Ruçi-Berishës: Nuk ke guxim të përballesh me Topin. Plehrat, ligji i parë që do rrëzojmë

3 Nëntor 2011, 14:22Sociale TEMA

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, i është përgjigjur kryeministrit Berisha në Kuvend, duke deklaruar se PS kërkon referendum për ligjin e plehrave.

Ai ka thënë se nëse mazhoranca e miraton ligjin e importit të plehrave, opozita do ta rrëzojë atë sapo të vijë në pushtet.

Në lidhje me akuzat e Berishës për krijimin e partive, Ruçi ka thënë se ai nuk ka guxim që të përballet me presidentin Topi dhe po përpiqet që ta bëjë atë palë me opozitën.

“Ti nuk ke guxim ta përmendësh presidentin Topi dhe përpiqesh që ta bësh aleat me ne, duke na përmendur lindjen e partive të tjera. Por, ai ka dalë nga familja jote politike dhe mos u përpiq që të na përfshish ne në konfliktet e tua politike.

Ne jemi të qartë dhe nuk do të lejojmë importin e plehrave. Sot ka dy alternativa, ajo e jotja që lejon importin e plehrave dhe alternativa tjetër, ajo që nuk lejon importin e plehrave, që mbështetet nga ne.

Nëse vendos sot që të importosh plehrat, të siguroj që në seancën e parë në Kuvend, kur të vijmë në pushtet, ligji i parë që do të rrëzojmë, është ai i plehrave.

Duhet të dëgjojmë popullin dhe votuesit për ligjin e plehrave, pasi ata a kanë votuar. Duhet të bëjmë një referendum”, ka thënë Ruçi gjatë fjalës së tij.

19 komente në “Ruçi-Berishës: Nuk ke guxim të përballesh me Topin. Plehrat, ligji i parë që do rrëzojmë”

  1. Eri says:

    Eshte absurde te votohen ligje kur ne te gjitha sondazhet online mbi 80% e anketuesve jane kundra ketij ligji.
    Ky ligj nuk eshte ne asnje pike ne interes te ketij vendi, duket ashiqare qe eshte interes biznesi.
    Berisha vdeksh 1 ore e me pare, bashke me Zhozin dhe ata deputete qe votojne ligjet e biznesit tend.

    1. gk says:

      problemi eshte me ata ofline eri,ata genjehen me nje 10mij leksh…

      1. Argita_B says:

        Nese opozita sot angazhohet me nje ze, ne menyre te qarte e te prere, qe nese vjen ne pushtet, ligji i importit te plehrave do te rrezohet e Shqiperia nuk do te importoje plehrat e Evropes, atehere ligji qe ndofta Berisha voton do te jete i pavlere, pasi ata qe do te investojne ne Shqiperi, nuk jane budallenj e duan garanci.
        Pra Oopzita duhet te tregohet e qarte ne rremin e ligjit te importit te plehrave pa asnje lloj kushti nese ai do te votohet nga Berisha.
        Ky eshte nje mesazh shumei qarte per ata qe duan te investojne ne kete industri mafioze ne Shqiperi.

      2. skener Palla says:

        hahaha e bukur kjo ..dhe e vertet

    2. Baca says:

      po pse nuk eshte absurd pasurimi i familjes Berisha&Kompani edhe pse 99% e shqiptareve nuk presin tjeter veç se t’i shohin ne BURG? Ky quhet hajdutllek bajraktaresh edhe pse SALIU nuk eshte bajraktar mbasi vjen nga nje familje teper e verfer.

  2. SADIU says:

    Ore, a e kuptoni plehren Sali e kompani, mos e ka fjalen per eksport plehrash se e zuri edhe Bodja ne goje per ti hequr qafe keto plehra qe po qelbin nje vend dhe nje popull te tere, pra Salen me mbrojjtesit e tjere te ketij ligji.

  3. aurel koli says:

    referendum ne popull per plerat qe te qerojme dhe plerat e qeverise

  4. isuf says:

    Te nderuar Shqiptare.
    Korrupsioni ne Ministrine e Ekonomise ka arritur ne nje shkalle te papare ne Historine e kombit Shqiptare. Punonjesit e ministrise tani e kane bere hapur kerkesen qe po aplikove per cdo gje duhet te paguash Shefin e Madh.
    Po kush eshte shefi i madhe kame pyetur? Ne Ministri ata thane. Ilir Meta eshte shefi pastaj, Lefter Koka dhe Nasip Naco.
    Per Ilir Meten koncesionet dhe tendrat e medha jane te rezervuara.
    Pagesa e tyre duhet te jete 500,000 euro e larte.
    Kurse per Lefter Koken jane tendrat me vlere mesatare dhe duhet ti paguhen 250,000 euro. Nasip Naco kerkon nga 100,000 euro.
    Mora pjese ne nje tender kromi dhe kur miku i Nacos nje i huaj nuk mori pjese e shtyne tendrin.
    Ilirian Muho kryetari i komisjonit me kerkoj 100,000 euro tha i kame per shefin.
    Komsionaret e tendrave kerkojne nga 10,000 euro po qe se nuk jane Ilir Meta, Koka, Naco te interesuar.
    kta te LSI Shiten Kalimashin e Kuksit e tani nuk punohet fare.
    Po behet kredia cdo dite Ministria e Ekonomise hjeke shume leje minerale, hidocentrale e te tjera.
    Po nuk pagove te hiqen lejet.
    Pastaj kto leje shiten prape.
    Ku eshte opozita Shqiptare, Medja, Prokoria.
    A e keni pare lokalin Madheshtore te Ilir Metes qe inaguroj tek Godinat e Inxhinjerise se ndertimit nga vine kto para.
    A i keni pare vilat e ministrave e pushtetarve?
    Desha te bej denancim ne prokorori po me thane Ina Rama ka shoke, dashnore te ngushte dhe ka mardhenie shume private me Koken.

  5. Po pse tani ka filluar importimi i plehrave,ne plehrat i kemi pasur ne parlament gjithe kohes. says:

    Plehrat nuk jan vetem keto qe duan te na siellin po jan plehrat qe kan mbetur nga regjimi i kaluar plus keta te sotmit dhe ata te ricikluarit qe kan ndryshuar parti e ide,po jan po te njejtit ne mendje.Plehrat qe vine ne shqiperi nder vite dhe jo ato qe po vin tani duheshin ndaluar atehere si dhe te ndalohen tani,ne nuk kemi teknologjin per keto loj plerash se si duhet ti trajtojm ne thjesht i flakim kanaleve o i hedhim ne det o i groposim nen toke,qe te gjitha keto ne i kemi para sysh nder vite me radhe po bejm sikur nuk jan problemi une,po kur na i len malin me plera para shtepise apo rruges ku do kalojme atehere na bien mendja per ambjentin dhe shendetin,shikoni sa lloj semundiesh te pa sherueshme jan,sistemi te ne eshte i koruptuar po ne jemi neglizhent,dhe keshtu i bejm ata qe te luajn me jeten tone,ata mendojn si duhet te fitojn tendera e para nga keto plehra.NGA PLEHERAT VETEM PLEHRA GJEN SI NE POLITIK DHE NE JETE.VEND ANADOLLAK E NJEREZ ANADOLLAK

  6. poshte fashizmi says:

    shume e sakte ajo qe shkruan argita b se opozita eshte kundra ato te europes nuk jane budadhenje qe te nenshkruajn kontraten dhe pastaj pas pak kohesh ta prishin qeveria e ardheshme dhe gjithashtu e drejte thenia e gramoz rucit qe berisha ka frike nga topi sepse e di qe topi kur te formoje partine e tije do ti marri me shume se gjysmen e elektoratit te pd dhe keshtu zotit berisha do ti vije fundi dhe nuk ben gje tjeter vecse plehu don te mbroj plehrat qe per dite e me shume ju vjen era qelbesire ashtu sic eshte vete ai maloku ishpedhareve vf lp

  7. Sejmen Gjokoli says:

    PLEHU DOLI SHESHIT…
    Nga Sejmen Gjokoli

    Pleh’ andej e pleh’ këtej,
    Shqipëri, mavria
    Hall i madh,moj,ç’të ka gjetur
    Ç’ tè bën qeveria !

    Ham e gam, në Parlament
    Plehu , doli sheshit
    Thua kjo i paska mbetur
    Pa ndrequr, pushtetit.

    Plehu po na mbin në buzë
    Por si karamele
    Shqipëri, ç’i ke bërë zotit
    Që të bënë fërtele.

    Edhe plehun kishe mangut
    Që nga anë e botës
    Kur ke njëmijë e një halle
    Në mes të Europës.

    Tani do qëndrosh krenare
    Do kemi ç’të themi
    Hape derën, moj, Europë…
    Ne të plehut, jemi !

    1. dora says:

      te lumte dora, te ka dale nga xhani …

  8. luksenburg says:

    O SHQIPTARE.NUK PO E KUPTONI QE KY QEN BIR QENI PO SILLET SIKUR SHQIPERIN JA KA LONE BABA VET ME TAPI.KY QEKA ME KEQ SE ENVERI AI QE E SHKER…… per gjith vitet e komunizmit.

  9. beni says:

    ahahah sala kishte nxjerr edhe ne shitje komanden e gardes i fut nje te blere ai gardes ene osht ne rregull pastaj..se ky i nxjerr ne shitje dhe i ble po vet se ska njeri qe ti blej se thot a me vjen keq po u shit para 1 ore. ca te boj ai i shkreti gjynof ska hic lek ishalla nuk del me lyp naj dite

  10. Endri says:

    Aty yne I shenjte Qe je Ne qiell, nese Ke frike me e marre Salen Ne qiell se mos te demton atje lart te lutem jepi naj semundje Qe mos te shkoj me Ne Pune. Degjona lutjen tone dhe na I hiq plehrat si ky se boll kemi. AMEN!!!

  11. lushi says:

    qfardo qe te jet interesi i nji deputeti ky ishte nji ligj skandaloz,hull nji cigare te obori tjetrit dhe bon dhafe ose edhe ziesh kur tjetri nuk kerkon falje ,aty dashkan te vin te gjith plerhat e napolit, hallall vallai jeni burra me pergjithsi………….ishallla nji kancer te gjithve deputetve qe e votuan se ato plera smunje jan turp tju vij leqe ku keni turp ju per lek iqni dhe breket….pershendetje te gjith lexusve te gazetes tema

  12. labi says:

    kush di te me thote:Si ka mundesi qe ne ç’do ministri ku kane dore Meta(LSI) dhe Mediu(Republikanet kam parasysh dhe Minis. e Shendetesise) duhet te ndodhin gjithe keto poshtersira.

  13. SALIH TOPTANI says:

    SALI KRYEPLEHU I SHQIPERISE

    E kush flet per parti plehrash… Sali Kadafi… Sali Fazlici…. Salih Stanishici…!?
    Fatkeqesia e Shqiperise… Shkurt Sali Kryeplehu i Shqiperise!

  14. katarakti says:

    ç’e ka gjetur Shqiperine me kete malokun. Paskan qene nje fare e keqe qe u mbarofte. Te pagdhendur dhe koken perpjete. Kanunore dhe gjakmarres deri ne kusheririn e shtate. Te vrazhde dhe te pagdhendur. Ndofta nuk jane te gjithe keshtu por kur shoh sesi i servilosen dhe adhurojne bajrraktarin e tyre, me vjen per te vjelle. Marre me e thene, por Enveri po na del burre zoteri perpara ketij Plehut. Si do perfundoje kjo pune me kete te çmendur qe i ka hipur ne kurriz Shqiperise dhe nuk do te zbrese?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje