ta sjelle si donë ajo(Serbija)po rri aty e mos e shfrytezo rastin qe te ofendosh pa lidhje….se s’ta kem me borgje keto fjal…appooooo edhe ti mos je dora e gjat e Informimit Serbë se shum mire e hudhe benzinen ne zjarre

  5. ROBERT PRIFTI says:

    Or derdernija çka je tuj thue mor taj po t’kish çane aç i forte sherbimi inform/SERB sot Shqipnija ne Kosova do te qene nen Serbi or taj!!!Do kina me pase Tadiçin president ne jo Hashimra Salira per kryeministra.Tash dona me nixhu qe akshi prrallnash me do sigurimsa shkijesh qi po ja kalojne ene C/I/A-s se nuk po dume me pranue se Mevludra Jasharnash asht mush tane Kosova ne Shqipnia me do mjekra t’pa lame e me pantolla treçerekshe,ni kta duhet me ruejt e leni sherbimet e “informacionit” ne pun tyne,ata bajn tynen e na tonen a je tuj kuptu çka pot te them duhet me ja u rruejt mjekrat dhe me ju hek laknat qi kane ne koke ketyne “vehabistave”se po na nxine façen para tane botes/

  6. muaxhiri says:

    ou dhe boshnjaket qenkan miqte me te dashur te amerikoneve nuk e dija ket gje shyqyr i paska dy miq amerika bosnjen dhe shqiperine kurse te tjeret qe se dun amriken jane renegad po mushet ballkani me lepirsa

  7. Cakalli7 says:

    po ashtu eshte edhe ai me pantallona trecerekshe edhe me mjeker arapi serb qe

  8. xhemajl says:

    Shqiptaret thone se pa hak nuk ben kurresesi ti kapesh askujt dhe kete si duket z. Gjergji nuk e di fare.Vete perendimoret e dine dhe e thane me rastin e vrasjes se ushtareve amerikane ne Gjermani se ishte nje rast i vecante, por nuk duhet nga askush te behen perpjekje se mund te jene raste te shpeshta si ky rast i ndyre qe e permenda. Shqiptaret nuk i kane borxh askujt qe jashareVIQET e hibridizuar prej shekujsh ti paraqesin si shiptare te Kosoves edhe pse ndoshta mund te kete edhe ne kete mes ndonje shpirt te shitur tek terroristet islamike. Me se paku i takon Gjergjit dhe shokeve te tij “shqiptare” qe te flasin me nje gjuhe te tille. Shqiptaret, tek e fundit nuk e kane matur aske ne baze te perkatesis fetare. Ata kane cmuar veten dhe bashkekombasit e tyre ne baze te burrerise, bujarise, mencurise dhe njerezise dhe konsideroj se mu per kete i kane qendruar rrebesheve te historise. Kur te gjitha keto i dime, nuk eshte rastesi kjo qe ndodhi ne Bosnje dhe duhet shume kujdes qe nje dicka e tille kurre te mos perseritet me ne keto hapesira e posacerisht ne trojet shqiptare kurre te mos ndodhin dicka e tille. Nese ndonje popull ka obligim te madh moral te respektoj me se shumti amerikanet atehere ate jemi ne shqiptaret dhe kete obligim me siguri se do ta kryejme ne menyren me te dinjitetshme pavaresisht rasteve te permendura. Ju faleminderit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje