Basha pranon vetë: Lejet e shfrytëzimit për pallatet që shkuan në hipotekë janë të vjetra

7 Nëntor 2011, 12:11Sociale TEMA

Lulzim Basha doli sot përpara medieve për të prezantuar punën që ka bërë këto 100 ditë. Nga pas tij qëndronte stafi, ky spikaste menjëherë pas Bashës fytyra e Ilir Dashit, një LSI-sti që u largua nga drejtimi i QSUT. Disa qytetarë ishin importuar aty për të duartrokitur, ndërsa Basha theksoi se qytetarët kanë ardhur aty në mënyrë spontane për të dëgjuar se çfarë është realizuar këto 100 ditë. Basha lexoi një fjalim të gjatë, ku nuk spikaste asgjë përveç faktit se Sheshi Skënderbej do bëhet i kalueshëm për makinat. Basha përmendi edhe çështjen e hipotekave. Por këtu pikërisht zbuloi se ai nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka dërguar në hipotekë disa pallate, që e kanë marrë lejen e shfrytëzimit që me administratën Rama. Kështu ai faktoi akuzat e socialistëve. Basha tha se: “Nuk dëshiroj të harxhoj kohën me akuzat. Procesi ka nisur dhe nuk do ndalë. Qytetarët nuk duan sherre politike.” Ai shtoi se lejet e vjetra të shfrytëzimit kanë mbetur peng i moskomunikimit mes Bashkisë së Tiranës dhe Hipotekave. Dmth Basha ka bërë një transportim të lejeve nga Bashkia në hipotekë, nëse do besojmë variantin e tij. Ndërkohë që opozita thotë se është hipoteka që e ka zvarritur qëllimisht procesin, çka është më i besueshëm si variant, sepse nuk ka kuptim që me ato leje shfrytëzimi të vjetra, hipoteka të veprojë tani që Basha është në detyrë. Por kjo është qeveri e qytetarëve.

Gjeni më poshtë një pjesë nga premtimet e Bashës për 100 ditët.

 

-Është një bashki e hapur për qytetarët. Çdo të premte kam vazhduar takimet e përjavshme me qytetarët. Kështu ka vepruar edhe stafi. Vetëm nëpërmjet pritjes së drejtpërdrejtë mund të trajtohen problemet e qytetarëve

-Kemi nisur zbatimin e një projekti tjetër madhor, atë të dhënieve të hipotekave. Faza e parë ka mbaruar tashmë, faza e dytë do mbarojë për një fazë 3-4 javore. Kemi vendosur një mirëkuptim me institucionet përkatëse, me të cilët kemi koordinuar punët.

-Mbrojtja e konsumatorit nga mallrat e shërbimet pa cilësi, nga mungesa e kushteve higjieno-sanitare, do ketë një instrument të fuqishëm dhe ajo është Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit. Kushdo që abuzon me çmimet e cilësisë, do përballet me atë që i rezervon ligji.

-Ne nisëm procesin e hartimit të planit urbanistik të Tiranës. Mendojmë se ky është thelbi i problemeve me të cilat përballet qytetari. Në themel të këtij plani do jetë konsultimi. Plani do respektojë pronën private dhe do fitojë hapësira të munguara publike. Në fokus të planit nuk do jenë ndërtuesit, por qytetarët. Do rehabilitohet trafiku në Sheshin Skënderbej derisa të gjejmë zgjidhjet përfundimtare. Zgjidhja e trafikut në qendër të Tiranës duke e hapur atë për shoferët, është një kontribut në ekonominë dhe ambientin e qytetit.

-Hoqa 60 tarifa e taksa. Vetëm duke hequr këtë barrë të pajustifikuar, ne mund të arrijmë një partneritet me qytetarët dhe do krijojmë vende të reja pune.

-Tirana shumë shpejt do ketë 100 mijë studentë dhe me ta do ndërtojmë një marrëdhënie të fortë, që do japë përfitime. Hapi i parë është karta e studentit, për të cilën kam nënshkruar një marrëveshje. Do shpenzojmë 1 milion euro për punësimin e studentëve.

10 komente në “Basha pranon vetë: Lejet e shfrytëzimit për pallatet që shkuan në hipotekë janë të vjetra”

  1. eli-Tiv says:

    …nuk ka kohe te merret me akuzat???…pasi ka vjedhur me te madhe…..fatkeqesisht ka vrare….turpesisht ka shitur tradhetisht vendin….C’eshte per lulin te prevetesoje punen e tjetrit???….Ai nuk ka pse te zihet..se eshte atavizma e Salit….Vetem me saliun mund te zihesh e te vritesh…me te tjeret shum…shume mund te debatosh..
    Luli nuk ka per te patur kurre kenaqesine e debatit….pse????

  2. tiransja says:

    Ky bushter me pamje njeriu eshte gjeja me e pershtire qe kam pare dhe bashke me Ilir plehren dhe Sali shpellarin jane bere tragjedia e ketij vendi…. Cohuni o popull merrni “fshesat” ne dore dhe pastroni oborrin nga keta plehra se nje dite do mbyteni ne to….

  3. dona says:

    Ketij njeriut duhet ti behet me pare nje pastim te ftyres se tij se i eshte bere si nje ftyre e nje gruaje shtatezane me njolla.
    Jane njolat e turpit. Si tradhetare te kufijve, si vjedhes se rruges KUkesit, dhe vrasjes se 21 Janarit.

  4. M.B. says:

    Nnuk kam pare njeri me te peshtire se ky tamam si ato plerat qe duan te mbushin vendin.Ky njeri i ka te gjitha te keqiat hajdut,genjeshtar,pervetesues,spiun,shites i trojeve dhe ajo me e renda vrases

  5. Devolliu says:

    Nuk ke mbajtur asnjë premtim mor zuzar i Saliut, mor robot i kurdisur që qesh me idiotësinë tënde.
    Përkundrazi po bën të kundërtat e atyre që ke premtuar.
    Na premtove se do të na heqësh taksat e do të ulësh çmimin e bukës por në fakt ne qytetarëve qerrosë na ke hequr taksën e leshit.
    Na the se administrata e Bashkisë nuk do të ndryshojë për motive politike por në fakt as rojet e pastrueset nuk i mbajte dhe sot nuk mund t’i nafrohemi Bashkisë pasi është mbushur me hajdutë, talebanë , rrugaçë e kriminelë të tipave të kuliçërve, lencërve, tezeve e kunetërve të zotit xhemal.
    Ke dhe paturpësinë të na thuash se “i kam mbajtur të gjitha premtimet”.
    Vetë premton e vetë e bën vlerësimin ndërsa Populli ka një tjetër vlerësim për ty o kusar e vrasës.

  6. Joni says:

    Hajdut, plehre, mashtrues…doc i Saliut.

  7. laberia says:

    keq me vjen..po e gjetke..tek femijet e tij….cka ka bere…nga vrasjet e deri tek vjedhjet…mallkuar qofte kelysi i berishes..!!!!

  8. ismeti says:

    kot e ke ,TE GJITH E DIM SE JE MASHTRUS;VRASES;KRIMINEL

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje