Heshtja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) gjatë muajve të fundit në raport me veprimet e Qeverisë së Kosovës, duket se nuk është e rastësishme. Udhëheqësit e partisë opozitare, që në të kaluarën ishin shumë të zhurmshëm dhe kritikë ndaj formës se si qeverisej Kosova, kanë nisur negociatat me kryeministrin Hashim Thaçi për mundësinë që pas zgjedhjeve të ardhshme së bashku të hyjnë në koalicion qeverisës.
Përfaqësuesit e dy subjekteve politike, që në opinion deklarohen si “ujku e dhia”, të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe të AAK-së, kohën e fundit janë duke u takuar fshehurazi nëpër vende të ndryshme.
Burime brenda AAK-së i kanë treguar “Zërit” se kryeministri Thaçi është shumë i interesuar që t’i zbusë raportet me këtë parti opozitare dhe se ai është duke punuar vazhdimisht që t’ua mbushë mendjen “të fortëve” të Aleancës që në të ardhmen së bashku ta ndajnë pushtetin.
“Janë takuar disa herë, kryesisht në restorante. Në takime nga ne kanë qenë Blerim Shala dhe Daut Haradinaj. Kryeministri u ka ofruar atyre që nëse kthehet Ramushi nga Haga të bëjnë koalicion pas zgjedhjeve. Propozimi i tij (Thaçit) është që ai të bëhet president e Ramushi kryeministër”, thotë burimi i gazetës…/zeri
Përfaqësuesit e dy subjekteve politike, që në opinion deklarohen si “ujku e dhia”, të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe të AAK-së, kohën e fundit janë duke u takuar fshehurazi nëpër vende të ndryshme.
Burime brenda AAK-së i kanë treguar “Zërit” se kryeministri Thaçi është shumë i interesuar që t’i zbusë raportet me këtë parti opozitare dhe se ai është duke punuar vazhdimisht që t’ua mbushë mendjen “të fortëve” të Aleancës që në të ardhmen së bashku ta ndajnë pushtetin.
“Janë takuar disa herë, kryesisht në restorante. Në takime nga ne kanë qenë Blerim Shala dhe Daut Haradinaj. Kryeministri u ka ofruar atyre që nëse kthehet Ramushi nga Haga të bëjnë koalicion pas zgjedhjeve. Propozimi i tij (Thaçit) është që ai të bëhet president e Ramushi kryeministër”, thotë burimi i gazetës….
Tani, si duket, Hashimi kerkon ndihme nga ish rivali i tij Haradinaj. Ky i fundit kishte nje “sukses te madh” kur tha: ” Kontrata kolektive OUT”. Pra, hoqi nga rendi i dites buken e punetoreve, perkatesisht njefare nivelimi te pagave dhe shujetn prej 2,50 eurosh. Tani H. Thqit po i duhet nje ndihmes i ashper qe te luftoje kunder pagave-shujtes se punetoreve. Ky i fundit, po thone se po kerkon qe mjettet prej 500 mije eurosh te perdoren per dofare investimesh kapitale, ato mjete te bukes se punetoreve prej shumes se lartepermendur te perdoren per keto “investime” qe permenda. Zot ruana se Ramushi do te jete shume krahe i forte per te luftuar kunder punetoreve, kuptohet ata qe nuk mendojne si ai. Dhashte Zoti qe se pari te shikojne tjera pune me te rendesishme se ndalja e kafshates se punetoreve, por kjo po ndodh ne menyren me te keqe. “Suksese” te ketilla nuk do te mungojne, keta dy “kolose” do ta heqin nga rendi i dites buken e punetoreve. Madje per kete “veper” te madhe do ti lakomje edhe S. Berisha. “Ju lumte”. Ky do te jete rezultati i koalicionit.
KREJTËSISHT NORMALE! JANË DY PARTI TË DALA NGA LUFTA E FITUAR ME GJAK DHE SAKRIFICA. SHUMË MË MIRË ME KËTË KOALICION TË NATYRSHËM , SE SA NJE ALEANCË ME NDONJË PARTI TJETËR E CILA U GJUNJËZUA PARA OKUPATORIT.
Dy super bandat Kosovare ne aleanc per shkatrrimin perfundimtare te Shtetit(bebe)te Kosoves