Nuk ishte ‘mallkimi i Tutankhamunit’, por një satanist

9 Nëntor 2011, 14:26Lifestyle TEMA
Nuk ishte ‘mallkimi i Tutankhamunit’, por një satanist

Britania u mbërthye në vitet 1920-1930 nga një seri vdekjesh misterioze, që mbajtën në ankth vendin. Më shumë se 20 njerëz që kishin lidhje me hapjen e varrit të faraonit Tutankhamun në Egjipt në vitin 1923, vdiqën në rrethana misterioze.

Për vdekjet fajësohej ‘mallkimi i Tutankhamunit’ dhe spekulohej se fuqi mbinatyrore të egjiptianëve të lashtë po e shkaktonin këtë tmerr.

Por një historian ka publikuar një libër së fundmi, ku pretendon se të paktën gjashtë vdekjet që ndodhën në Angli, u shkaktuan nga satanisti Aleister Crowley. Ky i fundit është cilësuar si njeriu më djallëzor në botë. Ai adhuronte Xhek Kasapin dhe pretendonte se ishte një profet i erës së re, bazuar në librat filozofikë fetarë egjiptianë.

Por çfarë është mallkimi i Tutankhamunit?

Pas hapjes së varrit të tij, njerëzit që morën pjesë në ekspeditë nisën të vdesin. Lordi Carnarvon, që kishte urdhëruar ekspeditën, vdiq në spital në Kajro nga pickimi nga një insekt. Për më tepër, kur u hap mumja e Tutankamunit, ai kishte një shenjë pickimi insekti pikërisht në vendin ku ishte pickuar edhe Lordi Carnarvon.

Megjithatë shumë njerëz mendojnë se edhe ky libër nuk do hedhë dritën e duhur mbi ngjarjen misterioze, që ka frymëzuar shumë libra e filma.

Satanisti Crowley

3 komente në “Nuk ishte ‘mallkimi i Tutankhamunit’, por një satanist”

  1. Pelasgian says:

    o zot cfare ftyre e prisht !

    1. tony bruxell says:

      Bash si e jotja

  2. Une says:

    Ky ishte gjyshi i xhorxh bush jr. Aleister Crowley, the most wicked man ever.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje