Ish-kryeministri malazez, me orë 100 mijë euro

3 Nëntor 2011, 12:39Rajoni TEMA

Lideri i Partisë Demokratike Socialiste malazeze dhe njëkohësisht ish-kryeministër i vendit, Milo Gjykanoviç, mban një orë me punim platini zviceran “Brege turbion”, çmimi i së cilës arrin mbi 100 000 euro mban. Kjo pohohet nga gazeta e Podgoricës “Vijesti”.

Gazeta publikoi se Gjykanoviç e ka mbajtur këtë orë të shtunën e kaluar në konferencën zgjedhore në komitetin e qytetit të Partisë Demokratike Socialiste, ku ka folur në funksionin e liderit të partisë.

Në përfaqësinë e Londrës të firmës zvicerane, në bazë të fotografive të shpallura në gazetë, kanë konfirmuar se kjo është një orë nga koleksioni i veçantë i orëve të punuara me dorë, të cilat kanë dy variante, ai nga ari i verdhë, me çmim 94.574 euro dhe nga platini me çmim 106 076 euro.

Firma tha se ora është rezistente ndaj ujit madje edhe në thellësinë 30 metra dhe është punuar në Zvicër.

6 komente në “Ish-kryeministri malazez, me orë 100 mijë euro”

  1. flamurtari says:

    hallall punoi per popullin dhe per veten,shikoni mali zi ku eshte shikoni dhe neve

    1. Shume te verteta flamurtari, fjalet e tua!

  2. Argita_B says:

    Njihet si koka e kondrabandes se cigareve ne te gjithe Evropen, porti i qytetit Bar u be i famshem dhe hale ne sy e te gjitha shermbimeve sekrete Evropiane.
    Ky eshte nje fakt qe dihet boterisht, keshtu qe asgje e çuditeshme se mban ate ore ne dore.

    1. kuzhinieri says:

      Ky qyteti Bar, eshte TIVARI, moter, keshtu i themi ne shqiptaret.

  3. nik says:

    normalisht se duhet te mbaje ore 100 000 dollarshe ka biznesin e vet kryeminister a nuk e pate fatmir mediun me dy ora me nga 60 000 dollar e nje minister leshi ishte ora te tilla i mbajne sot grabitesit shqiptar ne itali e per krejt europe e saper thellsine 30 metra nuk fut uje ka ora qe mund te futesh deri 120 metra e nje nder ta e kam vet ore zvicerane as 100 dollar nuk ben e mund te futesh deri ne 100 metra ne uje

  4. hajriu says:

    Qenca pa qejf Gjykanoviçi…hahaaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje