BE rrëzon qeverinë: Ne nuk detyrojmë asnjë vend të importojë plehrat

8 Nëntor 2011, 17:28Sociale TEMA

Komisioni Europian argumenton se Shqipërisë i nevojitej një ligj për menaxhimin e plehrave, por vecon nenin përkatës për importin e mbeturinave nga jashtë, duke theksuar se Bashkimi Evropian nuk mund të detyrojë askënd që të importojë ndonjë gjë.

Zëdhënësi i Komisionerit për Zgjerimin Peter Stano, ne nje interviste per Top Channel tha se nje ligj per menaxhimin e mbetjeve ishte vertet i nevojshem, por ‘ne nuk kemi diktuar kushte dhe nene te vecanta, aq me shume per importin e mbetjeve’.

“Sic e dini, miratimi i ketij ligji ishte ne kuader te pershtatjes se legjislacionit shqiptar me ate europian. Ajo cfare duhet te kemi parasysh eshte qe Bashkimi Evropian nuk inkurajon dhe as nuk detyron ndokend qe te importoje mbeturina. Ne nuk vendosim rregulla se cfare ju duhet te importoni dhe ne cfare menyre t’i importoni. Keto norma apo rregulla europiane kane nje procedure strikte mbi menaxhimin e mbeturinave ne pergjithesi, por me pas, ne kete rast, i takon vete vendit te percaktojne se cfare importon, si e importon dhe ju vendosni per kete sipas rastit. Pra, BE nuk nderhyn ne kete ceshtje, por ajo qe ne themi eshte se eshte e rendesishme qe te jete nje ligj i tille”, tha zedhenesi.

Nje ligj mbi menaxhimin e mbeturinave?

Peter Stano: Po, ligj per menaxhimin e mbeturinave dhe ka dispozita persa i takon importit, por sic e thashe, ne as inkurajojme dhe as detyrojme njeri qe te importoje ndonje gje, sepse kjo eshte dicka qe varet nga autoritetet shqiptare. U takon atyre te vendosin se mbi cfare kushtesh do te kete import, apo mundesite per te importuar plehra. Ajo qe ne theksojme eshte qe ju duhet te siguroni se zbatimi efikas i ligjit ze vend dhe per kete, ju duhet te keni kapacitete, duhet te kontrolloni per kete proces ate cfare i kalon vendit kur flitet per importin e mbeturinave, dhe se ju duhet te keni kapacitetet e nevojshme, sidomos ne dogana, apo ne autoritetin e kontrollit mjedisor.

Megjithese ligji u miratua me shumice te thjeshte, ne respekt te procedurave vendase, Komisioni nenvizon se Shqiperise i kerkohet gjate procesit te anëtaresimit qe te zhvilloje konsultime e debate te gjera konstruktive per ligjet qe kane te bejne me BE-ne.

“U miratua me shumicen e nevojshme sipas procedurave ne vend. Sidoqofte, ne theksojme se jo vetem ky ligj, por pergjate gjithe procesit te anëtaresimit, ligjet qe kane te bejne me BE-ne do te ishte mire te ishin objekt ose subjekt i nje dialogu te duhur kombetar nga te gjitha palet e interesuara nga kushdo qe shqetesohet apo qe eshte i perfshire ne njefare menyre me te. Eshte shume e rendesishme te paturit te nje dialogu te tille kombetar, apo te nje dialogu te gjere ne ceshtje te tilla te rendesishme, sepse keto lloj ceshtjesh u perkasin praktikisht te gjithe njerezve. Ato kane impakt ne jeten e cdo individi, ndaj ne inkurajojme me te vertet dialogun konstruktiv te te gjitha forcave politike. Ne kete kuader, mund te them se cdo qendrim partiak apo deklarate irrituese nuk prodhon atmosferen e favorshme, hapesiren, apo kushtet per dialog konstruktiv mes qeverise dhe opozites”, tha Stano.

I pyetur nese qendrimi kundershtues i Presidentit te Republikes, apo ai i opozites per te mos miratuar kete ligj, bie ndesh me detyrimet qe rrjedhin nga MSA-ja, zedhenesi i Komisionit tha ‘jo’, madje sqaroi se Shqiperia nuk kishte as ndonje afat te percaktuar kohor se kur duhej ta miratonte ligjin.

“Jo, sepse kthimi i ligjit eshte e drejte kushtetuese e Presidentit, eshte e drejte e opozites qe ta kundershtoje ate, ajo cfare eshte e rendesishme eshte qe te kete nje diskutim te duhur, respektim te sundimit te ligjit, cfare eshte kyce per cdo marreveshje te stabizilim asocimit. Por, MSA-ja nuk parashikon asnje afat kohor mbi ligjin e menaxhimit te plehrave, ajo cfare MSA-ja thote eshte vetem qe ne menyre graduale, ju duhet te pershtasni legjislacionin europian dhe kaq”, tha Stano.

Pergatiti: Arta Tozaj/ TCH

14 komente në “BE rrëzon qeverinë: Ne nuk detyrojmë asnjë vend të importojë plehrat”

  1. Vlora says:

    hajde moj BE hajde se plehrat tuaja do te ne vine se nuk do te na vine nga marsi………….
    edhe ju kete pune ja keni lene ne dore mafjas dhe ajo e zgjidhi me mafjozet shqiptare nano-berisha………….

  2. luksenburg says:

    A mban ky vend akoma plera me te medha?Paskemi qen te mallku prej ZOTIT te mbajme kryeminister nje horr.

  3. falcon says:

    Maloku eshte bere qesharak jo vetem ne shqiperi po tani e mori vesh gjithe bota cfare idioti eshte,..hqiperia nuk ka as me te voglen teknologji per te menaxhuar plehrat e veta jo me pastaj te importoje…qe te ndertosh landfille te kesaj kategorije duhet ngritja e nje infrastrukture ne perputhje me standartet boterore,,qe keto plehra te mbulohen dhe te shfrytezohen per nxjerrje gazi dhe shume te tjera duhen laboratore modern qe te bejne analizat e dheut ne perputhje me standartet europjane dhe amerikane (ASTM)..gjera qe kishtojne miljona dollare ne muaj.. jane nje sere analizash per kete duke filluar nga permeability deri te California baring ratio qe maloku as qe ka idene se cfare jane apo aq me teper ajo katunarja brekkgrisur topalli qe u kujdeska per te ardhmen e femijve shqiptare qe do i rregulloi me sjelljen e plehrave te botes ne shqiperi,,,duhen laboratore per shtresat sintetike me te silat konservohen keto plera ..per te mos shkuar te lenda e pare qe do importohet se shqiperia nuk ka teknologjo per prodhimin e tyre.duhet nje drejtori prane ministrise se mjedisit per te bere keto gjera dhe njerez te specializuar ne fushen geo tech dhe geosintethic ..qe ne shqiperi nuk njifet fare..keto jane pune maloku..bjeri ti biem ..mjaft te marrim pare nga mafia italiane ..mafia italiane zoteron ne usa gjithe businesin e plehrave dhe jane miljardere..kjo eshte dhe endra e malokut me morrin e kuq ne floket me gel

    1. Kapaku says:

      Dukesh nga shkrimi qe je nje person virtual.

  4. dritani says:

    Dikur kur dikush nuk kishte argumente thoshte “e ka thene Partia”.
    Sot “plehrat” e kane ne maje te gjuhes shprehjen “e ka thene BE”.

    Distancimi i zyrtarit europian nga ky ligj “alla shqiptar” qe vjen ere eshte shume domethenes.

    Faleminderit!

  5. Luan Kavaja says:

    o Brukesel…, Salea juve u pasuroj me xhepat e shqiptarve dhe ju kerkon ta ndimoni, si bete me Milloshovicin-serb…Jo jo muj kurve europe NA SHQIPTARET NUK HAROJME KURRE VITET 1912.1913,1917,1920,1939, DHE dobicin-komunist ne 1944…Pra na Salen do ta heqem ZVARRE NGA Tirana NE Kavaje, PO ASHTU DHE DOBICAT qe hane e pine QOFTE DHE KERNACKA..

  6. sali kakabuba says:

    une do ti pranoja plehrat e Europes!
    por me nje kusht,sikur ata te merrnin ne Europe deputetet e Parlamentit.Ndoshta mund te bejne nje kopsht zoologjik me ta,ju mjafton ca Red Bull dhe ca fara luledielli! meqe kampet e perqendrimit nuk lejohen me ne Europe,te pakten kete…

    1. M says:

      Kakabuba, me ke mahnitur! Une nuk di si te te falenderoj, per kete gjenialitet tendin.
      Eshte e rende vertete, por qe mbas Ismail Qemalit te gjithe ata qe jane ulur ne ate karrige, pra te Kryeministrit, nuk e kane dashur kete vend baraz me vehten, por me pak, ose hiç. Do ndryshoje kur te iki Saliu edhe Iliri? me gjase ky i fundit mund ti bashkohet LSI-se…
      A e di Kakabuba ç’mendoj une?- toka eshte atdheu i te gjitheve, ose atdheu eshte atje ku eshte jeta, prandaj nese ne nje vend te huaj te respektojne me shume, pse jo? ai mund te jete atdheu im, i yti dhe i kujtdo tjeter, qe i ka ardhur ne maje te hundes
      Te uroj gjithe te mirat

  7. M says:

    Lapsus: kam dashur te them ..me gjase ky i fundit mund ti bashkohet PS

  8. sali kakabuba says:

    M
    pershendetje! jetoj jashte dhe nuk ka dite qe te mos flasim per vendin tone dhe gjendjen ku e ka katandisur politika! te vjen keq,por e verteta eshte qe cdo dite po behet me e veshtire mendimi i kthimit ne vendin me te bukur ne bote,por qe nje grup banditesh politike po e shkaterrojne perdite!

    1. sali kakabuba says:

      edhe mund te ndodhe ajo qe thua ne lidhje me Meten.Nuk kam besim me tek askush! kam vene re qe asnjehere nuk jane kap me njeri-tjetrin Rama me Meten.Shikohet qe kane shume skelete te perbashket ne dollap…
      nga ana tjeter,cdo ore qe kalon ne pushtet DOKTOR MORTJA,eshte nje fatkeqesi per kombin tone dhe rrezik per integritetin fizik e moral te vendit.

    2. M says:

      E di çdo te thote, sepse kam jetuar vete disa vite ne dhe te huaj dhe u ktheva ne 1994, po a e di çfare zhgenjimi? Vajza ime e vogel rreth tre vjeç me thoshte : ku eshte Shqiperia?- sepse une i kisha thene, se eshte nje vend shume i bukur, ku trendafilat kane ere….
      Por o zot! nuk kishte asnje rrenje trendafili me, edhe pemet ishin prere, edhe fasadat ishin gerryer, edhe njerezilleku kishte marre fund. Mu duk sikur perveç prinderve te mi, asgje nuk kishte me kuptim. Fitova pas dy muajve nje burse per Austri, ne nje konkurs te madh prej 50 vetash, por e di ç’me ndodhi?. Ambasada austriake, me ndalonte te merrja me vehte familjen time, ndonse ne te drejtat e studentit, kjo gje lejohet, por me kusht qe te perballohet vete financiarisht. E harrova shpejt zhgenjimin prej atdheut tim dhe menjehere e kundershtova bursen, (per te cilen austriaket protestuan prane Komitetit te Shkences ne Shqiperi, dhe ajo mori nje mase ekstreme, qe une te mos lejohesha kurre me te specializohesha jashte vendit). E kundershtova duke i thene konsullit austriak se nuk kam nevoje te shkoje ne Austri, do i plotesoje studimet e mia ketu ne vendin tim.
      ..Dhe kam shpresuar deri tani, por e kam pas gabim.
      Me mire te isha perkulur pak, e sot do isha nje njeri i respektuar, e i mbrojtur nga nje shtet i huaj.
      Me beso, çdo shqiptar çdo dite i thote zotit: “jam ne doren tende, prandaj me ruaj o zot”.
      Une e refuzova bursen time, per nje krenari kombetare idiote, ndersa degjoj Kastriot Islamin, tek thote se e la Gjermanine per te kontribuar ne Partine Socialiste, duke kerkuar vleresim nga populli, por me thuaj a nuk eshte nje çmenduri?
      Kakabuba, te prifte e mbara aty ku je, mos e bej gabimin tim, por duaje token qe te mban e te respekton.

      1. sali kakabuba says:

        M
        te pershendes perseri dhe te uroj gjithe te mirat ne familjen tende!
        Thone,qe pas stuhise,vjen perhere dielli! uroj qe kjo te ndodhe sa ma shpejt.Mos harro qe te keqinjt bien me shume ne sy,por e verteta eshte se jemi nje komb i mire dhe fisnik,por na kan lodh keto kohe te veshtira dhe ne krye kemi vetem bandite,e te shpresojme qe tu vije dita qe te paguajne per keto qe i kane bere atdheut!
        faleminderit per mesazhin tend.

  9. reno says:

    ..sa keq na vjen ne kete cast kur ndonjerin e etiketojme;- sa i afte eshte ai plehra!….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje