Agjencitë e huaja: Shqiptarët druhen se vendi do kthehet në kosh plehrash

4 Nëntor 2011, 13:25Sociale TEMA

Pas një debati maratonë dje në Kuvend për miratimin e ligjit për importin e mbetjeve, sot dita ka nisur qetësisht, pa asnjë deklaratë për këtë çështje. Megjithatë, mediat e huaja kanë raportuar për ligjin e mbetjeve, duke theksuar sidomos çështjen e importit të plehrave. Nga Reuters, tek Evropa e Lirë- versioni anglisht deri tek Xinhua kineze kanë shkruar për shqetësimin e ambientalistëve shqiptarë se vendi do kthehet në kosh plehrash. “Ambientalistët shqiptarë druhen se Shqipëria do kthehet në kosh plehrash për mbeturinat problematike të jugut të Italisë. Ata kanë frikë se me ligjin e ri materialet toksike do hyjnë në vend për shkak të kontrollit të dobët dhe korrupsionit,” shkruan Reuters. Agjencia citon Ina Shehajn nga Kuvendi Civil, i cili ka dorëzuar një propozim për ndalimin e importit të plehrave për 20 vite. “Duke marrë në konsideratë marrëdhëniet mes politikanëve shqiptarë dhe mafias, Kuvendi Civil propozon amendimin e ligjit për të ndaluar importin e plehrave për 20 vite,” thotë Ina Shehaj për Reuters.

4 komente në “Agjencitë e huaja: Shqiptarët druhen se vendi do kthehet në kosh plehrash”

  1. tironci says:

    po flet gjithe bota mbare .. dhe keto mafiozet tane ne pushtet thone qe eshte e ardhmja e femijve tuaj …………

  2. Pelasgian says:

    normal qe i druhemi , jan Plehra nuk jan flori !

  3. sali kakabuba says:

    sa te keqinj keta evropianet!
    nuk u bije hiq nder mend qe po braktisin plehrat e tyre ketu tek ne! mjere plehrat qe po vijne tek ne! pse pak kishim ata te parlamentit?!!!!

  4. tepelena says:

    e pranoj shume mire ligjin e plehrave vetem se ne fillim duhet te groposim plehrat tona: dmth parlamentin shqiptar….. ah sikur kohen qe beheshin bombardimet ne libi ndonjeri nga ata pilotet te bombardonte parlamentin shqiptar….ender e kisha????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje