Maqedonia ka ndërmend të bëjë një propozim të ashpër, përfshi edhe dënimin me burg, për ata nëpunës civilë që me raporte mjekësore false qëndrojnë në shtëpi, duke i kushtuar shtrenjtë buxhetit të shtetit. Balkan Insight raporton se Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Punës kanë përgatitur propozimin që parasheh burgim nga 3 deri në 6 muaj për këta nëpunës. Autoritetet thonë se vetëm brenda një viti shteti ka humbur 15 milion dollarë nga nëpunësit e sëmurë. Tani kompanitë do kontrollojnë punonjësit në shtëpi, për të parë nëse janë vërtet të sëmurë, kurse Ministria e Shëndetësisë do forcojë monitorimin e doktorëve.