Asnjë dëmshpërblim për të përmbyturit e Shkodrës, ministrat ia hedhin topin njëri-tjetrit

8 Nëntor 2011, 21:52Sociale TEMA

E mbani mend Shkodrën vitin që shkoi natën e Vitit të Ri? E përmbytur në të gjitha rrethinat rreth saj, me Velipojën e shkëputur si një ishull dhe me qytetin, ku në vend të makinave përdoreshin varka? Shkatërrimi i qindra-mijëra pasurive familjare dhe bizneseve të shkodranëve vazhdon të mbetet një pikëpyetje e madhe për dëmshpërblim nga shteti, ndërkohë që frika e tyre më e madhe është për dimrin që po vjen. Asnjë dëmshpërblim nuk ka pasur për pasuritë e shkatërruara gjatë përmbytjeve, edhe pse kryeministri Sali Berisha dhe ministrat e tij premtuan se kjo do të bëhet deri në qindarkën e fundit. Po çfarë ka ndodhur? Ish-deputeti i Shkodrës, socialisti Ilir Beqja që e humbi mandatin pas një beteje ligjore të nisur nga PD-ja, tha dje për gazetën “TemA” se ministrat e Berishës po i hedhin topin njëri-tjetrit për këtë çështje, por ndërkohë s’ka nisur dëmshpërblimi për të dëmtuarit e kësaj fatkeqësie natyrore që preku dhjetëra-mijëra familje shkodrane. Ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Nasip Naço, tha në komisionin e Ekonomisë se nuk është në varësi të kësaj ministrie dëmshpërblimi i të përmbyturve. I pyetur nga deputetët e opozitës në këtë komision se ç’po bëhet me dëmshpërblimet, Naço tha se “për këtë gjë mos më pyesni mua, pasi është përgjegjësi i ministrisë që drejton Bujar Nishani”. Ndërkohë, Naço e dinte se vetëm disa ditë më parë, më saktë më 28 tetor, gjatë një vizite në Shkodër ministri i Brendshëm Bujar Nishani dhe ai i Bujqësisë Genc Ruli thanë se të prekurit nga përmbytja e vjetshme do të kompensohen sipas ligjit të digave, që do të thotë nga ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës, në menaxhim të së cilës janë digat e hidrocentraleve. Sipas tyre dëmshpërblimi duhet të bëhet nga Korporata Energjetike Shqiptare. Ky duket një cic-mic deklaratash mes ministrash, ndërkohë që duke i dalë pararojë situatës, KESH njoftoi se nuk ka para në buxhetin e korporatës për dëmshpërblime për shkak të importit të energjisë që është bërë gjatë këtij viti. Ish-deputeti socialist i Shkodrës Ilir Beqja thotë se kjo lojë deklaratash tregon mungesën e vullnetit të qeverisë aktuale për të bërë këto dëmshpërblime, ndërkohë që asnjë qindarkë nuk është dhënë deri më sot për këta banorë.

Ministri aktual i Energjetikës, Nasip Naço, ishte optimist për dimrin që vijmë duke mos parashikuar një përmbytje tjetër. Ministri tha se janë vënë në dispozicion për argjinaturat dhe për masat mbrojtëse 1.2 miliardë lekë nga buxheti. Naço foli edhe për ndërtimin e hidrocentraleve, ku ai i Skavicës si dhe i Ashtës do të parandalojë përmbytjet.

 

Kur Berisha premtonte dëmshpërblim “qindarkë më qindarkë”

Deklaratë e janarit 2011:

Kryeministri Sali Berisha në një mbledhje në prefekturën e Shkodrës me Komitetin Ndërministror të Emergjencës Civile, Kryeministri Berisha bëri një analizë të gjithë situatës që kaloi zona veriperëndimore e Shqipërisë, për më shumë se 10 ditë si pasojë e përmbytjeve. “Javën që vjen qeveria do të mblidhet për të përcaktuar parimet mbi të cilat do të dëmshpërblehen qindarkë më qindarkë familjet e dëmtuara nga kjo situatë”, tha Kryeminisitri Berisha.

 

Deklaratë e dhjetorit 2010:

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha deklaroi se janë gati pesë projekte ambicioze për përmirësimin e infrastrukturës në Shkodër. Sipas Berishës, po zhvillohen konsultime me ekspertët më të mirë për mënyrën se si do të bëhet thellimi i Bunës. Gjatë qëndrimit në Shkodër, Berisha takoi Shtabin e Emergjencës në prefekturë, ndërsa theksoi se gjendja pas përmbytjeve po shkon drejt përmirësimit. “3385 persona po kthehen në banesa, ndërsa sot ka 4 mijë hektarë më pak tokë të përmbytur”, tha Berisha. Shefi i qeverisë premtoi dëmshpërblim për banorët e dëmtuar sipas ligjit të digave, ndërsa verifikimet e dëmeve do të bëhen sapo të largohet uji.

14 komente në “Asnjë dëmshpërblim për të përmbyturit e Shkodrës, ministrat ia hedhin topin njëri-tjetrit”

  1. tourkofagos says:

    keq me vjen per te keputurit,por ketyre duhet dhene vetem i gjati,,,,,!

  2. sali kakabuba says:

    nuk i kuptoj keto komente! shkodranet jane djepi i kombit! ata po bejne gjithe keto sakrifica dhe jane te gatshem te bejne te tjera,por me kusht qe te ashpersohet lufta kunder komunizmit,dhe ne fund te vije dhe dita qe Shkodra te quhet Venezia e ballkanit!

  3. Saimir says:

    Me vjen keq ta them kete gje, por mire tju behet shkodraneve kur e votojne gjithmone pavaresisht se i mbyt, i shan e denigron keshtu duke ju shkaterruar shtepi e katandi. Ne vend qe te protestojne per leket qe nuk kane marre e per mashtrimet qe po bejne ngrihen e bejne koncerte duke share e ofenduar Presidentin e vendit sepse ju paska prekur gjuhen qe flet Jozefina dhe pranojne te genjehen nga ajo juhe serisht.

  4. antonio says:

    I njoh mire shkodranet se kam jetuar me ata 20 vjet rresht!!!Mburren sot se jane DEMOKRATE TE DORES SE PARE,SE RREZUAN BUSTIN E STALINIT,SE KRIJUAN SHOQATEN FASHISTE “2 prilli”,se ….!!!Por nje lesh jane!!!I MBTI DHE I RRENIOI SALI BERISHA VJET ME SHTEPI E KATANDI DHE ATA ZININ PESHK ME GJIZE NE BYTHE,DUKE BERTITUR”BERISHA JE BOTA”!!!!Haaaa!!!Keshtu i kam njohur edhe ne kohen e ENVERIT:FRIKACAKE NE KULM!!!NJE POLIC MBANTE ZAP NJE SHKODER TE TERE!!!NJE POPULL ESHTE DEMOKRAT PER TE MBROJTUR TE DREJTAT E VETA E TE TE TJEREVE SA HERE T’U SHKELEN E JO TE JETE NE SHERBIM TE SUNDIMTAREVE!!!KESHTU JANE SHKODRANET!!!DEMOKRATE U TREGUAN KAVAJASIT,QE E HOQEN QAFE DEMOKRATIN HAJDUT TE BERISHES NGA BASHKIA DHE VUNE NJE SOCIALIST!!!

  5. Albogentivlora says:

    Te ngrihen shkodranet dhe te kerkojne parate e tyre. I tall Jozefina dhe Saliu dhe keta nuk e cajne koken fare. Nuk do ta keni per jete e mot more te mjere. Shikoni familjet tuaja ne radhe te pare.

  6. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Votoni PD-ne sepse keshtu jua shperblen Berisha me mohimin e demshperblimit!!

  7. Dean says:

    ”RRofte Partia”,pa per Leke nuk kane nevoje Shkodrennut.
    Mjafton mwe votu per BARBARIN e Vucidolit dhe me sha EDI RAMEN.
    Kete vit,do ZOTI,dhe me keq u’a befshin.

  8. MEMEDHETARI says:

    Sa te paduruar qe jini,o milet…
    Po duroni,hej burra se ja,po vijne permbytjet e tjera dhe do e marrin demshperblimin njeheresh…
    Likujdimet behen ne prag votimesh,nuk e dini ju kete????

  9. durrsak says:

    ma zi ua bofshin kete vit mer derra malok

  10. Flori says:

    Pse nuk po komentojne shkodranet? Sa te urte u bate? Mbrojeni pra vedin tuj. Jeni ba si ata qe jua japin thiun ne thes, he qorra. Rrnoft Xhozi me Sali Berishen! Ma zi ja u bafshin. Pershnetje nga Lezha

  11. stalinsali says:

    Komente te “bukura” per shkodren por, shume harrojme se PD votat i blen, e aty ku duhet i rremben me dhune dhe nuk i fiton.

  12. alvaro1 says:

    Shkodran jam une,më sakte nga malesia e madhe.jam dakort me të gjitha komentet tuaja.dhe uroj qe edhe me keq të behet sivjet ne Shkoder ,mir e kemi ku 70% votojne saliun .le ta mbajme tani . Ketu ne Shkoder eshte nje e keqe,njerzit i ngaterrojn partit me skuadrat e futbollit.Pra edhe 10 vjet rresht të permbytet Shkodra dhe Shkodranet të mos marrin asnje shperblim ,prap se prap voten do ja japin PD (fatkeqsisht)

  13. arber says:

    si shkodran mendoj se ma mire te permbysen edhe nje here, sepse sic ka thane edhe xhozi, me pase lezet kur permbytet se na vjen direkt qeveria! me barbarin dhe komunistin e regjun sali berishovic…votat ne shkoder vjedhen dhe sodomos ne kohet e edvin rames ata shiten ashiqare

  14. arbana says:

    Tipat si puna e juj na ne Shkoder i qujm mendelok.
    Ca doni ju ma kungulla me u cu na e ba rrmuja e rrxu qeverine e Sali Berishen e pru Edi Ramen!!! Ceksh mor budallenj.
    A i moret leket e Sudes meqe ra fjala?
    Ne i dhashin falemenderit, ne mos i dhashin jena te sigurt se kane me na i shperbly n’forma tjera.Kane ba boll per Shkodren e Shqipnin po ju ju ka mlu m… syte dhe sdoni me pa.
    Heren tjeter votoni Sami Milloshin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje