Çdo mëngjes, rreth orës 9 e gjysëm, nëse kontrolloni kanalet informative, do të shikoni të njëjtën fytyrë. Kryeministri Sali Berisha përpara një mikrofoni në një nga sallat e hoteleve luksoze të Tiranës. Një ditë flet për ujin, një ditë tjetër për teknologjinë dixhitale, sot po fliste për arrorët e shegat. Televizionet fiksojnë kameran dhe për minuta e minuta të tëra Berisha flet. Thotë të njëjtat gjëra si në mbledhjen e grupit parlamentar, si në mbledhjen e qeverisë, si në takimet në Librazhd. Vetëm se në këtë rast harxhohen mijëra euro për të prenotuar salla luksoze për të dëgjuar fshatari i shkretë, që mezi nxjerr bukën e gojës. Ndërkohë Shqipëria vazhdon të importojë thuajse gjithçka konsumon, në shifra të frikshme.
Një krahasim i shifrave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë nxjerr në pah hendekun e tmerrshëm. Kështu, në vitin 2010 Shqipëria ka importuar 41 500 ton miell. Pra, pjesa më e madhe e kërkesës vendase për miell plotësohet nga importi. Vlen për t’u theksuar shifra tejet e ulët e miellit që Shqipëria eksporton, vetëm 11 ton në vit.
Për sa i përket vajit, e gjithë sasia që konsumohet vjen nga importi. Gjatë 2010, Shqipëria ka importuar 44 200 ton vaj vegjetal duke i paguar vendeve të tilla si Ukraina dhe Maqedonia që janë eksportuesit më të mëdhenj për vendin, 4.2 miliardë lekë.
Për sa i parket qumështit, raporti prodhim vendas/import është një me tetë. Sipas MBUMK-së, Shqipëria prodhon 1 070 ton qumësht në vit, ndërsa importon rreth 8 320 ton, me vlerë 890 milionë lekë. Rreth 30 % e qumështit të prodhuar, konsumohet nga vetë bujqit, 51 për qind shitet dhe 19 për qind përpunohet në fermë duke prodhuar qumështin e paketuar që blihet nëpër markete.
PS: Pas këtij takimi i hipën sërish makinës së blinduar, vesh jelekun e niset për në Librazhd. Siç tregojnë pamjet e ofruara nga Fiks Fare, ai ka qenë katër herë për të përuruar rrugën Librazhd- Fushë Studen dhe sërish ajo nuk ka mbaruar. Ka qenë në vitin 2008, 2009, 2010 ishte dhe tani në vitin 2011, vetëm pak ditë më parë.
I lutem dite e nate Zotit, t’i mbjell ato arrat Saliu, qe t’i pres une e ti bej lende druri per import dhe detyren per t’u kujdesur per arrat ma ngarkoi mua saliu si minister bujqesie
…mos kerkoni nga saliu te beje me shume se c’ka ai di…sa te jete neper kembe do te shohim po te njejtat pamje..Ajo qe duhet e bejme eshte ti fikim keto pamje qe paralizojne vendin..
Nuk na e ka fajin Sala, ai mir bene -kur gjen shesh ben pershesh. Kur del e thot ter keto ka….qe a doli ndonje nga gazetaret e pranishem ne keto show e tia numuroj te gjitha keto e shum e shume fakte te tjera? nuk kam degjuar per ndonje rast te tille. Jemi katandisur qe punojme rrugve te botes per te mbajtur gjall edhe nje shtet te sajum e gjysmak . Dergojme djersen e ballit ne Shqiperi e pastaj bejme te pasur nje shtet qe ska as emer , as histori e qe qellimi kryesor i politikes se tyre eshte asgjesimi e shkatrrimi i shqiptareve . Edhe ne, me mendjet e ndritura te loqeve qe na qeverisin , me politikat, qe do ti quaja deri ne tradheti e shkaterrim te kombi, qe ndiqet prej vitesh nga Sala& kompani , pa perjashtuar edhe mendjet tona te “ndritura”,dembelizmin qe e kemi ngritur ne ideal te shtrenjt e slem njeri te na e prek , ndihmojme ne maksimum per vetshkaterrimin e vendit , dhe te ardhmes qe pregatisim per femijet tane . Nxjerrim vet syt me duart tona ,dhe me e keqja eshte se e kemi bere shume here gjat historis tone por ment s’kemi vene kurre.
A ju dhjefsha rracen mu ne arrore!! keto shifra nqs jane te verteta duhet te alarmonin cdo njeri me dy pare mend ne koke! ata qe skane kuptuar ende se Shqiperia del nga kjo gjendje kome, vetem nepermjet zhvillimit te bujqesise dhe prodhimit vendas…Eshte turp qe ne importojme vaj e miell nga maqedonasit!Ju dhjefsha rracen dhe atyre te rinjve qe studiojne marredhenie nderkombtare apo politike, apo juridik!!!Mbaj mend qe ne myzeqe, prodhohej dikur edhe pambuk, luledielli, soje per te mos folur per grurin, misrin etj! Sot myzeqene e kane lene djerre, se shqiptaret do hane vaj maqedons, dhe qumesht italie! Gabimi i pare ishte qe toka nuk iu dhu pronarit por u nda zgeqe zgeqe..dhe tjetra qe keta horrat merren me e lagu se lagu, me internetrat me steve jobsat a thua prodhojme iPhone neve, dhe jo me ekonomine reale ne vend! Me sa kam degjuar vetem dikush e ka kuptuar kete gje, vetem Shpetim Nazarko, te pakten nga ato qe flet!
Duke perfituar nga rasti, me lejoni te uroj nga zemra z.Sali Berisha me rastin e 60 vjetorit te lindjes se partis te tije meme,te cilen ai po e udheqe nga fitorja ne fitore per te miren e vendit.Rrofte 8 nendori 1941 qe na solli keto dite te bardha qe jetojne gjithe shqiptare kudo ku ndodhen.
prej 1941 per me mberrite tek 2011 sa vjete duhen???jane plot 70 vjet e jo 60 ti matematicien i madh.
Heu ty t’lum si ditke me e zdryp katerdheten he burre!
Shqiperia ka nje disbalance te theksuar ndermjet importeve dhe eksporteve: ne volumin tregtar importet zene me teper se 90 % ndersa eksportet jane thuajse te paperfillshme.
Kjo per te gjitha mallrat, jo vetem per produktet bujqesore dhe blegtorale.
Propaganda e Saliut per trefishim te eksporteve eshte nje farse, pasi duhet patur parasysh tabloja e pergjithshme e shkembimeve tregtare dhe
baza fillestare. Kur permend ”sukseset” per rritjen galopante te eksporteve gjate konferencave te shtypit gazetaret duhet t’i bejne nje pyetje shume te thjeshte: sa jane eksportet ne perqindje dhe ne euro krahasuar me importet.
Po qenke dallkauk more beu yne
po qenke zurufjasur more sultanslaep
po paske shkare fare more truthare
malok qesharak dhe i peshtire deri ne kocke