(E PERDITESUAR)- Presidenti Bamir Topi ka reaguar në lidhje me miratimin e ligjit për importin e plehrave në Kuvend nga ana e mazhorancës.
Duke shprehur keqardhjen për për vendim, presidenti Topi është shprehur se plehrat tashmë janë çështje e qytetarëve, jo politikanëve. Sipas presidentit, interesat e qytetarëve duhej të ishin vënë përpara interesave të përfituesve të këtij ligji.
“Mund të them se ndjej keqardhje për kalimin e ligjit të importit të mbetjeve. Tashmë importi është një çështje e qytetarëve dhe jo e politikanëve. Interesi i qytetarëve duhej vënë para atyre që përfitojnë nga ky ligj. Kjo, duke parë edhe ndjeshmërinë e lartë që pati për këtë ligj nga ana e qytetarëve”, ka thënë në një prononcim të shkurtër presidenti, pas takimit me disa prej nxënësve më të mirë të Shqipërisë.
I pyetur në lidhje me shtimin e kompetencave të tij, presidenti Topi është shprehur se nuk kërkon shtim kompetencash, pasi ato janë të mjaftueshme, por nevojitet respektimi i institucioneve.
Më poshtë pyetjet e përgjigjet e Topit me nxënësit.
Egi Shyti nga Shkolla “Dora D’Istria”, Tiranë: Përshëndetje! Është një kënaqësi që po flas drejtpërsëdrejti me ju. Në fakt, kisha një pyetje, pasi kemi dëgjuar në televizor që ju është hedhur poshtë dekreti për sjelljen e mbetjeve në Shqipëri nga vendet e tjera. A jeni ndier ndopak keq për këtë?
Presidenti Topi: Pyetje shumë e bukur, që vjen menjëherë pas vendimit të Parlamentit për ta rrëzuar dekretin e Presidentit. Së pari, në funksion të Kushtetutës, Parlamenti është vendi ku miratohen ligjet, pra, Parlamenti është vendi ku shprehet nëpërmjet votës së partive politike, një vullnet i caktuar politik, dhe mbasi miratohet në Parlament, ligji vjen për t’u dekretuar në Institucionin e Presidentit. Ky është rregulli, apo jo? Dhe Presidenti, sipas Kushtetutës, ka tre mundësi kur gjykon mbi ligjin. Pra, ka mundësi që ta dekretojë kur ligji është në përputhje, së pari, me parimet kushtetuese, por me tërë dimensionin social që ka Kushtetuta, në funksion të qytetarit. Së dyti, ka mundësinë që ta shoqërojë në heshtje. Ju keni dëgjuar edhe rreth komenteve për heshtjen e Presidentit në dy raste. Por ka mundësi dhe ta kthejë, kur Presidenti, natyrisht jo thjesht si individ, por së bashku me ekspertizën, duke marrë në konsideratë dhe shqetësimin e qytetarëve, ta kthejë ligjin të motivuar në Parlament, sepse nuk mund të ketë ligj që kthehet në Parlament pa u motivuar, për t’ia dhënë këtë mundësi sërish deputetëve për të gjykuar pikërisht në atë moment kur Presidenti mendon që ai ligj duhet korrigjuar. Dhe, Parlamenti ka prapë të drejtën që të gjykojë, nëse duhet të reflektojë për vërejtjen që bën Presidenti, ose jo. Në rast se reflekton, e kthen në Komisione, të cilat marrin në shqyrtim pikërisht atë objeksion që ka Presidenti. Në rast se ata nuk e marrin në konsideratë, e rrëzojnë dekretin, dhe në këtë mënyrë, dekreti bëhet i aplikueshëm sipas vendimit të Parlamentit.
Ju pyetët për ligjin e mbetjeve. Unë e kam kthyer ligjin në Parlament, duke shfrytëzuar të drejtën kushtetuese të Presidentit. Dhe këtë e kam bërë publike. E kam publikuar jo vetëm në faqet zyrtare të Presidentit, por është bërë publike edhe nëpërmjet medieve. Presidenti e ka konsideruar në tërësi ligjin të mirë, të nevojshëm, por ka pasur një objeksion në një nen të caktuar, pikërisht në nenin që ka të bëjë me importin e mbetjeve. Ju jeni mësuar që të dëgjoni debate, të shikoni debate të ashpra, por për fat të keq, nuk jeni mësuar që të merreni pikërisht me vërejtjen që bëhet në mënyrë të drejtpërdrejtë, kur është kthyer për t’u diskutuar në Parlament. Unë, gjatë kësaj periudhe, kam ndjekur sikurse dhe ju, të gjithë shqetësimin qytetar, por kam parë që debatet janë bërë në një plan tjetër, në plan politik. Dhe natyrisht, unë kam keqardhje si President, por keqardhjen më të madhe e kam si qytetar, sepse, para se debatet të jenë politike, me shprehje të cilat ne jemi mësuar që t’i dëgjojmë, me shprehje të përgjithshme, shprehje konfliktuale, dhe vështirë që shkohet tek argumenti. Qytetarët sot nuk janë qytetarë të paditur. Përkundrazi, qytetarët shqiptarë, pavarësisht nga vështirësitë që kanë kaluar nga sistemi i mëparshëm apo nga tranzicioni, janë qytetarë të ditur, me një koshiencë të plotë qytetare dhe politike. Ata sot arrijnë të artikulohen shumë mirë, sikurse edhe ju, edhe brezi juaj, dhe presin një përgjigje tjetër nga politika. Askush nuk i ka thënë Parlamentit që të votojë në mënyrën se si do të votojë nga pikëpamja e vendimmarrjes politike. Por është shumë e rëndësishme që politika, në radhë të parë politika në Parlament t’i japë përgjigje një çështjeje që nuk është më e tyre, por është e qytetarëve. Dhe t’i japë përgjigje mbi bazën e argumenteve, t’u largohen sharjeve, sepse nuk ka gjë më të mirë për sherrxhinjtë që ta mbulojnë një çështje shumë të rëndësishme vetëm me terminologji banale, ku askush të mos kuptojë asgjë se për çfarë diskutohet. Sot, një arsye e ftohtë, një arsye e fortë, duhet të jetë ajo që duhet të mbizotërojë. Pra, njerëzit kanë nevojë të dëgjojnë arsyen reale: Pse nuk merret në shqyrtim një objeksion kushtetues i Presidentit, i cili nuk është më thjesht shqetësim i Presidentit, por është një shqetësim mbarë qytetar? Pastaj, jeni mësuar të dëgjoni edhe fyerje publike për qytetarët, duke u adresuar atyre dhe emërtime të padenja. Nuk mund t’i thuhet qytetarit ‘Aleanca e plehut’ apo ‘e plehrave’. Në mënyrë absolute, jo! Qytetarët janë mësuar gjithmonë të demonstrojnë qytetari, dhe nëse kanë solidaritet midis tyre, solidariteti qytetar nuk mund të jetë solidariteti i plehut, por çdo rrethanë për solidaritet dhe aleancë kundër plehut, në mënyrë që në Shqipëri të ketë gjithmonë një mjedis të shëndetshëm, një mjedis, i cili patjetër duhet të bëhet i shëndetshëm nga qytetarët dhe nga politika. E kanë detyrim institucionet.
Gjithsesi, në raport kushtetues, Presidenti i është përmbajtur pikërisht formulimit kushtetues dhe të mos vijë puna pastaj për mjedisin që, ata që flasin të fundit për mjedisin, janë pikërisht ata që janë të votuar që të merren me mjedisin. Ju shikoni, vetëm dhjetë kilometra nga qendra e Tiranës, është një lumë, i cili po jep shpirt. Ky është lumi i Erzenit, lumi i Erzenit që ju besoj e keni studiuar në gjeografi, ndërsa shumë banorë të Tiranës e kanë frekuentuar për shkak të bukurive natyrore, të mundësive që jep ky ekosistem për ta shfrytëzuar për ekoturizëm, dhe të babëzisë së jashtëzakonshme për t’i nxjerrë shtratin, për t’i marrë atë që s’duhet t’ia merrnin kurrë, vetëm për qëllime përfitimi, për të shkatërruar urat, për të shkaktuar një erozion për tokat dhe për ta bërë jetën e banorëve në dy krahët e Erzenit, dhe të dhjetëra aktiviteteve që kanë ndërtuar aktivitetin e tyre pikërisht duke shfrytëzuar bukuritë natyrore të këtij ekosistemi, për ta bërë të pavlefshme. Kjo është aleanca e qytetarëve, të cilët janë të ndjeshëm, ndërsa filozofia e përfituesve është filozofia e pak njerëzve. Ne duam të ndërtojmë patjetër një ekonomi të shëndoshë, duam që biznesi të përparojë, por jeta, qoftë në kuptimin e përgjithshëm të fjalës, është në ekuilibra të rëndësishëm, qofshin natyrorë. Por shoqëria duhet patjetër të vendosë ekuilibra midis shfrytëzimit të natyrës dhe përfitimit nga natyra. Kjo është arsyeja që kur motivohet për t’u kthyer një ligj, ky ligj motivohet nga të gjitha pikëpamjet, së pari për përputhjen kushtetuese, por së dyti, për të gjithë atë dimension që Presidenti, si institucion, duhet ta ketë shumë në konsideratë, sepse është një Institucion që i takon të gjithëve, nuk i takon thjesht një partie.
Nxënës nga Shkolla “Dora D’Istria”, Tiranë: Përshëndetje! Pyetja ime për ju është: A do të donte Institucioni i Presidencës që të kishte më shumë kompetenca, ndonëse jemi në një Republikë parlamentare?
Presidenti Topi: Edhe kjo është pyetje që natyrisht kërkon një shpjegim të qartë. Presidenti, meqenëse m’u referuat drejtpërdrejt, vlerëson kompetencat që i ka dhënë Kushtetuta dhe gjatë periudhës që unë jam President, nuk kam pasur, nuk kam absolutisht asnjë lloj ambicie për të rritur kompetencat e mia. Së pari, sepse më duket që kompetencat janë të mjaftueshme për të ekuilibruar pikërisht atë marrëdhënie demokratike që ekzistojnë midis institucioneve. Problemi nuk është tek kompetencat. Problemi është sa respektohet nga të gjithë marrëdhënia midis institucioneve, pavarësia e institucioneve, dhe e dyta është që, këtë e ka në dorë politika. Sepse është ajo që e vendos këtë në Parlament, ajo është që e vendos tek e fundit, nëse diçka që mund të ndryshojë, mund të ndryshojë nëpërmjet Parlamentit, ose nëpërmjet një referendumi.
Për t’u përgjigjur më thjesht është që, kompetencat që ka Presidenti janë kompetenca të mjaftueshme për të ushtruar të gjitha detyrimet e veta institucionale, në funksion të marrëdhënies me institucionet e tjera dhe në funksion të popullit. Faleminderit!
Blerta Barmuço, nga Shkolla ‘Lef Sallata’, Vlorë: Përshëndetje! Ju falënderoj dhe ju përshëndes dhe njëherë që na latë të jemi pjesë e kësaj bisede të lirë, midis nxënësve dhe jush. Kisha një pyetje. Siç e thatë edhe ju, midis partive politike ose midis liderëve të këtyre partive, ka pasur debate shumë të ashpra, qoftë në publik, qoftë edhe debate personale. Sa e vështirë është që ju, si Kreu i këtij Shteti, të arrini të mbani ekuilibrin politik midis këtyre partive ose midis partive dhe qytetarëve?
Presidenti Topi: Besoj, pjesë e kësaj ndjesie është edhe Ambasadori Volfart, i cili, së bashku me mua, në mjaft raste kemi promovuar pikërisht dialogun politik. Dialogu politik është shumë i rëndësishëm në çdo kohë, por sidomos në këto çaste, kur, në radhë të parë, për shkak të mosfunksionimit të këtij dialogu, ne kemi marrë një përgjigje negative nga Komisioni Evropian për mosplotësim, së pari, të kriterit politik. Pa dialog, nuk ka bashkëpunim. Pa bashkëpunim, nuk ka funksionim normal. Të Institucionit të Parlamentit, në radhë të parë. Aty ku do zhvillohen debatet, po aty ku do miratohen dhe ligjet. Kështu që unë vazhdoj të qëndroj në të njëjtin shqetësim, sikurse ju e keni parë. Edhe sot, nga kjo sallë, duke interpretuar edhe zërin tuaj, i bëj thirrje politikës që të jetë më e vëmendshme dhe ndaj shqetësimeve që keni ju si nxënës, edhe ndaj shqetësimeve të qytetarëve në përgjithësi, të cilët kërkojnë një klimë tjetër, kërkojnë një klimë më të butë. Nuk duan të dëgjojnë sherre pafund, kërkojnë që Parlamenti të ketë vendimmarrje, të jetë një Institucion që të zbatojë i pari rregullat e demokracisë dhe të jetë në funksion të të gjithë shqiptarëve. Ju e dini cila është aspirata jonë, që besoj tek ju shprehet më mirë se nga kushdo tjetër. Është që të jemi sa më shpejt në familjen evropiane. Pra, t’u themi këtyre politikanëve: ‘Duhet të dini të bashkëpunoni!’. Keni parë ndonjëherë që të ketë arsye kur njerëzit janë në ring? Jo, vetëm kur bie çanga për të ndaluar boksin, vetëm atëherë ata shkojnë në vendet e tyre. Por politika nuk është ring i boksit. Politika është arti i njerëzve të artikuluar, i njerëzve që kanë formim dhe ndjesi qytetare, i njerëzve që janë përfaqësues të popullit dhe vetëm mbi bazën e këtij komunikimi, këtij bashkëpunimi, arrihet në vendimmarrje serioze, të rëndësishme. Mjafton të shikoni vendet evropiane për të parë që së paku, gjithçka fillon me komunikimin, fillon me etikën e komunikimit, vazhdon me argumentin dhe në fund fare, vazhdon me vendimmarrjen. Askush nuk konteston në Parlamentin Evropian vendimmarrjen, sepse vendimmarrja është bërë pikërisht që t’i jepet fund një debati të caktuar. Fillimisht vazhdon me opsionet politike, vazhdon me debatin, me argumentet, dhe në fund fare, me vendimmarrjen. Dhe vendimmarrja pastaj është e detyrueshme të zbatohet nga të gjithë. Kjo është filozofia politike e Evropës, dhe minimalisht, atë që duhet të bëjnë politikanët tanë duhet të imitojnë Evropën. Ky është apeli që japim.
Ermira Dulla, nxënëse nga Kukësi: Përshëndetje! Doja t’ju bëja një pyetje: Si ndiheni ju, në krahasim me pjesën tjetër të qytetarëve, si President i vendit?
Presidenti Topi: Unë ndihem njësoj si ju. Të jeni të sigurtë për këtë, sepse asgjë nuk ka ndryshuar në jetën time. Unë e konsideroj një nder të madh që jam në pozicionin e Presidentit, por jeta ime vijon si më parë. Jeta e fëmijëve të mi vijon si më parë. Asnjë ndryshim nuk ka në jetën time, vetëm ato ndryshimet normale që fëmijët rriten, vajzat janë rritur. Dikur ishin beqare, tani janë të fejuara. Kjo është jeta! Jeta duhet të vazhdojë në mënyrë shumë të natyrshme. Ka një fjalë shumë të bukur që unë do jua them juve, që nuk e them unë, por e thotë populli: ‘Mos u mbaj se je, mos u mbaj se ke!’, që do të thotë që asnjëherë nuk duhet të ndryshosh sjelljen normale. Ata që mbahen se janë, apo ata që mbahen se kanë, duhet të jenë të kujdesshëm. Të jenë të kujdesshëm! Të jenë njerëz që s’duhet të ndryshojnë raportet, as me miqtë, as me armiqtë. E kam fjalën për armiqtë në politikë. Pra, unë mendoj që jeta vazhdon njësoj, vetëm se ka ndryshuar zyra, zyrë që mbas pak kohësh mund të jetë për dikë tjetër dhe ne do ta respektojmë, cilido që të jetë, sepse ne respektojmë Institucionin, sikurse duhet respektuar secili në pozicionin e tij, kudo që të jetë. Këto janë parimet e shtetit të së drejtës.
Nxënëse nga qyteti i Vlorës: A mendoni se Parlamenti shqiptar, përveç ndarjes politike, është i përçarë, kur në fakt, të gjithë deputetët duhet të punojnë bashkë, sepse përfaqësojnë shtetin shqiptar dhe kombin shqiptar?
Presidenti Topi: Më keni bërë një pyetje që, ndonëse unë di fare mirë t’i përgjigjem, nuk dëshiroj të futem në atë që ndodh në një institucion tjetër. Juve për këtë duhet të pyesni pikërisht ata që punojnë sot, si deputetë. Unë dëshiroj të të respektoj për pyetjen që bëre, por u takon pikërisht atyre që ta vlerësojnë se si është klima atje. Unë atje kam qenë dhe e di se si është, informacionet i kam patjetër, por që të jem i vërtetë, natyrisht që nuk duhet të jap dhe të gjykoj, të jap mendime dhe të gjykoj për diçka që ndodh në një institucion tjetër.
Po të më pyesni për këtu, në Institucionin e Presidentit, edhe këtu ka një ndryshim, ka një dallim. Këtu ka një staf politik që është afër Presidentit, dhe sigurisht që Presidenti mund të flasë shumë për ta, është edhe një staf tjetër që është stafi i administratës së Presidentit. Ju siguroj që unë, punonjësit e stafit të administratës, i takoj vetëm në raste të rralla, ose për Vit të Ri, ose kur ka ndonjë eveniment midis tyre, për të demonstruar që gjërat janë të ndara, secili bën punën e vet dhe është i garantuar me ligj, pra, për të ndarë stafin politik dhe stafin administrativ, që do të thotë që stafi administrativ, pavarësisht nëse ndryshon Presidenti, pavarësisht nëse ndryshon humori politik, stafi administrativ është ai që i qëndron kohës, sepse ka rregulla të tjera të funksionimit. Dhe kjo është e garantuar me ligj. Por, për të gjithë këtu, patjetër që unë kam një respekt të veçantë, sepse kanë ditur shumë mirë të punojnë për t’i shërbyer Institucionit të Presidentit, që do të thotë për t’i shërbyer popullit, sepse ky është një Institucion që ju e dini që, së pari, është simbol i unitetit të popullit.
Egi Barakaj, nga shkolla ‘Ismail Qemali, Vlorë: Doja të bëja një pyetje që s’ka të bëjë me politikën, ngaqë ne kohët e fundit dëgjojmë vetëm politikë. Doja të pyesja për një gjë që ka të bëjë më shumë me ne, fëmijët. Kultura përfitohet duke u arsimuar, por për këtë duhet që një arsim të jetë i mirëfilltë. Cilat janë ato kritere, si mendoni Ju, si prind që jeni, që e bëjnë arsimin vërtet të mirëfilltë?
Presidenti Topi: Shumë mirë që dole nga politika. Por edhe kjo ka lidhje me politikën. Patjetër që çështja e edukimit është çështje parësore në një shoqëri dhe ju e dini që njeriu mësimet e para i merr në familje. Dhe lidhja me familjen është lidhja bazë, lidhja kryesore që e profilizon njeriun. Kjo është arsyeja që ne, vazhdimisht kur flasim për familjen, flasim për vlerat që ka familja. Pastaj është shkolla. Këtu problemi është disi më i thjeshtë për ta programuar, sepse shkolla kalon në standardet, në standardet që vijnë nëpërmjet strukturave shtetërore. Pra, roli i mësuesve, i pedagogëve është i jashtëzakonshëm. Pastaj është dhe shoqëria. Është ai trekëndëshi i famshëm ‘familja-shkolla-shoqëria’. Pra, çështja është tek një sistem edukativ i fortë. Kjo është arsyeja që unë e vlerësoj shumë projektin, i cili realizohet në një bashkëpunim midis Ministrisë së Arsimit dhe OSBE-së. Është një nga dhjetëra, dhjetëra projekte që kalojnë në këtë drejtim, sepse çështja e edukimit nuk është çështje e një fjale apo e një projekti. Projektet vetëm ndihmojnë. Çështja e edukimit është shumë komplekse, është shumë e gjerë, por ne të gjithë së bashku, duke filluar nga unë këtu, qoftë si pozicion, qoftë si prind, por gjithë me radhë, duhet patjetër t’i kushtojnë shumë rëndësi edukimit të brezit të ri, sepse vitet kalojnë, ikin jashtëzakonisht shpejt. Dhe çdo ditë e jetës, sidomos në këtë periudhë, duhet të kalojë duke marrë një mësim pozitiv. Çdo ditë është shumë e rëndësishme. Dhe vjen një ditë pastaj që, juve vetë, pa e kuptuar, shikoni që jeni të formuar. Kjo është arsyeja që vitin e fundit të shkollës së mesme, ne e konsiderojmë viti i maturës, pra, viti i maturimit, ose dëftesa e pjekurisë. Dhe pjekuria, ju e dini, sikurse fryti që nuk vjen dhe piqet në një ditë, do kohën e vet, edhe juve, do të vini në një moment që do konsideroheni të maturuar, që secili do të marrë pastaj, drejtimin e jetës së vet.
Nxënëse: Përshëndetje, i nderuar zoti President! Doja t’Ju drejtoja një pyetje: Përshtatet politika e arsimit në Shqipëri me standardet e vendosura nga Bashkimi Evropian?
Presidenti Topi: Kjo është një pyetje më specifike. Sigurisht nuk më takon mua të jap nota për këtë punë, sepse institucionet në Shqipëri funksionojnë jo vetëm së bashku, por funksionojnë edhe mbi bazën e specifikave të tyre. Por unë besoj që ne po tentojmë që t’u afrohemi këtyre standardeve, sikurse ndodh edhe në fusha të tjera që ne tentojmë që t’i përmirësojmë standardet, edhe në fushën e edukimit, arsimimit, ne jemi në analogji, edhe në fusha të tjera ne po ecim. Pra, në rast se ecim mirë në një fushë, të jeni të sigurtë që kjo është si parim i enteve të komunikimit. Në rast se shkojmë mirë në një fushë, të jeni të sigurtë që do të shkojmë mirë edhe në një fushë tjetër. Pra, në rast se politika shkon mirë, jo thjesht politikat ideologjike, por politikat, edhe ekonomia do të shkojë mirë. Ekonomia pastaj nga ana e vet, ndihmon politikën, ndihmon institucionet, ndihmon shoqërinë. Por edhe shoqëria, në rast se këto gjëra shkojnë mirë, do të tentojë që t’i rrisë standardet e edukimit. Ju e dini shumë mirë që, jo çdo familje është në gjendje që ta çojë një fëmijë në një shkollë, qoftë në një universitet të huaj. Pra, varet edhe tek standardet ekonomike. Pra, në rast se standardet ekonomike do të përparonin, patjetër që edhe mundësia do të rritet, që njeriu të ketë mundësi që të zgjedhë, nëse do të zgjedhë një linjë apo një linjë tjetër. Pra, të gjitha shkojnë paralel. Kështu që unë shpresoj që edhe në këtë fushë, ne të bëjmë ç’është e mundur që t’u afrohemi këtyre standardeve evropiane.
Dhe së fundi, më lejoni që unë të vlerësoj mënyrën e komunikimit tuaj, sepse pyetjet ishin vërtet cilësore, ishin të artikuluara bukur, ishin të qarta, ndoshta dhe për t‘u marrë shembull se si komunikohet, qetë, bukur, ku pyetjet vijnë mirë dhe ne tentojmë t’u japim përgjigjen mirë. Tentojmë.
Dëshiroj të falënderoj edhe njëherë Ambasadorin, të gjithë stafin e tij, zonjën Zëvendësministre dhe të gjithë juve për këtë komunikim, që në një ditë si kjo, e relakson shumë bukur jetën politike dhe institucionale të Shqipërisë. Ju falemnderit!”
mire e ke mo president, po je kujtuar shume vone per te kuptuar se kush eshte sala, nuk ka leke ne arken e shtetit e sjelljen e plehrave e gjen si nje menyre per te kapur ca leke, se kriza e madhe qe po vjen edhe sali trapi e kupton, por pushtetin nuk do ta leshoj sikur cfrdo te ndodhe ne shqiperi. eshte krimi vete dhe e genjen mendja se do ti shpetoi fatit te gadafit, me keq do tja lajme shume me keq
Me zgjedhjen e ketij individi president, pata nje fije shprese se ndoshta do te kishim nje reformim te plote te sistemit te drejtesise, duke u thyer ne nje sistem te besueshem per qytetaret, por kjo shprese shume shpejt u venit dhe zhgenjimi ishte me madh se me pare, pra edhe ky politikan nuk solli nje ere te re ne politiken shqiptare.
Ndersa sa per plehrat, le ta lere ne dore te opozites, se ai ka pune me te rendesishme per te bere,te shikoje se si ecen futbolli ne vend, se ky eshte nje problem shume i madh dhe e do patjeter vemendjen e tij.
Ligji per importimin e plehrave nga jasht rrezikon plehrat e brendshem-Topin dhe Ramen.
ne kemi kaq shume plehra ne qeveri .. sa duhet te eksportojme plehra ..
a ka pleher me te madh se kadafi sali berisha .. e kompani
Mbeshtesni Bamir Topin ket djale Tirane ky eshte njeriu qe do sjelli te Djathen e Vertete ne ALBANI,duhet te mbeshtesim zotin Topi dhe te Gjithe te ikurit ose te perzenet nga PD te perzenet qe i perzuri me dajak e me shantazh Krimineli i Kombit sali magjari te gjithe ata qe i perzuri xhuzefina hijena dhe kompania e tyre e mediave te felliqurit b. Fevziu i ziu i PD dhe klyshi i Mafies Frangaj.
O sot e kurre duhet ta hedhim ne Plera Plehnaxhiun e BE sali tradhtarin sali spiunin sali qelbesiren sali hajdutin i cili e shkatrroi vendin e beri mut jeten e Shqiptareve duke shitur e duke Vjedhur ne Grup bashke me VKM e tij ky bastard duhet te çohet ne gjygj sa me shpejt ky dhe ai kopuku i Votave klyshi i saliut ai RUSTANI ai birbo qe e beri vendin keq e ma keq .
Mbeshtesni Artelnativen e Zotit Topi kjo eshte shpresa e fundit per ndryshim duhet te qerohen nga politika Kryeministra ish Kryeministra duhet te vi ndryshimi i madh ,ndryshim qe kshu ndodhi dhe ne vendet ish Komnuniste ,mos ngurroni per jeten tuj per femit tuj per prindit tuj per te ardhmen tuj per nji jete me te mire .
Kjo eshte shpresa e fundit kjo shprese do ta dergoje Vampirin sali rom berrisha mu ne gopin e gopit te sheqeres ,,imagjinoni nji bir Druvari dhe nji bir lopçareje se ç’fare i ben Kombit ALBANIA.
Te gjithe tani e kane Kuptu se ky klan i felliqur po pasurohet vetem per rracen e vet per oborrin e vet per Brezat e tyre ,deri ne shtate Breza u pasuru familja e Berrit te malit kur popullata numron qindarkat e bukes .
Sali Rom Berisha te Zençin haqet e kalamajve qe flejne pa buke te zençin haqet e Nenave Shqiptare qe i mbulove me te ZEZA, te zençin haqet e Kufomave te Gerrdecit qe yt bir i çoi ne boten tjeter bashke me mafien e Armatimit te zençin haqet e Viktimave te 1997 .
Mallkuar qofsh me soj e sorrollop o tradhtar o Gomarr o shkerrdhate .
Tu shufte fara i pis milet o Gjak Sllavi o klysh Greku o satrap i Albanise je ti o derr Maloku i qelbur .
Ptu te shkerrdhefshin Shqiptaret ropt e tu ku ti kesh o rrugaçi nr 1 i Kombit ALBANIA JE TI O HORR .
si guxon o INF te fyesh heroin kombetar te popullit turko-osman?!
ai na e ka heq vizen me kohe,por ti dhe komunistet e tjere i keni harru te mirat qe solli zotni.Berisha!
ketu behet fjale per interesin e shqiperise dhe jo vetem te qytetareve ,por te gjithe popullit fshatar dhe qytetar ,te mencur dhe budalla,te pasur dhe te varfer,me shkolle dhe pa shkolle ,me para dhe pa para,kanceri i kap te gjithe
Perse e genjeni veten,Shqiperia eshte shtet i varfer dhe mvaret si ekonomikisht dhe politikisht nga shtetet tjera prandaj si Rama dhe Topi po te ishin kryeminister do te benin si Saliu,prandaj mos te mundohet te tregojn perrala para shqiptarve per plehrat.E shihni si luan evropa me Greqin.